[go: up one dir, main page]

Jump to content

Struga

Coordinates: 41°06′14″N 20°24′16″E / 41.1039°N 20.4044°E / 41.1039; 20.4044
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°06′14″N 20°24′16″E / 41.1039°N 20.4044°E / 41.1039; 20.4044

Strugë
Струга
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej16.559
Emri i banorëveStrugan
{{{postal_code_type}}}
6330
Targat
Faqja zyrtarestruga.gov.mk

Struga është qytet dhe qendër e ame të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimoreMaqedonisë së Veriut. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.

Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj kohe është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën e Maqedonisë së Veriut dhe ballkanit si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorisht,[1] Oktisi dhe Dollogozhdë.

Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktis dhe në Ladorisht. Për bazilikën në Ladorisht dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis dhe Ladorisht.

Ekonomia Strugane kryesisht vjen nga turizmi, i cili është një nga më të lartit në Maqedoninë e Veriut. Degë të tjera ekonomike përfshin: bujqësinë, blegtorinë, peshkatarinë dhe indistrualizmi.

Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Shkalla e nataliteti në vitin 2004 ishte 10,2 % (në 1000 banorë), kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore). Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6 promilë. Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101, në promilë 2,7. Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës. Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6. Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona, nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Maqedonisë së Veriut. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217, prej të cilëve 150 janë qytetarë të shpërngulur brenda R. së Maqedonisë së Veriut. Karakteristikë është se nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të shpërngulur (113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km². Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0,3 shkurorëzime në 1000 banorë. Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorëzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shkurorëzimeve.

Struktura sipas gjinisë në Komunën e Strugës është 31743 (50 %) të gjinisë femërore dhe 31633 (50 %) të gjinisë mashkullore. Shkalla mesatare e moshës së popullatës sipas regjistrimit të vitit 2002, është 33,1 vite. Pjesëmarrja e popullatës së re deri ne 20 vjeç moshë është 36,2 %. Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të banorëve ka popullata me moshë nën dyzet vjeç 67,2 %, ndërsa përqindja e banorëve mbi 60 vjeç është 11,7 %.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut shtrihet Pellgu i Ohrit dhe Strugës, i vendosur ndërmjet maleve Jabllanica, Malit të Belicës dhe Mokrës në perëndim, Galiçicës, Petrinjës, Malit Pllaçin dhe Ilien në lindje ; Stogovës dhe pjesës së saj e Karaormanit në veri dhe krahinës malore Gora në jug[2]. Pellgu përfshin sipërfaqe prej 103.407 ha. Struga gjendet në lartësi mbidetare prej 698 m. Struga është e vendosur në rrëzë të malit Jabllanica në Pellgun e Ohrit dhe në anën veriore të Liqenit të Ohrit pranë vendit ku rrjedh lumi Drini i Zi po nga Liqeni i Ohrit. Mendohet se qysh nga periudhat e hershme kohore ka ekzistuar një vendbanim me emrin Enhalon, emër që mendohet se ka prejardhje nga gjuha e vjetër greke, që në përkthim don të thotë ngjalë. Më vonë vendbanimi e mori emrin Strugë, që don të thotë mëngë dore, hu edhe atë në vendin e gjuajtjes së peshkut. Komuna e Strugës përfshin sipërfaqe prej 573 ha, ose në 1/3-tën pjesë nga linja e përgjithshme bregore e liqenit, d.m.th në gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të pellgut. Në këtë sipërfaqe ndodhet qyteti Strugë me 50 vendbanime (Misleshova, Drasllavica, Morovishti, Llozhani, Bezeva, Bixhova, Vranishti, Belica e Poshtme, Zagraçani, Kalishti, Ermëzi, Ladorishti, Rodohozhda, Frëngova, Shumi, Oktisi, Vishnja, Belica e Sipërme, Drenoku, Modriçi, Glloboçica, Nerezi, Bërçeva, Jabllanica, Llakavica, Preskopshtina, Burineci, Zbazhdi, Llukova, Prisovjani, Rzhanova, Sellca, Brezova, Bogovica, Toska, Dollogozhda, Koroshishti, Livadhi, Misllodezhda, Novosella, Pohumi, Zhepini, Boroveci, Llabunishti, Podgorca, Morunishta, Veleshta, Tateshi i Epërm, Tateshi i Poshtëm dhe Dobovjani).

  • Fshatrat shtrihen :
  • Nga ana e majtë e Drinit në lindje të rrëzës së Malit Jabllanica, si fshatra të Drimkollit të

Strugës dhe dy fshatra ne bregun e liqenit.

  • Në rrëzën malore të Jabllanicës fshatrat e Drimkollit të Dibrës.
  • Pozita gjeografike
  • Nga ana e djathtë e Drinit ndodhet krahina e Malësisë, por më në veri të saj krahina e

Zhupës së Dibrës.

  • Në rrezen jugore të Karaormainit dhe në skajin e fushës.
  • Në pjesën përfundimtare të Fushës së Strugës.

Fshatrat e Komunës së Strugës kryesisht janë të tipit të ngushtuar.

Mbrëmjet e poezisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali "Këngë Jeho"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është festival qe ndodh një here në vit ne qytetin e Struges.Gjatë tre mbrëmjeve të festivalit marrin pjesë 20 ansamble dhe shoqëri kulturo-artistike nga Maqedonia eVeriut, Kosova, Shqipëria, Italia, dhe Mali i Zi.

  1. ^ "Bazilika Ilire - Ladorisht". Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 25 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Pozita Gjeografike". Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2013. Marrë më 25 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]