[go: up one dir, main page]

Jump to content

Sizifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 27 shkurt 2018 15:44 nga Βατο (diskuto | kontribute) (+)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Sizifi (greqisht: Σίσυφος, Latin: Sisyphus) - i biri Eolit, stërgjyshit të eolëve, themelues dhe mbret i parë i Korintit, më i mençuri dhe më dinaku prej të gjithë njerëzve.

Për jetën e tij dimë shumë pak, por më tepër dimë mbi vdekjen e tij. Në të vërtetë, nuk ka qenë variantë e Gilgameshit babilonas i cili e dëshironte pavdekshmërinë. Megjithatë, nuk ka dashur të vdesë. Për diç të tillë kishte shumë arsye, sepse vdekja e tij është dashur të jetë dënim që e ka parë Zeusin, zotin suprem në momentin kur Azopit, zotit të lumit, ia vodhi, të bijen, Eginën dhe se për këtë nuk ka heshtur. Kur vjen zoti i zi i vdekjes Tanati për ta marrë, në mënyrë të zhdërvjelltë i rrëshqet prej duarve, e lidh dhe e mbyll në fuqinë e metalt (sipas versionit tjetër në bodrum). Kjo pati pasoja të papashme: njerëzit më nuk vdisnin dhe nuk u ofronin zotërave flijime, kuptohet, sepse nuk u frikësoheshin. Me këte në themel është lëkundur rendi mbi të cilin qëndronte vetë ekzistenca e zotërave. Prandaj Zeusi e dërgoi në botë Aresin, zotin e luftës për ta shpëtuar Tanatin. Tanati pastaj e zë shpirtin e Sizifit dhe menjëherë e çon në botën nëntokësore. Sizifi ka ditur të gjendet në çdo situatë dhe çdo gjë e ka menduar më parë. Me largëpamësi i urdhëroi bashkëshortes së vet, Meropes, që me rastin e vdekjes së tij mos t'iu ofrojë zotërave flijime. Sundimtari i botës nëntokësore Hadi dhe bashkëshortja e tij Perzefona, më kot i pritnin dhuratat e caktuara dhe për këtë arsye urdhëruan që Sizifin ta sjellin para tyre. Sizifi u thotë se punën menjëherë do ta rregullojë, vetëm se ta lëshojnë për një moment që të shkojë në botën nëntokësore. Do të shkojë te bashkëshortja e vet dhe me një seriozitet do ta përkujtoj në detyrat e saja, sepse, siç mendon ajo në vete, i ofendon zotërat, e tjerë. Hadi u bind nga gojtaria e Sizifit, ndërsa Sizifi i humbi edhe mbresat e fundit të respektit para mençurisë dhe luciditetit të hyjnive. Mbeti i qetë në Korint dhe e shijonte jetën siç ka ditur më mire. Hadi, i zemruar, sërish e çoi Tanatin pas tij. Zoti i vdekjes e priti rastin kur pa se një pije iu dobësua të gjykuarit e Sizifit dhe atëherë në mënyrë të pamëshirshme ia kap dhe ia rrëmbeu shpirtin. Këtë herë Sizifi më nuk ka dalë nga bota nëntokësore. Pasi që ekzistonte rreziku që shembulli i Sizifit t'u shërbejë njerëzve për të dyshuar në gjithëdijshmërinë dhe autoritetin e zotërave, Hadi e dënoi në mënyrë shembullore: që përjetë ta rrokullisë gurin në kodër të lartë, i cili në maje do të rrëshqasë për herë nga dora dhe tërë veprimin do ta filloj sërish. Kjo nuk është vetëm punë e rëndë, por edhe punë pa kurrfarë qëllimi që e bënë të marrë pa kufi. Vetëdija se në këtë nuk do t'i ndihmojë kurrfarë dinakërie e mundon Sizifin njësoj sikur se edhe dëshpërimi i tij. Puna e Sizifit është bërë fjalë e urtë edhe sot dhe do të na vinte mirë sikur ta njihnim vetëm nga mitet e antikës. Duhet vetëm të përkuojtojmë Mitin për Sizifin të Albert Camus (Albert Kamy) të vitit 1942, tregimin Sizifi dhe vdekja të Robert Merleyut. Me emrin e Sizifit, për herë të parë, ndeshemi në Odisenë e Homerit. Në skenë e kanë sjellë Eskili dhe Euripidi në dramat Sizifi. Nga koha e re dimë për një numër të pikturave, në mesin e tyre edhe Sizifin e Ticianit, e viteve 1550, sot në Prado të Madridit. Nga antika na është ruajtur vetëm një pikturë me figurën e Sizifit dhe ajo rreth viti 420, para e.s. Këtu paraqitet si njëri prej shumë musafirëve në Darsmë e Laertit dhe të Antikleut (sot në Antikvarin e Mynihut). Dy skulptura të tija helenistike gjenden në Muzeun e Delfeve.