[go: up one dir, main page]

Jump to content

Hanibali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky shkrim është i saktë plotësisht me detaje më të vogla.

Hanibal Barkas (lindi rreth vitit 246 p.e.s.Kartago ; † 183 p.e.s.Bithynien) shihet si një ndër gjeneralët më të mëdhenj të Antikes. Gjatë Luftës së Dytë Punike (218-201 p.e.s.) ai RepublikaRomake i shkaktoi humbje shumë të mëdha.

Rinia dhe marrja e komandës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hanibali ishte djali më i madh i Gjeneralit Kartagjenas Hamilkar Barkas, i cili qe i suksesshëm në Luftën e Parë Punike. Vëllezërit e tij më të vegjël qenë Hasdrubali dhe Mago, të cilët gjithashtu qenë gjeneralë të Kartagos. Historia Romake thotë se Hanibali si 9 vjeçar bashkë me vëllezërit e tij i premtuan babait të tyre se do ta shkatërrojnë Perandorinë Romake, por kjo është legjendë. Hanibalin e rriti një Spartan i quajtur Sosylos, i cili më vonë u bë edhe këshilltar i tij.

Në vitin 237 p.e.s. si 9 vjeçar bashkë me babain e tij shkoi në Gadishullin Iberik, i cili ishte i pasur me pasuri nëntokësore. Në Gadishullin Iberik babai i tij Hamilkar Barkas pushtoi territore të mëdha të cilat zëvendësuan humbjet të cilat i përjetoi Kartago në Luftën e Parë Punike dhe këto territore do të ishin baza e fuqisë së familjes së Barkidëve. Pas vdekjes së Hamilkar Barkas në luftë kundër disa fiseve Iberike komandën në Hispani e mori dhëndri i tij Hasdrubali. Ky e zmadhojë Provincën e re të Kartagos dukshëm, themeloi qytetin e Kartagjenes si kryeqytet regjional dhe lidhi me Romën Traktatin e Ebros. Ky Traktat thoshte se lumi Ebro është kufiri ndërmjet Romës dhe Provincës së re të Kartagos. Në këtë kohë Hanibali shkoi në Kartago, por u kthye më 224/223 p.e.s. me dëshirën e dhëndrit të tij prapë në Hispani. Si komandant i kavalerisëHasdrubalit Hanibali korri fitore ne luftëra të shumta kundër fiseve Iberike.

Kështu Hanibali pas vdekjes së Hasdrubalit u bë gjeneral i ushtrisë. Ai ende bënte luftëra me fiset Iberike ende të pavarësuara. Në një betejë afër lumit Tajo Hanibali korri fitoren e parë kundër një armiku në front të hapur, i cili kishte një numër shumë më të madh ushtarësh në dispozicion.

Qyteti Sagunt në bregun e Detit Mesdhe nuk donte të biente nën sundimin e Hanibalit. Hanibali e rrethoi më 220 p.e.s. që ti ja kufizoi qytetit ndikimin në fiset Iberike. Saguntët më pas bënë një lidhje me Romën dhe Romakët quan njerëz tek Hanibali që Hanibali të ndërprejë rrethimin e qytetit, por Hanibali nuk e ndërpreu rrethimin sepse Sagunti ishte shumë më në jug sesa lumi Ebro.

Më pas Hanibali pyeti në Kartago se a e lejojnë që të sulmojë qytetin, të gjithë Këshilltarët i thanë po.

Në konfliktin rreth Saguntit u përsëritën ngjarjet të cilat e filluan Luftën e Parë Punike kur Roma përdori qytetin e Mesinas për fillimin e Luftës midis Romës dhe Kartagos. Hanibali pas 8 muajsh rrethimi e sulmojë Saguntin dhe i vrau të gjithë banorët e qytetit. Roma nuk ndërmori asgjë për t'i ndihmuar Saguntit, por pasi ra qyteti Romakët i than Këshillit të Kartagos se: Vetëm nëse Kartago i'a dorëzon Hanibalin Romës atëherë do të anashkalohet lufta. Por këshilltarët i'a mbajtën krahun Hanibalit.

Lufta kundër Romës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rruga e Hanibalit për në Romë.

Që t'i dal para një mësymjes Romake për sulm ndaj Spanjës, Hanibali me 50.000 infanteristë, 9.000 kalorës dhe 37 elefantë të luftës kaloi Alpet dimërore dhe mbërriti nga vendi i SalasëveAosta dhe Ivrea. Në Alpe ushtria e tij pësoi humbje të mëdha nga të ftohtit, por ushtria u përforcua me keltë të cilët jetonin afër lumit Po.

Me këtë hap të papritur Hanibali për disa vjet rresht doli kundër një ushtrie ushtarakisht më të fortë në ofensivë strategjike, kështu ai e sulmoi direkt bazën e fuqisë Romake. Në defensiva taktike, por me vetëzgjedhjen e pozicionit të daljes ai mundi t'i përdorte dobësitë taktike të sistemit ushtarak romak që të korrë fitore në Betejën e Ticinus, Betejën e Trebias (218 p.e.s.) dhe në betejën e liqenit të Traziminës (217 p.e.s.). Në këto beteja Romakët qenë ushtarakisht më të "favorizuar" por megjithatë humbën.

2 gusht të vitit 216 p.e.s. Hanibali takoi në Kanae një ushtri romake me 16 Legjione (rreth 80.000 ushtarë), të cilët ai me 50.000 ushtarët e tij arriti ti rrethoi dhe gati të gjithë ti vras.

Reformatori dhe emigranti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pedro Barceló: Hannibal. 2. Auflage. Beck, München 2003, ISBN 3-406-43292-1.
  • Pedro Barceló: Hannibal. Stratege und Staatsmann. Klett-Cotta, Stuttgart 2004, ISBN 3-608-94301-3.
  • Karl Christ: Hannibal. Primus-Verlag, Darmstadt 2003, Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 2003, ISBN 3-89678-472-2, ISBN 3-534-15414-2 (Gestalten der Antike).
  • Jakob Seibert: Hannibal. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1993, ISBN 3-534-12029-9.
  • Jakob Seibert: Forschungen zu Hannibal. Wiss. Buchgesellschaft, Darmstadt 1993, ISBN 3-534-12091-4. (Die beiden Bände Seiberts, der sich jahrelang mit Hannibal beschäftigt hat, sind eine Fundgrube für die wissenschaftliche Beschäftigung mit dem punischen Feldherrn.)
  • Jakob Seibert: Hannibal. Feldherr und Staatsmann. Zabern, Mainz 1997, ISBN 3-8053-1800-6 (Antike Welt, Sonderheft; Zaberns Bildbände zur Archäologie. )
  • Hannibal ad portas. Macht und Reichtum Karthagos. Begleitbuch zur Großen Sonderausstellung des Landes Baden-Württemberg „Hannibal ad portas – Macht und Reichtum Karthagos“ im Badischen Landesmuseum Karlsruhe, 25. September – 30. Januar 2005. Theiss, Stuttgart 2004, ISBN 3-8062-1892-7.