[go: up one dir, main page]

Jump to content

Stambolli

Coordinates: 41°00′49″N 28°57′18″E / 41.01361°N 28.95500°E / 41.01361; 28.95500
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stambolli
İstanbul
Stambolli is located in Earth
Stambolli (Earth)
Koordinatat: 41°00′49″N 28°57′18″E / 41.01361°N 28.95500°E / 41.01361; 28.95500
ShtetiTurqia Turqia
RajoniMarmara
ProvincaStambolli
Selia provinciale[a]Cağaloğlu, Fatih
Distriktet39
Qeveria
 • LlojiMayor–council government
 • TrupiKëshilli Bashkiak i Stambollit
 • KryetariEkrem İmamoğlu (CHP)
 • GuvernatorAli Yerlikaya
Sipërfaqja
 • Sipërfaqe urbane
2.576,85 km2 (994,93 sq mi)
 • Metro
5.343,22 km2 (2.063,03 sq mi)
Lartësia më e lartë537 m (1.762 ft)
Popullsia
 (31 dhjeror 2020)[4]
 • Bashki metropolitane15.462.452
 • Vendi1-rë në Turqi
 • Popullsia urbane
15.149.358
 • Dendësia urbane5.879/km2 (15.230/sq mi)
 • Dendësia metro2.894/km2 (7.500/sq mi)
Zona kohoreUTC+3 (TRT)
Kodi postar
34000 deri 34990
Prefiksi+90 212 (Ana evropiane)
+90 216 (Ana aziatike)
Targat34
GDP (Nominal)2019[5]
 - Gjithsej$237 miliardë
 - Per capita$15,285
IZHNJ (2019)0.846[6] (shumë lartë) · 1
GeoTLD.ist, .istanbul
Faqja zyrtareibb.istanbul
www.istanbul.gov.tr

Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul (në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizant, quajtur kështu nga Bizas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 p.K. Është ndërtuar në të dy anët e Bririt të Artë (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi në veri me Detin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq. Eminonu dhe Fatih ), Bejollu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Yskydari së bashku me periferinë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.

Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme: Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e saj Perandorisë Bizantine (324 - 1453), Perandorisë jetëshkurtër Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 - 1922). Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofja, Topkapë, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit. Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi.

Qyteti u emërua nga themelimi i tij në 658/7 pes deri në 330 pas Krishtit, Bizantion. Në vitin 196 pes, për një periudhë të shkurtër, mori edhe emrin Augusta Antonina nga perandori Septim Severi, në nder të birit e tij Antoni. Perandori Kostandinë i I në inagurimin e 332-it e emëroji Nova Roma (Roma e re), por ai nuk mbizotëroji, ashtu qyteti u bë shumë shpejt i njohur si Kostandinopojë (qyteti i Kostandinit), i quajtur pas themeluesit të tij. Dorëzuar nga historiani Sokrati, emri "Roma e re" u sanksionua me ligj dhe duket se pasqyrohet një paralele retorike mes Romë-s dhe Kostandinopojës. Emra të tjerë që i referohen janë: Basilevousa (Mbretëresha e qyteteve), Megalopolis (Qyteti i madh) dhe Eptalofos (sepse është e ndërtuar në mes të shtatë kodrave). Ndërkohë i bëhet referencë edhe si Anthousa (E lulëzuara) nga Florentia.

Kostandini I

Emri ndërkombëtar i qytetit sot është Istanbul, u riemërua zyrtarisht nga Republika Turke në 28 mars të vititë 1930. Etimologjia e fjalës nuk është e njohur me siguri. Më e pranuar është ideja që vjen nga fjalët greke εις την πόλη (is tin Poli = në qytet). Konsiderohet gjithashtu sepse banorët e saj e quajnin thjesht Poli (Qyteti)[7], si ajo shpesh thiret nga grekët. Emri Stamboll, së bashku me variacione Istinmpol [Istinbol] ose Istanmpol (Istanbol) janë përdorur gjatë sulltanatit të Selxhukve, dhe gjatë periudhës së hershme Otomane. Shqiptimin i emrit εις την πόλη (Istinboli) i certifikuar sipas burimeve nga fundi i shekullit të 14-të. Sipas një versioni tjetër, fjala Stamboll rrjedh nga fjala Islampoul (Islambul), dmth qyteti i Islam-it, ndonëse kjo hipotezë vjen në kundërshtim me faktin se përdorejë edhe para Perandorisë Osmane. Emri Kostandinopojë [scr. në قسطنطينيه turqisht, Konstantiniyye] ishte në përdorim paralel me variantin Istanbul, sidomos në dokumentet zyrtare osmane, veprat letrare, dhe numizmatike. Qe në përdorim më shumë në qarqet e dijetarëve, ndërsa në komunikimin e përditshëm dominonte varianti Stamboll.

Bizanti (658 pes - 46 pes)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kostandinopoja u themelua në qytetin e lashtë Bizantio (edhe Bizantis), emri i cili i referohet emrave traqiot[8]. Në librin historikë "Geographic" të Stramon-it, lexhojëm se qyteti u themelua në vitin 658/7 pes me kolonistë nga Megara, të udhëhequr nga Bizas, prej të cilit u emërua. Heroi mitik Bizas është biri i Mbretit Nisos nga Megara ose biri i Poseidonit dhe Keroessas[9] (vajza e Ios dhe Zeusit), të cilën nëna e lindi në Bririn e Artë. Një tjetër version tregon se Bizas është biri i Semestras[8]. Bizas raportohet bashkë me Andevët në libra Παραστάσεις σύντομοι χρονικαί (Shekulli 8-9.) dhe supozohet se një kombinim i mundshëm i dy emrave çoi në emrin Bizantion[8].

Sipas mitit themelues të Bizantit, siç na dorëzohet nga Straboni, kolonët ndoshta ndoqën orakullin nga Orakulli i Delfit i cili u kërkoi atyre që të ndërtonin qytetin e tyre kundër qytetite e 'verbër'. Si banorë të verbër queshin ata të Kalqedonisë, të cilët kishin themeluar qytetin e tyre në bregun e kundërt aziatike të Bosforit, pa kuptuar avantazhet e shquar të vendit. Një avantazhë i rëndësishëm i lokacionit, në krahasim me atë të Kalqedonisë, ishte mundësia më e madhe e mbrojtjes, sepse akropoli i Bizantit në bashkimin e Bririt të Artë dhe Bosforit, mbrohej pothuajse plotësisht nga deti, me përjashtim vetëm pjesën perëndimore, por për të cilën ishte e mundur për të ndërtuar mure. Bizanti u rrit shpejt, ndërtoj territoret të fortifikuara dhe zurri bregdetin e Azisë. Si pas Pausanias, ishte një nga qytetet më të mira të fortifikuara të antikitetit[10]. Informacion historik rreth Bizantit gjithashtu rrjedhin nga Herodoti. Tirani i qytetit, mbështeti së bashku me gjeneralët e tjera greke mbretin Pers Dari në fushatën e tij kundër Skythianve. Gjatë Revolcionitë Jon-it u pushtua nga forcat greke.

Në kohët klasike, pas fitores së Grekëve në Luftëratë Mediane, Bizanti u pushtua nga fituesi i Betejës së Plataeas gjenerali Pausanias[11], i cili, pas një marrëveshjeje me Kserksi-n mbeti komandant i qytetit, para se të ndiqej nga athinasit[12]. Bizanti ishte anëtar i ligës Deliane dhe aleatë i Athinës, gjatë Luftës së Peloponezit (431-405 BC) doli fillimisht me athinasit. Më 411 pes dezertoi nga aleanca athinase dhe vitin e ardhshëm u pushtua nga Klearchus gjeneralin spartan, i cili pretendoi nevojën për të parandaluar dërgimin e grurit në Athinë nga Deti i Zi[13]. Rrethohet përsëri në 409 pes nga athinasit, të udhëhequr nga Alkibiadhi dhe kur Klearchos u largua nga qyteti, disa bizantinë hapën portat për të hyrë athinasitë[14], të cilët, më në fund, pas një beteje brenda mureve pushtuan qytetin. Pas disfatës së Alkibiadhit në Aegospotami, athinasit nënshkruan një traktat paqeje sipas të cilës duhej të largoheshin nga Bizanti. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Bizantit që e kishin tradhtuar qytetin, duke dorëzuar atë në duart e Alkibiadhit, u larguan, por më vonë morën nënshtetësin athinase për homazhe[15]. Prania spartane në qytetë përfundoi rreth 390 pes, kur gjenerali athinas Thrasyvulos restauroji Bizantin në sferën e ndikimit athinase, megjithatë ka pasur kriza në marrëdhëniet midis dy qyteteve, si në 357 pes, kur Bizanti u bashkua me forcat e Mausolus-it.

Gjatë përhapjes së Philipit të II të Maqedonisë, Bizanti nënshkruan një traktat paqeje me mbretin e Maqedonisë. Megjithatë ai e rrethoi qytetin në vitin 341 pes, pas mohimit të Bizantit të kthehej kundër Athinës. Banorët atributuan shpëtimin e tyre në një mrekulli e perëndeshës Hekati, siç dëshmohet nga statuja e ngritur në nder të saj, por edhe në monedhat bashkëkohore. Gjysmëhëna e përshkruar në monedha Bizantine u bë simbol i qytetit, e cila ka mbijetuar deri sot me miratimin e flamurit të Republikës Turke[16]. Në fakt, Bizanti u mbështet nga athinasit dhe disa qytete të tjera greke[17]. Gjatë mbretërimit të Aleksandrit të Madh, qyteti mbajti një status autonomie të privilegjuar. Gjatë fushatës së Aleksandrit në Danubit, ata e mbështetën atë duke dërguar anije[18]. Pas vdekjes së tij, bizantinët, edhe pse ata fillimisht mbështetën Antigonus-in e III Doson, përfundimisht mbetën neutral në betejën e tij me Kasandrin dhe Lysimakun[19]. Në 279 pes, qyteti u detyrua të paguante taksa të rënda prej Galatasve. Në vitet që pasuan bizantinët kërkuar për të zgjeruar dominimin e tyre, kryesisht nëpërmjet kontrollit të tregtisë.

Kostandinopoja

Gjatë periudhës së sundimit romak, Bizanti gëzonte fillimisht privilegje si një qytetë i lirë, sepse luajti një rolë të rëndësishëm në luftën kundër thrakëve. Për shembull, perandori Klaudio caktoji një pesëvjeçar imuniteti[20], ndërsa si na dorëzoen nga letrat e Plinit e Ri, Trajani shfuqizoji në rastin e Bizantit kultin perandorak[21]. Megjithatë, këto privilegje o hoqën gjatë perandorisë së Vespasian-it,i cili uli Bizantin në një provincë romake të përbashkët. Në fund të shekullit të dytë, gjatë luftës civile midis perandorit Septimios Severus (b. 193-211) dhe pretendentin e fronit Niger Peskeniu, Bizanti u rreshtua me këtë të fundit. Severus-i bëri një rrethim sistematike të qytetit, të cilin përfundimisht mori në vitin 196 m.e.s. U deshën tre vjetë betejash, të shoqëruar nga shkatërrimi i plotë i qytetitë dhe ndëshkimin e ashpër të banorëve. Pozita e Bizantit ishte e qartë strategjike, Severus më vonë filloji rindërtimin e qytetitë, i cili mbaroji nga biri i tij Antoninus, u ngritën mure të reja që dyfishuan madhësinë e saj[22], ndërsa gjithashtu jep privilegje të cilat ai kishte hequr më parë. Ndër ndërtesave më të rëndësishme përfshijnë banjot në shenjtëroren e Zeusi-t me emrin Zeuxippe, teatri dhe Karusel dhe u rinovua dhe Strategion-i. Gjatë të njëjtës periudhë, qyteti u quajt përkohësisht Augusta Antonina në nder të birit të Severus.

Bizantinët jetuan një tjetër fatkeqësi, kur Galiinos (b. 254-268) shkatërroi fortifikatatë, të cila më vonë u ri-ndërtuan nga Diokleciani. Gjatë kësaj periudhe, bastisje fisnore e gotëve sollën Bizantin disa herë në mbrojtje, por, pa goditje të rëndësishme. Licinius shkoji atje pas humbjes së tij nga Kostandini në Hrysoypoli. Ky i fundit e ka ndjekur atë përfundimisht duke e detyruar atë që të dorëzohet. Kreu një rrethimi të qytetit, të cilin mori në shtator të 324. Duket se Kostandini kuptoji avantazhet të konsiderueshme të vendndodhjes së Bizantit, kështu që vendosi të transferojë kryeqytetin e Perandorisë Romake aty.

Kryeqyteti i Perandorisë Romake (330-1204)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi qeveritar Tetrarchy (p.sh. 293-324), ndër të tjera, u karakterizua nga praktika e krijimit të vendeve të rezidencës së perandorit. Qytetet që u themeluan ose ri-themeluan si rezidencat perandorake, zakonisht ndërtoeshin këto objekte të rëndësishme, si pallate, mausoleum apo hippodrom. Për shembull, perandori Maksimian (b. 285-310) sundoi në Mediolanum (Milano moderne), ndërsa Diokleciani krijoji Nikomidia ose (Izmit) modernë. Kostantini i Madh zgjodhi Bizantin si kryeqytet, me sa duket kishte kuptuar pozicionin strategjik të saj. Themelimi i Kostandinopojës u identifikua me fillimin e një projekti shumë të mëdha urbane, me rreze të gjatë. Qyteti u zgjerua duke përfshirë në zonën e Bizantit prej rreth 5000 hektarë, kryesisht pa të ndërtuara [23]. Njëkohësisht, muret e reja filluan të ndërtoheshin nga Kostandini dhe mbaruan nga Konstantius (337-361), janë ekstrapoluar pesëmbëdhjetë herë në krahasim me muret e vjetra të Severus-it[24]. Inagurimi i qytetit u festua me madhështi më 11 maj330 dhe u quajt ditëlindja e Konstandinopojës. Duke i uruar të rriteshin vendbanimet e qytetitë, deri në vitin 361 u siguroi furnizimin e lirë të bukës për njerëzit që ndërtonin shtëpinë e tyre atje ("panes aedium"). Përveç kësaj, disa shtëpi janë ndarë për zyrtarët e lartë të gjykatës dhe financoheshin drejtpërdrejtë nga thesari perandorakë[25]. Së shpejti rritja e popullsisë së qytetit ka arritur në një pikë të tillë, që u eliminuan masatë e cila favorizuan ndërtimin.

image_map topografike e Kostandinopojës gjatë periudhës bizantine.

Rrethuar nga shtatë kodra, Kostandinopoja, si Roma, ishte e ndarë në 14 rrethe. Qendra e vjetër së Bizantit, atrium, së bashku me hipodrom-in aty pranë, u ripërcaktuan arkitektonikishtë dhe u quajtën Augusteum, në nder të nënës së Kostandinit (Flavia Iulia Helena Augusta). Aty degëzoj rruga (Via Egnatia), duke të çuar deri te porta e parë e Artë. Të githa u financuan nga taksa e re (agora) e Kostandinit. Në anën perëndimore të Augusteon qëndronte tempulli i Thias Sofias (Θείας Σοφίας), të përkushtuar për Agia Sofia, dhe në lindje u ngritë ndërtesa e parë e Senatit Ekumenik. Në lindje të hippodromit ishte pallati perandorak, i cili deri në shekullin e 6 nuk pësoji asnjë ndryshim të rëndësishëm. Roma e re e Kostandinit, që nga dita e inaugurimit të saj, ishte zyrtarisht një qytetë krishterë [26],por fillimisht në lidhje me vendet e shenjta të fesë greko-romak vetëm disa ndërtesa të krishterë ishin ngritur.[27] Veshur me shkëlqim, Kostandinopoja kishte të gjitha elementet e prosperitetit urbane, favorizuar bashkimin kulturorë, arkitekturorë dhe artistik në mes lindjes dhe perëndimit. Ishte gjithashtu një qendër kishtare, që nga viti 381 është Selia e Patriarkut Ekumenik[28]. Zgjerimi i konsiderueshëm i qytetit nisi nga perandori Theodosi II (408-450), nën mbikëqyrjen e prefektitë së Lindjes Pretoria Anthemios, i cili mund të përshkruhet, themeluesi i dytë i Kostandinopojës[29]. Pjesa perëndimore e kryeqytetit u rritë në një milje romake[29], ndërsa niveli i përgjithshëm i brendshëm u dyfishua[30]. Siguria është përforcuar me mesopirgjet (kulla të ulta) ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërsa miratoi edhe një plan novator për muret, që sot njihen si Muret e Theodositë. Ndërhyrjet inovative përfshinin ndërtimin e mureve të dyfishta, nga ana e brëndshme. Të cilët përbënin mbrojtjen kryesor. Ishin afërsisht 11 metra të lart dhe të përforcuar me kulla afërsisht 20 metra, të vendosur në intervale të rregullta prej rreth 65 metra. Gjatë perandorisë së Justinianit I (527-565), Kostandinopoja mesjetar arriti kulmin e saj, me një popullsi që arriti përafërsisht 500.000 banorë[28] dhe përbënte një mozaik komuniteteve me karakteristika të ndryshme. Në këtë periudhë u përpoq një riorganizim i ri i peisazhit urban të kryeqytetit, siç duhej në bazë të rrethanave, duke pasur parasysh shkatërrimin nga zjarri i vitit 532 dhe ngjarjet e revoltës Nika (greqisht στάσης του Νίκα = stasis tu Nika). Në planin e ri urbanistik u përfshinë ridefinimet e pozicioneve dhe projekteve të pushtetit dhe, fiximi i karakteristikave arkitekturore që vitrinojnë qytetin si një kapital i botës krishtere [31]. Kontributi i veçantë i Justinian-it I ka qenë ngritja e disa manastireve dhe kishave, një nga më mbresëlënëset është Ajasofia.[32]542 në qytetë u përhap murtaja e cila thuhetë se shkaktoi vdekjen e tre të pestave të popullsisë dhe shënoi një periudhë e rënies e Kostandinopojës[28]. Periudha nga shekulli i 7-të deri në të 9-in ishte në përgjithësi një fazë kritike në historinë e qytetit, i cili u rrethuaru nga persët dhe avarët (626) arabët (674 - 78 dhe 717-18), bullgarët (813, 913), rusët (860, 941, 1043) dhe Pechenegs-ët (1090-1091), duke adresuar gjithashtu epidemitë dhe konfliktet e brendshme.

image_map e Pallatit të Madh të Kostandinopojës. Hipodromi, Hagia Sophia, Hagia Irene, dhe ndërtesa të tjera. Paraqitja e ndërtesave të kompleksit të pallatit janë bazuara në referenca letrare dhe historike, sotë janë aktualisht të mbuluara nga ndërtesat e tjera.

Periudha Latine (1204-1261) dhe shërimi bizantine

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1203, nën Kryqëzatën e Katërt, ishte rrethimi i parë i Kostandinopojës nga kryqtarët në mënyrë për të rivendosur Isaak II në fron. Në 13 prill 1204, sulmuan edhe plaçkitën qytetin. Perandori i ri u zgjodh Baldvini i Flanders. Periudha e instalimit kalimtar të Perandorisë Latine (1204-1261) karakterizohet si më shkatërruese në historinë e Kostandinopojës[28] veçanërisht plaçkitja e qytetit si paprecedent[33]. Informacione indikative në tempuj, shkatërrimi dhe grabitjet në pallate, monumente marrëm nga William de Villehardouin (1160-1213 per) nga historiani dhe dëshmitar okular Nikita Choniati[34]. Mjaft vende të kultit u dhanë për doktrinën romake, për klerin frankë dhe venedikt, dhe, në përgjithësi, u përpoq për të krijuar doktrinën latine para metropolitë Ortodoksë.[35] Priftërinjtë Latinë nga Franca, Flandera dhe Italia, morën përsipër operimin e kishave të qytetit. Në të njëjtën kohë, u zgjerua katërta veneciane, dhe mori karakter të veçantë kolonie jashtë shtetit[35], ndërkohë që ndodhi edhe eksodi masiv i elementit grek. Shpopullimi i përgjithshëm nuk u ekulibruar nga emigracioni latine, i cili filloi në vitin 1204[36]. Në 1261, Kostandinopoja u rimor nga Michael VIII Palaeologu (1259-1282) dhe në dekadatë pasuese u tentua një program i ri rindërtim, duke sinjalizuar një ndryshim në konfigurimin e peisazhit urban. U Promovuan masa specifike për kthimin e popullatës së periferisë dhe përgjithësisht përkrahinimi, veprime këto për të rivendosur imazhin e qytetitë. U Promovuan akoma edhe vepra mbrojtëse, të cilat konsiderohen si të nevojshme, duke pasur parasysh situatën shumë të keqe në të cilën gjëndën muret e qytetit, si pasojë të mungesës së kujdesit në vitet e mëparshme[37].

Skeda:1204 alosi-ths-polhs.jpeg
Rënja e Kostandinopojës nga latinët

dinastin e Paleologove, qendra politike e Kostandinopojës u zhvendos në Blachernai. Gjatë shekujve në vijim, Perandoria Bizantine ishte tkurrur tashmë në një pozitë të pasigurt, duke marr kërcënime të shumta nga Perëndimi dhe nga Azia e Vogël, me daljen graduale të osmanëve si fuqi dominuese në rajon. Pavarësisht ndërtesave në fund të shekullit të 13-të dhe në fillim të 14-të, Kostandinopoja mbeti dekadente, plot gërmadha dhe zona të mëdha të shkatërruar[28]. Udhëtari në periudhën 1432-1433, Bertrand de la Brokier përshkruan se hapësirat boshe të qytetit, të cilatë, shtrihen në një zonë të madhe krahisimisht me ato që kishin ndërtuar[38].

Perandoria Osmane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jean Chartier, Rrethimi i Konstandinopojës, shekulli 15., Bibliothèque nationale de France. Manuscript Français 2691 folio CCXLVIv

Në prill 1453 nisi rrethimi i Kostandinopojës nga osmanët të udhëhequr nga sulltani Mehmedi II. Kjo si pasoi e një përpjekje të dështuar për të marrë qytetin në 1422 nga sulltani Murati II. Pavarësisht dallimeve të rëndësishme të vërejtura në burimet mesjetare, ushtria osmane duket shumë superiore numerikisht[39]. Sulmi përfundimtar, në të cilinë u vra perandori i fundit bizantin Kostandini XI Paleologu filloj më 29 maj dhe, pavarësisht rezistencës së mbrojtësve, osmanët hynë në qytet dhe e pushtuan. Kjo u parapri nga një rrethimë total prej 54 ditëve[40]. Pas tre ditëve plaçkitjes të qytetitë, Sulltani, kufizoji shkatërrimin e mëtejshëm të kryeqytetit të ardhshëm të tijë. Historiani Michael Duka thotë se Mehmedi rezervoji për vete ndërtesat dhe muret e qytetit, duke lënë mallrat e mbetura, robërit dhe plaçkën në dispozicion të ushtrisë (Shih Michael Duka Historia Byzantina faq.281). Sullatni urdhëroi që të pushojë plackitja dhe, krehu hyrjen ceremoniale dhe madhërishëme në qytet. Mehmed II u përpoq për të forcuar popullsinë e qytetit. Domosdoshmërisht lëvizi banorë nga zonat të tjera që ai i kishte pushtuar, si Peloponezi, Selaniku dhe nga ishujt grekë.[41] Para largimit të tij nga Kostandinopoja, lëshoji firman për të lëvizur familjet myslimane, kristiane dhe çifute, nga rajoni i Rumelit-ë dhe Anadollias. Nga Michael Duka lexojm: Urdhëroji për të lëvizur pesë mijë familje deri në shtator 1453. Shko Historia Byzantina, CSHB, Vol. 20, Bonn, faq. 313. Emigrimi i detyruar shërbente një shumëllojshmëri të gjerë të nevojave sociale, politike dhe ekonomike, të tilla si restaurimin i prosperitetit i një qyti parë dekadente, për të krijuar pasuri dhe për të parandaluar kryengritjet nga komunitetet e izoluara. Sipas regjistrimit të vitit 1477, në Stamboll të numëruara në atë kohë ishinë 16.324 familje duke mos përfshirë ushtarë, studentët dhe skllevë.

Shqetësim i Sulltan Mehmetit II ishte edhe ndërtimi i qytetit, rindërtimi i mureve, duke krijuar një pozicion të fortifikuar (Yedikule), si dhe ndërtimin e pallatit në qendër të qytetit. Për këtë projekt përdori robërit grekë, dëmshpërblimi ishte fitorja e liris së tyret[42]. Përveç nga pallati, ndoshta ndërtesa më e rëndësishme e ngritur nga pushtuesit osmanë ishte Xhamia e Sulltanit, ndërtuar në periudhën 1462-1470, por u shkatërrua nga një tërmet në 1766. Mjaft xhami madhërishëm gradualisht ndihmuan tek stili arkitektonik i Stambollit. Administrativisht, qyteti osman ishte i ndarë në katër seksione: Qendra e Stambollit (Stambolli) dhe tre rrethet, të Galata-s të Eyup (Hashashi) dhe Ouskountar (Scutari). Ristrukturimi i Stambolli-të otomanë u bazua në përgjithësi në besimin se aji duhej të udhëhiqejë nga fryma e Islami-të, edhe karakterin e një qyteti të shenjtë islamik. Në përgjithësi, në vitet e ardhshme, qyteti përjetoi një periudhë të gjatë zhvillimi, me përjashtim vetëm fatkeqësitë natyrore - kryesisht zjarret dhe tërmetet - dhe epidemitë që goditën në kalimin e kohës. Programmi i gjerë i ripopullimin dhe ndërtimit, hodhi themelet për transformimin e qytetit dezertuar një herë në një kryeqytet universale perandorake, i cili ndryshon në karakterin dhe pamjen me atë bizantin korrespondentin e tijë kryesorë [43]. Gjatë Sulejman madhështoritë, arriti zenitin e famë e saj[44].

Në fillim të shekullit të 19-të që daton një tjetër zhvillim të rëndësishëm në historinë e Stambollitë, ndërthurur me epokën e Tanzimatit, dmth Riorganizimi i Perandorisë Osmane, e cila u shoqërua me trazira të rënda, të tilla si masakra e jeniçerëve në hipodromin në 1826. Ndërsa rasti i Revolucioni grek i 1821 për herë të parë autoritetet osmane urdhërojnë ekzekutimin e menjëhershëm të personave të cilët luajtën një rol të fortë, të tillë si Patriarku ekumenik dhe Interpretuesi i madhë, ose me përndjekje kundër komuniteti grek të qytetit . Shekulli i 19 është i karakterizuar përgjithësisht si periudhë gjatë së cilës mundohetë transformimi i qytetitë në një kapital të stilit perëndimor. Më 1870 shtrihet në Stamboll hekurudha Europian, ndërsa të tjera infrastruktura publike përfundojë deri në fund të shekullit të 19-të. Ndërsa, deri në fillim të shekullit të 20-të, të tilla si tuneli nëntokësor në mes Galata-s dhe Beyond-es, stacioni i energjisë elektrike dhe rrjeti telefonik. Rreth të njëjtës periudhë, dhe derisa shpërtheu Lufta e Parë Botërore, popullsia myslimane e qytetit është rritur ndjeshëm nga 385.000 në vitin 1885 në 560,000 në vitin 1914[45].

Më 1908 qyteti u pushtua nga ushtria e lëvizjes xhonturqit dhe Sulltan Abdul Hamid II ' shfronësohet. Revolucioni i Turqve të Rinj ka përshpejtuar procesin e përshtatjes së qytetit të standardeve perëndimore[46], e cila kishte filluar në vitin 1839 nga Sulltani Abdylmexhit I, reforma të quajtur Tanzimatit. Gjatë lufterave ne Ballkan (1912-1913), u pengua kapja nga ushtria bullgare , e cila u ndalua në periferi të qytetit. Në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte në foreclosure dhe në fund të luftës u vu nën pushtimin britanike, franceze dhe italiane deri në 1923[28]. Me ngrritjen e Ataturku, sulltani Otoman i fundit, Mehmed VI, la qytetin në vitin 1922. Në të njëjtën kohë, Kostandinopoja humbi hegjemoninë e saj për më shumë se një mijëvjeçar, si kryeqytet e Republikës së Turqisë e porsakrijuar u shpall Ankara. Deri në fillimin të viteve 1920, popullsia e Kostandinopojës kishte rënë në mënyrë drastike, duke arritur nivelin më të ulët në njëqind vitetë e fundit[47]. Mbeti e padëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga qëndrimi neutralë i Turqi-së. Si pasojë, popullsia ka bërë rritje shumë të madhe, për shkak të lëvizjes së madhe të popullsisë rurale në qytet për të gjetur punë. Nga ana tjetër, komuniteti grek i qytetit u tkurr gërryer në mënyrë dramatike nga përndjekjet e njëpasnjëshme, më i shquari prej tyre shtator 1955. Stambolli u transformua me ndërtimin e urës e Bosfor-it (1973), e cila bashkoji lagjet europiane dhe aziatike nëpërmjet një rrjeti të autostradës së re, duke lejuar lëvizjet e mëdha të emigrantëve nga Anadollia. Shpërthimi i popullsisë që ka ndodhur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, u shoqërua me problemet e mbipopullimit dhe ndotjes.[28].

Një pamje panoramike e Stambollit nga kulla e Gallatës

Stambolli është qyteti më i madh në Turqi me rreth 14,000,000 banorë të vendosur pikërisht në veri 41 paralele dhe është i ndarë në tri fusha kryesore. I parë është në thelb të qyteti i vjetër - i njohur si Stambolli [Stambolli] - i shtrirë në gadishullin historik trekëndësh të Bizantit dhe përfshin zonat Eminonu dhe Fatih. E vendosur në jug të Golden Bay në anën ashtuquajturit Evropiane, dhe është pjesa më e populluar e qytetitë. Gadishulli është i rrethuar nga Deti Marmara në jug, dhe Ngushticën e Bosforit në lindje. Ndërtuar mbi terrenin kodrinor, i ndarë në rrethe të shumta. Të shtatë kodrat që dhanë emrinë Eptálofos jan të ndara nga lugina të vogla, ndërsa në maja qëndrojnë xhamitë e mëdha.

Zona e dytë kryesore e Stambollit është e vendosur në veri / lindje të Bririt të Artë, edhe në pjesën evropiane të qytetit, dhe përfshin rrethet historike Beyoglu dhe Besiktas. Dallohet nga ndërtesat e saj moderne dhe në veçanti zona e Beyoglu karakterizohet si Stambolli modernë. Dy zonatë, jan të ndara nga Briri i Artë, dhe bashkohen nga dy ura: Ura e Gallatas dhe Ura Ataturku. Gallata ishte një qendër e rëndësishme tregtare të kryeqytetit, në shtëpi për tregtarë dhe bankierë.

Zonë e tretë kryesore llogariten periferitë në anën aziatike të Bosforit, duke përfshirë edhe zonat Skutari (Chrysopolis lashtë, në turqisht Uskudari) dhe Kalqedonisë (në turqisht "Kadikoy"). Shkodra shquhet për xhamitë e saj të shumta. Në kufijtë të gjerë të komunës së Stambollit gjithashtu mbulon Prigiponisia (në turqishtë Adalar), një grup prej nëntë ishuj të vegjël në detin e Marmarasë dhe përafërsisht 18 deri 25 km në juglindje të qendrës së qytetit.


Stambolli
Diagrami klimatik (Ndihma)
JSHMPMQKGSHTNDH
 
 
101
 
9
3
 
 
81
 
9
3
 
 
70
 
11
4
 
 
45
 
17
8
 
 
36
 
21
12
 
 
38
 
26
16
 
 
39
 
28
19
 
 
46
 
29
19
 
 
63
 
25
16
 
 
101
 
20
12
 
 
109
 
15
9
 
 
125
 
11
5
Temperatura në °C, Reshjet në mm
Burimi: Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik, Daten: 1929-2000[48], Date: 1970-2011[49]; weather.com[50]; wetterkontor.de
Stambolli - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 8,7 9,1 11,2 16,5 21,4 26,0 28,4 28,5 25,0 20,1 15,3 11,1 Ø 18,4
Temp. Mini. (°C) 2,9 2,8 3,9 7,7 12,0 16,0 18,5 18,7 15,5 12,0 8,5 5,3 Ø 10,3
Reshje (mm) 100,9 80,9 69,6 45,4 35,5 37,5 39,0 46,3 62,9 100,7 108,6 124,7 Σ 852
Ditë me shi (d) 2,6 3,3 4,4 6,6 8,9 10,8 11,7 11,3 8,5 6,2 4,6 2,3 Σ 81,2
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
8,7
2,9
9,1
2,8
11,2
3,9
16,5
7,7
21,4
12,0
26,0
16,0
28,4
18,5
28,5
18,7
25,0
15,5
20,1
12,0
15,3
8,5
11,1
5,3
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
100,9
80,9
69,6
45,4
35,5
37,5
39,0
46,3
62,9
100,7
108,6
124,7
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik, Daten: 1929-2000[48], Date: 1970-2011[49]; weather.com[50]; wetterkontor.de

Në Stamboll bazohen disa prej institucioneve kryesore të arsimit të lartë dhe të mesëm në Turqi, publike dhe private. Universiteti i Stambollit, i themeluar në 1453, është institucioni më i vjetër arsimor në Turqi dhe një nga më të vjetër në botë dhe ishte gjithashtu qendëra e vetme e arsimit të lartë në themelimin e Republikës së Turqisë[51]. I famshëm është edhe Universiteti Teknik i Stambollit,i orientuar në shkenca politeknik. Universitete të tjera të shquara publike jan Universiteti i Bosforit, Shkolla e Arteve të Bukura Mimar Sinan, Universiteti Teknik Yildiz dhe Univesiteti i Marmara. Universitetet private më të shquara jan: Koç, Sabanxhi dhe Bilgi. Shumica e shkollave të mesme dhe universiteteve private, mësimi bëhet në gjuhën anglishte, Gjuhën franceze ose Gjermanisht. Institucionet të shquar i arsimit të mesëm publik Liceu Gallata Saraj (Galatasaray Lisesi), i themeluar në 1481 dhe, është institucioni i dytë më i vjetër arsimor në vend, të njohura ndërkombëtarisht të shkollave të mesme publike është akoma Erkek Stambolli, dhe private kolegj Robert.

Stambolli është qendra më e rëndësishme kulturore dhe artistike në Turqisë. Ideja për mbledhjen dhe ruajtjen e antikave u rrit në qytet gjatë mesit të shekullit të 19-të, me themelimin e muzeut të parë të tillë, e ndjekur nga standardet evropiane. Në vitin 1876, vila Tsinili (në turqisht "Çinili Köşk") në pallatin "Topkapi" u shndërrua në një muze arkeologjik, nën drejtimin e Philippe Anton Ntetier. U pasua nga Ozman Hamdi bej, i cili organizoi dhe gërmimet arkeologjike të para në qytetë[52]. Muzeu aktual Arkeologjik i Stamboll,i cili përfshin gjithashtu koleksione të artitë islamik, është një nga Muzetë më të mëdhenjë në botë dhe ka më shumë se 1.000.000 ekspozita[53], nga zona gjeografike e MesdheutBallkanitLindjes e MesmeAfrikës së Veriut dhe Azisë Qendrore. Në historinë e kohëve të fundit, jeta artistike e Stambollit ishte nën ndikimet e konsiderueshme evropiane, me reformën historike Tanzimatit. Konceptet evropiane të artit dhe mësimdhënies filluan të miratohen në vitin 1883 me themelimin e Akademisë Imperial të Arteve të Bukura nga Hamdi, përgjatë vijave të institucioneve të tjera evropiane si shkollë arti në Paris. Akademia Imperial ishte epiqendra e jetës artistike të qytetit, dhe deri më 1932 ishte e vetmja qendër arti me një orientim europian në Turqi[52].

Në shekullin e 20-të, numri i piktorëve dhe skulptorëve turke që u trajnuan në Europë ritet, ndërsa artistët evropianë vazhduan të vizitojën Stambollin dhe për të marrë pjesë në organizimin e akademis. Në të njëjtën kohë, arti evropian promovoi në nivel kombëtar për më shumë sesa format tradicionale të artit, të tilla si kaligrafia arabe, e cila u godit me miratimin e alfabetit latin në vitin 1928. Monumentet dhe koleksionet e qytetit revitalizuar kur Ankaraja u deklarua si kryeqyteti i Turqisë. Në vitin 1924, koleksionet e pasura të Topkapi u bërën të disponueshme për publikun, ndërsa në vitin 1935 Hagia Sofia u shndërrua në një muze. Një program ambicioz restaurimi i Manastiri Hora, me restaurimin e famshme mozaik, zgjati nga 1948 deri më 1958, kur edhe ajo u shndërrua në një muze.

Muzeu i Artit Modern në Stamboll (turq. İstanbul Modern Sanat Müzesi) filloi në vitin 2004 dhe tani pret projekte të mëdha të Artit Modern, pikturës, skulpturës dhe fotografisë. Lëvizja e Modernizmit forcohet fillimisht në vitin 1937 me themelimin e Muzeut të Pikturës dhe skulpturës në Pallatin Dolmabahçesë. Arti i fotos bëri paraqitjen e tij në Stamboll në fillimet e viteve 1840, operacion i seminarit fotografisë së parë nga Kargopoulos (1850) dhenga francezi Shebaa Pascal (1857)[52].

Si teatëri i pari i vërtetë osman, u regjistruar Teatri Frencez (në turqisht "Franciz Tiyatrosu"), i ndërtuar në 1840 në Beyoglu nga Tzoustiniani i cili ishte me origjinë italiane. Në të njëjtën kohë, prodhimet teatrale, si Opera, janë të kryera në fërngjisht, për audiencë të përzier, e përbërë nga osmane dhe të huaja[54]. Në vitin 1844, adresa e tij u ndërmor nga aktori me origjinë nga Syros dhe biznesmen Mihail Naum, ashtu teatri morri emrin Naum. U Shkatërrua nga një zjarrë në 1846 dhe u restaurua me një kontribut prej Sulltanit[55] opera dhe vepra të tjera vazhduan të luheshin në njëjtë teatër deri më 1870, kur aji u shkatërrua një herë të dytë nga zjarri. Me reformat e Tanzimatit, u shfaqën më shumë hapësira teatrale. Teatrit i parë me shfaqje në gjuhenë osmane turke, i quajtur Theater osman (turq. Tiyatro-i Osmani), u themelua në vitin 1867 dhe operohet deri 1885 kur ai o dogjë[54]. Gjithashtu opera private kishte në Dolmabahçesë pallatin e Sulltanit, me projekte, kryesisht në repertorin italian deri në 1864. Prodhime operistike janë paraqitur ende, nga 1889 deri në 1908, në një teatër i themeluar nga Abdul Hamid IIPallatin Yildiz. Opera e re komunale fillon të veprojë në vitin 1968 si pjesë e Pallatit të Kulturës Stamboll (turq. Istanbul Kültür Sarayi), megjithatë u shkatërruar nga zjarri dy vjet më vonë. Teatri u hap përsëri në vitin 1977 si Qendra Kulturore Ataturk (turq. Atatürk Kültür Merkezi). Në programin vjetor i orkestrës popullore bashkëkohore simfonike të Stambollit përfshijnë të paktën një opera turke[55].

Qyteti organizon disa ekspozita të dukshëm dhe festivale ndërkombëtare, të tilla si Stamboll Bienale, festivali ndërkombëtar i filmit, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Festivali Ndërkombëtar i Xhazit. Në vitin 2010 u bë Kryeqyteti Evropian i Kulturës, së bashku me Pecs (Hungari) dhe Essen (Gjermani).

Hagia Sofia sotë
Xhamia Blu

Në qytetin e vjetër dhe rajonin Eminonu (turq. Eminönü) është e famshëma Topkapi Saraj, e cila ishte vendi i qëndrimitë zyrtar i sulltanëve të Perandorisë Osmane. Më tej në veri është Muzeu Arkeologjik dhe në lindje Tsinili belveder e cila sot strehon muzen e qeramikës. Në distancë të vogël nga Topkapi dominon Hagia Sofia (turq. Ayasofya Müzesi) me katër minare pranë hipodromimit i Konstandinopojës (At Meydanı) sot është një park publik dhe gjithashtu i quajtur Sheshi Sultan Ahmet. Në zonë qëndrojn obeliskët e Theodosius A ' dhe i Kostadin VII, dhe Kolona Gjarprin. Në hyrje veriore të hipodrom është ndërtuar shatërvan i ashtuquajtur gjerman, me elemente të arkitekturës neo bizantine, dhuratë e qeverisë gjermane për të përkujtuar vizitën e perandorit Wilhelm II në qytet. Kundër shatërvanit, dhe në jugperëndim të Shën Sofisë, është xhamia e Sulltan Ahmetit, e njohur zakonisht si Blue Mosque, e cila është një nga kryeveprat e arkitekturës islame. Xhami e rëndësishme është edhe ajo e Suleiman, dedikuar për Suleiman I madhështori. në Veri të Shën Sofisë është kisha e Shën Irini, me arkitekurë tipike Romake bazilikë, e cila gjithashtu funksionon si një muze. Në lagjen Edirne Kapu (turq. Edirnekapı), rreth 150 metra nga Muret Theodosian, është Manastiri CHORA (Xhamia Carrillo), që i përkaset monumenteve më të rëndësishme të artitë bizantin, të Periudhës e mesëme dhe të vonëtshme të saj. Tempuj të tjerë të rëndësishme janë Pammakaristos Manastiri (Xhamia Fethiye- tani pjesë e monumentit është një muze me mozaike të rëndësishme), afër Patriarkanas Ekumenike, dhe Manastiri i Shën Sergjit dhe Bacchus (Agiasofia Küçük Xhami). Me interes të veçantë janë edhe dy tregje: Egjiptiani Misiria tsarsi (turq. Mısır Çarşısı) dhe Pazari i mbuluar (turq. Kapalıçarşı)e cila me një sipërfaqe prej afro 200,000 metra katror është një nga tregjet më të mëdha në botë[56].

Monumente kryesore gjënden edhe në qytetin modern, kufizohet me zonën e Beyoglu (lagja e vjetër Pera). Ura e Galatas lidh këtë zonë të qytetit të vjetër dhe në rrethin e Galatas dominon Kulla e Gallatës (turq. Galata Kulesi), afërsisht 70 metra. Fokusi i qytetit modern është Sheshi Taksim, ose Sheshi Pavarësia ,me klube nate të shumta. Në lagjen e Harbije (turq. Harbiye), një distancë relativisht të shkurtër nga sheshi Taksim, është Muzeu Ushtarak (turq. Askeri Müze), me ekspozita nga të gjitha periudhat e historisë ushtarake të Turqisë. Në Beyoglu është grumbulli i Kiliç Ali Pashës (turq. Kılıç Ali Paşa Külliyesi), i cili perfshin nje xhami, medrese, banjë turke, një mauzole të vogël (tyrbja) edhe shatërvan, ndërtuar me urdhër të Kiliç Ali Pasha. Ndoshta monumenti më i rëndësishme është pallati Dolmabahçesë, së bashku me xhaminë me të njëjtin emër. Pallate të mrekullueshme janë edhe pallati Beylerbey, në lagjen me të njëjtin emër, dhe pallati Kioutsiouksou në Beikoz, të vendosura në anën aziatike të Bosforit, si pallatet e YildizBeshiktash dhe Çiragan mes Beshiktash dhe lagjen e saj Ortakoi.

Vlen të përmendet edhe kështjella përgjatë Bosforit, të dominuara nga Rumeli Hisar në Turqinë Evropiane, dhe Kalaja e Anadollit ose Anadolu Hisar në bregun aziatike.

Në Stamboll, futbolli, basketbolli dhe volejbolli janë sportet më të popullarizuara. Klube të mëdha sportive të qytetit janë Besiktas, Galatasaray dhe Fenerbahce. Në basketboll, suksese tregojnë klube si Efes Pilsen dhe Fenerbahce Ulker, ndërsa klubet e volejbollit të shquar janë Eczacıbaşı, Vakıfbank dhe Fenerbahce.

Stadiumi me kapacitet më madhë në qytetë është Ataturku Olympic Stadium dhe shërben atletikën dhe ndeshjet e futbollit, është identifikuara me pesë yje sipas standarteve të UEFA-s.Në 2005 mori pjesë finalja e madhe e UEFA Champions League, ndërsa në stadiumin e Fenerbahçe, Shukru Saraxhoglu, u zhvillua në vitin 2009, finalja e fundit të Kupës UEFA, përpara se të zëvendësohej nga UEFA Europa League. Vendet kryesore sportive janë ende stadiumi Sinan Erdem (turq. Sinan Erdem Olimpik Spor Salonu), si dhe Arena Abdi Ipekci e cila priti finalen e Kampionatit Europian të Basketbollit në vitin 2001.

Qyteti gjithashtu organizonë ngjarje në motorsport, si kampionatin F1, kampionatin MotoGP , kampionatin (WTCC), etj, në Istanbul Park i cili u hap në vitin 2005. Cdo vit zhvillohet maratona ndërkombëtare e Eurasia-s.

Leximi i mëtejshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Çelik, Zeynep. The Remaking of Istanbul: portrait of an Ottoman city in the nineteenth century, University of California Press, 1986
  • Freely, John. The Companion Guide to Istanbul and Around the Marmara', Vol. I, Companion Guides,Boydell & Brewer Ltd, 2000
  • Gilles, Pierre [Petrus Gyllius]. The antiquities of Constantinople [De topographia Constantinopoleos] (μτφρ. John Ball), London: 1729
  • Lewis, Bernard. Istanbul and the Civilization of the Ottoman Empire Centers of Civilization, University of Oklahoma Press, 1972
  • Necipoğlu, Nevra (ed.). Byzantine Constantinople: Monuments, Topography and Everyday Life, Brill Academic Publishers, 2001
  • Shaw, Ezel Kural. History of the Ottoman Empire and modern Turkey, Cambridge University Press, 1977
  1. ^ Ku ndodhet zyra e guvernatorit.
  1. ^ "YETKİ ALANI" (në turqisht). Istanbul Buyuksehir Belediyesi. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2020. Marrë më 4 shkurt 2020.
  2. ^ Provinca Stamboll = 5,460.85 km²
    Sipërfaqja Tokë = 5,343.22 km²
    Liqeni/Pellgu = 117.63 km²
    Evropë (25 distrikte) = 3,474.35 km²
    Azi (14 distrikte) = 1,868.87 km²
    Urban (36 distrikte) = 2,576.85 km² [Metro (39 distrikte) – (Çatalca+Silivri+Şile)]
  3. ^ "İstanbul'un En Yüksek Tepeleri". Hava Forumu (në turqisht). Hava Durumu Forumu. 15 prill 2020.
  4. ^ "The Results of Address Based Population Registration System, 2020" (në turqisht). Instituti i Statistikave të Turqisë. 31 dhjetor 2020. Marrë më 5 shkurt 2021.
  5. ^ "Kişi başına GSYH ($) (2019)". Turkish Statistical Institute. Marrë më 30 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Sub-national HDI – Area Database – Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht).
  7. ^ Adrian Room, Placenames of the world, McFarland, 2006, σ. 177
  8. ^ a b c Alexander P. Kazhdan (ed.), The Oxford Dictionary of Byzantium, Vol. I, Oxford University Press, USA, 1991, λήμμα "Byzantion", σ. 344
  9. ^ Προκόπιος, Περί Κτισμάτων, Α. 5
  10. ^ Παυσανίας, Ελλάδος περιήγησις, 4.31.5
  11. ^ Θουκυδίδης, 1.94
  12. ^ Θουκ. 1. 128-131
  13. ^ Ξενοφών, Ελληνικά, 1.1.35
  14. ^ Διόδ. Σ., 66.4-6
  15. ^ Ξενοφών, 2.2.1
  16. ^ William Smith, Dictionary of Greek and Roman geography, Vol. I, Boston: Little, Brown and Co., 1854, σ. 658
  17. ^ Διόδ. Σ., 16.77.2
  18. ^ Αρριανός, Αλεξάνδρου Ανάβαση, 1.3.3
  19. ^ Διόδ. Σ., 19.77.7
  20. ^ Smith, ό.π., 658
  21. ^ Πλίνιος, Επιστολές
  22. ^ Michael R. T. Dumper and Bruce E. Stanley (ed.), Cities of the Middle East and North Africa: a historical encyclopedia, ABC-CLIO, 2007, σ.181
  23. ^ Concina, 15
  24. ^ Ζώσιμος, ΙΙ.30-31
  25. ^ Concina, 16
  26. ^ J. B. Bury, History of the Late Roman Empire, Macmillan & Co., London: 1923, σ. 74
  27. ^ Concina, 24
  28. ^ a b c d e f g "Istanbul." Encyclopædia Britannica. 2009. Encyclopædia Britannica Online. 10 Apr. 2009
  29. ^ a b J. B. Bury, ό.π. 70
  30. ^ Concina, 28
  31. ^ Concina, 33-34
  32. ^ Michael Maas (εκδ.), The Cambridge Companion to the Age of Justinian, Cambridge University Press, 2005, σ. 79
  33. ^ Steven Runciman, A History of the Crusades, Vol. III, Cambridge Univeristy Press, 1995, σ.123
  34. ^ Nicetas Choniata, Historia, C.S.H.B., Bonn, 1835, σσ. 757-63
  35. ^ a b Concina, 62
  36. ^ Necipoğlu, 280
  37. ^ Necipoğlu, 290
  38. ^ Bertrandon de La Brocq́uière (μτφρ. Thomas Johnes), The Travels of Bertrandon de La Brocq́uière, to Palestine: And His Return from Jersulem Overland to France, During the Years 1432 & 1433, J. Henderson (εκδ.), 1807, σ. 220
  39. ^ βλ. Bartusis, Mark C., The late Byzantine Army: Arms and Society, 1204-1453, University of Pennsylvania Press, 1997, σσ. 129-132
  40. ^ Shaw, 57
  41. ^ Μιχαήλ Κριτόβουλος, βλ. H.G. Beck, A. Kambylis, R. Keydell (ed.),Critobuli Imbriotae historiae, Corpus Fontium Historiae Byzantinae, Vol. 22, Berlin: W. de Gruyter 1983, σ.83
  42. ^ Halil Inalcik, "The Policy of Mehmed Towards the Greek Population of Istanbul and the Byzantine Buildings of the City", Dumbarton Oaks Papers, vol. 23, 1969-1970, pp. 229-249
  43. ^ Γερασίμου, Σ., «Η επανοίκηση της Κωνσταντινούπολης μετά την Άλωση», στο Κιουσοπούλου, Τ. (επιμ.), 1453: Η Άλωση της Κωνσταντινούπολης και η μετάβαση από τους μεσαιωνικούς στους νεώτερους χρόνους (Ηράκλειο 2005), σελ. 3-21.
  44. ^ Lewis, 105
  45. ^ Alan Duben, Cem Behar, Istanbul Households: Marriage, Family and Fertility, 1880-1940, Cambridge University Press, 2002, σ. 25
  46. ^ Duben, Behar, ό.π., σ. 26
  47. ^ Duben, Behar, ό.π., σ. 23
  48. ^ Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik. "Klimainformationen Istanbul". World Meteorological Organization. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013. Marrë më 2012-06-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik. "Jährlicher Gesamtniederschlag von Istanbul". Staatliches Meteorologisches Amt der Türkischen Republik. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2013. Marrë më 2012-06-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ weather.com. "Monatliche Klimastatistiken für Istanbul". Marrë më 2009-07-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ İ.Ü. Bilgisayar Bilimleri. "History of Istanbul University (Turkish)". Istanbul.edu.tr. Marrë më 2009-06-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ a b c Paul Magdalino, et al. "Istanbul." Grove Art Online. Oxford Art Online. 2009
  53. ^ Υπουργείο Πολιτισμού και Τουρισμού Τουρκίας
  54. ^ a b Shaw, 129
  55. ^ a b Faruk Yener. "Istanbul." The New Grove Dictionary of Opera. Ed. Stanley Sadie. Grove Music Online. Oxford Music Online. 2009.
  56. ^ Peter Coleman, Shopping environments: evolution, planning and design, Architectural Press, 2006, σ.23

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]