[go: up one dir, main page]

Jump to content

Historia e Japonisë

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Disa Luftëtarë Japonez (Samurai)

Feudalizmi, ashtu si në shumë vende të tjera të globit, u zhvillua edhe në Japoni. Në njohje të parë, Japonia është një varg ishujsh në Oqeanin Paqësor. Jeta feudale në Japoni mori nuanca të ndryshme nga ato të bashkësive evropiane dhe shumë shpesh, për shkak të largësisë së saj me Shqipërinë, ajo trajtohet në mënyrë shumë të vakët në librat shkollorë ose jashtë shkollorë shqipëtarë. Për të pasur një imazh të qartë të feudalizmit në këtë vend, duhet parë fillimi dhe organizimi shoqëror në kohën para feudale. Si burim më i mirë mund të përdoren pjesë nga novelat japoneze si edhe copëzat të shkruara në atë periudhë kohe.

Marko Polo shkruan në librin e tij, “Përshkrimi i Botës” për disa njerëz mbresëlënës që jetonin në lindje të Kinës. Pa dyshim që ai e kishte fjalën për popullsinë japoneze që jetonte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, në një varg ishujsh në Japoni. Është e pamundur të kuptosh historinë e një populli pa ditur origjinën e tyre më parë. Në këto ishuj, në fillim jetonin një popullsi e quajtur Ainu, të cilët zakonisht ishin peshkatarë dhe gjuetarë. Peshkimi kushtëzohej nga rrethimi i ishujve me oqeanin dhe ishte një mjet i mirë fitimi (në aspektin ushqimor). Më pas, njerëzit që erdhën nga territoret e brendshme, sollën me vete kulturën e orizit. Filloi kështu punimi i tokës duke formuar fshatrat, por zejtaria dhe punimet e bronzit nuk mbetën pas. Më vonë, japonezët do të influencoheshin nga idetë kineze, ku mund të përmendet shkrimi hilografik (Katakana dhe Hiragana, që kanë në thelb mënyrën e shkrimit kinez), megjithatë japonezët ruajtën traditat e tyre dhe zakonet tradicionale për shkak të izolimit të tyre në atë tokë vullkanike mbi Paqësor.

Si një vend në pjesën veriore të brigjeve të Azisë, Japonia përbëhet nga katër ishuj të mëdhenj, Hokaido, Kjushu, Sikoku dhe Honshu. Edhe pse tokat në këtë vend janë përgjithësisht pjellore, relievi i pasur malor lë vend shumë pak për fushat e mbjellshme. Rreth 20 përqind e tokave mund të përdoren për bujqësi. Në mënyrë për të fituar më shumë toka pjellore, u donte formimi i bregoreve në kodra. Dhe si gjithmonë, në çdo vend, mungesa e tokave do të sillte luftëra të shumta në vazhdim.

Për të theksuar është se feudalizmi në Japoni, lindi pak më parë se në Evropë dhe përfundoi shumë më vonë.

Koha Paleolithike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

koha paleolithike japoneze (japonisht 旧石器時代, kyū-sekki-jidai) mbulon një periudhë duke filluar diku rreth 100,000 deri 30,000 vjet para erës sonë, kur janë gjetur veglat e para të hekurit, të cilat mendohet që datojnë diku rreth 12,000 vjet para erës sonë, në fund të kohës së akullnajave dhe korrespondojnë me fillimin e Kohës Mesolithike (japonisht Jōmon). Një datë fillimi prej rreth 35,000 vjet Par.K. pranohet më gjerësisht[1]. Arkipelagu Japonez unda nga kontinenti pas periudhës së akullnajava, diku rreth 11,000 Par.K. . Pas zbulimit të një gënjeshtere për historinë paleolithike të Japonisë nga një kërkues amator, shumë venda ku janë gjetur mbetje të kësaj kohe kanë kaluar ri-investigim të hollësishëm.

Periudha Jōmon-e apo Mesolithike zgjati prej vitit 14,000 par.K. deri më 300 par.K. . Shenjat e para të qytetërimit dhe modelet stabile të jetesës u paraqitën rreth 14,000 vjet par.K me kulturën Jōmon. Thurja ishte ende e panjohur dhe rrobat bëheshin me lëkurë kafshe. Populli Jōmon filloi të krijonte enë prej dheut, duke i dekoruar ato me modele të bëra nga balta e lagët, copat e drurit etj. duke formuar korda (Jōmon do të thotë "modele të kordave").

Disa nga shembujt më të vjetër të qeramikës në botë mund të gjinden në Japoni, duke u bazuar nga përcaktimi i vjetërsisë me anë të Karbonit, së bashku me thika, krehër të bërë nga gëzhoja etj. dhe sende të tjera që datojnë nga Mileniumi i 11të par.K.[2].Megjithëse data specifike nuk dihet saktësisht. Figura të baltës gjithashtu ishin gërmuar. Këto sende shtëpiake sugjerojnë se ka pasur rrugë tregtie me vendet aq larg sa Okinawa. Analiza ta ADNsë sugjerojnë se populli Ainu, një popull vendas që ka jetuar në Hokkaidō dhe në pjesën veriore të Honshū janë pasardhës të Jōmon-ëve dhe ksi rezultat janë pasardhësit e popullit të parë në Japoni.

Periudha Yayoi (japonisht 弥生時代 ) zgjati prej rreth 400 ose 300 vjet par.K. deri 250 vjet pas.K.. Emrin e ka marrë nga qyteza Yayoi, një vend në Tokyo ku hetimet arkeologjike zbuluan gjurmët e para të kësaj periudhe.

Fillimi i periudhës Yayoi shënoi influksin e praktikave të reja si thurja, kultivimi i orizit, produkte të hekurit dhe bronzit të sjellura nga Korea ose China.[3] Për shembull disa kërkime shkencore tregojnë se kultivimi i Orizit të lagur nisi diku rreth 8000 vjet par.K në Delt%n e Lumit Yangtze dhe u përhap nëpër japoni rreth 1000 vjet par.K.[4].

Japonia së pari u paraqit në burime të shkruara 57 vjet pas.K. me këto shënime në librin Kinez Hani i Mëvonshëm: Matanë oqeanit nga Luoyang janë populli i quajtur Wa. Të përbërë nga më shumë se njëqin klane, ata vijnë herë pas here the japin haraçin. Libri Wei i shkruar në shekullin e 3të veçon se vendi ishte bashkim i rreth 30 klaneve ose shteteve të vogla dhe sundohej nga një mbretëreshë shamane e quajtur Himiko nga Yamataikoku.

Gjatë dinastisë Han dhe Wei, udhëtarë Kinezë për tek Kyūshū shënuan banorët e tij dhe pretenduan se ata ishin pasardhës të klanit Grand Count nga shteti Wu. Banorët gjithashtu tregojnë trajtime të ngjajshme me popullin Wu si tatuazhe, tërheqja e dhëmbëve dhe mbajtja e bebeve etj.. Libri Wei shënon përshkrimin fizik, i cili është i ngjajshëm me atë të statujave Haniwa, burrat me flokë të endur, tatuazhet dhe gratë që mbanin rroba të mëdha të përbëra vetëm nga një copë e pëlhurës.

Yamato quhej forca kryesore në Japoni nga mesjeta deri në vitin 710. Periudha Kofun (shekulli i 3të – shekulli i 6të), karakterizohet si një periudhë kur janë krijuar shumë statuja të njohura si tumuli e që kishin formën e vrimës së çelësit. Në fillim të periudhës Asuka (nga shekulli i 6të – 710), kryeqyteti u zhvendos në Asuka, pjesa më jugore e Nara Basin. Dallimi kryesor midis periudhës Yayoi dhe Kofun-Asuka është zhvillimi nga një kulturë fshatare dhe agrokulturore tek një kulturë më ushtarake nga Kina nëpërmes Koreas. Kjo u zëvendësua nga Dinastia Tang dhe ndikimi kinez gjatë periudhës Nara e cila prezantoi qeverisje të cantralizuar dhe imperiale, zhvillime në fe në vend të ushtrisë gjatë periudhës Kofun-Asuka.[5][6]

Pikturë në mur nga shekulli i 8të

Periudha Kofun (japonisht 古墳時代 ), e cila fillon diku nga viti 250 pas.K., e ka marrë emrin nga gurët gërmues të mëdhenjë që u shfaqën gjatë asaj kohe. Periudha Kofun pa themlimin e shteteve të forta ushtarake të përqendruara rreth klaneve të fuqishme, dhe themelimin e forcës politike Yamato me qendër në krahinën Yamato dhe Kawachi, nga shekulli i 3të deri tek shekulli i 7të, origjina e Perandorit japonez. Forca politike, duke shtypur klanet dhe duke marrë toka agrikulturore, mbajti një ndikim të fortë nëpjesën perëndimore të Japonisë. Japonia filloi të dërgonte haraç te Kina Imperiale në shekullin e 5të. Në rekordet Kineze të historisë, forca politike ishte quajtur Wa dhe pesë mbretërit e saj ishin shënuar. Duke u bazuar në modelin Kinez, ata zhvilluan një administratë qendrore dhe një sistem imperial juridik si dhe shoqëria ishte e organizuar në grupe sipas okupimit.

Periudha e Feudalizmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popullësia e hershme japoneze ishte e organizuar në klane, që njihnin si origjinë një paraardhës të përbashkët. Shefi i klanit ishte i pari komandant i ushtrisë dhe një kryetar fetar, dhe pikërisht si në vendet e tjera mesjetare në Evropë, kryesia e klanit ishte e trashëgueshme. E trashëgueshme ishte edhe pozita në shoqëri. Një fermer për shembull trashëgonte të drejtën për të qenë i tillë dhe e njëjta gjë vlente për të gjithë shoqërinë. E trashëgueshme ishte gjithashtu edhe e drejta për të qenë luftëtarë, që ishte njëkohësisht edhe pozita më e lartë shoqërore në Japoni.

Ndërkohë që në Evropë kemi një zhvillim të madh të kristianizmit, japonezët besonin më shumë në forcat e natyrës. E quajtur më vonë si feja Shinto, japonezët në vend që ti frikësoheshin natyrës, respektonin forcën e pakufizuar të saj. Kjo forcë udhëhiqej nga shpirtrat të emëruar Kami. Shinto ose rruga e zotave, festohej në festivale të shumta të shoqëruar me rite të larmishme. Gjatë festivaleve, fshatarët ofronin dhurata të ndryshme ndaj kami-t që të mund të siguronin të korra të suksesshme. Ndryshe nga kristianizmi dhe myslimanizmi, feja e shinto-s nuk kishte shkrime të shenjta pasi çdo gjë “ndjehej” në natyrë.

Megjithatë feja e shinto-s nuk ndalonte dot luftërat e përgjakshme për pushtet të klaneve të vegjël. Për më tepër, Japonezët nuk mund të përqendroheshin në një armik të përbashkët si bënë Evropianët. Këta të fundit nën predikimin e Papatit, arritën t’i lenin me një anë grindjet midis njëri-tjetrit për të sulmuar të bashkuar vendet arabe gjatë kryqëzatave famëkeqe (edhe pse ka një distancë kohore midis kryqëzatave dhe periudhës së lartpërmendur). Në të vërtetë Japonezët një gjë të tillë (unifikimin e përkohshëm) e bënë të mundur kundra armikut mongol me Cingis Hanin në krye, por pas fitores, lakmia kishte zotëruar klanet për ta përfshirë vendin në një kaos gjaku. Megjithatë, nga luftrat e shumta, andej nga vitet 400 të erës sonë, klani Yamoto (lexohet Jamoto në romanji – shkrimi i ri japonez ku shkruhet me germa latine sipas shkrimit japonez), do të fuqizohej shumë. Ky klan për pak kohë do të dilte si klani më i fuqishëm në të gjithë Japoninë. Ata do të formonin dinastinë e parë dhe të vetme japoneze. Për shembull, edhe perandori aktual Hirohito në Luftën e Dytë Botërore, deklaronte se ai e kishte origjinën nga Yamotot. Ngadalë vendi, mbase pa e vënë re, i kishte shtrirë dorën sistemit feudal. Si një sistem i tillë, perandori i parë nga ky klan do të shpallej mbi të gjithë vendin. Dhe çfarë do mund të bënte një perandor pa dogmat e një legjende? Spekulime të shumta deklaronin se Zoti Amaterasu, i cili kishte krijuar të gjithë Niponin (Japoninë), dhe pasardhësi i tij ishte perandori i parë me prejardhje nga klani i Yamotëve. Edhe pasardhësit e tjerë të klanit Yamoto, e përkrahën atë legjendë dhe si duket përfituan mbështetje dhe reputacion të mirë ndër masat. Perandoria e parë e tipit feudal (edhe pse nuk kishte marrur trajtën e plotë të këtij sistemi), ishte themeluar dhe kjo do të vazhdonte gjatë me karakteristikat e saj.

Aspekti fetar i hershëm në Japoni, mbeti i tillë deri vonë edhe në feudalizëm. Për tu theksuar është një dobësim i dukshëm i fesë Shinto, që po zbehej me hapa të ngadalta nën efektin e budizmit dhe konfucianizmit.

Duke Arritur Feudalizmin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andej nga shekulli i pestë dhe i nëntë, shoqëria japoneze filloi të ndikohej nga kultura e pasur kineze. Ata huazuan shumë gjëra nga kjo kulturë por gjithmonë ruajtën me fanatizëm kulturën e tyre. Madje ata i përshtatën idetë e reja me nevojat e tyre. Zakonisht nga ky huazim dhe modifikim kulturor, fituan familjet e pasura. Në vitin 552, udhëheqësi i klanit të Yamotëve, lejoi pelegrinët budistë të shkonin në Japoni. Misionarët budistë, të ardhur nga Koreja, do e fusnin shoqërinë japoneze në një rrugë të re. Ashtu si edhe kristinizimi u transmetua njerëzve të Evropës Perëndimore nga trashëgimia Romake së bashku me një dozë të mirë të kësaj kulture, ashtu edhe budizmi shërbeu për përhapjen e shpejtë të kulturës kineze në Japoni. Liderit feudalë në këtë vend, i mirëpritën misionarët budistë në gjirin e tyre. Megjithatë edhe se ata pranuan shumë nga mësimet e budizmit, ata qëndruan si liderë të padiskutueshëm të fesë tradicionale Shinto. Gjithashtu murgjit budistë, paraqitën edhe një sërë idesh konfucianiste rreth familjes, si edhe nderimin e paraardhësve që japonezët e kishin si ide. Këto mendime që përshtateshin me mendimet e dikurshme japoneze, u përvetësuan shpejtë nga këta të fundit.

Shoqëria feudale japoneze po fillonte të lulëzonte; gjërat filluan të ndryshonin. Në vitin 607, princi Shotoku, i mahnitur nga bukuritë e kulturës kineze, do të dërgonte persona për të studiuar artin, filozofinë dhe historinë e qeverive kineze. Këta të fundit do të ktheheshin me raporte mbresëlënës. Kështu, të përshkruar nga një eufori entuziazmi, sunduesit japonezë filluan ta rimodelonin kulturën e tyre mbi themelet e kulturës të fqinjëve të tyre. Pallati Perandorak në mënyrë të epur, përshtati sipas kësaj kulture, mënyrën e artit dhe literaturën. Fisnikët filluan të mësonin filozofinë Konfucianiste dhe Taoiste. Madje, kur japonezët do të ngrinin një kryeqendër në Nara, rreth viteve 700, ata e modeluan qytetin sipas modelit Tang; një stil ky shumë i përhapur në territoret kineze. Tempujt budistë gjithashtu u modeluan sipas këtij lloj modeli. Kultura fqinje kishte goditur aq rëndë atë shoqëri sa që edhe veshjet së bashku me mobiliet e tyre filluan të ngjasonin me ato kineze. Dhe më në fund qeveria japoneze përpiqet të rimodelojë shtetin sipas mendimeve kineze mbi shtetin. U formua burokracia qeveritare dhe u prezantua një sistem të shërbimit civil. Sistemi i bazuar në shërbimin civil, u hodh poshtë nga japonezët pasi nuk panë përshtatshmëri me idenë japoneze, ku akoma mendohej se çdo person trashëgonte pozitën e tij shoqërore. Pra sistemi i kastave shoqërore ishte më se strikt. Për të njëjtat arsye, ata nuk mund të pranonin idetë e Konfucit rreth idesë për të lejuar të gjithë personat e të gjithë shtresave të popullsisë për të marrë vende qeveritare. Vendet qeveritare vazhduan të qëndronin në duart e fisnikëve që e trashëgonin postin e tyre, duke mos i lënë shumë vend shkollarëve të zotë.

Perandoria në Japoni kishte ndërtuar një qendër moderne në Heian andej nga vitet 794. Kryeqyteti rezistoi gjatë, por rreth vitit 1100, pushteti qendrorë filloi të dobësohej. Lordët ruralë po fitonin gjithmonë e më shumë fuqi duke iu “shmangur” Oborrit Perandorak. Zhvillimet e mëtejshme në historinë japoneze e futën vendin në feudalizëm. Sistemi shtetëror që do organizohej, do ngjasonte shumë me sistemin feudal në vendet e Evropës Perëndimore.

Feudalizmi në Japoni, ashtu si edhe në Evropë, ishte rezultati i luftërave shekullore të vazhdueshme midis lordëve ruralë. Në fillimet e periudhës feudale, luftëtarë kalorës të quajtur samurai, ndesheshin për kontrollin e tokave dhe pushtetit. Samurai-t ishin me gjak fisnik të klaneve të hershme të japonisë ose të paktën kështu pretendohej. Samurai-t dalloheshin nga katanat dhe masamunet e tyre (lloj shpatash në Japoni). Ndër luftërat e shumta, më 1192, një samurai i fuqishëm Yoritomo Minamoto, fitoi për herë të parë titullin Shogun. Titulli atij do i jepej nga Perandori i atëhershëm dhe simbolizonte udhëheqësin ushtarak. Pikërisht në kohën e këtij shoguni, Yoritomo-s, feudalizmi filloi të gdhendej ngadalë në shoqërinë japoneze. Perandori qëndroi në pushtet dhe gëzonte respekt por ai e humbi të gjithë pushtetin politik, duke u kthyer në një shërbyes suprem fetar. Ndërkohë, shoguni mblodhi rreth vetes të gjithë pushtetin. Shoguni kontrollonte të gjithë aspektet jetësore në vend, si administrimin e taksave, hartimin dhe vendosjen e ligjeve, si edhe gëzonte kontroll të plotë mbi samurait, që i ishin betuar atij për bindje. Ndër samurait më të spikatur ishin Daimjot. Këta të fundit ishin pronarë të mëdhenj tokash me të drejta të pakufizuara, dhe ashtu si në Evropë, ata pranonin ti jepnin tokat e tyre samurai-ve të vegjël në këmbim të besnikërisë së tyre dhe shërbimit ushtarak. Samurait nga ana e tyre formuluan një kod të vetin. Kodi Boshido, ngjasonte me kodin e kalorësve në Evropë. Vetë fjala Boshido do të thoshte “Rruga e Luftëtarit.” Ky kod vazhdoi jetën e tij deri në Luftën e Dytë Botërore. Boshido, i siguronte Daimojëve besnikërinë e samuraive. Në se samurait zhgënjenin ose tradhtonin zotin e tyre ose thjeshtë thyenin këtë kod, duhet të kryenin një rit vetëvrasje të emëruar Harakiri (ose Sepuku). Në se ata i frikësoheshin vdekjes, atëherë ata mund të degradonin deri në statusin e Ronin; ata samurai nuk ishin më të mirëpritur në rradhët e shoqërisë japoneze. Me ushtritë e tyre të kryesuar nga samurait, Daimjot luftuan midis njëri-tjetrit për pushtet. Luftrat e tyre ndodhnin pasi Daimjot ishin shumë pak të varur ndaj Shogunit. Poshtë samurai-ve qëndronin artizanët, zejtarët dhe fshatarët. Tregtarët nuk konsideroheshin shumë në shoqëri, edhe pse këta filluan të pasuroheshin dhe si rrjedhim të zinin ngadalë vendin e tyre në shoqëri.

Një vend në shoqërinë feudale japoneze zinin gjithashtu edhe Ninxhat. Këta u formuan si klasë më vete gjatë shekullit të XIV. Me stilin e tyre origjinal Ninxhatsu, ninxhat stërviteshin në artet marciale në vende të caktuara. Ata ishin mercenarë të mirëfilltë; punësoheshin zakonisht për të spiunuar ose për të vrarë. Çdo ninxha ishte pjesëtar i një grupi ninxhash, dhe përgjigjej vetëm përpara grupit të tij. Sot dita, jo rrallë herë në filma tregohet një pamje krejt tjetër e tyre duke ngatërruar realitetin me legjendën. Karakteristikë e tyre ishte veshja e zezë; maska mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës. Janë të dyshimta cilësitë e tyre morale ose në se ndiqnin ndonjë kod si të Boshido-s.

Femrat gëzuan gjithmonë e më pak të drejta në feudalizëm. Prej tyre kërkohej nënshtrim ndaj burrit dhe ajo merrej kryesisht me edukimin e fëmijëve; mirëmbajtja e shtëpisë ishte një kusht që nuk ka nevojë të përmendet. Gratë e samuraive jetonin në kushte akoma më të vështira se pjesa tjetër e grave. Prej tyre kërkohej përpikëri dhe ajo mund të dënohej lehtë në se thjeshtë thyente ndonjë send në shtëpi. Edhe sot në Shqipëri, mbase shumë burrave u duket vetja si samurai ku rrjedhimisht dënojnë gratë e tyre për gabime të vogla. Në kontrast me kodin e kavalerisë në Evropë që e vendosnin gruan në piedestal, shoqëria japoneze në feudalizëm e uli shumë figurën e saj. Kujtojmë se novela e parë në Japoni, përpara se feudalizmi të mbështillte shoqërinë japoneze, ishte shkruar nga një grua (bëhet fjalë për novelën “Përralla e Genji” e shkruar nga fisnikja Murasaki). Pra ata e humbën lirin që kishin gëzuar dikur.

Bashkimi i Vendit Feudal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luftrat civile të zhvilluara kryesisht në shekullin XIII mes Daimjove, do të bënin që në shekujt XIV dhe XV, numri i këtyre të fundit të binte ndjeshëm. Daimjot e fuqishëm, aneksuan ata më pak të fuqishmit duke sjellë deri diku shuarjet e luftërave të shumta. Kjo periudhë kohore, pra nga vitet 1400 deri në vite 1500, është konsideruar si një krizë e thellë edhe në statusin e samuraive. Për ta ilustruar pak këtë dukuri, do ishte e radhës që të vendosej në kohën e Diktaturës Romake (Romën e lashtë në periudhën postklasike sipas Arrangio Ruiz). Romakët e atëhershëm filluan të frikësoheshin nga grushtet e shtetit të vazhdueshme. Gjeneralët me grada të larta, fitonin respekt ndër radhët e ushtarëve të tyre. Duke pasur në dorë centurionë të tëra, ata mund të bëheshin shumë lehtë diktatorë. Për këtë arsye, atëherë gradat ushtarake u hoqën. Një ushtar i thjeshtë, me vështirësi mund të arrinte në statusin e komandantit të një centurioni dhe ky ishte statusi më i lartë që ai mund të arrinte. Kjo gjë ndikoi shumë negativisht në radhët e trupave ushtarake. Mungesa e frymëzimit për karrierë ushtarake, uli ndjeshëm moralin e tyre. Në Japoni ndodhi e kundërta. Gradat ushtarake filluan të jepeshin me shumicë. Daimot emëronin sipas qefit vasalët e tyre me titullin samurai. Numri i samuraive u rrit aq shumë, sa që e humbi vlerën e tij si titull, duke u shndërruar padashur në një gjë të zakonshme. Kjo solli degjenerimin e kësaj klase. Samurait e tillë, që kishin mbetur pa një zotëri ose që nuk kishin toka të tyre, filluan të bridhnin lartë e poshtë nëpër Japoni, duke vrarë e duke vjellur fshatarët dhe karvanët tregtare. Ata kishin degjeneruar në statusin e Ronin.

Megjithatë, gjendja ekonomike në vend pati një zhvillim të dukshëm në feudalizëm. Luftrat civile gjatë shekullit XV, nuk ndaluan zhvillimin e dendur tregtar të vendasve me Kinën. Anijet furnizoheshin me mallra të tregtuara nga jashtë, duke sjellë edhe teknologjinë e kohës. Pra, çfarë ishte më e rëndësishmja, ishin zhvillimi i përpunimit të metaleve, përpunimi i letrës cilësore e të tjerë. Edhe pse japonezët thjeshtë kishin huazuar ato teknika prodhimi, produktet e tyre kërkoheshin gjerësisht në Kinë si edhe në vende të tjera Aziatike. Shpatat të stilit katana dhe masamune me një përpunim të rafinuar, tregtoheshin me shumicë në anën tjetër. Për të mbajtur ritmin e kërkesave për tregti, detyrimisht u zhvillua gjithashtu manifaktura e përpunimit të anijeve lundruese.

Trazirat në vend do të mbylleshin shpejtë me unifikimin e vendit. Në fillim të shekullit XVI, një drejtues i fuqishëm ushtarak, Hidejoshi, filloi negociatat me Daimjot për bashkim. Me anë të diplomacisë, ai nënshtroi shumë nga Daimyot duke kërkuar bindje absolute ndaj tij. Kur diplomacia dështonte, luftime të ashpra fillonin. Pavarësisht ai arriti t’i nënshtronte vasalët e tij duke përqendruar rreth vetes të gjithë pushtetin në Japoni. Me vdekjen e tij, pushteti do i kalonte Togugava Hideyoshi-t. Shogunati i Togugava-s i themeluar më 1603 do të zgjaste për rreth dy shekuj e gjysmë. Gjatë shogunatit të Togugvave, Japonia do të gëzonte paqe dhe stabilitet. Formimi i një pushteti të fortë qendrorë, do të përfundonin luftërat civile feudale, duke formuar një burokraci shtetërore të mirë organizuar, e cila mbikëqyrte sistemin e mbledhjeve të taksave, ekonominë në tërësi dhe çështjet juridike. Megjithatë, ndërkohë që në Evropë ngritja e monarkëve të fuqishëm çoi në degradimin e sistemit feudal, në Japoni feudalizmi po qëndronte i fortë si shkëmb dhe do të ishte i tillë akoma për shumë vjet. Gjatë sundimit të Togugava-ve, sistemi feudal u ruajt i pandryshueshëm.

Togugava-t do të ishin ata që do të hartonin sistemin e centralizuar feudal. Ky sistem lindi si rrjedhojë e frikës për të humbur pushtetin. Shoguni i Togugava-ve, kishte lejuar me të vërtetë që këta të mbanin tokat e tyre, por njëkohësisht kufizoi shumë hapësirat e lirisë së tyre. Daimjot, duhet të shkonin në kryeqytetin e Tokios (atë kohë i emëruar si kryeqyteti Edo), një herë në dy vjet, duke lënë peng familjen dhe fëmijët e tyre atje. Familjarët duhet të qëndronin atje për një sezon të caktuar. Kjo gjë u bënte me qëllimin e vetëm, për të ndaluar Daimjot të ngrinin krye. Kjo strategji rezultoi efektive në parandalimin e revoltave. Për më tepër, Daimjot nuk mund të bënin shumë veprime me mendjen e tyre. Ata në mënyrë detyruese duhet të merrnin leje më parë për sistemimin e fortesave të tyre ose për të lidhur çdo lloj kontrate me dikë. Madje ata duhet të merrnin aprovimin zyrtar nga shogunët edhe për të organizuar martesat e bijëve të tyre.

Nën një shtet feudal të bashkuar, japonezët filluan të ndjenin ndryshimet e zhvillimit. Tregtia me jashtë lulëzoi gjatë kësaj periudhe. Me zhvillimin e tregtisë u vendos një sistem monedhe që do zëvendësonte mënyrën tregtare të shkëmbimit. Kryeqendra Edo (Tokjo e ditëve tona), lulëzoi në saj të shpenzimeve të mëdha që fisnikët bënin aty për familjarët e tyre të lënë peng. Me që ata bënin atë rrugë shumë shpesh, u kërkua ndërtimi i rrugëve, duke e bërë udhëtimin shumë më të shpejtë dhe më të sigurt.

Kultura në Feudalizëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piktura dhe letërsia u ndikuan shumë nga figura e samurai-ve. Piktura të shumta që kanë arritur deri në ditët tona, ilustronin bukur pamje nga betejat ku paraqiteshin këta luftëtarë. Tregime të shkurtra do të shkruheshin gjithashtu rreth këtyre luftëtarëve duke ngritur në qell kodin e samurai-ve. Influenca e tyre ndjehej kudo.

Budizmi gjithashtu vazhdonte të qëndronte kryeneç në mendjen e masave. Tempujt budistë shërbenin si pika për të mësuar artin dhe letërsinë. Në periudhën e feudalizmit, një sekt fetar me origjinë në Kinë, i emëruar sekti Zen, influencoi kryesisht budizmin në Japoni. Budistët jepnin mësime rreth disiplinës mendore dhe fizike, duke marrur për shembull disiplinën e klasës së Samurai-ve. Murgjit e sektit Zen, si këshilltarë të klasës së pasur, i mësuan atyre respektimin për natyrën, kopshtari (kryesisht në rregullimin e luleve) e të tjerë.

Teatrot në Japoni gjatë kohës së mesjetës morën një zhvillim të ndjeshëm duke u kontrastuar nga vendet feudale të Evropës, që kishin mbetur mbrapa të humbur në doktrinat krishtere. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe u zhvillua një lloj poezie lirike e quajtur haiku, ndërsa nëpër teatro u luajtën për herë të parë lojërat teatrale Noh; kjo e fundit ishte një përzierje vallesh dhe poezish. Të tjera pjesë teatrale ishin Kabuki-t e famshme.

Përplasje e Dy Qytetërimeve Feudale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Portugezët e parë në Japoni.

Kushdo që ka parë filmin Shogun (fitues i disa çmimeve oskar), e di mirë se të parët që vizituan tokën japoneze nga Evropa, ishin pikërisht portugezët. Këta u pritën mirë (jo duke marrë për bazë filmin), nga vendasit më 1543. Në fillim lindi një kureshtje për ata “evropianë” që shëtisnin lartë e poshtë me shërbëtorët e tyre, të gjesëndisur nën petkat e tyre “qesharake.” Pasi kureshtja u shuajt, japonezët arritën në përfundimin (mbase deri diku të drejtë për kohën), se ata ishin shumë më të civilizuar se “këta evropianët.” Shumë të ndryshëm nga njerzit e tjerë që ishin mësuar të shikonin, evropianët u pranuan të bënin tregti me vendasit. Deri atë kohë, ata kishin pasur marrëdhënie tregtare vetëm me Kinën dhe Korenë. Si kuriozitet, mund të theksohet se vendasit bënin çudi kur iu bë e ditur se miqtë e tyre laheshin shumë radhë. Japonezët e kishin dhe e kanë akoma si rregull që të lahen shpesh (gati ditë për ditë), madje edhe në kushtet klimatike më të ashpra. Për të vazhduar mund të themi se në fillimet e veta, klasa sunduese e asaj kohe, mirëpriti edhe misionarët e krishterë. Idetë e krishtera ishin shumë të ndryshme nga idetë budiste të përqafuara me kohë nga pjesa më e madhe e shoqërisë feudale japoneze. Në këto kushte, mund të quhet një arritje e dyshimtë konvertimi i rreth 300 000 njerëzve në fenë kristjane. Ky numër është pak i diskutueshëm pasi është e vështirë të mendosh një konvertim në shifra të tilla në një kohë mesatarisht të shkurtër. Shumica e dokumenteve që ka në dorë papati rreth kësaj çështjeje, mendohet se janë spekuluar pak me qëllim për të dëshmuar gjoja një sukses të madh (megjithatë kjo është e diskutueshme).

Si përfundim, Japonia nga një pamje kureshtare ndaj këtyre “miqve” të rinj, filloi të zhvillojë një ndjenjë frike. Aneksimi nga spanjollët i Filipineve, i bëri japonezët ta rikonsideronin afrimin me evropianët. Shoguni në vitin 1639, ndaloi rreptësisht kontaktet tregtare me të huajt. Feja kristjane u pa si një mjet propagande anti japoneze dhe u shpall e jashtëligjshme. Si rrjedhojë, personat që kishin përqafuar krishterimin u persekutuan, u arrestuan, u internuan ose u rikonvertuan në fenë e tyre të mëparshme. Të gjitha portet detare u mbyllën për të huajt dhe Japonia u rikthye në jetën e saj të izoluar. Pavarësisht, një nga portet (mendohet porti i Osakës), qëndroi i hapur për tregtinë ndaj të huajve. Në të, anijet holandeze dhe spanjolle, mund të lundronin lirshëm. Duke mos dashur të abuzojmë me fjalën “lirshëm”, theksohet se ata mbaheshin nën mbikqyrje shumë të rreptë.

Japonia mbeti e izoluar nga pjesa tjetër e botës për 200 vjet [ref. 7].

Shoqëria Feudale në Japoni në një skemë të thjeshtë:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Klasa më e Lartë e Shoqërisë
  • Perandori - Kishte rendin më të lartë në shoqëri, por nuk kishte fuqi politike. Ai merrej kryesisht me shërbesat fetare dhe shikohej si një udhëheqës shpirtëror. Teorikisht shoguni i bindej atij, por praktika tregonte ndryshe; shoguni thjeshtë e respektonte atë si një figurë fetare.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

  • Klasa e Samurai-ve
  • Shoguni - Udhëheqësi i vërtetë. Kishte influencë të pa kundërshtueshme në politikën e shtetit. Ai ishte Samurai i Parë.
  • Daimjo - Pronarë të mëdhenj tokash që i bindeshin pak Shogunit. Pavarësisht ata mbronin nderin e Perandorit.
  • Vasalë dhe Ushtarë – me titullin Samurai. Ishin nën shërbimin e Daimjo-ve por ishin gjithashtu nën urdhrat e Shogunit.
  • Ronin – ishin Samurai që nuk kishin pronarë mbi kokë ose mund të kishin humbur ose tradhtuar pronarin e tyre (sot Ronin përdoret përgjithësisht për studentët që përpiqen të futen në Universitete).

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

  • Masa e Popullsisë
  • Zejtarët – Këta kishin të njëjtin status me artizanët dhe fshatarët. Prodhimet e tyre armatosnin ushtritë e mëdha të Daimjo-ve. Japonezët i respektonin ata që prodhonin shpata të mira.
  • Artizanët dhe Fshatarët – këta furnizonin me ushqim dhe armë ushtrinë e Shogunit dhe mund të ktheheshin edhe vetë në ushtarë në raste lufte.
  • Tregtarët – mbase ndodheshin në fundin e kastave shoqërore, por me kalimin e kohës ata do fitonin të drejta të mëdha, pas përpjekjesh të shumtash për t’i marrë ato të drejta.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

  • Klasë e Papërcaktuar

Ninxhat – klasë e formuar gjatë shekullit të XIV. Ninxha ishte pjesëtar i një grupi ninxhash që stërvitej në artet marciale; punësohej zakonisht për spiunime ose vrasje [ref. 8][ref 9].

Në vitin 794, perandori u zhvendos me të gjithë familjen e tij perandorake, në Heian që do të bëhej kryeqyteti i ri (sot qyteti i Kjotos). Kultura kineze vazhdoi të pasuronte Japoninë edhe pas kësaj zhvendosjeje të perandorit, por me rënien e dinastisë T’ang në shtetin fqinj, lidhjet midis këtyre dy vendeve ranë ndjeshëm. Megjithatë tregtia dhe udhëtimet vazhduan edhe pse në një shkallë më të reduktuar.

Roli i Perandorit ndryshoi shumë gjatë viteve 800. Ai u limitua me kryerjen e veprimtarive fetare dhe ishin familjet feudale të oborrit perandorak që filluan të drejtonin punët e shtetit. Teorikisht perandori ishte akoma figura më e lartë e shtetit, edhe pse ajo që mbeti për të ishte thjeshtë një respekt simbolik.

Ndërkohë që figura e perandorit zbehej, do të ishte familja Fushiuara (një familje fisnikësh të fuqishëm), që do të fitonte fuqi të madhe në qeveri në sajë të martesave të shumta që këta të fundit lidhën. Vajzat e kësaj familje u lidhën në martesë me trashëguesit e fronit të Japonisë dhe në këtë mënyrë Fushiuarat siguruan fuqi të madhe mbi perandorin. Fushiuara-t vazhduan të respektonin traditat për besnikëri ndaj figurës supreme të Perandorit, duke mbajtur në të vërtetë të gjithë pushtetin në duart e tyre.

Modernizimi i Japonisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Moderinizimi i Japonisë është një proces që është zhvilluar me ritme të shpejta. Kalimi nga një shtet feudal në një shtet modern ishte një domosdoshmëri e kohës dhe dicka e pa shmangshme.

Fillimet e Modernizimit dhe Procesi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga vitet 1600, udhëheqësit japonez kishin përjashtuar çdo lidhje me të huajt. Për 200 vjet shogunët e familjes Tokugaua me anë të forcës së tyre e kishin mbajtur vendin të izoluar nga bota e jashtme. Me aq sa dihet, vetëm disa anije holandeze kishin leje të veçantë vjetore të zbarkonin në Nagasaki. Sidoqoftë, andej nga mesi i viteve 1800, liderët japonez do të ndesheshin me probleme të shumta në fushën ndërkombëtare, e cila po zgjerohej gjithnjë e më shumë në saj të zhvillimit të teknologjisë.

Japonia i ishte gëzuar paqes për një periudhë të gjatë nën sundimin e Tokugauave. Vendi i konsoliduar lejonte lulëzimin e tregtisë dhe zhvillimin e vendit. Megjithatë kjo periudhë qetësie jo radhë shoqërohej me trazira brenda vendit. Samurai të ndryshëm përpiqeshin të hidhnin qeverinë dhe të fitonin pushtetin. Kërcënimi ndaj pushtetit aktual u bë më serioz në vitet 1850.

Në vitin 1853, ShBA-të dërguan një flotë ushtarake nën komandën e Mattheu Perry-it. ShBA-të dëshironin të negocionin me japonezët me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të mbronte marinarët amerikan në ujërat territoriale të Japonisë. Gjithashtu ata kërkonin nga Japonia të hapte portet për anijet nën flamurin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që marina amerikane të mund të furnizohej me ushqime dhe të tjera mallra të nevojshme për to. Për më tepër, ShBA kërkonte edhe të drejtën ekskluzive për të tregtuar me Japoninë. Duke ditur se kërkesa e tyre mund të kundërshtohej nga liderët japonezë, të cilët shquheshin për skepticizmin e tyre ndaj të huajve, ShBA e pa si të udhës që kërkesën e saj ta shoqëronte edhe me një demonstrim të fuqisë së saj ushtarake. Kështu Komodori Mattheu Perry u shfaq në gjirin e Tokios me anije të fuqishme ushtarake. Liderit japonez tashmë ndodheshin në dilemë në se duhet ta pranonin një propozim të tillë apo jo, edhe pse në saj të shumë dokumenteve që ekzistojnë sot, shprehet qartë se Tokugauauat nuk e kishin me kënaqësi një marrëdhënie me të huajt. Megjithatë, duke kujtuar disfatën e plotë të trupave kineze në Luftën e Opiumit, drejtuesit e qeverisë japoneze u bindën se duhet të pranonin konditat e fqinjit të tyre përtej oqeanit.

Në 1854 do të firmosej traktati i Kanagaua ndërmjet Japonisë dhe ShBA-ve. Sipas kësaj marrëveshje, dy porte të mëdha hapeshin për amerikanët. Traktati përfshinte edhe disa pika të tjera jo të rëndësishme që në përgjithësi kënaqnin interesat e ShBA. Ky traktat shënoi fundin e izolimit të vendit. Traktati Kanagaua do të pasohej nga traktate të tjera të shumta midis Japonisë, ShBA-ve dhe fuqive të tjera Evropiane. Marrëveshjet zakonisht ishin me fitim të njëanshëm dhe shumë shpejtë fuqitë e mëdha do të merrnin në kontroll degët kryesore të ekonomisë së Japonisë.

Më pas, gjatë periudhës Mejzhii, qeveria japoneze do të dërgonte me qindra persona për të studiuar me bursa në vendet e zhvilluara. Qëllimi i tyre ishte studimi i teknologjive dhe zhvillimeve politike. Për shembull në autobiografinë e Jukiçi Fukuzauas, një student japonez në ShBA dhe në Evropë, ai shkruan:

“Gjatë misionit tim në Evropë, u përpoqa të mësoja disa dije të përgjithshme të kulturës të të huajve... nuk më interesonte të mësoja subjekte shkencore... por ndjeja se duhet të mësoja disa çështje të përgjithshme të jetës Evropiane, sepse këto gjëra nuk mund të gjendeshin të shkruara në libra... megjithatë ishin pikërisht këto çështje të përgjithshme dhe të thjeshta që ishin më të vështirat për të kuptuar.”

Marrëveshjet e shumta me të huajt shkaktuan pakënaqësi në radhët e feudalëve japonezë. Shumë shogunë protestuan te perandori për këtë arsye. Në 1868 shoguni i fundit i familjes Tokugaua, dha dorëheqjen. Mbeti në pushtet vetëm perandori i cili atë kohë ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç. Ai vendosi të largohej nga Kjoto për të themeluar kryeqytetin e ri në Tokio. Qeveria e re u quajt Mejzhii (qeveria e të ndriturve). Gjatë periudhës Mejzhii nga vitet 1868 deri në vitin 1912, qeveria arriti me sukses ta kthente Japoninë nga një vend të centralizuar feudal në një shtet modern të industrializuar. Ky shëndrrim i shtetit kaloi në disa faza siç ishte zhdukja e feudalizmit dhe formimi i një qeverie konstitucionale. Kështu liderët e qeverisë Mejzhii ishin të bindur në të tyren se feudalizmi tashmë i përkiste të shkuarës. Duke u shmangur nga mbeturinat feudale, qeveria e të ndriturve kërkonte të shpëtonte Japoninë nga të huajt duke forcuar pozitat e tyre politike, ekonomike dhe militariste. Reforma anti-feudale do të prekte gjerësisht klasat politike dhe sociale të vendit. Pronarët e mëdhenj të tokave u detyruan t’ia jepnin tokat e tyre perandorit kundrejt privilegjeve të ndryshme dhe kompensimeve në monedhë, si për shembull punësim i tyre në rangjet e larta qeveritare. Por në këto reforma nuk u kursyen as samurajit. Duke iu përmbajtur parimit “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit,” klasa e luftëtarëve samurai humbi privilegjet e vjetra të rendit feudal. Për më tepër në periudhën e qeverisjes së Mejzhii, u prezantua sistemi ushtarak universal, ku të gjithë personat e një moshe të caktuar merrnin përsipër shërbimin e detyruar ushtarak pavarësisht rangut në shoqëri (kjo u bë e mundur në vitin 1872).

Një tjetër sukses i qeverisë Mejzhii, ishte edhe reforma konstitucionale. Kështu në vitin 1884, Perandori i kërkon Hirobumi Ito-s të hartonte një dokument (draft) kushtetues për të gjithë Japoninë. Hirobumi ndërmori udhëtime të shumta në ShBA dhe në Evropë për të studiuar kushtetutat e vendeve të zhvilluara, megjithatë mbresëlënëse për të do të ishte forma e organizimit qeveritar i Gjermanisë. Ky i fundit madje pati edhe një takim me Kancelarin e Hekurt, Bismarkun, dhe u kthye në Japoni për të hartuar një kushtetutë të bazuar në modelin e shtetit Gjerman. Pas shumë punimesh në këtë fushë, Perandori do të prezantonte të gjithë shtetasve japonezë kushtetutën e re në vitin 1889 (kushtetuta e parë japoneze). Sipas kushtetutës së re, Japonia shpallej Monarki Parlamentare. Asambleja legjislative ose Kuvendi (pra ishte një parlament në kuptimin e mirëfilltë), kishte një fuqi të limituar ndaj Perandorit, i cili i kushtëzonte Kuvendit miratimin e të gjitha ligjeve, veton absolute, si edhe të drejtën e luftës (perandori shpallte luftë ose paqen). Praktikisht, ishin ministrat ata të cilët kryenin të gjitha veprimtaritë qeveritare dhe jo Perandori edhe pse ishte ky i fundit ai që i miratonte ministrat në krye të qeverisë.

Ekonomia dhe Shoqëria Japoneze gjatë periudhës Mejzhi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën udhëheqjen e Mejzhii, Japonia u modernizua në mënyrë tmerrësisht të shpejtë. Qeveria do të financonte për ndërtimin e fabrikave moderne. Shumë makineri tekstilesh dhe specialistë të huaj u huazuan nga vendet e zhvilluara. Zhvillimi arriti majat në vitin 1883 kur për herë të parë në Japoni u vendosën drita elektrike në rrugët e Tokios. Qeveria nuk u limitua vetëm me ndërtimin dhe zhvillimin e industrisë së lehtë, por ata dëshironin të zgjeronin dhe përsosnin edhe industrinë e rëndë. Porte moderne dhe fabrika municionesh do të ngriheshin në të gjithë Japoninë. Përpunimi i çelikut stimulohej nga qeveria dhe shumë shpejtë Japonia do të kishte linja hekurudhore dhe qendra telegrafike. Në vitet 1800, qeveria vendosi të shiste disa nga fabrikat e saj personave privatë në pamundësi për t’i zhvilluar vetë ato. Pikërisht në saj të kësaj reforme do të krijoheshin ndërmarrjet e fuqishme ekonomike japoneze të quajtura Zaibatsu (shqiptohet ashtu si lexohet). Zaibatsu të fuqishme që i kanë rezistuar kohës janë edhe sot të pranishme në Japoni, siç janë për shembull Mitsubishi dhe Mitsui. Zaibatsut ishin më shumë të motivuar nga solidariteti midis tyre se sa nga konkurrenca dhe një gjë e tillë çoi në rritjen e eficencës në prodhim. Deri në vitin 1914, Japonia në saj të një qeverie të fortë dhe iniciativës së lirë arriti të bëhej një fuqi industriale në Azi.

Për shkak të zhvillimeve ekonomike shumë persona braktisën jetën e tyre nëpër ferma për tu zhvendosur në qytete që kërkonin fuqi punëtore. Shumë samurai do të braktisnin vendet e tyre për të marrë grada të larta në ushtrinë japoneze. Disa të tjerë thjeshtë përfituan nga biznesi dhe postet e larta në qeveri.

Qeveria ndërmori edhe reforma në sistemin e shkollimit që ishte relativisht i dobët. Në vitet 1900 një pjesë e madhe fëmijësh shkonte në shkollat fillore të shtetit. Një pjesë e mirë e tyre vazhdonte shkollën e mesme dhe të lartë. Ekzistonin edhe shkollat profesionale si edhe universitetet. Në universitete mund të futeshin vetëm një pjesë e zgjedhur studentësh, zakonisht nga klasat e pasura të shoqërisë.

Ekspansion dhe Disfatë (Periudha e Luftës së Madhe dhe Luftës së Dytë Botërore)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitet 1900 Japonia i ishte gëzuar modernizimit të vendit dhe ishte kthyer tashmë në një vend të fuqishëm. Me fuqizimin e saj, qeveria mohoi traktatet e nënshkruara më parë me fuqitë e mëdha dhe ratifikoi traktate të reja. Kështu japonezët arritën në saj të diplomacisë që të hiqnin privilegjet e ekstra territorialitetit që gëzonin evropianët dhe amerikanët deri në ato vite. Gjithashtu, gjatë kësaj periode qeveria mori në dorë të gjithë financat e vendit. Për më tepër, si një vend i industrializuar, Japonia kishte modernizuar edhe ushtrinë duke u futur në aventura tipike të vendeve imperialiste. Për shembull lufta e Japonisë me Korenë, bëri që në vitin 1894, ajo dhe Kina do të futeshin në luftë. Mbas mposhtjes së forcave të keq armatosura kineze, Japonia pushtoi Tajvanin. Në një situatë të tillë, qeveria e dobët kineze u detyrua t’i njihte Japonisë të gjitha privilegjet që gëzonin edhe fuqitë e mëdha Evropiane dhe shtetasit amerikan. Megjithatë me ekspansionin e Japonisë në Azi, ajo do të ballafaqohej shpejtë me një super-fuqi si Rusia. Gjatë luftimeve në Luftën e Dytë Botërore, Japonia humbi rreth 2 000 000 ushtarë. [ref. 10]

Luftërat Japoni-Rusi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta midis Japonisë dhe Rusisë u shpall në vitin 1904. Të dy këto super-fuqi përlesheshin për të marrë në dorë kontrollin e Mançurias, një krahinë kjo e pasur me minerale. Gjatë kësaj lufte, ushtria japoneze detyroi forcat ruse të tërhiqeshin nga Mançuria. Japonezët korrën sukses edhe në oqean kur mposhtën flotën ruse. Një betejë tjetër në oqean do të rezultonte me fitoren e flotës japoneze.

Teodor Rusvelt (Theodore Roosvelt) si president i ShBA, ftoi delegatët rus dhe japonezë që të takoheshin në Porstmouth (New Hampshire) me qëllim që të përfundonin luftimet. Bisedimet u kryen në vitin 1905 dhe Japonia doli fitimtare gjatë negociatave. Japonisë i jepej Port Arthur si edhe disa dominione ruse në Mançurian veriore [ref. 11]. Por nuk ishte ky traktat që do i ndalonte japonezët dhe rusët të përfshiheshin në luftime të ashpra në të ardhmen. Kështu Mongolia dhe Japonia do të fillonin luftime të ashpra (vitet 1938-1939). Sovjetikët tashmë të forcuar disi, do të përkrahnin Republikën Popullore të Mongolisë me furnizime dhe me ushtarë.

Një përshkrim më të detajuar për betejat paraqet Gjenerali Zhukov në kujtimet e tij. Kështu në librin “Zhukov, Mendime dhe Meditime (Shtëpia Botuese e Ushtrisë – viti 1995),” gjenerali shkruan se në luftimet e ashpra, forcat japoneze humbën më shumë sa pretendonin duke treguar se ushtria perandorake nuk ishte e pathyeshme siç predikonte propaganda e kohës:

“ – 20 gushti i vitit 1939... - shkruan ai – Ushtritë sovjetike dhe mongole filluan sulmin e përgjithshëm për rrethimin dhe shpartallimin e ushtrisë Japoneze në përputhje me planin... e hartuar me kujdes. Në orën 9, kur aviacioni ynë sulmoi armikun, bombardoi artilerinë e tij, fluturuan lart raketat e kuqe, që lajmëruan fillimi e sulmit të ushtrisë... Goditjet e aviacionit dhe artilerisë sonë ishin aq të fuqishme dhe të mbara, sa që armiku u shtyp moralisht dhe fizikisht dhe për një gjysmë ore nuk mundi të përgjigjej me zjarrin e artilerisë së tij.” [ref. 12]

31 gusht, 1939 me mposhtjen e Armatës së 6-të japoneze, të gjitha vatrat e forcave japoneze që kërcënonin Mongolinë, u shpartalluan. Japonia doli e humbur në këtë luftë por luftime të tjera do të fillonin në të gjithë Azinë. [ref. 13] Megjithatë Rusët do të mbeteshin një armik i betuar i Japonisë. Në konferencën e Jaltës, një nga kërkesat kryesore të liderëve sovjetik ishte sulmimi i forcave japoneze të mbetura në Kinë, tre muaj mbas kapitullimit të Gjermanisë Naziste. [ref. 14]

Lufta Japoni-ShBA

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulljt kryesorë: Lufta e Dytë Botërore dhe Hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki
Yamato ishte luftë-anija më e madhe e flotës japoneze gjatë luftës së dytë botërore.

Ekspansioni i shtetit imperialist Japonez do të binte ndesh me interesat e fuqive të mëdha si ShBA-ve, Holandës dhe Britanisë së Madhe, shtete këto që vendosën embargo ndaj saj në verën e vitit 1941. ShBA nga ana e saj kishte furnizuar vazhdimisht forcat ushtarake kineze me avionë dhe mjete të tjera të domosdoshme për luftën kundra Japonisë. Embargo u shoqërua me kërkesën e këtyre vendeve që Japonia të ndërpriste menjëherë veprimet luftarake kundra Kinës. Japonia u përgjigj në mënyrë të heshtur se kundërshtonte kërkesën e këtyre vendeve duke vazhduar veprimet e saj armiqësore në Azi. Për më tepër Japonia do të sulmonte rezervat e naftës në dorë të holandezëve. Situata ndërmjet ShBA-ve dhe Japonisë po acaroheshin gjithnjë e më shumë. Më 7 dhjetor 1941, flota japoneze e pajisur me anije aeroplanmbajtëse, do të sulmonte papritur Portin Pearl Harbor, në Havai. Ndaj këtij veprimi armiqësor ShBA shpalli luftë ndaj kësaj të fundit më 8 dhjetor të po atij viti.

Fitorja në Pearl Harbor ishte një fitore e madhe por e përkohshme. ShBA-të filluan veprime luftarake të suksesshme kundra Japonisë që përfshinin bombardime ajrore, shkatërrimi i mjeteve lundruese japoneze në saj të nëndetëseve, konfrontime ushtarake tokësore, si edhe furnizimi intensiv i armiqve të japonezëve me armë dhe mjete të tjera luftarake. Beteja të shumta do të zhvilloheshin në vijim. Për tu përmendur është Beteja e Midway, Beteja e Guadacanal, Beteja e Tassafaronga, Beteja e Iwo Jima e të tjera.

Japonia pësoi disfata të njëpasnjëshme. Më 17 korrik të vitit 1945, do të zhvillohej konferenca e Potsdam ku aleatët do të diskutonin çështjet e luftës. Gjatë veprimtarive të konferencës, do të lëshoheshin paralajmërime ndaj Japonisë për të përfunduar luftën. Japonia nuk i mori parasysh këto paralajmërime. Kështu më 6 gusht, 1945, Presidenti i ShBA-ve Harry S. Truman nënshkroi vendimin për lejimin e hedhjes së një bombe atomike mbi Japoninë. Avioni B-29 Superfortress, i koduar "Enola Gay", do të hidhte bombën atomike "Little Boy" (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e një tjetër bombe atomike në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti. Më 2 shtator, 1945, Japonia do të kapitullonte zyrtarisht. Kapitullimi u shpall nga perandori Hirohito.

Lufta Sino-Japoneze (Lufta Japoni-Kinë)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulljt kryesorë: Lufta e Dytë Botërore dhe Masakra e Nanjing

Lufta ndërmjet Japonisë dhe Koresë, frikësoi Kinën duke bërë që në vitin 1894 këto dy vende t’i shpallnin njëri tjetrit luftë. Forcat Japoneze mposhtën lehtë forcat kineze dhe mbasi dëbuan me luftë forcat ruse, aneksuan Mançurian. Mançuria u mbajt e pushtuar deri në vitin 1939 dhe në vazhdim të luftës së dytë botërore. Deri në vitet 1940, Kina ishte në gjendje të mjerueshme pavarësisht se financohej vazhdimisht nga ShBA. Më 7 korrik të 1937, Japonia do të sulmonte rregullisht Kinën me ofensiva të fuqishme mbi Pekin (kryeqyteti i sotëm). Në dhjetor të po atij viti (1937), Japonia arriti të pushtonte Shangain. Më vonë edhe Nanjingu do të binte. Pala kineze pretendon se në Nanjing janë kryer masakra të shumta (shiko Masakra e Nanjing), edhe pse pala japoneze gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë duke shprehur se veprimet e trupave të tyre kanë qenë thjeshtë luftarake. Më datë 8 dhjetor 1941, Japonia pushton Hong Kongun (i cili në atë kohë ishte një koloni e Britanisë së Madhe). Gjatë vitit 1942, Japonia përpiqet vazhdimisht të marrë qytetin e Çangashës, por has në rezistencë të vendosur të forcave Kineze. Tentativat e forcave japoneze për të marrë qytetin në duar, do të dështonte tre herë duke lënë shumë të vrarë në radhët e të dy palëve. Beteja e tretë për Çangashën u zhvillua më 2 nëntor, 1943. Lufta mbaroi zyrtarisht më 2 shtator, 1945, dhe trupat japoneze të mbetura në Kinë, dorëzuan armët më 9 shtator të vitit 1945. Me mbarimin e luftës, shumë personazhe të larta në hierarkinë e ushtrisë japoneze, u gjykuan dhe u ekzekutuan për krime lufte. Japonia gjatë Luftës së Dytë botërore luftoi gjithashtu edhe kundra forcave Australiane, Holandeze, Koreane, Indiane, Filipinase si edhe kundra forcave të Zelandës së Re. Mbas kapitullimit, Japonia ndryshoi kushtetutën e saj sipas modelit amerikan.

Japonia në Zhvillim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1945 Japonia ishte një vend humbës në radhët e vendeve që morën pjesë në luftë. Rreth 2 000 000 ushtarë japonez ishin vrarë gjatë luftimeve të ashpra. Shumë qytete shtriheshin nën gërmadha dhe shfrytëzimi i ushqimit për qëllime ushtarake kishte lënë shumë njerëz nën mëshirën e urisë. Megjithatë shumë shpejtë Japonia do të rindërtohej.

Mbas humbjes së Japonezëve, amerikanët do të dyndeshin në vend. Qëllimi i amerikanëve ishte ta “nxirrnin Japoninë jashtë loje,” për të shmangur çdo mundësi lufte në të ardhmen. Shumë organizata që gjatë luftës kishin luajtur një rol luftë nxitës u shpërbënë dhe shumë persona të tjerë u dënuan për veprimtaritë e tyre gjatë luftës. Komandanti suprem i misionit të Aleatëve në Japoni ishte Gjenerali Daglas Mek Artur (Douglas MacArthur) i emëruar nga presidenti Truman. Gjenerali Daglas mori përsipër të ndryshonte kushtetutën Japoneze, një gjë që u bë realitet në vitin 1947. Kjo kushtetutë e re e shpallte Japoninë një vend demokratik dhe i hiqte perandorit një sërë prerogativash që ai kishte gëzuar me shekuj. Perandori i Japonisë mbas miratimit të kushtetutës së re, pati vetëm rol figurativ. Kushtetuta e re sanksiononte formimin e një Kuvendi ku do të merrnin pjesë përfaqësues nga i gjithë vendi, të zgjedhur këta me votim nga populli. Pushteti ekzekutiv do i përkiste kryeministrit i cili do të zgjidhej nga maxhoranca e parlamentit. Sipas kushtetutës gratë barazoheshin me burrat dhe fitonin të drejtën e votimit. U miratuan një sërë kartash për të drejtat e individëve. Këto të drejta përfshinin lirinë e shtypit, lirinë fetare e të tjerë. Amerikanët ndërhynë gjithashtu edhe në sistemin arsimor të Japonisë.

Reformat ekonomike të shumta u kryen. U bë një reformë agrare masive që lejonte fshatarët japonez të blinin tokat që më parë ata i merrnin me qira. Kjo uli fuqinë e “latifondistëve” dhe fshatarët mund të kishin më shumë privilegje e përfitime vetjake. Masa u morën edhe për të reduktuar fuqinë e madhe të zaibatsu-ve që para luftës kishin përqendruar në duart e tyre shumë prona dhe fabrika.

Shpallja e “Pavarësisë”

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në fund të vitit 1948, amerikanët ngadalë ia kaluan pushtetin qeveritarëve japonezë. Forcat amerikane e ndjenin se tashmë prania e tyre në Japoni nuk ishte shumë e domosdoshme dhe me luftën e Koresë (ndërmjet jugut dhe veriut), bëri që ShBA të ndryshonte qëndrimin ndaj Japonisë duke mos e parë atë më si një ish armik, por si një aleat të ardhshëm në Azi. Më 8 shtator 1951, rreth 48 vende jo komuniste do të firmosnin një marrëveshje midis tyre për shkak të luftës së ftohtë që po niste në botë. Japonia ishte një nga vendet që do të firmoste dhe kështu, gjashtë muaj më vonë trupat amerikane u tërhoqën përfundimisht nga territori japonez. Japonia tashmë ishte përsëri një vend i pavarur. Megjithatë në saj të kushtetutës së aprovuar më 1947, liderët japonez nuk kishin të drejtë të shpallnin luftë ose të mobilizonin trupa të armatosura. Në të tilla kushte Japonia dhe ShBA nënshkruan një marrëveshje ku ShBA zotohej të mbronte Japoninë ndaj çdo agresioni të jashtëm.

Ekonomia në Rritje (1945 – 1980)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Japonia është vendi me rimëkëmbjen më të shpejtë nga vendet që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore. ShBA e kishte financuar Japoninë fill pas mbarimit të luftës edhe pse mbas viteve 1950-1951, Japonia vazhdoi punën e saj më vete. Që nga viti 1952, GDP e këtij vendi u rrit ndjeshëm çdo vit. Ekonomia japoneze u zhvillua në shumë drejtime dhe tregtia me vendet e huaja luajti një rol vendimtar në zhvillimin e mëtejshëm të saj. Mallrat japoneze shiten në të gjithë botën sot dita. Me kalimin e kohës edhe tregu i brendshëm i vendit do të konsolidohej. Pagat e punonjësve, asistenca sociale dhe mirëqenia në përgjithësi do të rriteshin ndjeshëm. Deri në vitet 1960, familjet japoneze kishin në shtëpitë e tyre një televizor, frigorifer dhe lavatriçe, si dhe shumë të tjerë mund të përballonin mbajtjen e një makine dhe kondicionerëve. Qeveria nga ana e saj mund t’i ndihmonte bizneset lehtë pasi shpenzimet militare ishin relativisht të vogla. Japonezët morën dhe studiuan teknologjitë më të përparuara të kohës duke i përmisuar disa prej tyre. Në fund të viteve 1980, Japonia ishte shteti më i pasur në të gjithë Azinë.

Marrëdhëniet Ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Japonia dhe ShBA-të kishin mbajtur lidhje të ngushta me njëra tjetrën që nga mbarimi i luftës. Megjithatë Japonia dëshironte më shumë pavarësi për punët e saj dhe kërkonte nga ShBA që t’i kthehej Okinaua. Okinaua ishte shëndrruar në një bazë ushtarake amerikane, të cilën këta të fundit e konsideronin si pikë kyçe për Azinë.

Japonia duhej të tregohej shumë e kujdesshme në marrëdhëniet me jashtë. Ky vend ka deficite materiale dhe 90% e lëndëve të para si naftë, hekur dhe zift importohen nga jashtë. Në mungesë të naftës, Japonia është përpjekur gjithnjë të mbajë marrëdhënie të mira me vendet arabe dhe ka stimuluar vende të ndryshme për të zhvilluar industrinë e tyre në këtë fushë, siç është marrëveshja midis Mmaj (Agjencinë Minerare Metalore Japoneze) me qeverinë e Republikës së Shqipërisë. [ref. 15] Marrëdhëniet e Japonisë kanë pasur edhe luhatje me vendin fqinj Kinën. Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të acaruara për një kohë të gjatë. Vetëm me përfundimin e Revolucionit Kulturor në Kinë, tregtia midis këtyre dy vendeve ka lulëzuar dhe vazhdon të jetë e qetë edhe sot dita. [ref. 16]

Marrëdhëniet Shqiptaro-Japoneze (1994 – 2006)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Japonia ka zhvilluar marrëdhënie edhe me Republikën e Shqipërisë. Për shkak kushtesh gjeografike dhe historike, marrëdhëniet midis këtyre dy shteteve kanë filluar relativisht vonë. Zakonisht qeveria japoneze ka ndihmuar kryesisht sektorin bujqësor që në Shqipëri pas viteve 90 dhe në vazhdim lente shumë për të dëshiruar. Me aq sa dihet, marrëveshja zyrtare e parë është firmosur më 11 maj 1994 në Tokio për tu ratifikuar përfundimisht nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Tiranë me datë 29 qershor 1994. Sipas saj, Japonia i ka ofruar R. Sh. 2 166 000 000 yen në formë kredie për ripërtëritjen e sektorit bujqësor. [ref. 17]

Marrëveshje të tjera janë ratifikuar nga qeveria shqiptare në lidhje me hidrocentralet. Kështu kemi marrëdhëniet midis KESH (Korporata Energjetike Shqiptare) dhe OECF (Fondit Japonez për Bashkëpunimin Ekonomik), ku qeveria japoneze merr përsipër zhvillimin dhe rehabilitimin e hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin. [ref. 18] marrëveshje të tjera në lidhje me këtë sektor janë lidhur edhe në vitet në vazhdim (1997). [ref. 19] Megjithatë me sa duket, shumë fonde kanë avulluar në mugëtirë, me që sipas ligjit nr. 8802, datë 17.5.2001, Republika e Shqipërisë i detyrohej Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar një shumë të barabartë me 5 088 001 yen, sipas interesit 1.7% në vit, e gjithë kjo sipas marrëveshjes No. ABA-R1-2-D për shtyrjen e borxheve që rrjedhin nga marrëveshja e huasë No. ABA-P1, e datës 28 nëntor 1995 ndërmjet Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. [ref – 20] Një marrëveshje e ngjashme është kryer më datë 17.06.2001, ku Qeveria Shqiptare kërkoi lehtësimin e borxhit të saj ndaj të njëjtës bankë pasi i detyrohet kësaj të fundit 21,854,384 yen me një interes të njëjtë si më lartë prej 1.7% në vit. [ref. 21]

Japonia (si shumë shtete të tjera) ka ndihmuar Shqipërinë edhe në vitin 1999 me fonde shtesë (jo të dhëna në formë huaje ose kredie por si ndihmë e mirëfilltë) për të ndihmuar Shqipërinë të kalonte krizën e krijuar si shkak i luftës në Kosovë, banorët e të cilës nën kërcënimin e reprezaljeve të shovinistëve serb, ishin arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar masakrave famëkeqe. Në vendimin nr. 485, datë 21.10.1999, sqarohet qartë se si është ndarë buxheti ndër ministritë e ndryshme që përbën interes edhe për çdo individ:

*1. Miratimin e shpërndarjes të fondeve të grantit japonez, për mbështetje buxhetore si vijon:

- 200 milionë jen për Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, me destinacion mbështetjen e KESH-it, për importin e matësve elektrikë në bokse kolektive e individuale;
- 200 milionë jen për Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit me destinacion mbështetjen e Albpetrolit, për importin e naftës;
- 200 milionë jen për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit me destinacion mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, për nevojat e saj për automatizimin e sistemit hekurudhor;
- 200 milionë jen për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, për mbështetjen e industrisë agroushqimore me linja teknologjike.
  • 2. Ministritë e sipërpërmendura, të marrin masat që në bashkëpunimin me konsulentin e huaj, në kuadrin e këtij projekti, si dhe kompanitë tregtare përfituese të këtyre fondeve, të përgatitin dokumentacionin e nevojshëm për prokurimin e mallrave që do të importohen në kuadrin e këtij granti.
  • 3. Vlera e mallrave, pajisjeve dhe linjave teknologjike, që do të financohen nga granti, do të shlyhen si fonde kundërparti nga përfituesit përfundimtarë, me vlerën ekuivalente në lekë të çmimit të blerjes FOB, brenda datës 16 qershor 2002. Llogaritja në lekë do të bëhet sipas kursit të këmbimit të dërguar FMNsë, për muajin qershor 1999. Për këtë qëllim, ministritë përkatëse të marrin të gjitha masat për analizën e mundësive të kthimit të fondeve kundërparti, brenda afatit të sipërpërmendur, mundësinë e përballimit të detyrimeve tatimore dhe doganore për importet që do të realizojnë, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve përkatëse me përfituesit përfundimtarë. Këto marrëveshje do të miratohen përfundimisht nga Ministria e Financave.
  • 4. Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen dhe monitorimin… ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtre. [ref. 22]

Në lidhje me temën është për tu shqyrtuar edhe vendimi nr. 600, i datës 2 nëntor 2001 që flet disa mjete të ardhura në ndihmë të Shqipërisë në lidhje me bujqësinë. [ref. 23] megjithatë nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Shqipëria hapi ambasadën e saj në Japoni në vitin 2008.

Burime të dhënash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Japanese Palaeolithic Period Arkivuar 26 gusht 2009 tek Wayback Machine, Charles T. Keally
  2. ^ "The earliest known pottery comes from Japan, and is dated to about 10,600 BC. China and Indo-China follow shortly afterwards" ("Past Worlds" The Times Atlas of Archeology. p. 100, 1995). Alternatively, the Metropolitan Museum of Art's Timeline of Art History [1] Arkivuar 6 janar 2009 tek Wayback Machine notes "Carbon-14 testing of the earliest known shards has yielded a production date of about 10,500 BC, but because this date falls outside the known chronology of pottery development elsewhere in the world, such an early date is not generally accepted". [2]. Calibrated radiocarbon measures of carbonized material from pottery artifacts: Fukui Cave 12500 +/-350 BP and 12500 +/-500 BP (Kamaki & Serizawa 1967), Kamikuroiwa rockshelter 12, 165 +/-350 years BP in Shikoku (Esaka et al. 1967), from "Prehistoric Japan", Keiji Imamura, p46.
  3. ^ "Yayoi Period History Summary Arkivuar 26 korrik 2008 tek Wayback Machine," BookRags.com; Jared Diamond, "Japanese Roots," Discover 19:6 (June 1998); Thayer Watkins, "The Genetic Origins of the Japanese Arkivuar 9 shkurt 2016 tek Wayback Machine"; "Shinto — History to 1900 Arkivuar 7 gusht 2008 tek Wayback Machine," Encyclopædia Britannica.
  4. ^ Earlier Start for Japanese Rice Cultivation Arkivuar 7 qershor 2008 tek Wayback Machine, Dennis Normile, Science, 2003
  5. ^ "Buddhist Art of Korea & Japan," Asia Society Museum; "Kanji," JapanGuide.com; "Pottery Arkivuar 29 tetor 2009 tek Wayback Machine," MSN Encarta; "History of Japan," JapanVisitor.com.
  6. ^ Delmer M. Brown, red. (1993). The Cambridge History of Japan. Cambridge University Press. fq. 140–149. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); George Sansom, A History of Japan to 1334, Stanford University Press, 1958. p. 47. ISBN 0-8047-0523-2
  • 7- World History (Patterns of Civilization) – Thomas Glick, Boston University, Massachusetts, fq 269. ISBN 0-13-967886-7
  • 8- Word Web Dictionary – “Ninja: A member of the ninja who were trained in martial arts and hired for espionage or sabotage or assassinations; a person skilled in ninjutsu.”
  • 9- Word Web Dictionary – “Ninja: A class of 14th century Japanese who were trained in martial arts and were hired for espionage and assassinations”
  • 10- Germany’s Secret Weapons in Second World War nga Roger Ford; faqe 39 - Blerjet e teknologjisw militare nga Japonia.
  • 11- World History (Patterns of Civilization) – Burton F. Beers, North Carolina, State University, Raleigh, North Carolina. Faqe 517.
  • 12- Zhukov, Mendime dhe Meditime (Shtëpia Botuese e Ushtrisë – viti 1995) – faqe 121.
  • 13- Zhukov, Mendime dhe Meditime (Shtëpia Botuese e Ushtrisë – viti 1995) – faqe 123.
  • 14- Ekzistojnë shumë site që paraqesin vendimmarrjet e konferencës së Jaltës, megjithatë të gjitha materialet janë të ngjashme me njëra tjetrën.
  • 15- Ligji Nr.8142, datë 5.9.1996 - Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit teknik me Japoninë në fushën e kërkimit të mineraleve.”
  • 16- World History (Patterns of Civilization) – Burton F. Beers, North Carolina, State University, Raleigh, North Carolina. Faqe 695
  • 17- Ligji Nr.7837, datë 29.6.1994 - Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë për ripërtëritjen e sektorit bujqësor ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe fondit të bashkëpunimit ekonomik me jashtë, Japoni (CECF)”
  • 18- Ligji Nr.8050, datë 21.12.1995 – Për ratifikimin e garancisë për marrëveshjen e kredisë ndërmjet koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe CECF për projektin e rehabilitimit të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin.
  • 19- Ligji Nr.8244, DATE 18.9.1997
  • 20- Ligji nr. 8802 datë 17.5.2001
  • 21- Ligji nr 8803 datë 17.5.2001
  • 22- Vendimi nr. 485, datë 21.10.1999
  • 23- Vendimi nr. 600, datë 2. 11.2001