Federata
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Federata është trajtë e shtetit të përbërë e cila paraqet një lidhje shumë më të ngushtë ndërmjet shteteve se konfederata. Federata është bashkim i një apo më shumë shtetesh, ku krijohet organi qendror i cili në kuptimin e drejtë të fjalës është bartës i pushtetit shtetëror, pushtetit sovran.
Vendimet e organit qendror kanë karakter obligues për të gjitha shtetet anëtare në federatë, madje edhe pa pëlqimin e tyre. Autorizimet kapitale i ka organi qendror në shkallë federate për tërë territorin e shtetit (federal), ku në radhë të parë hyjnë çështjet me jashtë - politika e jashtme, çështjet ushtarake dhe çështjet kryesore lidhur me monedhën e shtetit (shteteve). Këto tri çështje janë rezervuar për organin qendror, ndërsa çështjet e tjera mund të jenë në kompetencë të organeve shtetërore të shteteve anëtare.
Nga kjo rezulton një karakteristikë e rëndësishme e shtetit federativ -se shteti i këtillë në raportet ndërkombëtare paraqitet si një shtet i vetëm (unitar). pra si subjekt i vetëm në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa shtetet anëtare të federatës parimisht ngelin të padukshme. Ky autorizim i organit qendror apo këto autorizime janë të rregulluara me kushtetutë në mënyre të përgjithshme, si edhe autorizimet e organeve të shteteve anëtare.
Në hartimin e kushtetutës s'do mend se marrin pjesë edhe shtetet anëtare të federatës nëpërmjet përfaqësuesve të vet në dhomat federative. Është e njohur se shtetet federative organin ligj dhënës e kanë të përbërë prej dy dhomave. Dhoma e lartë, e cila përbëhet prej përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe dhoma e ulët përbëhet prej përfaqësuesve të elitë i zgjedh populli në tërë territorin e shtetit të përbërë. Dhomat janë të barabarta, domethënë kanë status të njëjtë.
Shtetet anëtare në federatë kanë autorizime të gjera në aspektin e brendshëm të të ushtruarit të pushtetit shtetëror. Këto këtë pushtet e bëjnë të dallohet prej pushtetit të pjesëve të decentralizuara në shtetin unitar apo të thjeshtë. Shtetet anëtare i kanë organet e veta ligj dhënëse, ekzekutive dhe gjyqësore të pavarura, natyrisht, të zgjedhura apo të krijuara në bazë të kushtetutës së shtetit anëtar, por në pajtueshmëri të plotë me kushtetutën qendrore.
Duhet përmendur se shtetet anëtare në shtetin federal inkuadrohen në bazë të vullnetit të shprehur, duke përcaktuar autorizimet në bazë te aktit kushtetues-kushtetutës qendrore, ndërsa te konfederata kishim një lidhje kontraktuare. Kjo do të thotë se shteti federal është një bashkim i dy apo më shumë shtetesh dhe paraqet një shtet të vetëm ndaj botës tjetër, ndërsa konfederata nuk paraqet një shtet të ri, por bashkësi shtetesh anëtare të cilat ruajnë sovranitetin e plotë shtetëror, madje edhe të drejtën e shkëputjes nga konfederata në çdo kohë.
Në teorinë e shtetit dhe të së drejtës parashtrohet çështja e raporteve, e bartjes së sovranitetit shtetëror në shtetin e përbërë - shtetin federal. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë tri mendime: 1. Se shteti federal është bartës i sovranitetit - pra pushtetin shtetëror sovran e ka federata, jo edhe shtetet anëtare të federatës. Nga kjo del konkluzioni se shteti federal është shtet ndërsa shtetet anëtare nuk janë shtete, por gëzojnë një autonomi të gjerë juridike. 2. Shtetet anëtare janë sovrane, ndërsa bashkimi i shteteve në federatë. Domethënë federata s'është sovrane dhe federata nuk paraqet shtetin e përbërë, por përbëhet prej disa shteteve të thjeshta, të lidhura me një lloj të kontratës. Më në fund, 3. Se sovraniteti është i ndarë ndërmjet federatës dhe shteteve anëtare që e krijojnë shtetin e përbërë, ndërsa as federata e as shtetet anëtare nuk do të ishin sovrane si të vetme. por të gjitha si tërësi bëjnë shtetin e përbërë dhe, natyrisht. si i këtillë si tërësi është sovran.
Nga se u tha më lart, mund të vijmë në përfundim se mendimi i parë e mohon faktin se federata është bartëse e sovranitetit shtetëror dhe natyrisht nuk e pranon si shtet të përbërë. Alternativa e dytë mohon ekzistimin e vetë federatës - dhe vërteton ekzistimin e konfederatës. Këtu kemi të bëjmë me një kundërthënie në nocionin e federatës- sepse kemi shtetin sovran dhe shtetin jo sovran. Kujtojmë se mendimi i dytë është më afër zgjidhjes së çështjes e diskutueshme, sepse sovraniteti i takon federatës dhe kjo kryesisht ndaj faktorit të jashtëm paraqet shtetin e vetëm-shtetin e thjeshtë. Ndërkaq. shtetet anëtare nuk janë shtete sovrane, sepse pushteti i tyre është i kufizuar nga pushteti qendror, ndërsa ushtrimi i pushtetit në shtetet anëtare nuk paraqet kufizim të pushtetit qendror, por ndarje të kompetencave të cilat i përcakton vetë pushteti qendror - sovran.
Dilemat ndërmjet shtetit federal dhe shteteve anëtare zgjidhen mbi bazën terminologjike, duke mos i quajtur shtetet anëtare shtete, por njësi federale apo republika.