[go: up one dir, main page]

Jump to content

Pjetër Losha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pjetër Losha ishte një udhëheqës fisnor arbërorEpirin mesjetar. Ai i përkiste fisit Losha dhe ishte udhëheqësi i një force të kombinuar të fisit të tij dhe fisit të Mazarakit dhe Malakasit. Në 1360, ai u bë Despot i Artës, Rogoit dhe zonës së Amfilokisë. Ai vdiq në 1374 dhe u pasua nga aleati i tij i ngushtë, Gjin Shpata. Kronika e Tokos është një burim i rëndësishëm për jetën e tij dhe arbërorëve në Epirin mesjetar në përgjithësi.

Harta e Perandorisë Serbe rreth vitit 1360.

Gjenealogjia ose data e lindjes së Loshës nuk dihet. Ai i përkiste fisit Losha. Ai ishte pjesë e sulmeve arbërore ndaj pjesëve të mbetura të Epirit Bizantin. Në vitet 1358-59, fiset arbërore mposhtën sundimtarët feudalë rajonalë dhe u vendosën vetë nën drejtimin e Gjin Shpatës dhe Pjetër Loshës.[1] Ai kishte një djalë me emrin Gjin. Losha udhëhoqi forcat arbërore kundër Nikeforos II OrsiniBetejën e Akelout që i dha atij sundimin e Artës; ai siguroi territorin e tij rreth Artës me ndihmën e klaneve Mazaraki dhe Malakasi.[2] Zotërimet që ai fitoi pas betejës përfshinë gjithashtu Rogoin dhe Amfilokinë, siç përmendet në Kronikën e Janinës. Në 1360, Simeon Uroš, Perandori titullar Serb, në një përpjekje për të shmangur konfliktin me arbërit dhe si një njohje e forcës së tyre ushtarake vendosi të linte zonat e Artës dhe Etolisë te Shpata dhe Losha.[3]

Në 1366, Toma Preljubović pasoi Simeonin si sundimtar të Epirit. Sundimi i tij shënoi një rinovim të armiqësive në rajon pasi nga 1367 në 1370, Janina, kryeqyteti i Preljubovic, u vendos nën rrethim të vazhdueshëm dhe u bllokua nga fiset Mazaraki dhe Malakasi nën drejtimin e Loshës.[4][5] Një armëpushim u nënshkrua kur djali i Pjetrit, Gjini u fejua me vajzën e Thomas, Irina.[4][6] Ajo vdiq në murtajën e vitit 1375 që preku rajonin dhe luftimet filluan përsëri.[7]

Pasuritë e tij përfshinin qytetet epirote të:

Ai kishte një djalë, Gjinin, i cili u martua me Irina Preljubovic, vajza e Tomës.

  1. ^ Hammond 1976, p. 59 In 1358 the Albanians overran Epirus, Acarnania and Aetolia, and established two principalities under their leaders, John Spatas (shpatë in Albanian meaning a sword) and Peter Leosas (lios in Albanian meaning a pockmark.
  2. ^ Epeirotica 2.220; cf. 222 f
  3. ^ Sansaridou-Hendrickx 2017, p. 292 In 1360, avoiding conflict with the Albanian forces and admitting thus their military superiority, Symeon Uros left in their hands Aetolia, which was divided between two rulers belonging to the Albanian race (genos), namely Gjin Bouas Spatas, who became Despot of Acheloos and Angelokastron, and Peter Liosas who was made Despot of Arta, Rogoi and the region of Amphilochia.
  4. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Nicol1984
  5. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Sakellariou1997
  6. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Fine1994
  7. ^ Sansaridou-Hendrickx 2017.
  8. ^ Vizantološki institut 1994, p. 133:

    и Петар Љоша је владао градовима Арта и Роге, а Ђин Буа Спата градо- вина Ахелој и Ангелокастрон; опширно о њима

    • Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest. Ann Arbor, Michigan: The University of Michigan Press. ISBN 0-472-08260-4. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Sansaridou-Hendrickx, Thekla (2017). "The Albanians in the Chronicle(s) of Ioannina: An Anthropological Approach". Acta Patristica et Byzantina. 21 (2): 287–306. doi:10.1080/10226486.2010.11879131. S2CID 163742869. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Hammond, Nicholas (1976). Migrations and invasions in Greece and adjacent areas. Noyes Press. ISBN 9780815550471. Marrë më 4 shkurt 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Jireček, Konstantin Josef (1911). Geschichte der Serben (në gjermanisht). Vëll. 1. Gotha, Germany: Friedriech Andreas Perthes A.-G.
    • Mihaljčić, Rade (1975). Крај Српског царства (në serbisht). Belgrade: Srpska književna zadruga.
    • Nicol, Donald MacGillivray (2010), The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages, Cambridge University Press, ISBN 978-0-521-13089-9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Soulis, George Christos (1984), The Serbs and Byzantium during the reign of Tsar Stephen Dušan (1331–1355) and his successors, Dumbarton Oaks, ISBN 0-88402-137-8 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Vizantološki institut (1994), Recueil de travaux de l'Institut des études byzantines, vëll. 33, Naučno delo {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Vizantološki institut (1975), Zbornik radova, vëll. 16–18, Naučno delo {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Titulli i ri Despot i Artës
nën Perandorinë Serbe

1359–1374
Pasardhësi 
Gjin Bua Shpata