[go: up one dir, main page]

Jump to content

Franc Veliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Franc Veliu
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFranc Veliu
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaVlorë, Shqipëri
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
2003–2006Flamurtari
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2015Flamurtari210(14)
2015–2016Kukësi8(0)
2016Partizani3(0)
2016–2019Flamurtari66(3)
2019–2022Gjilani48(4)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Shqipëria U218(0)
2009–2013Shqipëria7(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Franc Veliu (lindur më 11 nëntor 1988Vlorë) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës. Gjatë karrierës së tij, Veliu ka luajtur në disa pozicione si mbrojtës i majtë, mbrojtës qëndor, mesfushor i majtë madje dhe mesfushor qëndror. Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Flamurtarin ku ka fituar dy trofe deri tani, dy herë Kupën e Shqipërisë në vitet 2009 dhe 2014 respektivisht kundër Tiranës dhe dhe Kukësit.

Gjatë kohës kur ka qënë i ri shumë skuadra britanike kanë shfaqur interesim për të si Portsmouth, Aston Villa dhe Celtic.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai bëri debutimin e tij me Flamurtarin në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë e fituar vendin e titullarit në skuadrën e vendlindjes së tij. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur si mbrojtës i majtë por gjithashtu ka luajtur edhe si mesfushor i majtë por kohët e fundit është zhvendosur duke luajtur si qëndër mbrojtës.

Më 6 maj 2009, në finalen e Kupës së Shqipërisë, Veliu e nisi ndeshjen si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes dhe luajti 90 minuta duke kontribuar në fitoren 2–1 kundër Tiranësstadiumin Niko Dovana, duke fituar trofeun e parë madhor në karrierë.[2]

Më 22 korrik 2012, Veliu rinovoi edhe për një vit tjetër kontratën e tij me Flamurtarin, duke përfituar 60 mijë .[3] Përpara se të rinovonte kontratën, për mbrojtësin kishte interesim dhe oferta nga skuadra zvicerane dhe greke, por Veliu zgjodhi që të qëndronte te Flamurtari.[4] Një muaj më vonë, në gusht 2012, Veliu u vendos si kapiteni i ri i Flamurtarit për sezonin 2012–13, duke pasuar në këtë post mbrojtësin tjetër Artan Sakaj.[5]

Veliu luajti ndeshjen e parë të sezonit më 5 korrik 2012 në ndeshjen e parë të raundit në Ligën e Evropës kundër hungarezëve të Budapest Honvéd, duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–0 në shtëpi, me golin e vetëm të sfidës që u shënua nga Richárd Vernes.[6][7] Ai luajti 90 minuta edhe në ndeshjen e kthimit në Budapest, ku Flamurtari u mposht 2–0 dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–0.[8][9]

Veliu luajti ndeshjen e parë në kampionat për sezonin 2012–13 në ndeshjen hapëse kundër Bylisit, duke luajtur 90 minuta në një barazim 1–1 në transfertë.[10] Pasi u mposht në ndeshjen e dytë nga Laçi,[11] Flamurtari fitoi ndeshjen e parë në javën e 3të kundër Tomorit, me Veliun i cili pati kontributin e tij.[12]

Më 26 shtator, Veliu dhe Flamurtari e nisën edicionin e kupës me një fitore 1–0 në transfertë kundër Naftëtarit.[13] Në ndeshjen e kthimit më 3 tetor, Veliu shënoi një dopietë në fitoren 4–1, duke regjistruar golat e parë të sezonit.[14][15]

Në raundin e dytë, Flamurtari u përball me Besën të cilën arriti t'a eleminonte nga kompedicioni me rezultatin e përgjithshëm 2–1; Flamurtari fitoi ndeshjen e parë jashtë fushe 1–0 dhe barazoi në të dytën 1–1. Në këto dy ndeshje, Veliu koleksionoi plot 180 minuta. Të tetë çerek–finalistët u vendosën në dy grupe me nga katër skuadra. Flamurtari ishte vendosur në Grupin B sëbashku me Bylis, Laçin dhe Teutën.

I pyetur për mundësitë që kishte Flamurtari për t'u shpallur kampion i Shqipërisë, Veliu u shpreh se skuadra i kishte të gjitha mundësitë për të fituar kampionatin, pavarësisht se Flamurtari pas javës së gjashtë renditej në vendin e dhjetë me vetëm gjashtë pikë, tetë pikë nga vendi i parë i mbajtur nga Skënderbeu.[16] Më 3 nëntor, Veliu shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Kastriotit; ai shënoi sërisht me goditje dënimi.[17][18] Më 24 nëntor, Veliu dhuroi assistin e parë të sezonit në ndeshjen e javës së 12 kundër Vllaznisë, duke pasur me kokë te Brunild Pepa i cili shënoi golin e tretë të Flamurtarit, por Vllaznia ishte e aftë për të barazpeshuar ndeshjen, e cila u mbyll 3–3.[19][20]

Në ndeshjen e parë të Grupit B në kupë, Flamurtari mori një humbje shokuese 0–1 në shtëpi kundër Bylisit, me Veliun i cili luajti në të gjithë takimin.[21] Kjo humbje solli shkarkimin e trajnerit spanjoll Julián Rubio një ditë më vonë.[22]

Ai u zëvëndësua nga Ernest Gjoka.[23] Në ndeshjen e parë të trajnerit, Veliu nuk ishte thirrur fare në skuadër, me Flamurtarin i cili fitoi me rezultatin 3–2.[24] U zbulua se arsyeja e mungesës së mbrojtësit ishte sepse kishte pësuar një mikrotraumë, e cila erdhi si pasojë e një hapjeje të madhe të këmbës.[25] Veliu e mbylli pjesën e parë të sezonit duke zhvilluar 13 paraqitje në kampionat ku i luajti të gjitha nga 90 minuta, me Flamurtarin e cila e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e shtatë me 19 pikë, katër pikë më pak se vendi i dytë që mbahej nga Teuta. Në kupë, ai luajti pesë ndeshje, të gjitha këto si titullar për 90 minita.

Gjatë muajit janar, Flamurtari zhvilloi disa ndeshje miqësore ku Veliu ishte pjesë e tyre, madje duke shënuar edhe një gol me penallti në fitoren 3–2 kundër Himarës më 26 janar.[26] Ai zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2013 më 2 shkurt në ndeshjen e katërt të Grupit B në kupë, duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–0 jashtë fushe kundër Laçit.[27] Më 13 shkurt, ai luajti ndeshjen e parë për vitin 2013 në kampionat, me Flamurtarin që mposhti Bylisin me rezultatin 3–0 në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 14.[28] Në këtë ndeshje, Veliu dhuroi assistin e golit të dytë të ndeshjes duke krosuar një top në zonë që u shënua me kokë nga Migen Memelli në minutën e 87.[29][30] Kjo ndeshje u konsiderua nga mediat shqiptare dhe nga drejtuesit si ndeshje e trukuar, por Veliu mbrojti skuadrën e tij duke thënë se Flamurtari nuk trukon ndeshje.[29]

Pas fitores kundër Bylisit, Flamurtari do të merrte nëntë pikë të tjera në tre ndeshjet e ardhshme, duke fituar me goleada kundër Tomorit dhe Shkumbinit respektivisht 5–2 dhe 3–0, me Veliu i cili luajti 90 minuta në të tjera ndeshjet. Më 6 mars, në ndeshjen e fundit të Grupit B në kupë, Flamurtari mposhti me rezultatin 3–0 Teutën duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve.[31] Në këtë ndeshje, Veliu shënoi golin e dytë duke realizuar me kokë në minutën e 50 pas një krosimi të mesfushorit Gjergji Muzaka.[32] Megjithatë, kjo fitore u bë e pavlefshme pas fitores së Laçit 3–2 kundër Bylisit. Bylis, Laçi dhe Flamurtari e mbyllën grupin të treja me nga 12 pikë, por Flamurtari ishte ajo që u eleminua për shkak të golavarazhit më negativ se sa dy skuadrat e para.[33] Veliu reagoi për këtë eleminim duke thënë se ndeshje e Laçit kundër Bylisit ishte e trukuar në mënyrë për të nxjerrë Flamurtarin nga kompedicioni.[32]

Flamurtari e mbylli sezonin në kampionat në vendin e katërt me 46 pikë, dy më pak se vendi i tretë që mbahej nga Teuta, duke dështuar të kualifikohej për në kompedicionet europiane sezonin e ardhshëm. Në kupë, Flamurtari u eleminua në Grupin B të çerek–finaleve. Në aspektin personal, Veliu e mbylli kampionatin duke luajtur 24 nga 26 ndeshjet e mundshme, duke koleksionuar gjithsej 2139 minuta dhe një gol. Në kupë, ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke luajtur tetë ndeshje, të gjitha si titullar nga 90 minuta, dhe duke shënuar tre gola.

Para fillimit të sezonit 2013–14, për kapitenin Veliu kishte klube brënda dhe jashtë Shqipërisë të cilat kërkonin shërbimet e lojtarit, ku më konkretisht ishte skuadra izraelite e Hapoel Tel Aviv.[34] Por trajneri Ernest Gjoka hodhi kategorisht poshtë largimin e lojtarit duke thënë se Veliu është një "lojtar i paprekshëm" dhe se është "simboli" i Flamurtarit.[35] Gjithashtu edhe Veliu deklaroi se Flamurtari është prioriteti i tij dhe se ai po priste presidentin Gjika për të diskutuar për rinovimin e kontratës.[36] Ai gjithashtu foli edhe për revolucionin e uljes së pagave të lojtarëve duke thënë se ai dhe agjenti i tij do të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit.[36] Pas takimit me presidentin, Veliu u rikthye zyrtarisht në stërvitje.[37] Më 27 gusht 2013, Veliu zyrtarisht rinovoi kontratën e tij me klubin edhe për një tjetër sezon.[38]

Veliu luajti ndeshjen e parë të sezonit më 31 gusht në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2013–14, duke qënë një nga lojtarë më të mirë të ndeshjes e duke ndihmuar Flamurtarin të marri një fitore 1–0 jashtë fushe Vllaznisë.[39] Më 15 shtator, në ndeshjen e javës së dytë kundër kampionëve të Skënderbeut, Veliu bëri një tjetër paraqitje fantastike, duke shpëtuar skuadrën në disa raste në pësimin e golit, me Flamurtarin i cili fitoi me rezultatin 2–1.[40] Gjatë ndeshjes ndodhën disa incidente mes tifozëve në tribuna, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për rreth 30 minuta. Kjo gjë solli që FSHF-ja të penalizonte me tre pikë Flamurtarin, një vendim i cila u konsiderua absurd dhe i padrejtë nga Veliu.[41] Ky vendim erdhi pas humbjes 2–1 kundër Teutës më 18 shtator, ku Veliu luajti në të gjithë ndeshjen. Në ndeshjen e javës së katërt kundër Kastriotit, Veliu u detyrua të braktisë ndeshjen që në minutën e 21 për shkak se pësoi një frakturë në shpatull pas një përplasje në zonë;[42] Flamurtari humbi ndeshjen me rezultatin 1–0 jashtë fushe duke shkuar në fund të renditjes.[43] Pas ndeshjes u konfirmua se pas përplasjes ai kishte thyer klavikulën, e si pasojë rrezikonte të mungonte dy javë.[44]

Veliu nuk luajti në barazimin 0–0 kundër Partizanit dhe në humbjen 2–0 kundër Besës. Me këtë humbje dhe barazim, Flamurtari renditej në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë. I pyetur për mundësitë që kishte Flamurtari për të rënë nga kategoria, Veliu tha se Flamurtari nuk ka asnjë mundësi për të rënë nga kategoria dhe se skuadra do të rikthehej.[45] Veliu bëri rikthimin e tij më 18 tetor në javën e tetë, duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–0 jashtë fushe kundër Laçit.[46] Më 27 tetor, Veliu shënoi golin e parë dhe të fundit të sezonit në fitoren 2–1 kundër Kukësit në shtëpi, duke u rikthyer te fitorja pas disa ndeshjesh negative; Kukësi kaloi e para në avantazh pas një goli të shënuar nga Sokol Cikalleshi në minutën e 39, por golat e Veliut dhe të Micit respektivisht në minutat 45 dhe 72 i sollën Flamurtarit fitoren e tretë në kampionat.[47]

Më 2 nëntor 2013, në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Tiranës, Veliu e braktisi sërisht ndeshjen, këtë herë në minutën e 34 duke u përplasur në tokë, gjë që rezultoi të dëmtonte gjurin.[48] Flamurtari fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 jashtë fushe duke marrë fitoren e dytë rresht.[49] Sipas mjekut të skuadrës, Veliu kishte një zgjatje të ligamentit gjë që rrezikonte pjesmarrjen e tij në ndeshjen me Lushnjen.[50] Pavarësisht tentavivave për t'u rikperuar në kohë, Veliu humbi ndeshjen kundër Lushnjes [51] Ai kishte shkuar në Tiranë për të bërë një rezonancë magnetike dhe për të konfirmuar shkallën e dëmtimit,[51] gjë që nuk i la kohë të rikuperohej dot deri në fund të vitit, duke mos arritur dot të luajë asnjë minutë për vitin 2013.

Më 2 shkurt 2014, Veliu bëri rikthimin e tij në fushat e lojës duke luajtur 14 minutat e fundit në barazimin 0–0 jashtë fushe kundër Bylisit, në ndeshjen e parë të skuadrës për vitin 2014.[52] Dhjetë ditë më vonë, Veliu luajti ndeshjen e parë në kupë për sezonin 2013–14, duke luajtur 90 minuta dhe duke ndihmuar skuadrën të marrë një pa barazim pa gola në stadiumin Loro Boriçi kundër Vllaznisë në ndeshjen e parë çerek–finale.[53][54] Më 22 shkurt, ai luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat pas gati katër muajsh në humbjen 3–2 jashtë fushe kundër Kukësit, duke shkaktuar një penallti në minutën e 82 që u kthye në gol nga Sokol Cikalleshi.[55] Ndeshja e fundit që kishte luajtur si titullar ishte ndeshja pikërisht kundër Kukësit më 27 tetor, ku ai edhe shënoi gol. Vetëm katër ditë më vonë, Veliu luajti 90 minuta në ndeshjen e kthimit të kupës kundër Vllaznisë, ku ai sërisht ndihmoi skuadrën të mos pësonte gol dhe të fitonte ndeshjen 1–0 duke u kualifikuar për në gjysmë–finale me rezultatin e përgjithshëm 1–0.[56] Pasi luajti 90 minuta kundër Kukësit, Veliu do luante edhe 90 minuta në nëntë ndeshje gjatë muajit prill dhe maj duke ndihmuar skuadrën të fitojë 15 pikë.

Në gjysmë–finalen e parë të kupës kundër Skënderbeut, Veliu luajti titullar për 90 minuta duke ndihmuar skuadrën të marrë një barazim të vlefshëm 0–0 brënda fushe.[57] Pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur për barazimin e skuadrës dhe i sigurtë që skuadra do të shkonte në finale.[57] Në ndeshjen e kthimit më 9 prill, Flamurtari fitoi me rezultatin 2–0 duke kaluar në finalen e kupës, me Veliu i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes.[58] Në finalen e madhe më 18 maj, Veliu fitoi troufen e dytë madhor në karrierë, me Flamurtarin e cila mposhti Kukësin me rezultatin 1–0 për të fituar Kupën e Shqipërsë për herë të katërt në histori.[59] Veliu e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta duke qënë një nga lojtarë më të mirënë fushë.[59] Në intervistën pas ndeshjes, ai i'a dedikoi trofeun tifozëve të skuadrës dhe skeptikëve. Gjithashtu ai shprehu lumturinë e tij për trofeun e parë të fituar si kapiten.[59]

Flamurtari e mbylli sezonin në vendin e shtatë në kampionat, por si fituese e kupës, ajo u kualifikua direkt për në raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës për sezonin e ardhshëm. Në aspektin personal, Veliu e mbylli sezonin me 26 paraqitje në të dyja kompedicionet, ku 21 i luajti në kampionat, dhe gjithashtu shënoi edhe një gol. Ai gjithsej në fushë koleksionoi 1977 minuta, ku 1527 i luajti në kampionat.

Flamurtari e nisi sezonin 2014–15 më herët se zakonisht, saktësisht më 3 korrik 2014, ku do të luante ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Ligës së Europës kundër skuadrës gjeorgjiane të Sioni Bolnisi.[60] Ai e nisi ndeshjen si titullar në qëndër të mbrojtës dhe shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 20; Goli erdhi pasi Bruno Telushi dhuroi një pasim në zonë duke gjetur Veliun i cili gjuajti topin dhe shënoi me ndihmën e një devijimi të një mbrojtësi kundërshtar.[61][62] Pavarësisht kësaj, skuadra gjeorgjiane kaloi në avantazh me dy gola të shpejtë të shënuar nga Vili Isiani respektivisht në minutat 27 dhe 30,[63] por Flamurtari shënoi dy gola duke përmbysur rezultatin, përfshirë golin e fitores në minutën e 93 nga Gilman Lika.[64]

Në ndeshjen e dytë në stadiumin Flamurtari, Veliu e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta.[65] Deri në minutën e 83, Flamurtari ishte i eleminuar nga kompedicioni pas golit të sulmuesit Jaba Ugulava dhe autogolit të Taulant Kuqit në minutën e 83, por, vetëm dy minuta, Ardit Shehaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes për Flamurtarin me një gjuajtje me kokë në zonë.[66] Pavarësisht se Flamurtari humbi ndeshjen me rezultatin 2–1, prap ajo u kualifikua për në raundin e dytë falë rregullit të golit jashtë fushe.[67] Në raundin e dytë, Flamurtari u shortua kundër rumunëve të Petrolul Ploiești që përbëhej me lojtar si Adrian Mutu dhe Juan Ángel Albín. Më 17 korrik 2014, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta në humbjen 2–0 jashtë fushe.[68] Pas ndeshjes, u raportua se Veliu kishte pësuar një dëmtim, duke pasur dhimbje të forta në mes, pas një përplasjeje me sulmuesin Tamuz, duke rrezikuar pjesmarrjen në ndeshjen e kthimit në shtëpi.[69][70] Ai nuk u rekuperua në kohë për ndeshjen më 24 korrik, duke i'a lënë shiritin e kapitenit mesfushorit Hair Zeqiri.[71][72] Flamurtarin humbi ndeshjen e dytë me rezultatin 3–1 në shtëpi duke u eleminuar nga kompedicioni.[73] Veliu e mbylli fazën europiane me Flamurtarin duke koleksionuar 270 minuta në tre ndeshje dhe duke shënuar një gol.[74]

Si fituese e kupës sezonin e kaluar, Flamurtari u përball me Skënderbeun për Superkupën e Shqipërisëstadiumin Qemal Stafa. Veliu e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta në mbrojtje me Flamurtarin e cila humbi ndeshjen me rezultatin 1–0 falë golit të mesfushorit Bakary Nimaga në minutën e 51 [75].

Në ndeshjen hapëse të 2014–15 Kategorisë Superiore kundër Teutës më 23 gusht, Veliu luajti 90 minuta në qëndër të mbrojtjes me Flamurtarin e cila fitoi 2–1 duke e nisur kampionatin mbarë; në minutën e 51 të ndeshjes, Veliu bëri një devijim vendimtar që solli golin e vetëm të shënuar nga Teuta me atë të mesfushorit Xhevdet Shabani.[76][77] Në ndeshjen e dytë të kampionatit kundër Tiranës në stadiumin Qemal Stafa më 30 gusht, Veliu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58 pasi goditi me kokë në mënyrë të pavullnetshme Selemani Ndikumanën,[78] i cili sëbashku me portierin kundërshtar Edvan Bakaj u ndëshkuan me karton të kuq gjithashtu; Tirana fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0 falë autogolit të portierit Ilion Lika në minutën e 65.[79][80] Klubi apeloi vendin e gjygjtarit ndërkombëtar Lorenc Jemini te Komisioni i Disiplinës,[81] por në vendimin final, Veliu sëbashku me Ndikumanën u dënuan me plot pesë ndeshje pezullim.[82][83] Veliu komentoi rreth pezullimit të tij duke thënë se ishte një vendim i absurd.[84] Megjithatë, disa ditë më vonë, pezullimi i Veliut dhe i Ndikumanës u reduktua nga pesë në dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.[85] Klubi e shleu pjesën tjetër të dënimit me anë financiare, duke bërë që Veliu të humbasë vetëm ndeshjen kundër Apolonisë më 10 shtator, e fituar me rezultatin 3–0 nga Flamurtari.[86]

Më 14 shtator, Veliu bëri rikthimin e tij duke luajtur 90 minuta në barazimin pa gola kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e katët të kampionatit.[87] Gjatë ditë më vonë, Veliu luajti një tjetër 90 minutësh duke ndihmuar skuadrën të mposhte Elbasanin me rezultatin 2–0.[88] Me këtë fitore, Flamurtari mori kreun e renditjes me 10 pikë.[89] Por pas kësaj fitoreje, për Flamurtarin do të vinin disa rezultate negative siç ishin barazimin 1–1 kundër Laçit dhe 0–0 Partizanit, ku Veliu ishte një nga dy fajtorët e pësimit të golit kundër laçjanëve, dhe një tjetër barazim kundër kampionëveSkënderbeut.[90][91][92] Veliu luajti nga 90 minuta në të treja ndeshjet, duke zhvilluar performanca jo të mira, gjë që e vendosën në dyshim vendin e tij në formacionin e parë.

Më 22 tetor, Veliu bëri debutimin e tij në kupë për sezonin 2014–15 duke luajtur 56 minuta në fitoren 5–0 kundër Kamzës në ndeshjen e dytë të raundit të parë.[93] Me këtë fitore, Flamurtari u kualifikua për në raundin e dytë të kupës me rezultatin e përgjithshëm 5–0 pasi ndeshja e parë e luajtur më 1 tetor u mbyll në barazim pa gola.

Më 25 tetor, në humbjen 2–0 kundër Kukësit për javën e nëntë të kampionatit, Veliu bëri performancën më të dobët të sezonit duke pasur fajin e tij në të dy golat e pësuar; kjo gjë bëri që trajneri Ernest Gjoka t'a zëvëndësonte atë në minutën e 82 të ndeshjes me Taulant Kuqin.[94][95] Pas performancës së dobët kundër Kukësit, Veliu nuk u vendos në formacionin titullar nga trajneri Gjoka për ndeshjen e rradhës kundër Teutësstadiumin Niko Dovana për ndeshjen e javës së dhjetë, me Flamurtarin e cila humbi ndeshjen me rezultatin 1–0 duke u larguar më shumë nga kreu.[96] Kjo humbje rezultoi fatale pasi drejtuesit e klubit sollën shkarkimin e trajnerit Gjoka dhe pezullimin e pesë lojtarëve ku bënin pjesë Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Gledi Mici, Polizoi Arbëri dhe Franc Veliu.[97] Veliu nuk ishte fare me skuadrën për ndeshjen e javës së 11 kundër Tiranës më 2 nëntor, ku Flamurtari mori një barazim pa gola në shtëpi.[98]

I akuzuar në rrjetet sociale për performancat e dobta, Veliu theu heshtjen në rrjetin social Facebook duke shpjeguar situatën e klubit dhe të vetes së tij.[99] Ai qëndroi vetëm një javë i pezullar nga klubi. Më 6 nëntor, ai luajti ndeshjen e tij të dytë në kupë në ndeshjen e raundit të dytë kundër Veleçit, duke luajtur një pjesë loje në fitoren tenistike 6–1 jashtë fushe.[100] Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri italian Ernestino Ramella, i cili kishte kërkuar leje drejtuesve të klubit për aktivizimin e Veliut dhe Arbërit. Katër ditë më vonë, ai luajti edhe në ndeshjen e kampionatit kundër Apolonisë jashtë fushe, e cila u mbyll me barazimin 1–1, me Veliun i cili luan 90 minuta në këtë ndeshje.[101] Pas kësaj ndeshje, Veliu humbi shirin e kapitenit, me drejtuesit e klubit të cilët vendosën t'ja jepnin mesfushorit Bruno Telushi.[102] Ai humbi vendin në formacion edhe për shkak të një dëmtimi duke mos luajtur qoftë edhe një minutëtë vetme për vitin 2014, duke vendosur në dyshim qëndrimin e tij në klub.[103] Në një sondazh të kryer në faqën zyrtare të Flamurtarit në rrjetin social Facebook, Veliu u shpall nga tifozët si lojtari i vitit 2014 duke marrë 42% votave, duke lënë mbrapa mesfushorët Bruno Telushi dhe Ardit Shehaj.[104]

Veliu e nisi vitin 2015 duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 kundër Apolonisë më 8 shkurt 2015.[105] Pas humbjes 2–1 kundër Partizanit më 4 mars, ku skuadra po kryesonte deri në minutën e 56,[106] Veliu dhe Idrizaj nuk u thirrën për në ndeshjen e ardhshme të kampionatit.[107] Ai duhej të priste një muaj për të luajtur ndeshjen e rradhës, ku u paraqit për 90 minuta në humbjen katastrofike 2–1 kundër Apolonisë më 12 prill.[108] Kjo humbje rezultoi fatale, pasi ai dhe katër lojtar lojtarë të tjerë u pezulluan pa afat nga klubi, duke i dërguar që të stërviteshin me të rinjtë.[109]

Ndeshja e Apolonisë ishte e fundit që Veliu luajti me Flamurtarin për sezonin 2014–15, duke mos u thirrur në skuadër për të gjithë ndeshjet e mbetura, me Flamurtarin që e mbylli sezonin në vendin e gjashtë me 38 pikë, duke qënë jashtë të gjitha objektivave. Prishja e marrëdhënjeve me drejtuesit e klubit hapën mundësin e largimit të tij nga klubi, duke zgjuar edhe interesimin e Tiranës dhe Partizanit.[110] Veliu e mbylli sezonin me 26 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 18 i luajti në kampionat, katër në kupë, tre në Ligën e Europës dhe një në superkupë, duke regjistruar gjithsej 2180 minuta.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veliu u zgjodh nga trajneri Josip Kuže për një ndeshje miqësore kundër Argjentinës më 20 qershor 2011.[111] Ai ishte në formacionin titullar në ndeshjen e cila u mbyll me humbjen 4–0.[112][113] Disa muaj më vonë, saktësisht në shtator 2011, Veliu u thirr sërisht në kombëtare për ndeshjen e rëndësishme të kualifikueseveUEFA Euro 2012 kundër Luksemburgut.[114] Me numrin 2, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvëndësua pas 62 minutash me mesfushorit Ervin Bulku, me Shqipërinë e cila mori një humbje shokuese 2–1 në Stade Josy Barthel.[115]

Ndeshjet dhe golat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e ndeshjeve dhe golave dhe me kombëtaren [116]

Ndeshjet dhe golat me kombëtaren
# Data Vendi Kundërshtari Rezultati Gola Rezultati Kompedicioni
2011
1 20 qershor 2011 Estadio Monumental, Buenos Aires, Argjentinë Flamuri Argjentina 4–0 0 Humbje Ndeshje Miqësore
2 6 korrik 2011 Stade Josy Barthel, Qyteti i Luksemburgut, Luksemburgu Flamuri Luksemburgu 2–1 0 Humbje Kualifikueset e UEFA Euro 2012
3 15 nëntor 2011 Stadion Goce Delčev, Prilep, Maqedoni Flamuri Maqedonia 0–0 0 Barazim Ndeshje Miqësore
2012
4 29 shkurt 2012 Stadiumi Mikheil Meskhi, Tbilisi, Gjeorgji Flamuri Gjeorgjia 2–1 0 Humbje Ndeshje Miqësore
5 22 maj 2012 Campo de Fútbol de Vallecas, Madrid, Spanjë Flamuri Katari 2–1 0 Fitore Ndeshje Miqësore
6 27 maj 2012 BJK İnönü Stadium, Stamboll, Turqi Flamuri Irani 1–0 0 Fitore Ndeshje Miqësore
2013
7 26 mars 2013 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Lituania 4–1 0 Fitore Ndeshje Miqësore

Redaktuar më 5 prill 2015 [117][118][119][120]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti[nb 1] Tjetër[nb 2] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Flamurtari Vlorë 2006–07 8 1 0 0 8 1
2007–08 24 2 0 0 24 2
2008–09 29 2 7 3 36 5
2009–10 32 3 0 0 2 0 1 0 35 3
2010–11 30 1 4 0 34 1
2011–12 24 3 12 3 4 0 40 6
2012–13 24 1 8 3 2 0 34 4
2013–14 21 1 5 0 26 1
2014–15 18 0 4 0 3 1 1 0 26 1
Total 210 14 40 9 11 1 2 0 263 24
Karriera në total 210 14 40 9 11 1 2 0 263 24

Redaktuar më 23 mars 2013 [121][122]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2011 3 0
2012 3 0
2013 1 0
Total 7 0
Flamurtari
  1. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si UEFA Liga e Kampioneve dhe UEFA Liga e Europës
  2. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si Superkupa e Shqipërisë
  1. ^ "Franc Veliu afër ishullit britanik". Lajme-news.blogspot.com. 30 korrik 2009. Marrë më 31 dhjetor 2014.
  2. ^ "Football - Match Kupa e shqipërisë: KF Tirana vs. Flamurtari" (në anglisht). Football DataBase. 6 maj 2009. Marrë më 2 janar 2015.
  3. ^ "Rinovon Veliu, përfiton 60 mijë euro: Qëndrova për një Flamurtar kampion". Panorama Sport. 23 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2012. Marrë më 2 janar 2015.
  4. ^ "Reagon Muça: Nga Flamurtari u larguan të dobëtit, s'ka asnjë përçarje në ekip". Panorama Sport. 20 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2012. Marrë më 4 janar 2015.
  5. ^ "Franc Veliu, kapiteni i ri i Flamurtarit". Panorama Sport. 11 gusht 2012. Marrë më 2 janar 2015.[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Flamurtari vs Honvéd" (në anglisht). UEFA. 5 korrik 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  7. ^ "Mundet Flamurtari, Eto'o mbetet ëndërr. Rezultat i padrejtë për trajnerin Muça". Panorama Sport. 6 korrik 2012. Marrë më 5 janar 2015.[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Honvéd vs Flamurtari" (në anglisht). UEFA. 12 korrik 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  9. ^ "Edhe Flamurtari kthehet në shtëpi, nuk ka përballje vlonjate me Samuel Etonë…". Panorama Sport. 13 korrik 2012. Marrë më 5 janar 2015.[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Flamurtari del blof në të parën, bind Bylisi. Gjika pohon besimin te trajneri". Panorama Sport. 27 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  11. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Laçi 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  12. ^ "Flamurtari zhyt Tomorin në krizë. Rubio modest: Kjo s'është ende skuadra ime". Panorama Sport. 17 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  13. ^ "Mjafton një gol në Kupë ndaj Naftëtarit, Flamurtari i falet Nijas Lenës në Kuçovë". Panorama Sport. 27 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  14. ^ "Dopieta të Franc Veliut dhe Muzakës, Flamurtari e nxjerr inatin me Naftëtarin". Panorama Sport. 4 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  15. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Naftëtari Kuçovë 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2012. Marrë më 5 janar 2015.
  16. ^ "Franc Veliu, "bast" për titullin kampion. S'mund t'i zgënjejmë tifozët e drejtuesit". Panorama Sport. 9 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "'Zgjohet' Flamurtari, tris me Kastriotin. Rubio: Nuk ka spektakël në këtë fushë". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kastrioti Krujë 3 – 0". Soccerway. 3 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Barazim i çmendur me Flamurtarin. Rexha bën heroin për shkodranët". Panorama Sport. 25 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2012. Marrë më 5 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "VLLAZNIA - Flamurtari 3-3 (24.11.2012)". YouTube.com. 25 nëntor 2012. Marrë më 5 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Bylis Ballsh 0 – 1". Soccerway. 9 dhjetor 2012. Marrë më 6 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Flamurtari/ Spanjolli, Hulian Rubio shkarkohet për mos arritje të objektivave". Albania Soccer. 11 dhjetor 2012. Marrë më 6 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Gjika "bekon" trajnerin: Më ktheni president. Zbardhet Flamurtari i Gjokës, ja formacioni". Panorama Sport. 14 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2013. Marrë më 6 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Teuta Durrës vs. Flamutari Vlorë 2 – 3". Soccerway. 16 dhjetor 2012. Marrë më 6 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Franc Veliu, ja pse nuk luajti ndaj Teutës". Panorama Sport. 18 dhjetor 2012. Marrë më 6 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  26. ^ "Flamurtari bën plane pa Memellin, trajneri Gjoka provon Idrizajn në majë të sulmit". Panorama Sport. 27 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Laçi i bëhet makth, zhgënjen Flamurtari. Komplikohet situata në Grupin B të kupës". Panorama Sport. 3 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Bylis Ballsh 3 – 0". Soccerway. 13 shkurt 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ a b "Trajnerët për teatrin e Vlorës: FSHF i ka faktet para syve". Panorama Sport. 14 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Flamurtari shkatërron Bylisin, Memelli tripletë". Gazeta e Sportit. 13 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Teuta Durrës". Panorama Sport. 6 mars 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ a b "Veliu: U bënë pazare kundër nesh, të hetojë Prokuroria…". Panorama Sport. 6 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Summary - Cup - Albania - Results, fixtures, tables and news". Soccerway. 6 mars 2013. Marrë më 7 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Flamurtari, tetë lojtarë në dilemë". Panorama Sport. 15 qershor 2013. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  35. ^ "Gjoka: Veliu e Zeqiri janë të paprekshëm. Nuk ka kuptim Flamurtari pa praninë e tyre". Panorama Sport. 19 qershor 2013. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  36. ^ a b "Veliu: Pres Gjikën të firmos, Flamurtari primar. Ky do të jetë sezoni i kuqezinjve". Panorama Sport. 11 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Rikthehet Sakaj, qëndrojnë Veliu e Zeqiri. Gjika bind Micin, mbrojtësi qëndron në Vlorë". Panorama Sport. 6 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2013. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Flamurtari, firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj". Panorama Sport. 28 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Vllaznia Shkodër vs. Flamurtari Vlorë 0 – 1". Soccerway. 31 gusht 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Flamurtari thyen korçarët mes tensionit. Loja ndalet 30 minuta, kuqezinjtë në krye". Panorama Sport. 16 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Veliu: FSHF-ja duhet të na kthejë pikët. Ndaj Teutës na mungoi fati, do kthehemi te fitorja". Panorama Sport. 20 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Kastrioti gjunjëzon Flamurtarin, kuqezinjtë prekin fundin. Veliu përfundon në spital…". Panorama Sport. 23 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kastrioti Krujë 0 – 1". Soccerway. 23 shtator 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Franc Veliu rrezikon dy javë jashtë fushave". Panorama Sport. 24 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Veliu garanton se Flamurtari nuk bie nga Superiorja". Panorama Sport. 14 tetor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  46. ^ "Startoi java e 8-të: Goli i Nimanit likujdon Flamurtarin, kurbinasit i afrohen kreut". Panorama Sport. 18 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kukësi 2 – 1". Soccerway. 27 tetor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Tirana pikiatë, Zeqiri bën heroin e vlonjatëve. Revoltë e tifozëve bardheblu: Hiqini fanellat!". Panorama Sport. 3 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Tirana vs. Flamurtari Vlorë 0 – 2". Soccerway. 2 nëntor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Lena kërkon falje, ka alarm për Franc Veliun". Panorama Sport. 5 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ a b "Gjoka në hall, Flamurtari pa Veliun, Lenën dhe Arbrin". Panorama Sport. 8 nëntor 2013. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  52. ^ "Frenon Flamurtari, në Ballsh nuk ka fitues. Debuton Gilman Lika: S'jam ende në formë". Panorama Sport. 3 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Vllaznia Shkodër vs. Flamurtari Vlorë 0 – 0". Soccerway. 12 shkurt 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Goli bëhet makth, në Shkodër nuk ka fitues. Gilman Lika kontestohet: Nuk e prisja këtë!". Soccerway. 13 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "KUKESI -Flamurtari 3-2". You Tube. 22 shkurt 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Vendos Abilaliaj, Flamurtari thyen Vllazninë. Canajt i ikën zëri: Në ndeshje të tilla ndodh". Panorama Sport. 27 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ a b "Skënderbeu i Josës barazon pas pesë vitesh në Vlorë…". Panorama Sport. 17 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Flamurtari në finale, Skënderbeu në krizë. Josa: Humbje e rëndë, gabuam fatalisht". Panorama Sport. 10 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2015. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ a b c "Flamurtari triumfon në Kupë dhe shkon në Kupat e Europës. Vendos një gol i Abilaliajt". Panorama Sport. 19 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2015. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "Shorti i Kupave të Europës, reagimi i klubeve shqiptare". Panorama Sport. 23 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Sioni Bolnisi - Flamurtari 2-3, Liga e Europes". Panorama Sporti. 4 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Sioni Bolnisi 0 - 1 Flamurtari Veliu #20". Panorama Sporti. 3 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ Sioni vs. Flamurtari Vlorë 2 – 3 Soccerway, 2 janar 2015
  64. ^ "Flamurtar magjik, fitore me përmbysje në Gjeorgji. Gjoka frenon: S'ka mbaruar asgjë!". Panorama Sport. 4 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  65. ^ Flamurtari Vlorë vs. Sioni 1 – 2 Soccerway, 2 janar 2015
  66. ^ "EL: Flamurtari vs Sioni - 10.07.2014". Banelly Belli International. 14 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Vlonjatët, kualifikim me "dorë në zemër". Shehaj i ekzaltuar: E pata parandier golin". Panorama Sport. 11 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ "Laçi dështon që në shtëpi, Flamurtari dorëzohet në fund". Panorama Sport. 17 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "Probleme për Veliun dhe Abilaliajn". Panorama Sport. 19 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  70. ^ "Dëmtimet, rrezikojnë 3 titullarë". Panorama Sport. 20 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  71. ^ "Alarm te Flamurtari, Veliu e Abilaliaj nuk ia dalin, ja zëvendësuesit". Panorama Sport. 24 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  72. ^ "Zeqiri kapiten, batuta me gazetarët". Panorama Sport. 20 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  73. ^ "Rumunët bëjnë festë në Vlorë. Ëndrra e kuqezinjve për përmbysjen zgjati 1 minutë". Panorama Sport. 25 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ FIFA World Cup - Veliu – UEFA.com 2 janar 2015
  75. ^ "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 17 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ "Bind Flamurtari, start i frikshëm kundër Teutës. Lika: Paguam gabimet në mbrojtje". Panorama Sport. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Teuta Durrës 2 – 1". Panorama Sport. 23 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 2 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ "Jemini fal Morinën, ndëshkon Flamurtarin". Soccerway.com. 2 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ "Grushte kartonë të kuq, Ilion Lika "nderon" Tiranën. Magani: Po, ishte një fitore me fat". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ "Tirana vs. Flamurtari Vlorë 1 – 0". Soccerway.com. 30 gusht 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  81. ^ "Flamurtari apelon të kuqen e Franc Veliut". Soccerway.com. 3 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  82. ^ "Disiplina, gjoba për klubet dhe pezullime lojtarësh". Soccerway.com. 4 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  83. ^ "Ndikumana, Bakaj e Veliu pezullohen për pesë ndeshje". Gazeta e Sportit. 5 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  84. ^ "Flamurtari: Absurd, pezullimi i Veliut". Panorama Sport. 6 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  85. ^ "Disiplina ul denimet per Ndikumana dhe Veliu". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  86. ^ "Mungon Veliu, Kuqi ose Krasniqi në vend të tij". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  87. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Vllaznia Shkodër 0 – 0". Soccerway. 14 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  88. ^ "Elbasani vs. Flamurtari Vlorë 2 – 0". Soccerway. 20 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  89. ^ "Flamurtari i pari, zhyt edhe më Elbasanin. Gjoka: Pritet shumë, por vuajmë presionin". Soccerway. 21 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  90. ^ "Laçi ndal Flamurtarin, incidente në tunel. Gjoka: Na mungon qetësia para portës". Panorama Sport. 28 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  91. ^ "Partizani pa shënjestër, ngec me Vlonjatët. Të kuqtë nuk pësojnë gol prej 5 ndeshjesh". Panorama Sport. 5 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  92. ^ "Tre të kuq dhe tre në spital vetëm për… 1 pikë, Flamurtari ndan pikët me kampionët". Panorama Sport. 18 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  93. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kamza 5 – 0". Soccerway. 22 tetor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  94. ^ "Kukësi mund Flamurtarin.Shaqiri: Ky është ekipi që dua. Gjoka: Ljtarët nuk sakrifikojnë". Panorama Sport. 25 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  95. ^ "Kukësi vs. Flamurtari Vlorë 2 – 0". Soccerway. 25 tetor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  96. ^ "Teuta është cinike, fundos Flamurtarin". Panorama Sport. 30 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  97. ^ ""Tërmet" te Flamurtari! Shkarkohet Gjoka, pezullohen edhe pesë lojtarë para Tiranës". Panorama Sport. 31 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 4 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  98. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Tirana 0 – 0". Soccerway. 2 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  99. ^ "Reagon Veliu: Më vjen keq për tifozët mosmirënjohës!". Panorama Sport. 2 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  100. ^ "Veleçiku Koplik vs Flamurtari Vlorë 1 – 6". Soccerway. 5 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  101. ^ "Flamurtari del huq në "derbin" ndaj Apolonisë". Panorama Sport. 11 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  102. ^ "Telushi gradohet kapiten i vlonjatëve". Panorama Sport. 11 nëntor 2014. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  103. ^ "Veliu: Nuk e di nëse do të qëndroj në Vlorë". Panorama Sport. 26 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2015. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  104. ^ "Flamurtari, Veliu, "Lojtari i Vitit 2014″". Panorama Sport. 5 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2015. Marrë më 6 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  105. ^ "Flamurtari Vlorë 1–0 Apolonia Fier". Soccerway. 8 shkurt 2014. Marrë më 24 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  106. ^ "Përmbys Partizani, vlonjatët transformohen pjesën e dytë". Parnoama Sport. 8 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2015. Marrë më 24 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  107. ^ "Veliu dhe Idrizaj lihen jashtë". Parnoama Sport. 9 mars 2014. Marrë më 24 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  108. ^ "Apolonia rikthehet te fitorja, mposht 2-1 Flamurtarin, Teuta i falet Hysenit, fundos Elbasanin". Parnoama Sport. 12 prill 2014. Marrë më 24 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  109. ^ "Flamurtari pezullon Veliun dhe katër të tjerë, urdhër të stërviten me të rinjtë". Parnoama Sport. 17 prill 2014. Marrë më 24 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  110. ^ "Tirana-Partizani, derbi për Veliun, mbrojtësi pritet të transferohet në kryeqytet". Parnoama Sport. 24 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2015. Marrë më 24 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  111. ^ Roger Gonzalez (19 qershor 2011). "Argentina vs Albania Preview". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2018. Marrë më 26 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  112. ^ "l'Argentina travolge l'Albania in un'amichevole di preparazione". Sport Live. 21 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  113. ^ "Draugiškose rungtynėse Argentina sutriuškino Albaniją". Sportas Delfi. 21 qershor 2011. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  114. ^ "Alarm në Kombëtare, dëmtohet Dallku". Gazeta Panorama. 6 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 9 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  115. ^ "Luxembourg beat Albania for first win" [Luksemburgu mposht Shqipërinë për fitoren e parë]. UEFA.com. 6 shtator 2011. Marrë më 9 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  116. ^ "Franc Veliu - national football team player". EU-Football.info. Marrë më 15 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  117. ^ "Albania - F. Veliu - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  118. ^ "Football : Franc Veliu". Football DataBase. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  119. ^ "Franc Veliu Football Statistics". WhoScored.com. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  120. ^ "Profile of Franc Veliu at Scoresway.com". Scoresway.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  121. ^ "Franc Veliu - national football team player". EU-Football.info. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  122. ^ Franc Veliu | National Football Teams 31 dhjetor 2014

Lidhjet të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Parardhësi 
Artan Sakaj
Kapiten i Flamurtari Vlorë
2012–2014
Pasardhësi 
Bruno Telushi
Parardhësi 
Bruno Telushi
Kapiten i Flamurtari Vlorë
2014–vazhdon
Pasardhësi 
'