[go: up one dir, main page]

Jump to content

Mbretëria e Komonuelthit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbretëritë e Komonuelthit në blu. Ish-mbretëritë e Komonuelthit në të kuqe

Një “mbretëri e komonuelthit” është një shtet sovran që është anëtar i Komonuelthit të Kombeve, ka Mbretëreshën Elizabeth II si monark kushtetues dhe linjë të vazhdimësisë mbretërore të përbashkët me mbretëritë e tjera.[1][2] Që nga viti 1992, mbretëritë e Komonuelthit janë gjashtëmbëdhjetë.

Statuti i Westminster, 1931, garantonte për dominionet e atëhershme - listuar: Kanada, Australi, Zelanda e Re, Bashkimi i Afrikës së Jugut, Shteti i Lirë Irlandez dhe Newfoundland - pavarësi të plotë ose gati të plotë legjislative si anëtarë të barabartë të Komonuelthit Britanik të Kombeve, duke ndarë me Mbretërinë e Bashkuar një person si sovran përkatës të secilit. Pas kësaj, India dhe Pakistani në vitin 1947 dhe Ceiloni në vitin 1948 u bënë dominione. Nga fillimi i viteve 1950, për të reflektuar barazinë ndërmjet shteteve në këtë grup, secila, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, por pa Irlandën dhe Indinë (që ishin shpallur në atë kohë të bëhet republika) u bë e njohur si mbretëri. Termi është përdorur zyrtarisht në Shpalljen e Pranimit të Elizabetës II Mbretëreshë e Britanisë, në vitin 1952. Përfshihen sot në këtë përkufizim shtetet e mëposhtme:

Mbretëria Popullsia
(milionë)
Data e pavarësisë
Antigua dhe Barbuda 0.09 1981
Australia 23.25 1931
Bahamas 0.34 1973
Barbados 0.27 1966
Belize 0.31 1981
Kanada 34.02 1931
Grenada 0.10 1974
Xhamaika 2.74 1962
Zelanda e Re 4.37 1931
Papua Guinea e Re 6.86 1975
Shën Kits dhe Nevis 0.05 1983
Shën Luçia 0.17 1979
Shën Vincenti dhe Grenadinet 0.11 1979
Ishujt Solomon 0.54 1978
Tuvalu 0.01 1978
Mbretëria e Bashkuar 62.04 1931[3]
  1. ^ "What is a Commonwealth Realm?" (në anglisht). Royal Household. Marrë më 6 tetor 2009.
  2. ^ Royal Household. "Her majesty the Queen" (në anglisht). Queen's Printer. Marrë më 23 janar 2011.
  3. ^ viti që kur konsiderohet një mbretëri e komonuelthit