[go: up one dir, main page]

Jump to content

Brejtësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Brejtësit (Rodentia), formojnë një rendgjitarëve placentalia. Këto kafshë karakterizohen nga dhëmbet e tyre të vetëm incisiv me rritje të vazhdueshme në secilën prej nofullave të tyre, të cilët i shërbejnë atyre për të bluar ushqimin e tyre, për të gropuar apo për tu mbrojtur. Pjesa tjetër e morfologjisë së tyre është relativisht e ndryshueshme, por shumica e specieve janë të vegjël, me një trup të ngjeshur, këmbë të shkurtra dhe një bisht të gjatë. Shumica e brejtësve hanë fara ose gjëra të tjera bimore, por të tjerët kanë edhe dieta të ndryshme. Shpesh janë kafshë shoqërore dhe shumica e llojeve jetojnë në komunitet mes të cilëve individët ndërveprojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyra të ndërlikuara. Mënyra e riprodhimit mund të jetë monogame, poligame ose promiskuite seksuale.