[go: up one dir, main page]

Jump to content

Beteja e Waterloo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Beteja e Waterloos

Beteja e Waterloo u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive te koalicionit te shtate i cili përbehej nga Anglia,Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete Gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te humbjen perfundimtare. Për faktin se merrnin pjese shume shtete dhe per faktin se ishte nje beteje shume e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja me gjakderdhse e shekullit XIX, beteja zjati afërsisht 7-8 ore ne te cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtare.

Zhvillimi i Betejes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Duka i Wellingtonit ne 1814 by Sir Thomas Lawrence

Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate ne orët e pare te mëngjesit, duke i bombarduar me artileri, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpara se te zhvillohej beteja kishte rene shi, ai nuk mundi te levizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan ne fushat dhe ne fermat te një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duca i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do te fitonte edhe pse nuk kishte ne ndihme Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marre urdhrin te mbronte qytetin e Parisit nga një sulm te mundshëm.

Strategjitë Ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga sulmet e pare dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve te cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathte. Strategjia e Napoleonit ishte qe tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare ne fillim pastaj ta ndështë ne menyre individuale.

Ne fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy qe te zbulonte armatën Blucher dhe te mos lejonte qe te bashkohej me anglezet sepse te bashkuar te dy ushtritë do ishin te pamposhtura.

Ne orët e para te mbasdites ushtria franceze u detyrua te dyluftonte me kolonat prusiane te cilat po i afroheshin nga ana e djathte në këtë mënyre ato harxhuan municionet te cilat duhej te përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i aramtes franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar.

Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohe me parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta te bëra nga Napoleoni ate dite ishin te shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë ne fije te perit sepse nuk asedhenje ushtri po jepte shenja fitoreje, te dy ushtritë kundërshtare luftuan me se miri, por rezultati i shkoi ushtrise aleate te cilës ju dedhen shtate koalizione për te mundur perandorin francez.

Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht.

Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua ne mergim ne ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq me 5 maj 1821.

Strategjia në hartë
 Commons: Battle of Waterloo – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale