[go: up one dir, main page]

Jump to content

Bolide (Meteor)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një bolid(e) (nga greqishtja βολίς bolís, "raketë"[1][2]) është një meteor shumë i shndritshëm, sidomos ai që shpërthen në atmosferë. Në astronomi, ai i referohet një topi të zjarrtë përafërsisht të ndritshëm sa hëna e plotë. Në gjeologji, një bolid(e) është një objekt shumë i madh i cili përplaset me një tjetër objekt fizik.

Një përkufizim e përshkruan një bolid(e) si një meteor i cili arrin një magnitudë dukshmërie me vlerë -14 ose më të shndritshme – më shumë se dy herë më të ndritshme se hëna e plotë.[3] Një tjetër përkufizim e përshkruan një boliden si një trup i çfarëdoshëm impaktues krater-formues përbërja e të cilit (për shembull, nëse është një asteroid shkëmbor ose metalik, apo një kometë e akullt) është e panjohur.[4]

Një superbolid(e) është një bolid i cili arrin një magnitudë dukshërie prej −17 apo më të ndritshme.[3][5] Kohët e fundit shembuj të superbolideve përfshijnë meteoritin Sutter Mill  dhe meteorin Chelyabinsk.

Animacion i hyrjes në atmosferë të një bolidi

IAU nuk ka asnjë përkufizim zyrtar për fjalën "bolide", dhe përgjithësisht e konsideron termin si një sinonim me fireball (top i zjarrtë), një meteor më i ndritshëm se zakonisht. Megjithatë, termi përgjithësisht zbatohet për fireball që arrijnë një magnitudë dukshmërie  −14 ose më të ndritshme.[3] Astronomët kanë tendencë për të përdorur emërtimin bolide për të identifikuar meteorët jashtëzakonisht të ndritshëm, e sidomos ato që shpërthejnë (të quajtur edhe topa zjarri shpërthyes). 

Ngjarjet e veçanta të superbolideve:

  • Ngjarja Tunguska  (Rusi, 1908)
  • Superbolidi i 2009 në Sulawesi  (Indonezi, 2009)
  • Meteori në Chelyabinsk  (Rusi, 2013)

Gjeologët e përdorin termin bolide në një mënyrë disi të ndryshme prej asaj të astronomëve. Në gjeologji, ajo tregon një impaktor shumë të madh. Për shembull, Qendra Bregdetare dhe Detare Shkencës të USGS në Woods Hole përdor emërtimin bolide si një term i përgjithshëm që përshkruan çdo objekt të madh krater-formues origjina e të cilit dhe përbërja është e panjohur, si, për shembull, nëse ajo ishte një asteroid prej guri ose metalik, ose me origjinë më pak të dendur, kometë e akullt e përbërë prej volatiles, të tilla si ujë, amoniak dhe metan.[4]

  1. ^ http://www.merriam-webster.com/dictionary/bolide
  2. ^ "bolide".
  3. ^ a b c Belton, MJS (2004).
  4. ^ a b "Introduction: What is a Bolide?"
  5. ^ Adushkin, Vitaly; Ivan Nemchinov (2008).