Varfëria
Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale ose të të hollave.[1] Varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit.[2][3]
Në pjesën më të madhe të historisë, varfëria është konsideruar gjerësisht si e pashmangshme, pasi mënyrat tradicionale të prodhimit ishin të pamjaftueshme për ti dhënë të gjithë popullsie një standard komod të jetesës.[1][4] Pas revolucionit industrial, prodhimi masiv në fabrika e bëri pasurimin gjithnjë e më të arritsëm. I një rëndësie shumë të madhe është modernizimi i bujqësisë, në mënyrë që të sigurohet më tepër ushqim për të popullatën.[5] Ofrimi i nevojave themelore në një vend nga ana e shtetit mund të kufizohet nga fenomene të të tilla si korrupsioni, ivazioni fiskal, borxhi dhe kushtëzimi i kreditimit si dhe nga largimi i profesionistëve jashtë vendit. Strategjitë themelore për rritjen e të ardhurave zakonisht përfshijnë lirinë ekonomike, sociale, dhe ofrimin e shërbimeve financiare.
Ulja e varfërisë është një objektiv i madh dhe çështja për shumë organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore. Banka Botërore në vitin 2008 ka vlerësuar se 1,290,000,000 njerëz jetonin në varfëri absolute. Nga këta, rreth 400 milionë njerëz në varfëri absolute jetojnë në Indi dhe 173 milionë në Kinë. Në SHBA 1 në 5 fëmijë jeton në varfëri.[6]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Poverty (sociology). britannica.com. Marrë më 2010-10-24.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Measuring Inequality". The World Bank. 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2013. Marrë më 15 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Instituto Nacional de Estadistica (2009). "Poverty and its measurement - The presentation of a range of methods to obtain measures of poverty" (PDF). fq. 2–3.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Krugman, Paul, and Robin Wells. Macroeconomics. 2. New York City: Worth Publishers, 2009. Print.
- ^ Baker, Peter; Dugger, Celia W. (9 korrik 2009). "Obama enlists major powers to aid poor farmers with $15 billion". The New York Times. Marrë më 2011-05-27.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Frontline: Poor Kids".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)