Hekuri
Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008% të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri është metali me i përdorshëm në industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.
Përfitimi dhe përpunimi i xeherorit të hekurit është bërë që në vitin 3000 p.e. sonë, në Misir (Egjipti i sotshëm).Tani ky metal perdoret dhe ne industri dhe per ndihma mjeksore
Hekuri | |
Komponimet kimike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hekuri në natyrë nuk mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që hasen në natyrë janë xeherore apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit. Xeheroret më të rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe3O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2. Përdoret për shkatërrimin e dëmtueseve te bimëve, ne mjekësi, ne industrinë tekstile. Por ne nuk mendojmë që vetem hekuri është i fortë.
Vetitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por mund të kombinohet me kromin, manganin etj. Ka gjendje agregate te ngurte,ka ngjyre hiri,dhe dendesia e tij eshte 7.874g/cm3 7874kg/cm3
Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri...
Përftimi i hekurit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hekuri në industri përfitohet kryesisht prej xeherorëve të tijë e këto janë:
- xeheror hekuri(p.sh.hematiti ose magnetit)
- koksi,si mjet reduktues
- guri gëlqeror,si shkrirës
- ajri i nxehtë qe vjen nga kauperët ose pyrgjet(kullat).
Në fillim bëhet fërgimi i xeherorit me qëllim të oksidimit të sulfureve dhe karbonateve nëse ato gjendente pranishme ne xeherore ,si dhe largimit të lagështirës që gjendet në xeherore pastaj xeherori transportohet me vagoneta të posatshme deri ne grykën e furrënaltes pastaj transportohet koku(qymyri) dhe pastaj guri gelqeror dhe përmes kaupereve(aparatur e posatshme)hyn ajri dhe ndihmon djegie.Ky është elementi kimik Hekuri ose ndryshe (Fe). Hekuri është një oksid