[go: up one dir, main page]

Jump to content

Eskimezët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Eskimezët
Eskimezi, Grinland

Eskimezët (nga italisht gli eschimesi) është emërtim përmbledhëse për popujt indigjene në rajonin polar veriore, me zonën e vendbanimit nga Siberia verilindore me Ngushticën e Beringut dhe rajonet arktike të Alaskës dhe Kanadasë deri në Groenlandë.

Dy grupimet kryesore janë Inuitët në veri të Kanadasë dhe në Groenlandë sidhe JupikëtGadishullin ÇukçenRusi dhe në Alaskë. Grupimet më të vogla janë Kalalitët në Groenlandë dhe Inupiatët në Alaskë. Me eskimezët janë të lidhur edhe autoktonët të Alaskës, të quajtur Aleutët. Bashkë flasin gjuhët eskimezo-aleutike dhe formojnë si kultura relativisht homogjene zonën kulturore të Amerikës Veriore, të ashtuquajturën Arktikën.

Termi "eskimezë" është fillimisht emërtim i huaj, që është i njohur që nga shekulli XVII dhe etimologjia i të cilit nuk është akoma e sqaruar.[1]

Edhe pse vendbanimet të eskimezëve janë gjeografikisht shumë të gjera dhe jokoherente, grupimet eskimeze kanë një kulturë të përbashkët dhe një marrëdhënie gjuhësore të ngushtë.

"Eskimezë" është fillimisht një emërtim përmbledhës nga indianët Kri dhe Algonkin për popujt jo të ngjashëm me to në veri të vendbanimeve të tyre. Sipas Ives Goddard nga Smithsonian Institution fjala "eskimezë" domethënë në gjuhën e indianëve Kri aayaskimeew, "bërës i këpucëve të borës".[2]

  1. ^ E. Benveniste: The ′Eskimo′ Name. International Journal of American Linguistics Botimi. 19, Nr. 3, korrik 1953, Fq. 242.
  2. ^ "Eskimo". Mark Israel. Marrë më 2014-05-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)