[go: up one dir, main page]

Jump to content

KF Tomori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Tomori
Emri i plotëKlubi Futbollit Tomori
Themeluar25 nëntor 1923; 100 vite më parë (1923-11-25)
StadiumiStadiumi Tomori
Kapaciteti19,230
PronariBashkia Berat
PresidentAvenir Bejo
TrajneriKlodian Arbëri
LigaKategoria e Dytë
2023–24Kategoria e Parë, 12të Decrease
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Futboll Klub Tomori, FK Tomori është klub futbollistik shqiptar nga Berati, një nga klubet e para shqiptare dhe është krijuar që në vitin 1923.

Klubi Sportiv Tomori u krijua në nëntor të vitit 1923 dhe ka pasur këto emra gjatë historisë së tij:

  • 1923-1926 KS Tomori
  • 1927-1929 KS Muzakaj
  • 1952-1957 Puna
  • 1957 në vazhdim KS Tomori.

Krijimi i Shoqërisë Tomori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nëntori të vitit 1923 në Berat u krijua ‘’Shoqëria Tomori me karakter artistiko-sportiv ku rolin kryesor do e luante futbolli. Hapat e parë të futollit në Berat vijnë në fillimet e shekullit të XX. Shumë student beratas që studionin në Perëndim e sollën këtë sport në Berat dhe bashkë me topat dhe rregullat e tij. Shumë shpejt beratasit e dashuruan sportin që shpejt u kthye në një nga simbolet e qytetit. Masivizimi i këtij sporti solli edhe krijimin e shoqërive sportive në bazë lagjeje. E para ishte “Çunat e lumit” në vitin 1913, shembull që u ndoq edhe nga djemtë e lagjeve të tjera të, që krijuan shoqëritë “Vakëfi”, “Kalaja”, “Tigri” etj. Më pas nën shembullin e shoqërisë “Vllaznia” në Shkodër edhe në qytetin e njëmbinjë dritareve u krijua shoqëria artistiko-sportive  “Tomori” dhe këtë herë jo në bazë lagje por qyteti. Takimi i 18 të rinjve beratas në ambientet e shkollës “Mangalem”  ngriti edhe kryesinë e saj. Kryetar u zgjodh Zyhdi Doko dhe sekretar Shyqyri Lakra. Në këtë mbledhje u miratua programi vjetor, statuti dhe flamuri i shoqërisë(dyngjyrësh i bardhë dhe ngjyrë qielli). Aktivitetet zhvilloheshin në “Milet Bahce” mes shoqërive të lagjeve. Ndërsa dy muaj pas krijimit, Tomori zhvilloj edhe të parën miqësore kundra Tiranës e mbyllur 2-2 në Berat sfidë e ndjekur nga 1200 tifozë. Për një periudhë 2 vjeçare kjo shoqëri mbajti edhe emrin”Muzakaj”, e cila në programin e saj sërish futbollin e vlerësoj si sportin pararojë. Madje ndryshimi i emrit solli edhe ndërrimin e parë të stemës(në vitet 2000 ndërrimi i shpeshtë i stemave tek ky klub do të bëhej objekt artikujsh edhe për mediat e huaja).

Tomori në epokën e parë të jetës së tij mes sukseseve dhe dështimeve.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas disa aktiviteteve të zhvilluara me shoqëritë e qyteteve të tjera, Tomori siguroj edhe pjesëmarrjen në të parin Kampionat Kombëtar në vitin 1930. Ata e nisën nga Kategoria e Dytë, të cilën e mbylli si kampion duke kaluar në elitë. Në këtë periudhë nisi përherë të parë “merkato” në Shqipëri. Në Berat u afruan futbollist nga Tirana, Peja, Gjakova, Vlora etj. Ndërsa transferta bëheshin me aeroplan për mungesë infrastrukture. Ndodhte që skuadra të prekej nga krizat ekonomike, të cilat kaloheshin falë ndihmës në franga ari të qytetarëve beratas. Trofeu i parë i fituar nga Tomori ishte kupa “Iliria” një triangolare e hershme mes Tomorit, Apolonisë dhe Lushnjes. Emrat më të njohur që kanë kontribuar për Tomorin në vitet e para ishin: Jani Kosta, Stavri Janinoti, Liko Kuçova, Maku Xheblati etj. Në vitin 1942 u zhvillua edhe i pari Kampionat Mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e skuadrave nga Shqipëria dhe Kosova nën ndikimin e pushtuesit italian. Tomori ishte një ndër skuadrat më të mira të kampionatit. Ndërsa aktivitetet ndërkombëtare të periudhës përpara luftës ishin me pikatore dhe këto u zhvilluan kryesisht me skuadra të vendeve fqinje si ato malazeze apo maqedonase(edhe në këtë rast skuadra të qyteteve shqiptare të këtyre vendeve).

Ndryshimet komuniste nisin të prekin dhe sportin, ndërsa Tomori fillon të vjel sukseset e para.

Pas Luftës së Dytë Botërore skuadra u riformatua pasi shumë futbollist që kishin mbajtur peshën e kësaj skuadre ishin larguar nga Tomori apo nga futbolli i luajtur. Ndërkohë ndodhi dhe ristrukturimi i shoqërive artistiko-sportive. Në Berat, Shoqëria Tomori u shkri dhe në vendin e saj u krijuan tre shoqëri sportive,si: Puna, Spartaku dhe Dinamo. Kjo ndihmoi në masivizimin e futbollit në qytet por jo në rritjen e cilësisë së tij pasi mungesa e infrastrukturës sportive dhe specialistëve nuk sillte cilësi më të mirë. Kjo zgjati për pesë vite dhe ndër këto tre shoqëri ajo më e rëndësishmja ishte Shoqëria Puna, e cila përballonte 85% të veprimtarive dhe përfitonte 90% të buxhetit të sportit të Beratit. Në kampionatin kombëtar të futbollit, Puna ishte emri i ri skuadrës së futbollit të Beratit që vazhdonte historinë e saj mes Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ndërsa dy shoqëritë e tjera ishin të specifikuara. Pasi  shoqëria Spartaku përbëhej nga punonjës të artizanatit, riparim-shërbimeve etj. Ndërsa në shoqërinë Dinamo përfshiheshin sportistë, të cilët ishin punonjës të degëve të punëve të brendshme dhe të rinj beratas të shkollave të mesme. Ndërkohë në vitin 1957 këto shoqëri u shkrinë sërish për të rikthyer edhe një herë një shoqëri të vetme sportive por edhe futbollistike me emrin Tomori.

Tomori arrin suksesin e parë, finale e Kupës.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin 1963-1964 Tomori arrin një ndër sukseset më të mëdha në histori kur shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë kundra Partizanit. Finalja e luajtur në Tiranë u humb me rezultatin 0-3. Por edhe pse humbi finalen e kupës Tomori arriti në të njëjtin vit të fitonte Kupën “Bashkimi” duke mundur në finale Flamurtarin 2-1. Emrat e Buzit, Karajës, Dylit, Zahos etj., shënuan me shkronja të arta emrin e tyre në historinë e futbollit beratas.

Brez i artë i futbollit të Beratit me sukseset e reja.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1977, Tomori kthehet në Kategorinë e Parë duke nisur historinë e një brezi të artë me në krye Përparim Kovaçin. Për 9 vite radhazi skuadra jo vetëm do qëndronte në elitë por edhe shpesh  në shkallët e larta të renditjes duke surprizuar të gjithë. Skuadra që në këtë periudhë drejtohej nga dyshja Mukli-Xheblati dhe përbëhej nga emra, si: Çilingiri, Kokalari, Mile, Karkanjozi, Th.Arbëri, Matrapazi etj. Ky Tomor madje do të arrinte tre herë deri në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në sezonin 1979-1980, sulmuesi Kovaçi shpallet golshënuesi më i mirë i kampionatit me 18 gola, për herë të parë ia dilte një futbollist i Tomorit. Në këtë periudhë Tomori arriti të fitonte edhe kupa të tjera si: “Tomori”, “Sporti Popullor”, “Bashkimi” dhe “Mësuesi”. Ndërsa në vitin 1985 do të ndërtohej edhe stadiumi i ri i qytetit,“Stadiumi Tomori”. Ky stadium edhe sot vazhdon të mbetet impianti i tretë më i madh në vend pas atij kombëtar “Qemal Stafa” dhe ''Loro Boricit''. Përurimi u bë më 15 maj 1985 në një sfidë miqësore që Tomori e fitoj 3-1 kundra Kombëtares Shqiptare. Ishin Kovaçi, Mile dhe Matrapazi heronjtë e asaj sfidë miqësore. Ndërkohë Tomori thyen rekordin e radhës pasi në stadium në sfidën e përurimit e ndoqën 16500 tifozë. Në vitin 1987 Tomori ka sërish shënuesin më të mirë të kampionatit por këtë herë njeriugol është Arben Arbëri me 14 gola, që suksesin e vet një vit më pas e përsëriti në Kategorinë e Dytë.  Takimet  ndërkombëtare gjatë regjimit monist për Tomorin do të ishin vetëm miqësore si ajo kundra Kombëtares U-21 të Kinës apo kundra skuadrave të futbollit të Kosovës si: Trepca ’89, Liria apo Kristal.

Vitet ’90, vitet e sukseshme të Tomorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas viteve ’90 futbolli shqiptar dhe ai beratas do të pësonte ndryshime të mëdha në organizim. Për herë të parë tek Tomori shfaqen sponsorët edhe presidentët. Sukseset më të mëdha janë në sezonin 1990-91 kur i riu Kliton Bozgo  me 29 gola shpallet kryegolshënuesi i kampionatit duke vendosur një nga rekordet e futbollit shqiptar për numrin e golave të shënuar në një sezon.  Ndërsa Tomori u rendit i pesti. Madje në atë sezon sulmuesi beratas që më pas karrierën do e vazhdonte në Slloveni e Austri ishte një ndër pretendentët për “Këpucën e Artë” të Evropës. Ndërsa në sezonin 1999-2000 Presidenti Adrian Çobo ndërtoi skuadrën që do bënte historinë e futbollit beratas. Një skuadër të përbërë nga djem të talentuar beratas si: Muxhaj, Zëre, Aliaj, Lako, Dino, Nushi, Gjata por edhe më të rinjtë K.Arbëri, Fani, Tabaku e Çala, dhe të ardhurit Asllani, Deliu, Hasa, Rustami e Maloku dhe Gega me në krye dyshen e stolit Mile-Arbëri. Tomori e mbyll kampionatin në krye bashkë me Tiranën nga 52 pikë. Spas rregullores Tomori shpallej kampion pasi kishte më shumë pikë në sfidat direkte. Por pak javë nga fundi i kampionatit FSHF ndryshon rregulloren dhe kërkon që një finale në Elbasan mes Tomorit dhe Tiranës të shpallë kampionen. Sfida përfundoi në barazim dhe titulli u  vendos nga penalltitë, ku ajo e humbur nga Besnik Hasa i dha titullin Tiranës. Ndërkohë vetëm një javë më parë presidenti që shkruajti historinë e kësaj skuadre do të humbte jetën në një atentat. Klodian Arbëri bëhet i katërti berates që fiton ‘’këpucën e artë’’. Në sezonin pasardhës Tomori bën prezantimin e vet në Kupat e Evropës kundra Apoel Nikozias me bilanc negativ (2-5) dy humbje dhe eleminim.

Milleniumi i Ri me një Tomor të rrënuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa tjetër e historisë së Tomorit është për tu harruar pasi vetëm dy sezone më pas Tomori bie në Kategorinë e Dytë. Këtu nis një kalvar i gjatë vuajtjesh me një skuadër që sa për lojërat e dobta, mungesës së financave apo edhe futbollistëve cilësorë do të endej në nivelet më të ulta të futbollit shqiptar. Edhe në sezonin 2005-2006 Tomor kur dukej gati të rikthehej në Kategorinë Superiore(si po quhej në këtë periudhë niveli më i lartë i futbollit shqiptar) pas fazës së parë, ndodh fatkeqësia e radhës. Presidenti Edmond Malollari që kishte investuar duke afruar emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar të kësaj kohe si: Devolli, Osmani, Novi, Sinani, Gjondeda etj., do të humb jetën dhe Tomori do të vazhdonte sërish në tunele të errta. Ringritja e Tomorit do të niste në sezonin 2009-2010 falë sponsorizimit të presidentëve Pëllumb Berberi dhe Ali Dyrmishi kjo skuadër do të bëntë “ashensorin” në futbollin shqiptar dhe në tre sezone njëri pas tjetri mbërrijnë pas plot 9 sezonesh sërish në Superiore. Në sezonin 2014 – 2015 edhe njëherë Tomori e gjen veten në një nga nivelet më të ulta të historisë së vet pasi rrëzohet në Kategorinë e Dytë. Ndryshimet në klubin beratas në sezonin pasardhas do t’i rikthenin edhe njëherë beratasit në Kategorinë e Parë për sezonin 2016–2017. Me shpresën për tu rikthyer në elitë.

Arritjet e KF Tomorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tomori ka fituar një herë Kategorinë e Dytë në sezonin 2015 -2016

Tomori ka fituar kampionatin në Divizionin e Parë Shqiptar katër herë : në vitin 1930, 1950, 1970 dhe 1977.

Tomori ka dalë një herë në finale e Kupës së Shqipërisë në sezonin 1963 -1964 duke e humbur 0-3 përballë Partizanit.

Tomori arritjen më të madhe në kampionat e ka në sezonin 1999-2000 duke u shpallur nën kampion pas një finale shtesë të laujtur me Tiranën. Koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1 ndërsa pas 11 metërshave humbi 4-5.

Në 1991-1992 FK Tomori mori pjesë në Kupën e Ballkanit, por humbi në total ndaj FC Oţelul Galati (2:4), i cili doli në finale.

Në fillimin e sezonit 2000-2001 Tomori ishte pjesë e Kupës UEFA, por humbi përballë Apoel Nikozia ku humbi në të dy ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm (2:5).

FK Tomori i luan ndeshjet në Stadiumin ‘’Tomori’’, i cili  është ndërtuar në vitin 1985 dhe është inaguruar në 15 maj të atij viti në një miqësore mes Tomorit dhe Kombëtares Shqiptare të fituar 3-1. Ky stadium ka një kapacitet prej 13.350 vendesh por në ndeshje të caktuara, si ajo e inagurimit ka arritur shifra më të larta(16.500). Për një periudhë të caktuar ky stadium ka mbajtur emrin ‘’Jani Kosta’’ por edhe sot cilësohet si një ndër stadiumet më të mëdha në vend. Në këtë stadium zhvillon ndeshjet Tomori por gjithashtu kanë zhvilluar takimet e tyre edhe disa skuadra të tjera madje edhe Kombëtarja!

Lojtarë të Shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajnerë të Shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]