[go: up one dir, main page]

Jump to content

Radio Prizreni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Radio Prizreni është një radiostacion rajonal i themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në vitin 1975. Radio Prizreni ka transmetuar program në gjuhën shqipe, serbe, turke, boshnjake dhe rome. Në vitin 1991 redaksia e programit në gjuhën shqipe u mbyll nga pushteti serb. Pas Luftës së Kosovës, më 1999, u riaktivizua përsëri. Nga viti 2002 funksionon në kuadrin e Shoqatës për përparimin e medieve "Shadërvani". Aktualisht Radio Prizreni transmeton program në gjuhën shqipe dhe turke.[1]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1376. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.