[go: up one dir, main page]

Jump to content

Komuna e Prizrenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prizren
Pamje të ndryshme nga Prizreni
Pamje të ndryshme nga Prizreni
Popullsia
 • Gjithsej178,112
Emri i banorëvePrizrenas
{{{postal_code_type}}}
20000
Faqja zyrtareKomuna Prizren
Vendodhja e Komunës së Prizrenit në Kosovë

Komuna e Prizrenit është njësi administrative në pjesën jugore të Kosovës, me një sipërfaqe prej 640 km2 (5.94% të territorit të Kosovës) gjendet në jug-perëndim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 178.112 banorë nga të cilët në Prizren janë rreth 120.000 banorë.

Territori i Komunës së Prizrenit me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit ose Bazeni i Prizrenit e më rrallë Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gjakovës, Rahovecit, Therandes, Shtërpces dhe Sharrit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (Iliridën).

Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antikiteti, kur njihej me emrin Theranda e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Gjatë shek XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni që herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Kushtet historike në periudhat e më hershme, pozita relativisht jo e mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme me rajonet fqinje, Shqipërinë, Malin e zi, Iliriden, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësit që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimes mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë dhe kushtet natyrore për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe rekreative. E gjithë kjo ka ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit. Profili fizik jep shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjin e zhvillimit.

Gjeografia e demografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme. Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e Rrushit, pemët dhe perimet. Në viset malore, dominon klima e alpeve, për q'arsye deri në qershor nëpër gropa mbeten sasit e debores me q'rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve. Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit. Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër.

Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet mai. Gre ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Therandes dhe Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë.

Ekonomia e komunës së Prizrenit është kryesisht bazuar në bujqësi, tregti, ndërtim dhe përpunimit të ushqimit - të gjitha ndërmarrje private. Ka disa 5,200 biznese të regjistruara private që operojnë në komunë.

Ky Iloj i konfiguradonit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si:

- Në bazë të sasisë së ujit është një ndër vendet më të pasura.

- Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqesore, blegtorisë, industrisë ushqimore dhe të turizmit në bazë të modelit të Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës.

- Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurter qe bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik. Kjo rrugë, e dia për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe, është një rast i mire që me valorizimin e saj te shfrytzohen të gjitha përparsit e saj, duke mare parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit.

  • Bujqësia
  • Agrobiznesi
  • Prodhimi i Verës
  • Shoqatat Afarsite
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptarë  % Boshnjakë  % Serbë  % Turq  % Romë  % Të tjerë  % Total
1970 141.591 9.890 9.950 7.227 4,1 3.963 1.259
1998 n/a n/a 38.500 n/a 8.839 n/a 12.250 n/a 4.500 n/a n/a n/a n/a
Jan. 2000 192.531 80,9 9.500 8,9 258 0,1 12.250 5,2 4.500 1,9 n/a n/a 236.000
Mars 2001 181.748 81,9 22.000 9,9 252 0,1 12.250 5,5 5.424 2,4 n/a n/a 221.674
maj 2002 182.000 79,6 29.369 12,8 197 0,09 11.965 5,2 4.400 1,9 550 0,25 228.481
dhjetor 2002 180.176 81,6 21.266 9,6 194 0,09 14.050 6,4 5.148 2,3 n/a n/a 221.374
Burimi: For 1991: Census data, Federal Office of Statistics in Serbia (figures to be considered as unreliable). 1998 and 2000 minority figures from UNHCR in Prizren, January 2000. 2000 Kosovo Albanian figure is an unofficial OSCE estimate January-March 2000. 2001 figures come from German KFOR, UNHCR and IOM last update March 2, 2001. May 2002 statistics are joint UN, UNHCR, KFOR, and OSCE approximations. December 2002 figures are based on survey by the Local Community Office. All figures are estimates.
Ref: OSCE (PDF Arkivuar 17 tetor 2015 tek Wayback Machine/HTML Arkivuar 12 nëntor 2014 tek Wayback Machine)
Rënditja Emri Nr.i banorëve Meshkuj Femra Shqiptar Serb Turq Boshnjak Rom Ashkali Goran Të tjerë.
1 Prizreni 180,119 101,166 72,958 47 8,833 4,914 2,666 800 576 204
2 Arbanë 25,175 14,500 10,675 4,816 0 0 220 172 186 0 2
3 Lubizhdë 5,982 3,058 2,924 4,224 5 237 1,286 48 0 75 107
4 Zhur 10.000 2,974 2,935 5,903 0 0 6 0 0 0 0
5 Korishë 5,279 2,705 2,574 5,279 0 0 0 0 0 0 0
6 Gjonaj 4,818 2,431 2,387 4,812 1 0 4 0 1 0 0
7 Hoçë e Qyteti 3,410 1,681 1,729 3,409 0 0 1 0 0 0 0
8 Romajë 2,747 1,377 1,370 2,747 0 0 0 0 0 0 0
9 Lubizhdë e Hasit 2,719 1,410 1,309 1761 2,719 0 0 0 0 0 0
10 Piranë 2,417 1,255 1,162 2,216 0 0 0 0 201 0 0
11 Kushnin 2,110 1,048 1,062 2,110 0 0 0 0 0 0 0
12 Lubinjë e Epërme 1,925 981 944 0 0 0 1873 0 0 1 51
13 Zym 1,782 920 862 1782 0 0 0 0 0 0 0
14 Vlashnjë 1,700 848 852 1,699 0 0 1 0 0 0 0
15 Atmaxhë 1,685 867 818 1684 1 0 0 0 0 0 0
16 Krajk 1,676 872 804 1,676 0 0 0 0 0 0 0
17 Lubiqevë 1,602 779 823 1602 0 0 0 0 0 0 0
18 Poslishtë 1,520 740 780 1520 0 0 0 0 0 0 0
19 Billushë 1,495 781 714 1493 0 0 2 0 0 0 0
20 Nashec 1,379 717 662 1,379 0 0 0 0 0 0 0
21 Gërnçar 1,318 665 653 27 0 6 1,285 0 0 0 0
22 Lubinjë e Poshtme 1,227 609 618 32 0 0 1178 0 0 0 17
23 Lutogllavë 1,218 630 588 1218 0 0 0 0 0 0 0
24 Petrovë 1,194 605 589 1,914 0 0 0 0 0 0 0
25 Shpenadi 1,168 614 554 432 1089 0 0 0 58 0 0
26 Landovicë 1,149 581 568 1,038 0 0 1 0 110 0 0
27 Randobravë 1,142 569 573 1142 0 0 0 0 0 0 0
28 Mushnikovë 1,133 580 553 939 47 0 143 0 0 0 4
29 Skorobishtë 1,128 577 581 825 0 0 303 0 0 0 0
30 Manastiricë 1,107 550 557 317 0 0 0 1106 0 0 1
31 Pllanjan 1,104 582 522 298 13 4 7 1080 0 0 0
32 Karashëngjergj 1,099 563 536 1097 2 0 0 0 0 0 0
33 Mazrekë 1,077 549 528 1,077 0 0 0 0 0 0 0
34 Medvec 1,062 529 533 1046 0 0 0 0 16 0 0
35 Reçan 951 478 473 3 0 2 944 0 0 0 2
36 Krushë e Vogël 937 421 516 923 0 0 0 0 15 0 0
37 Grazhdanik 884 442 442 879 0 0 0 2 3 0 0
38 Kabash i Hasit 882 459 423 881 0 0 1 0 0 0 0
39 Caparc 848 436 412 820 0 0 0 0 28 0 0
40 Zojz 828 412 416 813 0 0 0 0 15 0 0
41 Shkozë 788 405 383 785 0 0 2 0 0 1 0
42 Malësi e Re 742 394 348 742 0 0 0 0 0 0 0
43 Pouskë 684 367 317 0 0 0 684 0 0 0 0
44 Pllanejë 681 341 340 681 0 0 0 0 0 0 0
45 Sërbicë e Poshtme 674 351 323 602 0 0 2 39 31 0 0
46 Vërmicë 661 327 334 661 430 0 0 0 0 0 0
47 Dedaj 619 318 301 616 0 3 0 0 0 0 0
48 Nebregoshtë 579 288 291 2 0 0 577 0 0 0 0
49 Lukinaj 558 297 261 558 0 0 0 0 0 0 0
50 Muradem 515 270 245 515 0 0 0 0 0 0 0
51 Kojushë 509 264 245 506 0 0 0 0 3 0 0
52 Dobrushtë 495 262 233 495 0 0 0 0 0 0 0
53 Velezhë 460 243 217 460 0 0 0 0 0 0 0
54 Jeshkovë 434 223 211 434 0 0 0 0 0 0 0
55 Tupec 398 202 196 398 0 0 0 0 0 0 0
56 Smaç 375 190 185 374 1 0 0 0 0 0 0
57 Jabllanicë 351 177 174 0 0 1 346 0 0 0 0
58 Llokvicë 339 173 166 1 5 0 333 0 0 0 0
59 Novosellë 309 167 142 17 0 0 243 0 0 0 49
60 Gornjasellë 292 152 140 12 9 0 268 0 0 0 3
61 Gorozhup 290 144 146 289 0 0 1 0 0 0 0
62 Sërbicë e Epërme 179 88 91 179 0 0 0 0 0 0 0
63 Drajçiq 151 70 81 30 26 0 95 0 0 0 0
64 Trepetnicë 138 68 70 133 0 0 0 0 5 0 0
65 Leskovec 134 67 67 134 0 0 0 0 0 0 0
66 Struzhë 42 60 102 0 0 0 0 0 0 0 0
67 Novak 88 47 41 57 31 0 0 0 0 0 0
68 Sredskë 69 40 29 9 58 2 0 0 0 0 0
69 Milaj 37 19 18 37 0 0 0 0 0 0 0
70 Lez 2 1 1 2 0 0 0 0 0 0 0
71 Dojnicë - - - - - - - - - - -
72 Kabash - - - - - - - - - - -
73 Kushtendil - - - - - - - - - - -
74 Kobajë - - - - - - - - - - -
75 Vërbiçan - - - - - - - - - - -
76 Zhivinjan - - - - - - - - - - - -
Rënditja Emri Nr.i banorëve Meshkuj Femra Shqiptar Serb Turq Boshnjak Rom Ashkali Goran Të tjerë.
Gjithsej Zona Urbane 94,517 46,884 47,633 75,966 47 8,833 5,134 2,838 983 578 135
Gjithsej Zona Rurale 83,264 42,292 40,972 70,133 190 258 11,762 61 532 77 251
Gjithsej name e Prizrenit 177,781 89,176 88,605 146,099 237 9,091 16,896 2,899 1,518 655 386

Në Komunën e Prizrenit ka 48 shkolla fillore me 29.879 nxënës dhe 1.565 mësues, gjashtë shkolla të mesme me 9.397 nxënës dhe 504 mësues, ndërsa kopshtet janë private. Në qytetin e Prizrenit është një universitet publik që ofron ligjërata në gjuhën shqipe, boshnjake, dhe turke.

Shiko dhe Objektet fetare në Prizren

Prizreni ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Qysh në shek. XV-XVI, Prizreni filloi të kultivojë vlera origjinale. Në këtë kohë u hap biblioteka e parë në Kosovë (nga Suzi Qelebia). Si një qytet me larmi kulturash, ishte qender jo vetem e kulturës shqiptare, por edhe të popujve tjerë që jetonin në këtë rajon.

Punimet artizanale të zejtarëve prizrenas janë të njohura edhe sot për vlerat e tyre të larta. Arkitektura orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë. Pjesa e vjetër e qytetit ende është në stilin e shekujve të kaluar, ndërsa Kalaja antike i rri mbi kokë, duke ja rritur bukurinë gjithë këtij peisazhi.

Qysh pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e sidomos gjatë shek. XX Prizreni u bë qendër kulturore e gjithë rajonit të Kosovës.

Shkollat e para te pergjitheshme, por edhe ato te profilizuara u hapen në Prizren. Shoqerite kulturore, sic është SHKA "Agimi" e mbajten te gjalle vazhdimisht jeten kulturore të qytetit. Këtë primat kulturor e forconte edhe roli i kryeqytetit te Kosoves, që Prizreni e kishte deri ne vitin 1947.

Edhe gjatë kohes se okupimit (1981-1999) kultura prizrenase mbijetoi, megjithese me veshtiresi te shumta. Festivali i kenges se vjeter qytetare "Zambaku i Prizrenit" për çdo vit mbledh kengetar nga te gjitha trojet Shqiptare. "DOKUFest" është nje festival nderkombetar i filmit dokumentar, i cili viteve te fundit ka fituar reputacion te madh edhe jashte Kosoves.

Pas luftës shume aktivitete u ringjallen, por megjithate në krahasim më të kaluaren, qyteti i Prizrenit është perfshire ne "semundjen mbarekosovare" ku kultures po i kushtohet shume pak kujdes.

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1981-1999 dhe Lufta e Kosovës, komuna e Prizrenit ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 82.293 libra. Biblioteka kryesore në Prizren ka pasur 54.462 libra, ndërsa degët në Velezhë, Zhurë,Therandë, Lubizhdë dhe Mamushë kanë pasur 27.831 libra. Megjithë faktin se edhe Prizreni ka qenë në gjendje lufte, fatmirësisht, bibliotekat kanë mbijetuarr nga shkatërrimi. Por gjërat e bibliotekave në Zhurë, Zymë dhe Mamushë kanë qenë shpënë në bibliotekën kryesore dhe ato ende nuk janë vënë në punë.

Prizreni ka të zhvilluar strukturen politike sikurse pjesa tjeter e Kosoves. Partite me te medha Shqiptare te Kosoves janë të perfaqesuara ne Kuvendin Komunal, ku perqindjen më të madhe e ka PDK, para LDK-se dhe AAK-se. Por politika prizrenase ka nje karakteristike tjeter: në kёtё qytet janë të bazuara dy partite me të medha te minoriteteve ne Kosove, atij Turk dhe Bosanë, të cilat ne KK te Prizrenit janë te perfaqesuara ne perqindje me te larte sesa ne nivelin qendror.

  • Telekomunikacioni
  • Transporti

Prizreni është ure lidhese ne mes te Kosoves dhe Shqipërise, si për fushen e Kosoves ashtu edhe për Rrafshin e Dukagjinit.

  • Ushtria

Gjate luftes se fundit ne Kosove, edhe rajoni i Prizrenit ka qene i perfshire nga luftimet. Shume njesi te UÇK-se kane operuar ne kete zone e cila është quajtur "Zona Operative e Pashtrikut".

  • Pushime

Prizreni është rajoni me turistik ne Kosove, si brendia e qytetit, ashtu edhe rrethinat e tij. Stili i vjeter i ndertimit dhe ruajtja e ketyre vlerave i japin pushuesit shume atraksione qё pak vende tjera ne Kosove mund ti ofrojne. Vende te vitueshme jane kompleksi muzeal i Lidhjes se Prizerenit, xhamia nё qender tё qytetit si edhe kisha katolike ku ndodhet piktuare e Huniadit dhe e Senderbeut. Gjithashtu, afersia mё malin e Sharrit (Prevallë dhe Brezovicë) por edhe komplekset te restoranteve dhe hoteleve tё Vermices, e bejne Prizrenin qytetetin me te populluar ne Kosove, sidomos gjate festave.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj

Punoi:Altin Hoxha Instagram:@thereal_skifteri

        Link Instagram:

https://instagram.com/thereal_skifteri?igshid=1dl0m4jmews6v