[go: up one dir, main page]

Jump to content

Gjermania

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Germany)
Republika Federale e Gjermanisë
Bundesrepublik Deutschland (Gjermanisht)
Himni: "Das Lied der Deutschen"
"Kënga e Gjermanisë"
  • Vendodhja e Gjermanisë (e gjelbër e errët)
  • -në Evropë (e gjelbër e hapur dhe gri e errët)
  • -në Bashkimin Evropian (e gjelbër e hapur)
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Berlini
52°31′N 13°23′E / 52.517°N 13.383°E / 52.517; 13.383
Gjuhët zyrtareGjermanisht
NofkaGjerman/e
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë parlamentare federale
Frank-Walter Steinmeier
• Kancelari
Olaf Scholz
KuvendiBundestag, Bundesrat[a]
Sipërfaqja
• Gjithsej
357,600 km2 (138,100 sq mi) (63)
• Ujë (%)
1.27
Popullsia
• Përllogaritje 2023
84,669,326 (19)
• Dendësia
236/km2 (611.2/sq mi)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2024 
• Gjithsej
Increase $5.687 trillion[1] (5-të)
• Për kokë banori
Increase $67,245 (18-të)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2024 
• Gjithsej
Increase $4.591 trilion (3-të)
• Për kokë banori
Increase $54,291 (19-të)
MonedhaEuro () (EUR)
Të dhëna të tjera
Gini (2022)Positive decrease 28.8[2]
i ulët
IZHNJ (2022)Increase 0.950[3]
shumë i lartë · 6-të
Zona kohoreUTC+1 (CET)
• Verës 
UTC+2 (CEST)
Formati i datës
  • Dita, muaji, viti
  • Viti, muaji, Dita
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Prefiksi telefonik+49
Kodi i internetit TLD.de

Gjermania (gjermanisht: Bundesrepublik Deutschland, lexo: Bundesrepublik Dojçland, ose Deutschland, lexo: Dojçland), zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri me Danimarkën, në lindje me Poloninë, në juglindje me Çekinë, në jug me Austrinë dhe Zvicrën, në perëndim me Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i Detit të Veriut dhe anën lindore Deti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale.

Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë.[4] Kryeqyteti dhe gjithashtu qyteti më i madh i vendit është Berlini, ndërsa qendra më e madhe financiare është Frankfurti;qendra më e madhe urbane është Ruhri.

Një rajon i quajtur Germania, i banuar nga disa fise gjermanike, është njohur dhe dokumentuar para vitit 100 pas.e.s. Prej shekullit X, territoret gjermane kanë formuar pjesën qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake, që qëndroi deri më 1806. Gjatë shekullit XVI, Gjermania Veriore u bë qendra e Reformave protestante. Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës Franko-Prusiane1871. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga Aleatët më 1949.[5] Dy shtetet u ribashkuan1990. Gjermania Perëndimore ishte anëtare themeluese e Komunitetit Evropian në 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian1993. Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufij, dhe ka adoptuar valutën evropiane, euron, në 1999.

Gjermania është një Republikë parlamentare federative prej gjashtëmbëdhjetë shtetesh (gjermanisht Bundesländer). Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Berlini.

Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATOs, G8-ës, G4-ës dhe ka nënshkruar Protokollin Kyoto. Është ekonomia e tretë në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe eksportuesi më i madh në botë i mallrave më 2007. Në terma absolutë, Gjermania ka buxhetin vjetor për ndihma zhvillimore të dytin në botë (pas SHBA-së)[6]. Vendi ka ndërtuar një standard të lartë jetese dhe ka themeluar një sistem gjithëpërfshirës të sigurisë sociale. Ajo ka një pozicion kyç në afera evropaine dhe mirëmban një partnership të ngushtë nivel ndërkombëtar.[7] Gjermania njihet si lider shkencor dhe teknologjik në disa fusha.[8]

Historia


Fiset gjermanike

Etnogjeneza e fiseve gjermanike thuhet të ketë ndodhur gjatë Kohës së Bronzit ose më së voni, gjatë kohës Pararomake të Hekurit. Nga Skandinavia jugore dhe Gjermania veriore, fiset filluan të zgjeroheshin në jug, lindje dhe perëndim. Në shekullin I p.K., ata erdhën në kontakt me fiset KelteGaulit si dhe me fiset Iraniane, Baltike, dhe SllaveEvropën Lindore. Pak dihet për historinë e lashtë gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre me Perandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.[9]

Zgjerimi i fiseve gjermanike

Nën sundimin e Augustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germanian (një term i përdorur nga romakët për të përcaktuar një territor nga Lumi Rin tek Malet Urale) dhe në këtë periudhë fiset gjermanike i mësuan taktikat luftarake të Romës, derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas Krishtit, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit, Kerusk Armini, në Betejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prej Rinit tek Danubi, mbeti jashtë Perandorisë Romake. Në vitin 100 pas Krishtit, fiset gjermanike filluan të vendoseshin përgjatë Rinit dhe Danubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise gjermanike perëndimore: Alemanët, Frankët, Chatti, Saksonët, Frisianët, Sicambri, dhe Tyringët. Rreth vitit 260, popujt gjermanikë depërtuan kufijtë romakë të Danubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga romakët.[10]

Perandoria e Shenjtë Romake (962–1806)

"Zgjedhësit e princëve" të Perandorisë së Shenjtë Romake

Perandoria mesjetare ishte rezultat i ndarjes së Perandorisë Karolingiane843, e cila ishte themeluar nga Karli i Madh më 25 Djetor 800, dhe ekzistoi në forma të ndryshme deri më 1806, territori i saj shtrihej nga Lumi Eider në veri deri tek Deti Mesdhetar në jug. Shpesh i referuar si Perandoria e Shenjtë Romake (ose Perandoria e vjetër), ajo zyrtarisht ishte quajtur "Pernadoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman ("Sacrum Romanum Imperium Nationis Germanicæ") duke filluar më 1448, për t'ia përshtatur titullin territorit atëherë të zvogëluar.

Nën sundimin e perandorëve Osmanë (919–1024), Lorena, Saksonia, Frankonia, Suabia, Tyringia, dhe Bavaria u konsoliduan, dhe mbreti Gjerman u kurorëzua Perandori i Shenjtë Romak i këtyre rajoneve më 962. Nën sundimin e perandorëve Salianë (1024–1125), Perandoria e Shenjtë Romake "thithi" Italinë veriore Burgundinë, megjithëse perandorët humbën fuqi gjatë "Mosmarrëveshjes Investiture". Nën perandorët e Shtëpisë Hohenstaufen (1138–1254), princat Gjermanë rritën influencën e tyre në territoret në jug dhe lindje të banuara me Sllavët, duke vazhduar me ngulimin Gjerman në këto zona dhe ende më në lindje (Ostsiedlung). Qytetet gjermane veriore u rritën me prosperitet si anëtarë të Lidhjes Hanseatike.

Martin Luter, (1483–1546) filloi Reformat Protestante.

Edikti i Demit të Artë1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatë princ-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe kryepeshkopatat më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastia Habsburge e Austrisë.

Murgu Martin Luther publikoi "95 Tesest" më 1517, duke sfiduar praktikat e Kishës Katolike Romake, dhe duke filluar kështu Reformat Protestante. Një kishë Luteriane e ndarë nga Kisha Katolike Romake u bë feja zyrtare në shumë shtete Gjermane pas vitit 1530. Konflikti fetar shpur tek Lufta Tridhjetëvjeçare (1618–1648), e cila shkatërroi tokat Gjermane.[11] Popullsia e shteteve Gjermane u zvogëlua për rreth 30%.[12] Paqja e Westfalisë (1648) ndaloi luftërat fetare mes shteteve Gjermane, por perandoria ishte ende de facto e ndarë në disa principata të pavarura. Nga viti 1740 e tutje, dualizmi mes Monarkisë Habsburge Austriake dhe Mbretërisë Prusiane dominoi historinë Gjermane. Më 1806, Imperiumi u rrëzua si rezultat i Luftërave Napoleonike.[13]

Restaurimi dhe revolucioni (1814–1871)

Parlamenti i Frankfurtit më 1848.

Pas rënies së Napoleon Bonaparte, Kongresi i Vjenës u mblodh më 1814 dhe themeloi Konfederatën Gjermane (Deutscher Bund) , një ligë e 39 shteteve sovrane. Mosmarrëveshja me politikat e restaurimit pjesërisht çoi tek ngritja e lëvizjeve liberale, të cilat kërkonin bashkim dhe liri. Këto, sidoqoftë, u ndoqën nga masa të reja të shtypjes nga ana e burrështetasit Austriak Klemens Wenzel von Metternich. Zollverein, një bashkim tariforë, thellësisht zgjeroi bashkimin ekonomik mes shteteve Gjermane. Gjatë kësaj ere shumë Gjermanë të pasionuar nga idealet e Revolucionit Francez, dhe nacionalizmit u bënë forcë më e rëndësishme, veçanërisht mes intelektualëve të rinj. Për herë të parë, ngjyra e zezë, e kuqe dhe e artë u zgjodhën që të përfaqësonin lëvizjen, që më vonë u bënë ngjyrat kombëtare gjermane.[14]

Nën ndriçimin e një serie lëvizjesh revolucionare në Evropë, të cilat me skuses e themeluan një republikëFrancë, intelektualët dhe njerëzit e zakonshëm filluan Revolucionet e vitit 1848 në shtetet Gjermane. Monarkët fillimisht i hapën rrugën kërkesave liberale të revolucioneve. Mbretit Frederick William IV i Prusisë iu ofrua titulli Perandor, por me një humbje në fuqi; ai kundërshtoi kurorën dhe kushtetutën e propozuar, duke çuar tek një ngadalësim i përkohshëm për lëvizjen. Konflikti mes Mbretit William I të Prusisë dhe parlamentit gjithnjë më liberal shpërtheu mbi reformat ushtarake më 1862, dhe mbreti caktoi Oto von Bizmarkun si Kryeministër të ri të Prusisë. Bizmarku me sukses bëri luftë me Danimarkën1864. Fitorja Prusiane në Luftën Austro-Prusiane1866 e lejoi atë të krijojë Federatën Veriore Gjermane (Norddeutscher Bund) dhe të përjashtonte Perandorinë Austriake, që dikur ishte shteti kryesor Gjerman, nga punët e shteteve të tjera Gjermane.

Perandoria Gjermane (1871–1918)

Themelimi i Gjermanisë moderne në Versajë-Francë, 1871. Bizmarku është në qendër në unformë të bardhë.

Shteti i njohur si Gjermania ishte i bashkuar si një shtet-komb modern më 1871, kur lindi Perandoria Gjermane, ndërsa Mbretëria e Prusisë ishte përbërësi kryesor.

Pas mposhtjes së FrancezëveLuftën Franko-Prusiane, Perandoria Gjermane u shpall në Versajë18 janar 1871. Dinastia Hohenzollern nga Prusia sundoi perandorinë e re, kryeqyteti i së cilës ishte Berlini. Kjo perandori ishte bashkim i të gjitha pjesëve të ndara të Gjermanisë me përjashtim të Austrisë (gjermanisht: Kleindeutschland, ose "Gjermania e vogël"). Duke filluar më 1884, Gjermania filloi të themelonte disa koloni jashtë Evropës.

Në periudhën e njohur si Gründerzeit pas bashkimit të Gjermanisë, politika e jashtme e Perandorit William I e siguroi pozitën e Gjermanisë si një komb i mrrekullueshëm nga bashkimi, duke izoluar Republikën e Tretë Franceze me mjete diplomatike, dhe duke iu shmangur luftës. Nën Perandorin William II, sidoqoftë, Gjermania, si fuqitë e tjera Evropiane, mori një rrugë imperialiste që shpuri në një "fërkim" me shtetet fqinje. Shumica e aleancave në të cilat Gjermania kishte marrë pjesë më parë nuk ishin ringjallur, dhe aleancat e reja e përjashtonin. Specifikisht, Franca themeloi marrëdhënie të reja duke nënshkruar "Entente Cordiale" me Britaninë e Madhe dhe duke siguruar lidhjet me Perandorinë Ruse. Përkrah kontakteve me Austro-Hungarinë, Gjermania po bëhej gjithnjë e më e izoluar.

Gjermania Imperialiste (1871–1918), me Mbretërinë e Prusisë në të kaltër.

Imperializmi i Gjermanisë arriti jashtë shtetit të vet dhe u bashkua me fuqitë e tjera të Evropës për të marrë pjesën e saj të Afrikës. Konferenca e Berlinit e ndau Afrikën mes fuqive Evropiane. Gjermania zotëroi disa toka në Afrikë përfshirë Arikën Lindore Gjermane, Afrikën Jugperëndimore, Togon, dhe Kamerunin. Trazira për Afrikën shkaktoi tension mes fuqive të mëdha që mund të ketë marrë pjesë në kushtet që çuan tek Lufta e Parë Botërore.

Atentati i Franz Ferdinandit, princit të Austrisë më 28 qershor 1914 shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Gjermania, si pjesë e fuqive qendore të pasuksesshme, vuajti mposhtje nga Fuqitë Aleate në një nga konfliktet më të mëdha dhe më me pasoja të të gjitha kohërave. Revolucioni Gjerman shpërtheu në nëntor 1918, dhe Perandori William II dhe gjithë princat sundues të Gjermanisë lëshuan fronin. Një armëpushim që i vinte fund luftës u nënshkrua më 11 nëntor dhe Gjermania u detyrua të nënshkruante Traktatin e Versajës në qershor 1919. Negociatat e saj, kundrejt diplomacisë tradicionale post-luftarake, përjashtoi mposhtjen e Fuqive Qendrore. Traktati u perceptua në Gjermani si një vazhdim poshtërues i luftës, në anën tjetër poshtërsia e tij shpesh citohet të ketë shkaktuar ngritjen e mëvonshme të Nazizmit në këtë vend.[15]

Republika e Wiemarit (1919–1933)

Pas suksesit të Revoluciont Gjerman në nëntor të vitit 1918, u shpall Republika e Wiemarit. Kushtetuta e Wiemarit hyri në fuqi me nënshkrimin e saj nga Presidenti Friedrich Ebert11 gusht 1919. Partia komuniste e Gjermanisë u themelua nga Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht1918, dhe Partia Punëtore Gjermane, më vonë e njohur si Partia Nacional Socialiste Punëtore Gjermane ose Partia Naziste, u themelua në janar 1919.

Duke vuajtur nga Depresioni i Madh, kushtet e rënda të paqes të vendosura nga Traktati i Versajës, dhe një pasim i qeverive paka shumë jostabile, forcat politike në Gjermani gjithmonë e më shumë u mungonte identifikimi me sistemin e tyre të demokracisë parlamentare. Kjo u keqësua nga një krah i djathtë i përhapur gjërë (monarkist, völkisch, dhe Naziste) Dolchstoßlegende, një mit politik që pretendonte se Gjermania e kishte humbur Luftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake. në anën tjetër, komunistët radikalë të krahut të majtë, si Liga Spartakiste, donin të rrëzonin atë çfarë ata e perceptonin si "sundim kapitalist" në favor për një Räterepublik. Trupat parlamentare u organizua nga disa parti dhe ndodhën mijëra vrasje politikisht të motivuara. Paramilitarët frikësuan votuesit dhe shkaktuan dhunë nervozë mes publikut, i cili vuante nga papunësia dhe varfëria e madhe. Pas një serie kabinetesh qeveritare të pasuksesshme, Presidenti Paul von Hindenburg, duke parë një alternativë dhe duke u shtyrë nga këshilltarët e krahut të djathtë, caktoi Adolf Hitlerin si Kancelar të Gjermanisë30 janar 1933.

Gjermania Naziste

Flamuri i Nazistëve

27 shkurt 1933, Reichstag u vu në zjarr. Disa të drejta demokratike bazë shpejt u abroguan më pas nën një dekret emergjent. Një Akt i Lejes i dha qeverisë së Hitlerit fuqi të plotë legjislative. Vetëm Partia Social Demokratike e Gjermanisë votoi kundër; komunistët nuk ishin në gjendje të prezantonin opozitën sepse 81 ulëset e tyre në parlament ishin anulluar në bazë të Dekretit të Zjerrit të Reichstag.[16] Një shtet totaliterian i centralizuar u themelua nga një seri lëvizjesh dhe dekretesh duke e shndërruar Gjermaninë në një shtet një-partiak. Industria ishte e rregulluar nga afër me kuota dhe kërkesa, për të shndërruar ekonominë drejt një baze prodhimi luftarak.[17]1936 trupat Gjermane hynë në Rhinelandin e demilitizuar, dhe politikat e "marrjes me të mirë" të Kryeministri Britanik Neville Chamberlain u provuan inadekuate. Hitleri ndoqi nga viti 1938 e më tej një politikë ekspansioniste për të themeluar Gjermaninë e Madhe (gjermanisht: Großdeutschland). Për t'iu shmangur një lugte dy-frontesh, Hitleri konkludoi Paktin Molotov-Ribbentrop me Bashkmin Sovietik, një pakt të cilin më vonë e theu.

1939, tensionet në rritje për nacionalizëm, ushtarakizëm, dhe probleme territoriale bënë që Gjermanët të lëshonin një blitzkrieg ("luftë rrufesh") më 1 shtator kundër Republikës së dytë Polake, vepprim ky që pasoi me shpalljen e luftës nga Britania e Madhe dhe Franca, duke shënuar fillimin e Luftës së dytë Botërore. Gjermania shpejt mori kontroll direkt ose indirekt të pjesën më të madheEvropës.

Berlini nën rrënoja pas Luftës së dytë Botërore, Potsdamer Platz 1945.

22 gusht 1941, Hitleri theu paktin me Bashkimin Sovietik duke hapur Frontin Lindor dhe duke pushtuar Bashkimin Sovietik. Pak pasi Perandoria e Japonisë sulmoi bazën Amerikane në Pearl Harbor, Gjermania i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara. Megjithëse fillimisht ushtria Gjermane shpejt avancoi në Bashkimin Sovietik, por gjatë dimrit te ftohtë dhe mungesës për furnizime, Beteja e Stalingradit shënoi një kthesë të madhe në këtë luftë. Më pas, Ushtria Gjermane nisi të tërhiqej në Frontin Lindor. Beteja e Normandisë, e njohur si D-Day shënoi një kthesë të madhe në Fronti Perëndimor, ndërsa Forcat Aleate zbarkuan në plazhet e Normandisë dhe bënë avancime të shpejta në territorin Gjerman. Mposhtja e Gjermanisë pasoi. Më 8 maj 1945, Forcat e armatosura Gjermane u dorëzuan pasi Ushtria e Kuqe okupoi Berlinin.

Në atë çfarë më vonë u bë e njohur si Holokausti, Regjimi i Reichit të Tretë dekretoi politikat qeveritare që direkt të diskriminoni disa pjesë të shoqërisë: Hebrenjët, Komunistët, Roma, homoseksualët, frimasonët, priftërinjët, kundërshtarët fetarë, dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, mes tjerëve. Gjatë periudhës Naziste, mbi njëmbëdhjetë milion (11,000,000) njerëz u vranë në Holokaust, përfshirë gjashtë milion (6,000,000) Hebrenjë dhe tre milion (3,000,000) Polakë. Lufta e dytë Botërore dhe gjenocidi Nazist ishin përgjegjës për rreth 35 million (35,000,000) të vrarë në Evropë.

Ndarja dhe ribashkimi (1945–tani)

pas vitit 1949 dy shtete gjermane dhe qyteti i ndarë i Berlinit evolvuan përkrah zonave të okupuara aleate. Gjermania Perëndimore u formua nga zonat Amerikane, Britanike dhe Franceze derisa Gjermania Lindore u formua nga zona Sovietike.

Lufta rezultoi në vdekjen e rreth 10 milionë ushtarëve dhe civilëve Gjermanë; humbje të mëdha territoriale; përjashtimin e rreth 15 milionë gjermanëve nga ish-territoret lindore dhe shtete të tjera; dhe shkatërrimin e shumë qyteteve të mëdha. Pjesa e mbetur e territorit kombëtar dhe Berlini u ndanë nga Aleatët në katër zona të okupuara ushtarake.

Sektorët e kontrolluar nga Franca, Britania e Madhe, dhe Shtetet e Bashkuara u bashkuan më 23 maj 1949, për të formuar Republikën Federale të Gjermanisë; më 7 tetor 1949, Zona Sovjetike themeloi Republikën Demokratike Gjermane. Ato u njohën jozyrtarisht si "Gjermania Perëndimore" dhe "Gjermania Lindore" dhe dy pjesët e Berlinit si "Berlini Perëndimor" dhe "Berlini Lindor". Shtetet perëndimore dhe lindore kërkuan Berlinin Lindor dhe Bonin si kryeqytetet e tyre respektivisht. Sidoqoftë, Gjermania Perëndimore e shpalli statusin e kryeqytetit të saj si të përkohshëm,[18] në mënyrë që të theksonte qëndrimin e saj se zgjidhja dy-shtete ishte një status quo artificiale që një ditë do të tejkalohej.

Gjermania Perëndimore, e themeluar si republikë federale parlamentare me një "ekonomi sociale të tregut" — u bë aleate me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën. Shteti eventualisht filloi t% gëzonte një rritje ekonomike në vitet 1950-ta (gjermanisht: Wirtschaftswunder). Gjermania Perëndimore iu bashkangjit NATOs1955 dhe ishte anëtare themeluese e Komunitetit Ekonomik Evropian1958.

Gjermania Lindore ishte një shtet i Bllokut Lindor nën kontrollin politik dhe ushtarak të BRSS-së përmes forcave të saja okupuese dhe Traktatit të Varshavës. Derisa pretendonte të ishte demokraci, fuqia politike ekzekutohej vetëm nga anëtarët udhëheqës (Politburo) të PBS (Partia e Bashkimit Socialist e Gjermanisë, ang.: Socialist Unity Party of Germany ose SED) e kontrolluar nga komunistët. Fuqia e tyre ishte e siguruar nga Stasi, një shërbim sekret i përmasave të mëdha, dhe një shumllojshmëri e suborganizatave të PBD-së, të cilat kontrollonin çdo aspekt të shoqërisë. Në anën tjetër, nevojat themelore të popullsisë u përmbushën në masë të vogël nga shteti. U themelua një ekonomi komanduese e stlit Sovietik, më vonë Gjermania Lindore u bë një shtet Comecon. Ndërsa propaganda Gjermano-lindore u bazua në përfitimet e programeve sociale dhe kërcënimi i pretenduar konstant i një pushtimi nga Gjermania Perëndimore, shumica nga qytetarët e Gjermanisë Lindore shikonin në perëndim për liri politike dhe prosperitet ekonomik.[19] Muri i Berlinit, i ndërtuar më 1961 për të ndaluar Gjermanët Lindorë që të arratiseshin për në Gjermaninë Perëndimore, u bë një simbol i Luftës së Ftohtë.

Tensionet mes dy Gjermanive u ulën paksa në vitet 1970-ta nga Ostpolitik e Kancelarit Willy Brandt, e cila përfshiu një pranim de facto për humbjet territoriale të Gjermanisë në Luftën e dytë Botërore.

Muri i Berlinit pra Portës së Brandenburgut, pak pas hapjes më 1989.

Nën rritjen e migrimit të Gjermanëve lindorë në Gjermaninë perëndimore nëpërmes Hungarisë dhe demonstratave masive gjatë verës së vitit 1989, autoritetet Gjermano-lindore papritur lehtësuan kufizimet e kufirit në nëntor, duke lejuar qytetarët Gjermanë lindorë të udhëtojnë në Perëndim. Origjinalisht e menduar si valë presioni për të mbajtur Gjermaninë Lindore si shtet, hapja e kufirit në fakt çoi tek një akselerim e procesit reformues Wende në Gjermanië Lindore, që në fund konkludoi me Traktatin Dy plus Katër një vit më vonë më 12 shtator, 1990 dhe ribashkimi Gjerman3 tetor 1990. Nën termet e traktatit, katër fuqitë okupuese hoqën dorë nga të drejtat e tyre nën Instrumentin e Dorëzimit, dhe Gjermania rifitoi sovranitet të plotë. E bazuar në aktin Bon-Berlin, të miratuar nga parlamenti më 10 mars 1994, kryeqyteti i shtetit të bashkuar u zgjodh Berlini, derisa Boni mbajti statusin unik Bundesstadt (qytet federal) duke mbajtur disa ministri federale.[20] Lëvizja e qeverisë u përfundua më 1999.

Qysh nga ribashkimi, Gjermania ka marrë një rol udhëheqës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Gjermania ka dërguar trupa paqeruajtëse për të siguruar stabilitet në Ballkan dhe ka dërguar një forcë të trupave GjermaneAfganistan si pjesë e një mundimi të NATOs për të mundësuar siguri në atë shtet pas kërcënimeve që paraqiten nga Talebanët.[21] Këto dislokime ishin të diskutuara, meqënëse pas luftës, Gjermania u lidh që të dërgonte trupa vetëm për role mbrojtëse. Dislokimet në territore të huaja u kuptuan të mos mbuloheshin nga mbrojtjet e përkohshme; sidoqoftë, vota parlamentare në këtë çështje efektivisht legalizoi pjesëmarrjen në kontekstin paqeruajtës.

Gjeografia

Hartë Fizike e Gjermanisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, 349,223 km2 nga kjo është tokë kurse 7,798 km2 është ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë. Gjermania është shteti i shtatë në Evropë dhe i 63-ti në botë sipas sipërfaqes. Relievi dallon nga Alpet e larta (pika më e lartë: Zugspitze, 2,962 m) në jug e deri tek bregdeti i Detit të Veriut (Nordsee) në veriperëndim dhe Deti Baltik (Ostsee) në verilindje. Në mes shtrihen rrafshnaltat pyjore të Gjermanisë qendrore dhe ultësirat e Gjermanisë veriore (pika më e ulët: Wilstermarsch, 3.54m nën nivelin e detit). Gjermania përshkohet nga disa nga lumenjtë kryesorë të Evropës si Rine, Danubi dhe Elba.[22]. Për shkak të pozitës së saj në qendër të Evropës, Gjermania ndan kufinjë me më shumë vende se secili shtet tjetër në Evropë. Fqinjët e saj janë Danimarka në veri, Polonia dhe Republika Çeke në lindje, Austria dhe Zvicra në jug, Franca dhe Luksemburgu në jugperëndim dhe Belgjika dhe Holanda në veriperëndim. Gjermania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L

Shiko edhe këtë: Lista e majave malore në Gjermani

Klima

Peisazh në Alpet e Bavarisë.

Pjesa më e madhe e Gjermanisë ka një klimë mesatare sezonale, në të cilën dominojnë erërat e lagështa perëndimore. Klima varet prej Oqeanit Atlantik, përkatësisht Rrymës Veri-Atlantike, që është pjesa veriore e Rrymës së Golfit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat që kanë dalje në Detin e Veriut përfshirë gadishullin Jutland dhe zonën përgjatë Rinit, që derdhet në Detin e Veriut. Rrjedhimisht në veriperëndim dhe në veri, klima është oqeanike; Reshjet i hasim gjatë tërë vitit me maksimumin gjatë verës. Dimrat në këtë pjesë janë kryesisht të butë kurse verërat priren si të freskëta, megjithëse temperaturat mund të tejkalojnë 30 °C (86 °F) në disa periudha. Në lindje, klima është më shumë kontinentale; dimrat mund të jenë shumë të ftohtë kurse verërat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata thatësie janë shënuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janë regjione tranzite ku mund të ketë si klimë oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sërish, temperatura maksimale mund të arrijë 30 °C (86 °F) gjatë verës.[23][24]

Mjedisi

Ferma e erës dhe kapaciteti për energji solare më i madh në botë është i instaluar në Gjermani. Energjia e ripërtëritshme gjeneroi 14% të të gjithë konsuminit elektrik të vendit më 2007.[25]

Fitogjeografikisht, Gjermania ndahet nga krahinat Atlantiko-Evropiane dhe Evropiane qendrore të Regjionit Circumboreal brenda Mbretërisë Boreal. Territori i Gjermanisë mund të ndahet në katër ekoregjione: Pyjet e përziera të Atlantikut, pyjet e përziera të Baltikut, pyjet e përziera qendrore Evropiane dhe pyjet e shumllojshme perëndimore Evropiane.[26]

Gjermania është e njohur për ndërgjegjen e saj mjedisore.[27] Gjermanët i konsiderojnë shkaktarët antropogjenë si faktorë kryesorë në ngrohjen globale.[28] Shteti është i përkushtuar ndaj Protokollit Kyoto dhe disa traktateve të tjera që promovojnë biodiversitet, standarde të ulëta emisioni, riqarkullimin, përdorimin e energjisë së ripërtërishme dhe përkrah zhvillimin në nivel global.[29]

Qeveria Gjermane ka filluar reduktimin e emisionit në nivel të gjërë me aktivitete të ndryshme, kështu që emisionet e përgjithshme të vendit po bien.[30] Megjithatë emisioni i dioksidit të karbonit për kokë në Gjermani është ndër më të lartat në BE por mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me Australinë, Kanadanë, Arabinë Saudite ose Shtetet e Bashkuara.

Emisionet nga djegia e qymyrit dhe industria kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Shiu acidik, që rezulton nga emisionet e dioksidit të sulfurit po shkatërron pyjet. Ndotja në Detin Baltik nga ujërat e zeza dhe mbetjet industriale nga lumenjtë në ish-Gjermaninë Lindore janë zvogëluar. Qeveria nën kancelarin Schröder shpalli synim për ndalimin e përdorimit të energjisë nukleare për prodhimin e energjisë. Gjermania po punon që të arrijë përkushtimin e BE-së për të identifikuar zonat e ruajtjes së natyrës në vijë me Florën, Faunën, dhe direktivin Habitat të Bashkimit Evropian. Akullnajat e fundit të Gjermanisë në regjionet Alpine po i nënshtrohen shkrirjes. Rreziqet natyrore janë vërshimet e lumenjve në pranverë dhe erëra stuhie që hasen në të gjitha regjionet.

Politika


Reichstag është ndërtesa e vjetër dhe e re e parlamentit Gjerman.

Gjermania është republikë federale, parlamentare, reprezentative demokratike. Politika gjermane funksionon nën kuadrin e një dokumenti kushtetues të miratuar më 1914 dhe të njohur si Ligji themelor për Republikën Federale të Gjermanisë ose Grundgesetz ("Ligji themelor"). Duke e quajtur këtë dokument Grundgesetz, në vend të Verfassung (kushtetutë), autorët shprehën qëllimin se ajo do të zëvendësohej nga një kushtetutë e duhur kur Gjermania të ribashkohej si një shtet. Amandamentet për Grundgesetz kërkojnë miratimin e dy të tretave (2/3) të shumicës (mazhorancës) në dy dhomat e parlamentit. Nenet që garantojnë të drejta themelore, ndarjen e fuqive, strukturën federale, dhe të drejtën për të rezistuar përpjekjet për të tejkaluar kushtetutën janë valide dhe nuk mund të amandamentohen.[31] Pavarësisht qëllimit që kur Gjermania të bashkohej Grundgesetz do të zëvendësohej me një kushtetutë të vërtetë, pas ribashkimit ai mbeti në fuqi me vetëm disa ndryshime të vogla në vitin 1990.

Kancelari ose Bundeskanzler (kancelar federal), aktualisht Angela Merkel është kreu i qeverisë dhe ushtron fuqi ekzekutive shtetërore, ngjashëm me rolin e një Kryeministridemokracitë parlamentare. Fuqia legjislative federale është Bundestagu dhe Bundesrati (Këshilli Federal), që së bashku formojnë një trup unik legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër. Bundestagu zgjedhet përmes zgjedhjeve direkte, megjithatë mban përfaqësim proporcional. Antarët e Bundesratit përfaqësojnë qeveritë e 16 federatave gjermane dhe janë antarë të kabinetit shtetëror. Qeveritë federative kanë të drejtë t'i ndërrojnë përfaqësuesit e tyre në çdo kohë

Presidenti ose Bundespräsident (Presidenti Federal), aktualisht Joachim Gauck, është kreu i shtetit, i "investuar" kryesisht për përgjegjësi dhe fuqi përfaqësuese. Ai zgjidhet nga Bundesversammlung (konvenda federale), një institut i përbërë prej anëtarëve të Bundestagut dhe një numër i barabartë me delegatët e shteteve federative. Zyrtari i dytë më i lartë në presidencën Gjermane është Bundestagspräsident (presidenti i Bundestagut), i cili zgjidhet nga Bundestagu dhe është përgjegjës për udhëheqjen e seancave ditore. Zyrtari i tretë më i lartë është kreu i qeverisë ose Kancelari, i cili nominohet nga Bundespräsident (presidenti) pasi të jetë zgjedhur nga Bundestagu. Kancelari mund të largohet nga një "mocion i mungesës së besimit" konstriktiv nga Bundestagu, ku konstruktiv do të thotë që Bundestagu më pas zgjedh një pasues.

Njësitë shtetërore


Gjermania ndahet në 16 njësi shtetërore të quajtura "lender" (org.: Länder; njëjës: Land, ose Bundesländer; njëjës: Bundesland). Këto njësi shtetërore ndahen në 439 distrikte (Kreise) dhe qytete (kreisfreie Städte ,2004). Gjermania është një federatë dhe njësit shtetrore të saj kanë kompetenca të barabarta ndërmjet veti dhe po ashtu kanë përfqësuesit e tyre në dhomën federative.

Shtetet në Gjermani   Shteti Kryeqyteti Sipërfaqja (km²) Popullsia
BerliniBremenBremenHamburguSaksonia e UlëtBavariaSarlandaShlesvig-HolshtajniShlesvig-HolshtajniBrandenburguSaksoniaTyringiaSaksonia AnhaltMeklenburg-Pomerania e PerëndimitBaden-VyrtembergHesiaRaini i Veriut dhe Falia PerendimoreRainland-Palatinate
1 Baden-Württemberg Stuttgart 35,752 10,717,000
2 Bavaria Munich 70,549 12,444,000
3 Berlin Berlin 892 3,400,000
4 Brandenburg Potsdam 29,477 2,568,000
5 Bremen Bremen 404 663,000
6 Hamburg Hamburg 755 1,735,000
7 Hesia Wiesbaden 21,115 6,098,000
8 Mecklenburg-Vorpommern Schwerin 23,174 1,720,000
9 Saksonia e Ulët Hanover 47,618 8,001,000
10 Rini-Westphalia Veriore Düsseldorf 34,043 18,075,000
11 Rhineland-Palatinate Mainz 19,847 4,061,000
12 Saarland Saarbrücken 2,569 1,056,000
13 Saksonia Dresden 18,416 4,296,000
14 Saksonia Anhalt Magdeburg 20,445 2,494,000
15 Schleswig-Holstein Kiel 15,763 2,829,000
16 Turingia Erfurt 16,172 2,355,000

Marrëdhëniet e jashtme


Zyrat Gjermane për marrëdhënie të jashtme në Berlin

Gjermania ka luajtur rol kyç në Bashkimin Evropian qysh nga fillimi dhe ka ruajtur aleancë të fuqishme me Francën qysh nga përfundimi i Luftë së dytë Botërore. Aleanca ishte veçantërisht afër në vitet 1980-ta dhe 1990-ta nën udhëheqjen e Kristian Demokratit Helmut Kohl dhe Socialistit François Mitterrand. Gjermania është në krye të vendeve Evropiane që synojnë avancimin e krijimit të një aparati politik, të mbrojtjes dhe sigurisë të bashkuar Evropian.[32]

Qysh nga themelimi më 23 maj 1949, Republika Federale e Gjermanisë ka mbajtur profil të ulët në marrëdhënie ndërkombëtare, për shkak të historisë së vonshme dhe okupimit të saj nga forcat e huaja.[33] Gjatë Luftës së Ftohtë, pjesëmarrja e Gjermanisë në Perden e hekurt e bëri atë simbol të tensionit Lindje-perëndim dhe një fushëbetejë politike në Evropë. Sidoqoftë, Ostpoliku i Willy Brandtit ishte faktor kyç në détentenë e 1970-ve.[34]1999 qeveria e Kancelarit Gerhard Schröder definoi një bazë të re për politikën e Jashtme Gjermane duke marrë pjesë plotësisht në vendimin për luftën e NATOs kundër Jugosllavisë dhe duke dërguar trupa Gjermane në luftë për herë të parë pas Luftës së dytë Botërore.[35]

Kancelarja Angela Merkel, nikoqire e samitit të G8-ës në Heiligendamm.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të afërt.[36] Plani Marshall i vitit 1948, përkrahja amerikane (JCS 1067) gjatë procesit të rindërtimit (Planet Industriale për Gjermaninë) pas Luftës së dytë Botërore, si dhe fraternizimi (Fëmijët e luftës) dhe përkrahja për ushqim (politikat për ushqim) dhe lidhje të forta kulturore kanë krijuar një lidhje të fortë mes dy vendeve, megjithëse opozita mjaft vokale e Schröderit për Luftën në Irak sugjeron fundin e Atlanticizmit dhe një ftohje relative të marrëdhënieve Gjermano-Amerikane.[37] Dy vendet gjithashtu janë të pavarura ekonomikisht; 8.8% e eksportit Gjerman është i destinuar për ShBA-të dhe 6.6% e importit Gjerman vjen nga Shtetet e Bashkuara[38] Në anën tjetër, 8.8% e eksportit Amerikan dërgohet në Gjermani dhe 9.8% e importit Amerikan vjen nga Gjermania.[38] Shenja tjera të lidhjes së fortë përfshijnë pozitën e Gjermano-Amerikanëve si grupi më madh etnik në Shtetet e Bashkuara[39] dhe statusi i Bazës Ajrore Ramstein (afër Kaiserslautern) si komuniteti më i madh ushtarak i SHBA-së jashtë saj.[40]

Ndihma për zhvillim

Politika për zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë është një zonë e pavarur e politikës së jashtme Gjermane. ajo formulohet nga ministria federale për bashkëpunim dhe zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe kryhet nga organizatat implementuese. Qeveria Gjermane e sheh politikën zhvillimore si prgjegjësi e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar.[41]

Ndihmat zhvillimire dhe humanitare zyrtare të Gjermanisë për vitin 2007 arritën një vlerë prej 8.96 miliardë euro (12.26 miliardë dollarë), një rritje prej 5.9 % nga viti i kaluar (2006). Gjermania është bërë donatori i dytë më i madh pas SHBA-ve.[42] Gjermania shpenzoi 0.37 për qind të BVP-së së saj për zhvillim, që është nën sh%njestrën e qeverisë për të shtuar ndihmat në 0.51 % të BVP-së më 2010.

Ushtria

Mecklenburg-Vorpommern po merr pjesë në operacionin UNIFIL II në bregdetin e Libanit.
Një demonstrim nga Eurofighter

Ushtria e Gjermanisë, Bundeswehr, është forcë mbrojtëse me degët e saj: Forcat e armatosura Gjermane (Heer), Marina Gjermane (Marine), Forcat ajrore (Luftwaffe), Zentraler Sanitätsdienst (Shërbimet Qendrore Shëndetësore) dhe Streitkräftebasis (Shërbimi i bashkuar përkrahës). Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat në moshën 18, dhe shërbimi zgjatë nëntë muaj. kundërshtuesit e ndërgjegjshëm mund të bëjnë kërkesë për një kohë të njëjtë në Zivildienst (shërbime civile), ose një përkushtim gjashtë-vjeçar për shërbime emergjente (vullnetare) si departamenti i zjarrit, Kryqi i Kuq Gjerman ose THW. Më 2003, shpenzimet ushtarake përbënë 1.5% të BVP-së së vendit[22] Në kohë paqeje, Bundeswehri komandohet nga Ministri i mbrojtjes, aktualisht Franz Josef Jung. Nëse Gjermania hyn në luftë, që sipas kushtetutës lejohet vetëm për qëllime mbrojtëse, Kancelari Gjerman do të bëhej komandant kryesor i Bundeswehr (ushtrisë).[43]

Prej tetorit 2006, Ushtria Gjermane ka thuajse 9,000 trupa të stacionuara në shtete të huaja si pjesë e forcave të ndryshme paqeruajtëse ndërkombëtare, përfshirë 1,180 trupa të stacionuara në Bosnje dhe Herzegovinë; 2,844 ushtarë në Kosovë; 750 ushtarë të stacionuar si pjesë e EUFORRepublikën Demokratike të Kongos; dhe 2,800 turpa Gjermane në ISAF të udhëhequr nga NATOAfganistan. Prej shkurtit 2007, Gjermania ka pasur rreth 3,000 ISAF trupa në Afganistan, kontigjenti i tretë më i madh pas Shteteve të Bashkuara (14,000) dhe Britanisë së Madhe (5,200).[44] Gjermania ndan armë Nukleare me NATOn, në formën e armëve nukleare Amerikane të stacionuara në bazën ajrore Büchel.[45]

Ligji

Gjykata Federale Kushtetuese e GjermanisëKarlsruhe.

Juridiku i Gjermanisë është i pavrur nga nga ekzekutivi dhe legjislativi. Gjermania ka një sistemin civil të ligjit që bazohet në Ligjin Romak, me disa referenca në Ligjin Gjermanik. Bundesverfassungsgericht (Gjykata Federale Kushtetuese), e ndoshur në Karlsruhe, është Gjykata Supreme Gjermane, përgjegjëse për çështje kushtetuese, me fuqi të "vlerësimit juridik".[46] Ajo vepron si autoriteti më lartë ligjor dhe siguron që legjislativi dhe juridiku veprojnë në pajtim me Ligjin themelor për Republikën Federale të Gjermanisë (dokument i përdorur në vend të kushtetutës). Ajo vepron e pavarur nga trupat e tjera shtetërore, por nuk mund të veprojë për vetveten.

Sistemi i Gjykatës supreme të Gjermanisë, i quajtur Oberste Gerichtshöfe des Bundes, është i specializuar. Për çështje civile dhe kriminale, apeli më i lartë gjykues është Gjykata Federale e Drejtësisë së Gjarmanisë, e ndodhur në Karlsruhe dhe Leipzig. Stili i gjyqit është inquisitorial. Gjykatat e tjera federale janë Gjykata Federale për Punë e GjermanisëErfurt, Gjykata Federale Sociale e Gjermanisë ose BundessozialgerichtKassel, Gjykata Federlale e Financave të GjermanisëMunich dhe Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë në Leipzig.

Ligji kriminal dhe ligji privat janë të koduara në nivel kombëtar në Strafgesetzbuch dhe Bürgerliches Gesetzbuch respektivisht. Sistemi penal Gjerman është i drejtuar drejt rehabilitimit të kriminelëve; qëllimi i dytë i tij është mbrojtja e publikut gjeneral.[47] Për të arritur këtë të fundit, një kriminel i konviktuar mund të vihet në paraburgim preventiv (Sicherungsverwahrung) si shtesë ndaj aktakuzës gjenerale nëse ai/ajo konsiderohet si kërcënim për publikun gjeneral. Völkerstrafgesetzbuch regullon pasojat e krimit ndaj njerëzimit, gjenocidit dhe krimeve të luftës. Ai u jep gjykatave Gjermane juridiksion universal në rast se persekutimi nga një gjykatë e shtetit ku u krye krimi ose një gjykatë ndërkombëtare nuk është i mundur.

Niveli i shteteve

Një oficer i policisë GjermaneHamburg.

Fuqia legjislative ndahet mes federatës dhe nivelit të shteteve. Ligji themelor parasheh se e gjithë fuqia legjislative mbetet në nivel të shteteve përveç nëse është paraparë ndryshme nga vetë Ligjin themelor. Në disa zona, niveli federativ dhe i shteteve kanë fuqi konkurruese legjislative. Në këto raste, niveli federativ ka fuqi legjislative "nëse dhe në zgjerim se themelimi i kushteve të barabarta të jetesës në gjithë territorin e federatës ose mirëmbajtjen e unitetit ligjor ekonomik bëhet në pajtim me rregullat federale të nevojshme për interesa kombëtare" (Art. 72 Basic Law).

Veturat gjermane të policisë

Çdo ligj federal tejkalon ligjin e shteteve nëse fuqia legjislative është në nivelin federal. Një shembull i famshëm është leja Hessiane për dënim me vdekje që bie në kundërshtim me ndalimin e dënimit të tillë nga Ligji themelor, duke e bërë kështu nenin Hessian jovalid. Bundesrati është organi federal me anë të cilit shtetet marrin pjesë në legjislacionin federal. Pjesëmarrja e shteteve në legjislacionin federal është e nevojshme nëse ligji bie mbi zonën e fuqisë konkurruese legjislative, detyron shtetin të administrojë rregullat federale, ose është e paraparë me Ligjin themelor. Çdo shtet me përjashtim të Schleswig-Holstein (juridiksioni kushtetues i së cilit ushtrohet nga Bundesverfassungsgerichtprokurori) ka gjykatat e veta kushtetuese. Amtsgericht, Landgerichte dhe Oberlandesgerichte janë gjykata shtetërore për juridiksion gjeneral. Ato janë kompetente nëse veprimi bazohet në ligjin federal ose shtetëror.

Shumë nga çështjet fundamentale në ligjin administrativ mbeten nën juridiksionin e shteteve, megjithëse shumica e shteteve bazojnë ligjet e veta në atë zonë me Verwaltungsverfahrensgesetz (Akti i procedimeve administrative) të vitit 1976 në pika të rëndësishme të ligjit administrativ. Oberverwaltungsgerichte janë nivelet më të larta në juridiksion administrativ sa i përket administrimeve të shteteve, përveç nëse pyetja e ligjit shqetëson ligjin federal ose ligjin shtetëror identik me ligjin federal. Në raste të tilla është i mundshëm apeli final tek Gjykata Federale Administrative.

Demografia


Berlini është qyteti më i madh me një popullsi prej 3.4 milion.

Në Gjermani jetojnë 82,437,995 banorë (2005.), me mbi 82 milionë banorë, Gjermania bëhet shteti më i populluar në Bashkimin Evropian, megjithatë niveli i shtimit të popullsisë në këtë vend, 1.39 fëmijë për çdo nënë, është ndër më të ultat në botë [22] dhe zyra federale statistikore vlerëson se popullsia do të bie në mes të 69 dhe 74 milion deri më 2050 (69 milion duke paraparë mesataren e migrimeve prej +100,000 për vit; 74 milion duke paraparë migrimin prej +200,000 për vit). Gjermania ka disa qytete të mëdha, më të mëdhatë janë Berlini, Hamburgu, Munichu, Cologne, Frankfurti dhe Stuttgarti. Konurbimi më i madh është padiskutueshëm regjioni Rhine-Ruhr, përfshirë Düsseldorfin (kryeqytetin e NRW-së) dhe qytete si Cologne, Essen, Dortmund, Duisburg, dhe Bochum.

Popullsia e territoreve Gjermane 1800 - 2000 dhe popullsia imigrante 1975 - 2000.


Prej dhjetorit 2004, rreth shtatë milionë qytetarë të huaj u regjistruan në Gjermani, dhe 19% e qytetarëve të shtetit kishin prejardhje ose gjysmë-prejardhje të huaj. Të rinjët kanë më shumë gjasa të kenë prejardhje të huaj se të moshuarit. 30% e Gjermanëve 15 vjeç ose më pak kanë së paku një prindër të lindur jashtë vendit. Në qytetet e mëdha 60% e fëmijëve 5 vjeçarë ose më pak kanë së paku një prindër të lindur jashtë vendit.[48] Grupi më i madh (2.3 million)[49] vijnë nga Turqia, dhe pjesa më e madhe e mbetur vijnë nga shtetet Evropiane si Italia,Kosova,Serbia, Greqia, Polonia, dhe Kroacia.[50] Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi e rendit Gjermaninë si nikoqire të numrit të tretë më të madh të migrantëve ndërkombëtarë, rreth 5% ose 10 milion e gjithë 191 milion migrantëve, ose rreth 12% e popullsisë së Gjermanisë.[51] Si pasojë e kufizimeve e ligjeve, dikur pa kufizime, për të drejtën për azil dhe imigracion, numri i imigrantëve që synojnë azil ose pretendojnë etnicitet Gjerman (shumica nga ish-vendet Sovietike) ka rënë dukshëm nga viti 2000.[52] Numri i sakte i pjestarve te etnitetit shqiptar me vendqendrim ne gjermani dhe gjermaneve me prejardhe nga trojet etnike shqiptare nuk dihet. Gjate kohes se luftes ne Kosove, ne opinionin e gjere politiko-mediatik qarkullonin shifrat nga 200 deri 300 mije emigrant nga Kosova apo rreth 10-15% e popullsis se pergjithshme te Kosoves.

Krishterimi është feja dominuese në Gjermani, me mbi 56 milion besimtarë (66.8%).[53] Feja e dytë më e madhe është Islami më 4 milion besimtarë (4.9%) e ndjekur nga Budizmi dhe Xhudaizmi, secila me rreth 200,000 besimtarë (reth 0.25%). Hinduizmi ka rreth 90,000 besimtarë (0.1%). Të gjitha komunitetet e tjera fetare në Gjermani kanë më pak se 50,000 (ose më pak se 0.05%) besimtarë. Rreth 21.8 milion Gjermanë (26.9%) nuk kanë fe të regjistruar ose janë të pafe.

Protestantizmi është i koncentruar në veri dhe lindje dhe katolizmi Romak është i koncentruar në jug dhe perëndim. Të dy besimet përbëjnë rreth 31% të popullsisë secila. Popa aktual, Benedikti XVI, u lind në Bavari. Njerëzit e pafe, përfshirë ateistët dhe agnostikët përbëjnë 29.6% të popullsisë, dhe janë në numër të konsiderueshëm veçantërisht në ish-Gjermaninë Lindore dhe zonat kryesore metropolitane.[54]

Nga 3.3 milion Myslimanët, shumica janë Sunitë dhe Alevitë nga Turqia, por gjithashtu ka një numër të vogël Shiitë.[55] 1.7% e popullsisë së përgjithshme e deklaraon vetveten të Krishterë Ortodoksë, Serbët dhe Grekët janë numri më i madh i tillë.[56] Gjermania ka popullsinë Hebreje më të madhe në Evropën perëndimore.[57]2004, numri i hebrenjëve të shpërngulur në Gjermani nga ish-Bashkimi Sovietik ishte dyfish më i madh se në Izrael, duke e bërë popullsinë totale Hebreje mbi 200,000, krahasuar me 30,000 para ribashkimit Gjerman. Qytetet e mëdha me popullsi të konsiderueshme hebreje janë Berlini, Frankfurti dhe Munichu.[58]

Sipas sondazhit të Eurobarometer2005, 47% e qytetarëve Gjermanë u pajtuan me thënien "Unë besoj se është një Zot", ndërsa 25% u pajtuan me thënien "Unë besoj se ka një lloj shpirti ose fuqie të supernatyrshme" dhe 25% thanë "Unë nk besoj se ka ndonjë lloj shpirti, Zoti, ose fuqie supernatyrore".[59]

Shih dhe këtë: Islam në Gjermani

Gjuhët


Njohuria e Gjuhës GjermaneBashkimin Evropian.

Gjermanishtja është gjuha zyrtare dhe më e folur në Gjermani.[60] Ajo është një nga 23 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, dhe një nga tri "gjuhët punuese" (gjuhë në të cilat mund të udhëhiqen seancat) të Komisionit Evropian, së bashku me Frëngjishten dhe Anglishten. Gjuhët e njohura minoritare vendase zyrtare në Gjermani janë Gjuha Daneze, Gjuha Sorbiane, Gjuha Romany dhe Gjuha Frisiane. Ato mbrohen zyrtarisht nga ECRML. Gjuhët më të përdorura imigrante në Gjermani janë Gjuha Turke, Gjuha Polake, Gjuhët Ballkanike dhe Gjuha Ruse.

Gjermanishtja standarde është Gjuhë Gjermanike perëndimore dhe është e lidhur ngushtë, si dhe klasifikohet së bashku me me Anglishten, Holandishten dhe Frisianishten. Në masë më të vogël, gjermanishtja është gjithashtu e lidhur me Gjuhët Gjermanike Lindore (të zhdukura) dhe Gjuhët Gjermanike Veriore. Pjesa më e madhe e fjalorit Gjerman rrjedh nga dega Gjermanike e Familjes Indo-Evropiane të gjuhëve.[61] Ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i fjalëve që rrjedhin nga Latinishtja, Greqishtja, një numër më i vogël nga Frëngjishtja, dhe së fundmi edhe nga Anglishtja (ky grup fjalësh njihet si Denglisch).Gjermanishtja shkruhet në alfabetin latin. Përveç 26 shkronjave standarde, Gjermanishtja ka tri zanore me Umlaut, përkatësisht ä, ö dhe ü, si dhe Eszett ose scharfes S (s e mbrehtë) e cila shkruhet si "ß" ose "ss".

Dialektet Gjermane dallohen nga format e Gjermanishtes standarde. Dialektet Gjermane janë format tradicionale lokale dhe rrjedhin nga fiset e ndryshme Gjermanike. Shumë nga to nuk kuptohen lehtë nga dikush që flet vetëm Gjermanishten standarde, për shkak se ato shpesh dallojnë nga Gjermanishtja standardeleksikon, fonologji dhe sintaksë.

Përreth Botës, Gjermanishtja flitet nga rreth 100 milion folës amtarë dhe gjithashtu rreth 80 milion e flasin si gjuhë të huaj ose të dytë.[62] Gjermanishtja është gjuha kryesore për rreth 90 milion njerëz (18%) në Bashkimin Evropian. 67% e qytetarëve Gjermanë pretendojnë të jenë në gjendje të komunikojnë në së paku një gjuhë të huaj dhe 27% në së pak dy gjuhë të huaja.[63]

Ekonomia


Gjermania është ekonomia kkombëtare më e madhe në Evropë, e treta për nga BPV-ja në botë.[64] Rritja më 2007 ishte 2.4% dhe është paraparë të mbajë këtë nivel në vitet në vijim.[65] Qysh nga koha e Industrializimit, vendi është bërë "motor", novator dhe përfitues i një ekonomie edhe më të globalizuar. Eksporti i të mirave "Made in Germany" është një nga faktorët kryesorë në pasurinë e vendit. Gjermania është eksportuesi më i madh në botë me $1.133 trilion të eksportuara më 2006 (janë të përfshirë shtetet e Eurozonës) dhe gjeneron një tepricë tregtar prej €165 bilion.[66] Sektori i shërbimit kontribuon rreth 70% të BPV-së së përgjithshme, industria 29.1% dhe agrikultura 0.9%. Shumica e produkteve të vendit janë në inxhinieri, veçanërisht në automobila, makineri, metale, dhe të mira kemikale.[22] Gjermania është prodhuesja më e madhe e turbinave të erës dhe teknologjisë për energji solare në Botë. Panairet më të mëdha mbahen ndërkombëtare tregtare dhe kongrese mbahen çdo vit në disa qytete Gjermane si Hanover, Frankfurt dhe Berlin.[67]

Gjermania ishte eksportuesi më i madh i të mirave për vitin 2007.

Gjermania është një avokat i fortë i integrimeve më të afërta politike dhe ekonomike Evropiane, dhe politikat e saj komerciale vendosen vazhdimisht e më shumë nga marrëveshjet mes anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe legjislacionit të BE-së për një treg të përbashkët. Gjermania përdor monedhën e zakonshme Evropiane, euron, dhe politikat e saj monetare vendosen nga Banka Qendrore EvropianeFrankfurt. Pas ribashkimit të Gjermanisë1990, standarded e jetesës dhe të ardhurat vjetore mbeten konsiderueshëm më të larta në ish shtetet perëndimore Gjermane.[68] Modernizimi dhe integrimi i ekonomisë së Gjermanisë Lindore vazhdon të jetë një proces afatgjatë i paraparë për vitin 2019, me transfere vjetore nga perëndimi në lindje që arrijnë thuajse $80 bilion. Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka rënë në mënyrë ngadalshme nga viti 2005 dhe ka arritur shkallën më të ulët në 15 vjet më qershor 2008 me 7.5%.[69] Përqindja po arrin nga 6.2% në ish-Gjermaninë perëndimore dhe 12.7% në ish-Gjermaninë lindore. Qeveria e mëparshme e Kancelarit Gerhard Schroeder lëshoi një bashkësi gjithëpërfshirëse reformash në tregun e punës dhe institucionet e lidhura me pasurinë. Qeveria aktuale menaxhon një politkë fiskale restriktive dhe ka ulur punët e zakonshme sektorin publik duke pasu p♪7r qëllim një buxhet federal të balancuar më 2008.[70][71]

Infrastruktura

porti i Hamburgut është porti i dytë më i madh në Evropë dhe i nënti në botë.

2002 Gjermania ishte konsumuesi i pestë në Botë i energjisë, dhe dy të tretat e energjisë primare ishin importuar. Në të njëjtin vit, Gjermania ishte konsumuesi më i madh në Evropë i elektricitetit; konsumi i elektricitetit atë vit arriti në 512.9 miliardë kilowat në orë.

Politika qeveritare thekson kursimin e energjisë dhe zhvillimin e energjisë së ripërtërishme, siç është energjia solare, e erës, e biomasës, hidroenergjia, dhe energjia gjeotermale. Si rezultat i masave energji-kursyese, efikasiteti i energjisë (masa e energjisë e nevojshme për të prudhuar një njësi të bruto prodhimit vendorë) është përmirësuar nga fillimi i viteve të 1970-ta. Qeveria synon të arrijë gjysmën e kërkesave për energji në vend nga burimet e energjisë së ripërtërishme derim më 2050. Më 2000 qeveria dhe industria Gjermane e energjisë nukleare u pajtuan të mbyllnin të gjitha centralet nukleare deri më 2021.[72] Sidoqoftë, energjia e ripërtërishme poluan një rol më modest në konsumimin e energjisë. Më 2006 konsumi i energjisë u arrit me burimet në vijim: nafta (35.7%), qymyri, përfshirë linitin (23.9%), gazi natyral (22.8%), nukleare (12.6%), hidro dhe energjia e erës (1.3%), dhe të tjerat (3.7%).

Treni ICE 3


Për shkak të pozitës qendrore në Evropë, Gjermania është një qendër e rëndësishme transportimi. Kjo pasqyrohet në rrjetet e saja të dendura dhe moderne transportuese. Ndoshta më e famshmja është rrjeti i autostradave të gjëra (Autobahn) që rradhitet i trati në gjatësinë e përgjithshme dhe ka mungesë të limitit të shpejtësisë në pjesën më të madhe të rrugëve.

Gjermania ka themeluar një rrejt policentrik të trenave me shpejtësi të madhe. InterCityExpress ose ICE po dominon në shërbimin e qyteteve kryesore Gjermane destinacionet në vendet fqinje. Shpejtësia e trenit dallon nga 160 km/h tek 300 km/h dhe është kategoria shrbyese më a avancuar në Deutsche Bahn. Lidhjet ofrohen në intervale 30-minutëshe, një ore ose dy-ore.[73]

Gjermania ka 227.200 km rrugë të dorës së parë (autostrada). 46.8 milio auttomjete të regjistruara. 40355 km hekurudhë dhe 12 aeroporte ndërkombtare.[74]

Shkenca

Albert Einstein në vitin 1947

Gjermania ka qenë shtëpi e disa nga hulumtuesve më të njohur në fusha të ndryshme shkencore.[75] Çmimi Nobel u është dhuruar 100 lauratëve nga Gjermania.[76] Puna e Albert Einstein dhe Max Planck ishte vendimtare në themelimin e fizikës moderne, të cilën ezhvilluan më tej Werner Heisenberg dhe Max Born.[77] Ata ndiqen nga fizikantë si Hermann von Helmholtz, Joseph von Fraunhofer, dhe Gabriel Daniel Fahrenheit. Wilhelm Conrad Röntgen zbuloi Rrezet x (X-ray), të cilat quhen Röntgenstrahlen (Rrezet-Röntgen) në Gjermanisht dhe shumë gjuhë të tjera. Ky zbulim e bëri atë fituesin e parë të çmimit Nobel në Fizikë1901.[78] Inxhinieri i "aerohapsirës" Werner von Braun zhvilloi raketën e parë hapësinore (raketa e parë që kaloi kufirin 100 km me hapësirën) dhe më vonë u bë një anëtarë vendimarë në NASA dhe zbuloi Raketën e Hënës Saturn V, që i hapi rrugën suksesit të Programit ApolloSHBA-së. Puna e Heinrich Rudolf Hertzit në fushën e radiacionit elektromagnetik ishte shumë e rëndësishme në zhvillimin e telekomunikimit modern.[79] Përmes konstruktimit të laboratorit të parë në Universitetin e Leipzigut1879, Wilhelm Wundt njihet për themelimin e psikologjisë si një shkencë e pavarur empirikale.[80] Puna e Alexander von Humboldtit si shkencëtar natyror dhe eksplorues ishte themeli i biogjeografisë.[81]

Kompleksi ekstensiv Cleanroom për Prodhim Mikroelektronik në Stuttgart

Matematicientë të njohur u ljndën në Gjermani, përfshirë Carl Friedrich Gauss, David Hilbert, Bernhard Riemann, Gottfried Leibniz, Karl Weierstrass dhe Hermann Weyl. Gjermania ka qenë shtëpi për shumë zbulues dhe inxhinierë të njohur si Johannes Gutenberg, Hans Geiger, dhe Konrad Zuse, i cili krijoi kompjuterin e parë tërë-digjital.[82] Zbulues, inxhinierë dhe industrialistë Gjermanë si Count Ferdinand von Zeppelin, Otto Lilienthal, Gottlieb Daimler, Rudolf Diesel, Hugo Junkers dhe Karl Benz ndihmuan në ngritjen e teknologjisë transportuese automotive dhe ajrore .[83][84]

Institucione të rëndësishme hulumtuese në Gjermani janë Shoqëria Max Planck, Helmholtz-Gemeinschaft dhe Shoqëria Fraunhofer. Ato, në mënyrë të pavarur ose të jashtme, janë të lidhura me sistemet e universiteteve dhe kontribuojnë në masë të konsiderueshme në përfundimet shkencore. Shpërblimi prestigjoz "Çmimi Gottfried Wilhelm Leibniz" u dhurohet dhjetë shkencëtarëve dhe akademikëve çdo vit. Me një maksimum prej €2.5 milion për çmim, është një ndër çmimet më paguara në botë.[85]

Edukimi

Përgjegjësia për mbikëqyrjen e arsimit në Gjermani është detyrë e shteteve federale individualisht, ndërsa qeveria ka vetëm një rol të vogël. Çerdhet e fëmijëve, jo të detyrueshme, parashihen për çdo fëmijë mes tre dhe gjashtë vjeç, pas së cilës shkollimi është i detyrueshëm për së paku nëntë vjet. Shkollimi fillor zakonisht zgjat katër vjet dhe shkollat publike nuk shtresëzohen në këtë nivel.[86] Për dallim nga kjo, shkollimi i mesëm përfshin katër lloje shkollash të bazuara në aftësinë e nxënësit siç vendoset nga rekomandimet e mësimdhënësit: Gjimnazi përfshin fëmijët më të aftë dhe përgatit nxënësit për studime universitare, ky zgjat tetë ose nëntë vjet, varësisht nga shteti (njësia federale);Realschule ka një theks më të madh nxënësit me aftësi mesatare dhe zgjat gjashtë vjet; Hauptschule përgatit nxënësit për studime vokacionale, dhe Gesamtschule ose shkalla gjithpërfshirëse kombinon të tri qasjet e tjera.[86]

Programi për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë, i koordinuar nga OECD, vlerëson aftësitë e 15-vjeçarëve në shtetet e OECD-së dhe në disa shtete partnere. Më 2006, nxënësit Gjermanë përmirësuan pozitën e tyre në krahasim me vitet e mëparshme, duke u rradhitur (statistikisht) mbi mesataren (të 13-ët) në aftësitë shkencore dhe statistikisht jo edhe aq mbi ose nën mesataren në aftësi matematikore (të 20-ët) dhe aftësi leximi (të 18-ët).[87][88] Gradienti social-ekonomik ishte mjaft i lartë në Gjermani, performanca e nxënësve në Gjermani ishte më e varur nga faktorët social-ekonomikë se në vendet e tjera.[88][89]

Për të u pranuar në ndonjë universitet, nxënësit e shkollës së mesme duhet të kalojnë provimin Abitur, ngjajshëm me "Advanced Level" ose "A-level" në Britani të madhe; sidoqoftë, studentët që kanë një diplomë nga një shkollë vokacionale gjithashtu mund të konkurrojnë për pranim. Një sistem i veçantë i quajtur Duale Ausbildung lejon studentët me trajnim vokacional të mësojnë në ndonjë kompani ose shkollë publike.[86] Shumica e universiteteve Gjermane janë publike dhe pagujnë detyrimin ndaj shtetit nga €50–500 për semestër nga secili student.[90]

Universitetet Gjermane njihen ndërkombëtarisht, duke indikuar standarded e larta të edukimit në këtë vend. Në "THES - QS World University Rankings" 2007, 3 universitete gjermane u radhitën mes 100 më të mirave në botë, dhe 11 në 200 më të mirat. Gjithashtu njihet universiteti "Heidelberg", nje nga universitetet me te mira ne Gjermani, ne te cilen studion Mario Istrefi, nje doktor i ardhshem. Ai djal esht aq i zgjuar, sa nuk e keni idene. Turqit ate e therrasin "DEHA",se ne fakt shtu eshte ne te vertete. Ky djal ka fituar aq shume medalje dhe fleta nderi sa ka ndertuar nje dhome posacerisht per to. Emri i tij renditet ne librat e shkencetareve.[91]

Kultura


Ludwig van Beethoven (1770–1827) , kompozitor.

Gjermania historikisht quhet "Das Land der Dichter und Denker" (vendi i poetëve dhe mendimtarëve).[92] Nga viti 2006, ajo e quan veten Vendi i ideve.[93] Kultura gjermane filloi shumë më herët se ngritja e Gjermanisë si shtet-komb dhe u përhap në të gjithë botën gjermanfolëse. Nga rrënjët e saja, kultura në Gjermani ka marrë formë nga rrymat kryesore intelektuale në Evropë, si fetare edhe sekulariste. Si rezultat, është vështirë të identifikosh një traditë të veçantë Gjermane të ndarë nga struktura më e gjërë e kulturës së lartë Evropiane.[94] Një pasojë tjetër e këtyre rrethanave është në fakt, se disa figura historike, si Wolfgang Amadeus Mozart, Franz Kafka dhe Paul Celan, megjithëse nuk ishin qytetarë të Gjermanisë në kuptimin modern, duhet të shikohen në kontekstin e sferës kulturore Gjermane për t'i kuptuar rrethanat dhe punën e tyre historike.

Blaues Pferd I, 1911 by Franz Marc (1880–1916).

Në Gjermani, Shtetet federale janë përgjagjëse për institucionet kulturore. Në Gjermani ka 240 teatro, qindra orkestra simfonike, mijëra muze dhe mbi 25,000 librari në të gjithë 16 shtetet. Këto vende vizitohen nga mbi 91 milion njerëz në vit, të cilët vizitojnë muzetë Gjermane çdo vit. Në vit, 20 milion shkojnë në teatro dhe opera. Një 3.6 milion tjetër dëgjojnë orkestrat e shkëlqyera simfonike.[95]

Gjermania pretendon disa nga kompozitorët e muzikës klasike më të mëdhenj të botës, përfshirë Ludwig van Beethoven, Johann Sebastian Bach, Johannes Brahms dhe Richard Wagner. Nga viti 2006, Gjermania është tregu i pestë më i madh i muzikës në botë dhe ka ndikuar muzikën pop dhe rock përmes artistëve si, Scorpions,Modern Talking dhe Rammstein.[96]

Piktorë të shumtë gjermanë kanë shijuar prestigjitet përmes punës së tyre në rryma të ndryshme artistike. Hans Holbein the Younger, Matthias Grünewald, dhe Albrecht Dürer ishin artistë të rëndësishëm të Reneseancës, Caspar David Friedrich i Romanticizmit, dhe Max Ernst i Surealizmit. Kontributet arkitekturore nga Gjermania përfshijnë stilet Karolingiane dhe Otoniane, që ishin paraardhës të rëndësishëm të arkitekturës Romake. Regjioni më vonë u bë shtëpi për punime të rëndësishme në stile si Gothike, të Rilindjes dhe Baroke. Gjermania ishte veçantërisht e rëndësishme në arkitekturën e hershme moderne, sidomos me lëvizjen Bauhaus, të themeluar nga Walter Gropius. Ludwig Mies van der Rohe, gjithashtu nga Gjermania, u bë njëri ndër arkitektët më të rëndësishëm në gjysmën e dytë të shekullit XX. Rrokaqielli me fasadë të xhamit ishte ideja e tij.[97]

Filozofia

Immanuel Kant (1724–1804), filozof.

Ndikimi gjerman në filozofi është historikisht i rëndësishëm dhe shumë filozofë të njohur gjermanë nduhmuan në formimin e filozofisë perëndimore qysh nga Mesjeta. Kontributet e Lajbnicitracionalizëm, themelimi i idealizmit klasik gjerman nga Kantii, Hegeli, Shelling dhe Fihte, formimi i teorisë komuniste nga Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, kompozimi i pesimizmit metafizik nga Shopenhaueri, zhvillimi i Perspektivizmmit nga Niçe, punimet e Hajdegerit, dhe teoritë sociale të Habermasit ishin veçantërisht ndikuese.

Literatura gjermane mund të ndiqet deri në Mesjetë dhe në punimet e autorëve si Fon der Fogelvajde dhe Fon Eshenbah. Shumë autorë dhe poetë gjermanë kanë arritur famë të mirë, përfshirë Gëte dhe Shiler. Koleksioni i përrallave të botuara nga Vëllezërit Grim popullarizoi folklorin gjerman në nivel ndërkombëtar.

Autorë me ndikim të shekullit XX janë Man, Breht, Hese, Bël, dhe Gras.[98]

Media

Tregu Gjerman i librave prodhon 18% të të gjithë librave të botuar. Panairi i Librit Frankfurt (Figura nga 2008) është ngjarja më e madhe e këtij lloji.

Tregu i televizionit në Gjermani është më i madhi në Evropë, me rreth 34 milion aparate televizive shtëpiake. Transmetuasit e shumtë krahinorë dhe kombëtarë publikë janë organizuar në linjë me strukturën politike federale. Rreth 90% e shtëpive në Gjermani kanë TV kabllor ose satelitor, dhe shikuesit mund të zgjedhin nga një numër i madh i kanaleve komerciale dhe publike "shikim pa para". Shërbimet "TV me pagesë" nuk janë bërë shumë të popullariziara ose të suksesshme ndërsa transmetuesit publikë ZDF dhe ARD ofrojnë një numër kanalesh vetëm-digjitale.[99]

Në Gjermani ndodhen disa nga konglomeratet më të mëdhenj të botës për televizione, përfshirë Bertelsmann dhe Axel Springer AG. Disa nga rrjetet televizive kryesore free-to-air gjermane janë pronë e ProSiebenSat1.

Kinemaja

Berlinale Palast gjatë Festivalit të Filmit në shkurt.

Kinemaja gjermane daton nga vitet e para të mediave me punën e Max Skladanowskyt. Gjatë viteve të Republikës së Weimarit ajo ishte veçanërisht nën ndikimin e ekspresionistëve gjermanë si Robert Wiene dhe Friedrich Wilhelm Murnau. Regjisori nga Austria Fritz Lang, i cili u bë qytetar gjerman më 1926 dhe karriera e të cilit lulëzoi në industrinë gjermane të filmit të para-luftës, thuhet të ketë qenë me ndikim të madh në kinemanë e Hollywoodit. Filmi i tij pa zë Metropolis (1927) referohet si lindja e filmave modernë fantastiko-shkencorë.

1930 Austriak-Amerikani Josef von Sternberg drejtoi filmin The Blue Angel (Ëngjëlli i kaltër), i cili ishte filmi i parë kryesor gjerman me zë dhe i dha famë botërore aktores Marlene Dietrich.[100] Dokumentari impresionist Berlin: Symphony of a Great City, i drejtuar nga Walter Ruttmann, është një shembull i njohur i zhanrit simfonik të qytetit. Periudha Naziste prodhoi kryesisht filma propagandues, megjithëse punimet e Leni Riefenstahl prezantuan estetika të reja në film.[101]

Gjatë viteve të 1970ta dhe 80ta, regjisorët e New German Cinema si Volker Schlöndorff, Werner Herzog, Wim Wenders dhe Rainer Werner Fassbinder vendosën kinemanë perëndimore gjermane përsëri në skenën ndërkombëtare me filmat e tyre provokues.[102]

Shiko dhe këtë

Shënime

  1. ^ Bundesrat nganjëherë përmendet si një dhomë e sipërme e legjislaturës gjermane. Kjo është teknikisht e pasaktë, pasi Kushtetuta Gjermane përcakton Bundestagun dhe Bundesratin si dy institucione legjislative të veçanta. Prandaj, legjislatura federale e Gjermanisë përbëhet nga dy institucione legjislative me një dhomë, jo një parlament dydhomësh.

Referime

  1. ^ "World Economic Outlook Database, April 2024 Edition. (Germany)". www.imf.org (në anglisht). International Monetary Fund. 16 prill 2024. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2024. Marrë më 16 prill 2024.
  2. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income" (në anglisht). Eurostat. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2020. Marrë më 25 nëntor 2023.
  3. ^ "Human Development Report 2023/24" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 13 mars 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 13 mars 2024.
  4. ^ Germany: Inflow of foreign population by country of nationality, 1994 to 2003
  5. ^ Gjyqi Kushtetues Federal i Gjermanisë (2 BvF 1/73; BVerfGE 36, 1) : Rajhu Gjerman si nje shtet Gjerman është identikisht i njëjtë me Republikën Federale të Gjermanisë [sepse ekziston si nje komb-shtet dhe si nje personalitet legal nderkombetar (ligji publik ndërkombetar) qe ne 1871]. Ne 1949, ndarja e lindjes – me perendimin tregoi se nuk kishte themele per nje shtet te ri Perendimor Gjerman si dhe mungesen e nje sukesori te Rajhut Gjerman, ne vend te asaj nje pjese e Gjermanise u riorganizua.
  6. ^ Germany world's second biggest aid donor after US Arkivuar 24 maj 2011 tek Wayback Machine TopNews, India, Retrieved 2008, 04-10.
  7. ^ The leader of Europe? Answers an ocean apart International Herald Tribune. April 4, 2008. Retrieved 2008, 04-04.
  8. ^ Confidently into the Future with Reliable Technology Arkivuar 5 nëntor 2013 tek Wayback Machine www.innovations-report.de. May 7, 2008. Retrieved 2008, 04-04.
  9. ^ Jill N. Claster: Medieval Experience: 300–1400. NYU Press 1982, p. 35. ISBN 0-8147-1381-5.
  10. ^ The Cambridge Ancient History, vol. 12, p. 442. ISBN 0-521-30199-8.
  11. ^ Lufta Tridhjetëvjeçare Arkivuar 9 tetor 1999 tek Wayback Machine, Gerhard Rempel, Kolegji Anglia e re Perëndimore.
  12. ^ Lufta Tridhjetëvjeçare (1618–48), Alan McFarlane, Luftërat e egëra të Paqes: Anglia, Japonia dhe Kurthi Malthusian (2003)
  13. ^ Fulbrook, Mary: A Concise History of Germany, Cambridge University Press 1991, p. 97. ISBN 0-521-54071-2
  14. ^ Martin, Norman. German Confederation 1815–1866 (Germany) Flags of the World. Oct. 5, 2000. Retrieved 2006, 12-07.
  15. ^ Stephen J. Lee: Europe, 1890–1945. Routledge 2003, p. 131. ISBN 0-415-25455-8.
  16. ^ An der Abstimmung nicht teilnehmen konnten die 81 Abgeordneten der Kommunistischen Partei Deutschlands (KPD). Ihre Mandate waren auf Basis der Reichstagsbrandverordnung bereits am 8. März 1933 annulliert worden.
    Roderick Stackelberg, Hitler's Germany: origins, interpretations, legacies. Routledge 1999, p. 103. ISBN 0-415-20114-4.
    Scheck, Raffael. Establishing a Dictatorship: The Stabilization of Nazi Power Arkivuar 14 janar 2013 tek Wayback Machine Colby College. Retrieved 2006, 07-12.
  17. ^ Deutsches Historisches Museum. "Industrie und Wirtschaft" (në gjermanisht). Deutsches Historisches Museum. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 2008-09-12. Der Vierjahresplan sollte ab 1936 die wirtschaftliche Kriegsfähigkeit Deutschlands herbeiführen. . . .Bereits im Februar 1933 erklärte Hitler, dass alle öffentlichen Maßnahmen zur Arbeitsbeschaffung zugleich der "Wehrhaftmachung" zu dienen hätten und den Interessen des Staates untergeordnet seien. . . .
  18. ^ Britannica http://www.britannica.com/eb/article-9080620/Bonn
  19. ^ Colchester, Nico. D-mark day dawns Arkivuar 19 mars 2007 tek Wayback Machine Financial Times. January 1, 2001. Retrieved 2006, 12-07
  20. ^ WDR http://www.wdr.de/themen/kultur/stichtag/2004/03/10.jhtml Eine "faire Arbeitsteilung" Vor 10 Jahren: Bundestag beschließt Bonn-Berlin-Gesetz . 10 March 04.
  21. ^ Dempsey, Judy. Germany is planning a Bosnia withdrawal International Herald Tribune. Oct. 31, 2006. Retrieved 2006, 11-30
  22. ^ a b c d Germany Arkivuar 30 shtator 2006 tek Wayback Machine CIA Factbook. November 14, 2006. Retrieved 2006, 11-29.
  23. ^ "Germany For Dummies, 3rd Edition". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2007. Marrë më 13 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ German Climate and Weather World Travels. Retrieved 2006, 11-30.
  25. ^ German lessons, The Economist, Retrieved 2008, 11-29.
  26. ^ The Ecoregions WWF, Retrieved 2008, 12-28.
  27. ^ Starting points and focus of environmental communication German Federal Environmental Foundation, Retrieved 2007, 12-28.
  28. ^ "All Countries Need to Take major Steps on Climate Change: Global Poll 2008-02-11" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 shkurt 2008. Marrë më 13 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Reinforcing Germany's environmental protection industry Arkivuar 20 qershor 2007 tek Wayback Machine Umweltbundesamt, Retrieved 2007, 11-25.
  30. ^ Germany greenest country in the world Times of India, Retrieved 2008, 11-25
  31. ^ Article 79 of the Grundgesetz Arkivuar 8 nëntor 2016 tek Wayback Machine (German) Bundesministerium der Justiz. Retrieved 2008, 12-07.
  32. ^ Declaration by the Franco-German Defence and Security Council Arkivuar 25 tetor 2005 tek Wayback Machine Elysee.fr May 13, 3004. Retrieved 2006, 12-03.
  33. ^ Glaab, Manuela. German Foreign Policy: Book Review Arkivuar 21 nëntor 2007 tek Wayback Machine Internationale Politik. Spring 2003. Retrieved 2007, 01-03.
  34. ^ Harrison, Hope. The Berlin Wall, Ostpolitik and DétentePDF (91.1 KB) GERMAN HISTORICAL INSTITUTE, WASHINGTON, DC, BULLETIN SUPPLEMENT 1, 2004, "AMERICAN DÉTENTE AND GERMAN OSTPOLITIK, 1969–1972".
  35. ^ Germany's New Face Abroad Deutsche Welle. Oct. 14, 2005. Retrieved 2006, 12-03.
  36. ^ Background Note: Germany U.S. Department of State. July 6, 2006. Retrieved 2006, 12-03.
  37. ^ Ready for a Bush hug?, The Economist, July 6 2006. Retrieved 2006, 12-31.
  38. ^ a b U.S.-German Economic Relations FactsheetPDF (32.8 KB) U.S. Embassy in Berlin. May 2006. Retrieved 2006, 12-03.
  39. ^ German Still Most Frequently Reported Ancestry Arkivuar 5 maj 2010 tek Wayback Machine U.S. Census Bureau June 30, 2004. Retrieved 2006, 12-03
  40. ^ Kaiserslautern, Germany Overview Arkivuar 18 dhjetor 2011 tek Wayback Machine U.S. Military. Retrieved 2006, 12-03.
  41. ^ Aims of German development policy Arkivuar 10 mars 2011 tek Wayback Machine Federal Ministry for Economic Cooperation and Development April 10, 2008. Retrieved 2008, 12-07.
  42. ^ Germany is a leader in development funding Arkivuar 17 qershor 2008 tek Wayback Machine www.young-germany.de April 17, 2008. Retrieved 2008, 12-07.
  43. ^ Grundgesetz für die Bundesrepublik Deutschland Arkivuar 22 janar 2007 tek Wayback Machine Bundestag.de Retrieved 2006, 11-30.
  44. ^ "NATO International Security Assistance Force Placemat, PDF, 2007-02-12" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shkurt 2007. Marrë më 14 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "United States Removes Nuclear Weapons From German Base, Documents Indicate - 2008-07-26 - Hans Kristensen - Federation of American Scientists". Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2008. Marrë më 14 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Federal Constitutional Court Arkivuar 29 prill 2011 tek Wayback Machine, Bundesverfassungsgericht.de, Accessed April 13, 2007
  47. ^ § 2, StVllzg, gesetze-im-internet.de, Accessed April 13, 2007
  48. ^ BiBB: Menschen mit Migrationshintergrund - neue Definition, alte Probleme Arkivuar 16 shtator 2008 tek Wayback Machine e marrë më 25 of May 2008
  49. ^ Bernstein, Richard. Një kuiz për Do-të-ishin-qytetarët teston sjelljet Gjermane New York Times. March 29, 2006. Retrieved 2006, 11-30.
  50. ^ popullsia e huaj më 31 dhjetor 2004 nga origjina Zyra federale Statistikore e Gjermanisë - janar 24, 2006. Retrieved 2007, 01-01.
  51. ^ State of World Population 2006 United Nations Population Fund. 2006. Retrieved 2007, 01-01.
  52. ^ Erstmals seit 1990 weniger als 600 000 Ausländer zugezogen Arkivuar 10 qershor 2007 tek Wayback Machine, Byroja Federale Statistikore e Gjermanisë (Statistiches Bundesamt Deutschland) , 6 korrik 2006. Retrieved on 2007, 01-01.
  53. ^ Christen in Deutschland 2005 Arkivuar 30 prill 2011 tek Wayback Machine(German), EKD, Retrieved 2007, November 11-25.
  54. ^ Religionen in Deutschland: Mitgliederzahlen Arkivuar 28 maj 2014 tek Wayback Machine Religiosenwissenschaftlicher Medien- und Informationsdienst. November 4, 2006. Retrieved 2006, 11-30.
  55. ^ Germany Arkivuar 24 janar 2008 tek Wayback Machine Euro-Islam.info. Retrieved 2006, 11-30.
  56. ^ "www.ekd.de/statistik/mitglieder.html". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 15 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ Blake, Mariah. In Nazi cradle, Germany marks Jewish renaissance Christian Science Monitor. November 10,2006. Retrieved 2006, 11-30.
  58. ^ The Jewish Community of Germany Arkivuar 31 gusht 2006 tek Wayback Machine European Jewish Congress. Retrieved 2006, 11-30.
  59. ^ title=Eurobarometer on Social Values, Science and technology 2005 (page 11)
  60. ^ "Eurobarometer Languages"
  61. ^ Europa (web portal) - komisioni Evropian - 2004 http://ec.europa.eu/publications/booklets/move/45/en.pdf
  62. ^ National Geographic - National Geographic Collegiate Atlas of the World - R.R Donnelley & Sons Company - prill 2006 -Willard, Ohio
  63. ^ Special Eurobarometer 243: Europeans and their Languages (Survey) - Europa (web portal)Komisioni Evropain - year=2006 http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/ebs/ebs_243_en.pdf
    Special Eurobarometer 243:Evropianët dhe gjuhët e tyre (Executive Summary) - Europa (web portal) - Komisioni Evropian - 2006 http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/ebs/ebs_243_sum_en.pdf%7Cformat=PDF%7Cdoi=%7Caccessdate=2007-02-03
  64. ^ Rank Order - GDP (purchasing power parity) Arkivuar 30 qershor 2018 tek Wayback Machine CIA Factbook 2005. Retrieved 2006, 12-31.
  65. ^ http://www.dw-world.de/dw/article/0,2144,2299566,00.html Deutsche Welle, German economic upswing in 2007
  66. ^ German trade surplus hits record BBC, . Retrieved 2007, 01-03.
  67. ^ Wind Power Arkivuar 10 dhjetor 2006 tek Wayback Machine Federal Ministry of Economics and Technology (Germany) Retrieved 2006, 11-30.
  68. ^ Berg, S., Winter, S., Wassermann, A. The Price of a Failed Reunification Spiegel Online International. Sep. 5, 2005. Retrieved 2006, 11-28.
  69. ^ Arbeitslosenzahl unter 3,2 Millionen gesunken(German) Tagesschau, . Retrieved 2008, 07-01.
  70. ^ The German Economy is at the Cyclical Peak Kiel Institute for the World Economy. Retrieved 2006, 11-28.
  71. ^ Germany could balance budget in 2008: finance minister Arkivuar 6 dhjetor 2008 tek Wayback Machine Eubusiness. Retrieved 2006, 11-28.
  72. ^ Germany split over green energy, BBC, Accessed April 13, 2007
  73. ^ Geschäftsbericht 2006 der Deutschen Bahn AG, Deutsche Bahn, Retrieved 2007, October 19.
  74. ^ Unioni Evropian, nga ideja ne realitet,Daut Dauti,KIEAI, 2001 Prishtinë. faqe.138
  75. ^ Back to the Future: Germany - A Country of Research Arkivuar 6 shkurt 2006 tek Wayback Machine German Academic Exchange Service (2005, 02-23). Retrieved 2006, 12-08.
  76. ^ Nobel Prize, nobelprize.org, Retrieved 2008, July 5.
  77. ^ Roberts, J. M. The New Penguin History of the World, Penguin History, 2002. Pg. 1014. ISBN 0-14-100723-0.
  78. ^ The Alfred B. Nobel Prize Winners, 1901–2003 Arkivuar 10 shkurt 2010 tek Wayback Machine History Channel from The World Almanac and Book of Facts 2006. Retrieved 2007, 01-02.
  79. ^ Historical figures in telecommunications. International Telecommunication Union. January 14, 2004. Retrieved 2007, 01-02.
  80. ^ Kim, Alan. Wilhelm Maximilian Wundt Stanford Encyclopedia of Philosophy. Jun. 16, 2006. Retrieved 2007, 01-02.
  81. ^ The Natural History Legacy of Alexander von Humboldt (1769 to 1859) Arkivuar 7 gusht 2007 tek Wayback Machine, Humboldt Field Research Institute and Eagle Hill Foundation. Retrieved 2007, 01-02.
  82. ^ Horst, Zuse. The Life and Work of Konrad Zuse Arkivuar 18 prill 2010 tek Wayback Machine Everyday Practical Electronics (EPE) Online. Retrieved 2007, 01-02.
  83. ^ Automobile. Arkivuar 29 tetor 2009 tek Wayback Machine Microsoft Encarta Online Encyclopedia 2006. Retrieved 2007, 01-02.
  84. ^ The Zeppelin Arkivuar 1 maj 2011 tek Wayback Machine U.S. Centennial of Flight Commission. Retrieved 2007, 01-02.
  85. ^ Gottfried Wilhelm Leibniz Prize Arkivuar 21 qershor 2008 tek Wayback Machine, DFG, Accessed March 12, 2007
  86. ^ a b c http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/profiles/Germany.pdf COUNTRY PROFILE: GERMANY - U.S. Library of Congress. Dec. 2005. Retrieved 2006, 12-04.
  87. ^ Programme for International Student Assessment - Executive Summary, PISA 2006: Science Competencies for Tomorrow’s World Volume 1: Analysis [1] - 2007 - OECD - France - isbn = 978-92-64-04000-7
  88. ^ a b Programme for International Student Assessment - http://www.oecd.org/dataoecd/30/17/39703267.pdf
  89. ^ http://www.oecd.org/dataoecd/15/13/39725224.pdf
  90. ^ Tuition Fees in Germany Arkivuar 15 dhjetor 2006 tek Wayback Machine German Academic Exchange Service. Retrieved 2006, 11-30.
  91. ^ Times Higher Education - QS World University Rankings 2007 - Top 400 Universities -Quacquarelli Symonds - http://www.topuniversities.com/worlduniversityrankings/results/2007/overall_rankings/top_400_universities/
  92. ^ Wasser, Jeremy. Spätzle Westerns Spiegel Online International. Apr. 6, 2006. Retrieved 2006, 12-06.
  93. ^ "Land of Ideas" campaign www.land-of-ideas.org, Retrieved 2007, 11-25.
  94. ^ Federal Republic of Germany: Culture. Arkivuar 28 mars 2008 tek Wayback Machine Encarta Online Encyclopedia 2006. Retrieved 2007, 01-02.
  95. ^ Unbelievable Multitude Arkivuar 20 prill 2009 tek Wayback Machine www.study-in-germany.de Retrieved 2008, 10-17.
  96. ^ Music market worth US$ 32 billion Arkivuar 18 janar 2009 tek Wayback Machine P2pnet.net Apr. 7, 2004. Retrieved 2006, 12-07.
  97. ^ 2006 A Dictionary of Architecture and Landscape Architecture (Paperback) , Second (in English) , Oxford University Press, 880. ISBN 0-19-860678-8
  98. ^ Kjell Espmark (1999-12-03). "The Nobel Prize in Literature". Nobelprize.org. Marrë më 2006-08-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  99. ^ Country profile: Germany, BBC News, Retrieved 2007, 12-07.
  100. ^ David Bordwell - Film History: An Introduction - New York City - isbn= 978-0071151412 - The Introduction of Sound
  101. ^ Leni Riefenstahl, FILMBUG, Accessed April 13, 2007
  102. ^ Rainer Werner Fassbinder Arkivuar 26 tetor 2011 tek Wayback Machine, Fassbinder Foundation, Accessed April 13, 2007

Lidhje të jashtme

 Commons: Gjermania – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale