[go: up one dir, main page]

Jump to content

Drenasi

Coordinates: 42°37′N 20°54′E / 42.617°N 20.900°E / 42.617; 20.900
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Drenasi
shqip: Drenas
serbisht: Глоговац/Glogovac
Official logo of Drenasi
Vendndodhja e komunës së Drenasit në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Drenasit në Kosovë
Koordinatat: 42°37′N 20°54′E / 42.617°N 20.900°E / 42.617; 20.900
ShtetiKosova Kosova
RajoniPrishtina
Qeveria
 • KryetariRamiz Lladrovci (PDK)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
6.143
 • Komunal
58.531
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
13000
Prefiksi+383 38
Targa e automjeteve01
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/gllogoc
Emri i Drenasit

Drenasi, ish-Gllogovci (serbisht: Глоговац Glogovac), është qytet në Kosovën qendrore. Drenasi ndodhet në mes të maleve të Çiçavicës në lindje, bjeshkëve të Drenicës në veri dhe Kosmaçin në perëndim.

Drenasi është qendër bashkie e rrethit të Prishtinës, që administron 53 fshatra. Emrin e kësaj qyteze e hasim tejet vonë ne dokumentet sllave, sigurisht nga kolonizimi i vonshëm, pas 1912 kur forcat serbo-malazeze pushtuan ketë luginë të Drenicës, që e emërtuan nga emri i drurit të Murrizit. Pra në shqipe do ishte e drejtë Murrizi.

Komuna është themeluar para Luftës së Dytë Botërore si njësi sociale,politike dhe administrative e veqantë. Gjatë tetëdhjetë vjetëve të fundit zhvillimi ekonomik ka qenë tepër i ulët, sepse pushtetet e kaluar antipopullore të dirigjuara nga qendra ndoqën një politikë specifiike diskriminuese sidomos ekonomike.

Territori i komunës së Drenasit (ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore.

Sipërfaqja e gjithëmbarëshme e kësaj komuneje përfshinë 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqëse së territorit të Kosovës.Gjithë kjo trevë ,e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës(Blinajës).

Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Sipërfaqet e tokës së Luginës së Drenicës i përshkon sistemin e ujitjes “Ibër”.

E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Feronikelit”,si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë,uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore.

Kjo komunë,në pikëpamje të ndërlidhjës tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë-Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat(Komoran)-Pejë ,dhe rrugët ndërkommunale Shalë- Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skënderaj.

Sipas regjistrimit të fundit,kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve ,ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë. Popullata e kësaj komuneje jeton në 42 vendbanime : në 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokaliteteve dhe qendrës së Drenasit. Vështruar nga përberja gjinore,popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra.Komuna është e banuar ekskluzivisht vetëm nga Shqiptarët.

Shërbimet Sociale, Shëndetësia dhe Arsimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas informatave nga mirëqenia sociale, ka 2166 familje, që marrin ndihmë sociale. Një ekip i specializuar është i trajnuar për t'u marrë me njerëz të traumatizuar dhe të dhunës në familje. Qendra shendetesore "Hafir Shala" dhe gjashtë spitale të vogla janë për të shërbyer nevojat e popullatës në Drenas. Mungesa e kuadrove mjekësore dhe investimeve të mjaftueshme është e shquar. Në vitin 2002 janë bërë tetë ndërtesa të reja, gjithashtu edhe shkollë fillore janë ndërtuar. Në komunën e Drenasit ka 21 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme. Cilësia e Arsimit është jo e mjaftueshme, pasi shumë prej kuadrove arismore nuk kanë kualifikimet e nevojshme. Ka nevojë për më shumë shkolla çerdhe, para-shkolla fillore dhe zgjerimin e shkollave ekzistuese.

Para masave të dhunëshme të viteve 90-ta, komuna e Drenasit ka pasur 7 biblioteka publike me 73.000 libra. Libraria kryesore ka pasur 12,000 libra, derisa degët e saj në Tërstenik, Komoran, Arllat, Sankoc, Baicë dhe Gradicë kanë pasur 61,000 libra, por lufta ka zhdukur dy biblioteka, bibliotekën kryesore në Gllogovc dhe degën në Baicë, dhe ka shkatërruar degët e tjera me 66.468 libra. Forcat serbe kanë vrarë bibliotekistin Izet Elshani (48 vjeç) kanë djegur bibliotekën me 9,500 libra. Së këndejmi, komuna e Gllogovcit, në të vërtetë, ka një bibliotekë me 6,532 libra.Muajt e fundit eshte formuar Shoqeria Kulturore"Komorani" nje bashkim i individeve dhe grupeve te interesuara per zhvillimin e kultures lokale duke prezantuar tiparet e regjionit tone.Ne qytet gjithashtu eshte hapur Bibloteka e Qytetit,e cila me kapacitetin e saj mundohet t'iu ofroj sherbime te kenaqshme lexuesve te saj.

Në Drenas nuk ka ndonjë gazetë ditore, ndërsa për informimin e banorëve për lokalitetin e tyre përkujdesen revistat: "Realiteti", "Spektri" dhe një fanpage nga Drenasi. Poashtu në Drenas gjenden edhe dy radio stacione, "92.1 Capital FM"[1] dhe "Radio Dodona" që tani nuk është operacionale. Në vitet e '90-ta, pas mbylljes së "Rilindjes", Forumi Rinor i LDK-së nxori një fletushkë të veten, ndërsa, më 28 nëntor 1993, për herë të parë, në Drenicë doli revista mujore “Trojet tona”, organ i PNDSH-së. Revista drejtohej nga ky Këshill redaktues: Emin Hasi (kryeredaktor), Ramadan Dautaj (i ndjerë), Adem Gashi, Lulëzim Haxhiu, Nexhmedin Haxhiu, Selim Shabani, Ismail Bajraktari dhe Burim Heta.

Në Drenas shumica e popullisë janë të fesë islame besimit sunit. Banorët e Drenasit e ushtrojnë predikimin e tyre në xhamitë, të cilat janë të shpërndara në gjithë territorin e komunës, e që drejtohen nga udhëheqësi fetar, i cili selinë e ka në zyrat e Bashkësisë Islame ne Drenas. Xhamitë janë të ndërtuara që nga kohërat e vjetra dhe deri në ditët tona. Xhamite më të njohura janë në: Drenas (qendër), Arllat, Komoran, Zabelin e Poshtëm, Kishnarekë, Vërbovc, Tërstenik, Damanek, Korroticë, Gllobar ,Dritan, Gllanasellë,ndersa ne fshatin Krajkovë gjindet xhamia e dyte me e vjeter ne Kosove. Ne Drenas ka edhe besimtar Katolik ne fshatin Llapushnik te cilet e kan edhe Kishen e tyre ne kete fshat.

Partia qe udheheq Drenasin është Partia Demokratike e Kosovës.[2],ndersa aktiviteti i opozites eshte mjaft i veshtire pasi Drenasi ka qene dhe eshte bastion kryesor i Partise Demokratike te Kosoves.

Nisma, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Lidhja Demokratike e Kosoves, Iniciativa Qytetare per Drenasin, dhe Levizja Vetevendosje jane pjese e opozites, megjithate kane numer te vogel te aktivisteve te cilet perkrahin keto parti.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ www.radiodrenasi.com Radio Drenasi 92.1 FM Arkivuar 21 dhjetor 2014 tek Wayback Machine (04. janar 2011)
  2. ^ Në zgjedhjet e 17 nëntorit, 2007 doli fituese me mbi 82%


Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj