[go: up one dir, main page]

Jump to content

Malakasi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Malakasi ishte një fis historik shqiptar në EpirThesali dhe më vonë Greqinë jugore mesjetare. Emri i tyre është një referencë për zonën e origjinës së tyre, Mallakastra në jug të Shqipërisë . Ato paraqiten në të dhënat historike si një ndër fiset shqiptare që sulmuan dhe pushtuan Thesalinë pas vitit 1318 dhe përgjatë shekullit XIV ishin aktive në luftimet e Despotatit Shqiptar të Artës kundër Despotatit të Epirit.

Burimet kryesore historike për Malakasajt janë Historia e Gjon VI Kantakouzenosit e shkruar në gjysmën e dytë të shekullit XIV dhe Kronika e Tokos, shkruar në fillim të shekullit XV. Te këto fisi dokumentohet si Malakasaioi.[1]  Në regjistrimet veneciane të kolonëve shqiptarë në Greqinë e Jugut, ata përmenden si  Malacassi . Emri mendohet se i referohet rajonit të origjinës së tyre në rrafshinën e Mallakastrës në jug të Shqipërisë[2]. Disa valë migrimesh nga ky rajon u vendosën në Greqinë Jugore dhe Italinë. Si një emërtim, Malakasa ishte një mbiemër tipik shqiptar i kolonëve, të cilët ishin të ftuar kryesisht nga venedikasit për tu vendosur në Greqinë e Jugut , disa prej të cilëve më vonë u vendosën në Itali. Ato përmenden në mbiemrat e themeluesve të bashkësive arbëreshe të San Demetrio Corone dhe Palazzo Adriano në 1488.[2]

Malakasit së bashku me fiset e tjera shqiptare, Buajt dhe Mesaretët pushtuan Thesalinë pas vitit 1318.[3] Sipas Alain Ducellier-it ata u larguan nga zonat e tyre të origjinës në Shqipëri për shkak të shtypjes shoqërore dhe trazirave.[4] NGL Hammondi përmend mbipopullimin në Shqipëri dhe nënpopullimin e Greqisë kontinentale si një faktor kontribues në migrime [5] . Perandori Bizantin Gjon VI Kantakouzenos në  Historinë e tij i regjistron ato si një nga fiset shqiptare që arriti një armëpushim me Perandorinë Bizantine në 1332-33.[6] Në historinë e Despotatit mesjetar të Epirit, ato paraqiten si një ndër fiset që mbështetën drejtuesit vendas shqiptarë në luftërat e tyre për të fituar kontrollin e rajonit kundër despotatit. Malakasi dhe Mazaraki rrethuan qytetin e Janinës në 1367-70 dhe përsëri në 1374-75 nën udhëheqjen e Pjetër Loshës, i cili ishte udhëheqësi i tyre.[7] Paqja u përmbyll në atë kohë, por në vitin 1377 Malakasi sulmoi përsëri Janinë por u mposhtën. Në vitin 1379, ata ishin përsëri midis atyre që rrethuan qytetin. Malakasi u rebelua në 1389 kundër Esau de 'Buondelmont-it.[8] Buondelmonti ishte një vasal osman të cilit i nevojiteshte mbështetje osmane për sundimin e tij kundër shqiptarëve. Mbas vdekjes së Muratit I në 1389 në betejën e Kosovës, shqiptarët në Epir bënë kryengritje. Malakasajt sulmuan territoret e Esaut rreth Janinës dhe Gjon Shpata sulmoi qytetin[8].Malakasajt dhe Shpata formuan një aleancë për një sulm të drejtpërdrejtë kundër qytetit. Esau lidhi një pakt me sundimtarin Bizantin të Thesalisë. Në betejën vijuese, Malakasi u mposht. Në vitin 1390, Esau siguroi përsëri mbështetjen osmane dhe një ushtri e madhe osmane nën Evrenosin hyri në Epir për të luftuar kundër fiseve shqiptare, të cilët u detyruan të tërhiqeshin drejt zonave malore. Në vitin 1396 u arrit një pakt i ri antiosman midis Shpatës dhe Esaut kundër osmanëve, të cilët u mundën. Në 1411, Karlo I Toku u ngrit si zot i Janinës dhe siç është regjistruar në Kronikë një Stephanos Bouisavos , i cili mund të jetë nga Malakasi mori titullin protostrator[9], megjithëse shumica e burimeve e konsiderojnë Bouisavosin si serb.[10][11]

Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu filluan të vendosen në Greqinë Jugore. Në Atikë ( Malakasa ) dhe Elis, dy vendbanime të dallueshme u krijuan prej tyre. Ata gjithashtu figurojnë në refugjatët shqiptarë që themeluan San Demetrio Coronen dhe Palazzo Adriano . Në malet e Pindusit dhe kufirin midis Thesalisë dhe Epirit, ekziston një fshat i quajtur Malakasi dhe në kohërat osmane ka ekzistuar një nahije me emrin Malakasi në rajon. Banorët e saj u regjistruan në shekullin XIX si vllahishtfolës. Origjina e tyre është e diskutueshme. Giuseppe Valentini mbështeti teorinë se ata ishin pasardhës të Malakasit origjinal që kishin adoptuar arumunët pas bashkëjetesës shekullore me vllehët.[2] NGL Hammondi i konsideroi ata një fis të ndryshëm nga ai shqiptar, i cili zbriti në Thesali në vitin 1334 pas dyndjeve të para shqiptare dhe që u regjistrua me një emër të ngjashëm në të dhënat historike, sepse ata të dy vinin me origjinë nga rrafshi i Mallakastrës.[5][12]

  1. ^ Nicol 1984, f. 145.
  2. ^ a b c Valentini 1956, p. 306
  3. ^ Sansaridou-Hendrickx 2017, f. 289.
  4. ^ Kukudes 2003, p. 214
  5. ^ a b Hammond 1976, p. 59: While Mazaraki is in central Epirus by the river Kalamas, Malakasa is the coastal plain of central Albania farther north and the words ‘of his own race' were used to distinguish the Albanian-speaking Malakasaei from the Vlach-speaking Malakasii.
  6. ^ Fine 1994, f. 253.
  7. ^ Sansaridou-Hendrickx 2017, f. 294.
  8. ^ a b Sansaridou-Hendrickx 2017, f. 295.
  9. ^ Trapp, Erich; Beyer, Hans-Veit; Walther, Rainer; Sturm-Schnabl, Katja; Kislinger, Ewald; Leontiadis, Ioannis; Kaplaneres, Sokrates (1976–1996). Prosopographisches Lexikon der Palaiologenzeit (në gjermanisht). Vienna: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. ISBN 3-7001-3003-1.
  10. ^ Ellis, Steven G.; Klusáková, Lud'a (2007). Imagining Frontiers, Contesting Identities (në anglisht). Edizioni Plus. fq. 152. ISBN 978-88-8492-466-7. VIII, n. 19769) and A. Rigo (Lo Horismòs di Sinân Pascià, la presa di Ioannina (1430) e la "lettera" del sultano MurâdII, in "Θησαυρίσματα", 1998, XXVIII, p. 64) have a different opinion and say he is an Albanian from the clan of the Malakasaioi.
  11. ^ Ellis, Steven G.; Klusáková, Lud'a (2007). Imagining Frontiers, Contesting Identities (në anglisht). Edizioni Plus. fq. 152. ISBN 978-88-8492-466-7. It seems probable, from an onomastic and political point of view, that he was a Serb, an opinion shared by D. Nicol, Kordoses, Schiro and after him the PLP and A Rigo, in 'Θησαυρίσματα' have a different opinion and say he is an Albanian from the Malakasaioi.
  12. ^ Hammond 1987, f. 120: They were Albanians with no king, called after their tribal chiefs, Malakasii, Bouii, and Mesaritae. But these were probably Vlachs; there were in Pouqeuville's time Vlachs in the Pindus who called themselves Bovi and there is still a village called Malakasi. Elsewhere we hear of the Albanian leader Peter Leosas , leading Malakasii of his own race ,and this would seem to suggest two kinds of Malakasii..

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]