[go: up one dir, main page]

Jump to content

Arti Avant-Garde

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arti Avant-garde ( /ˌævɒ̃ˈɡɑːrd/;[1]) është lëvizje e cila përfshin njerëzit ose veprat eksperimentale, radikale, jokonformiste, në lidhje me artin, kulturën dhe shoqërinë. Mund të karakterizohet nga jo-tradicionalja, risi estetike dhe papranueshmëria e tyre nga publiku.[2]

Marcel Duchamp, Fountain,, 1917, photograph by Alfred Stieglitz

Avant-garde ridefinon definicionin e qka pranohej deri atëherë si rregull apo ligj, kryesisht në fushën kulturore. Avant-gardizmi njihet si shenja dalluese e modernizmit, për dallim nga postmodernizmi. Shumë artistë iu kanë bashkangjitur lëvizjes avant-garde dhe ende vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke lënë gjurmë prej Dadaizmit, tek Situacionizmi dhe artistët postmodernistë si "Language Poets" rreth vitit 1981.[3]

Avant-garde gjithashtu promovon reforma radikale sociale. Vetë termi "Avant-garde" u përdor për herë të parë më 1825 nga Saint SimonianOlinde Rodriguez në esenë "L'Artiste, le savant el l'industriel" (Artisti, shkencëtari dhe industrialisti) ku iu bën thirrje artistëve që "të shërbejnë si avant-gardët e popullit", duke insistuar se "fuqia e artit është vërtetë mënyra më e shpejtë për reformën sociale, politike dhe ekonomike. [4][5]


Fillesat e Avant-Gardizmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo lëvizje e artit mund të thuhet se i ka fillesat rreth vitit 1850, me realizmin e Gustave Courbet i cili ishte ndikuar nga idetë e hershme socialiste. Artistët Avant-gardistë shfaqën një lloj rebelizmi që do të kishte ndikim në një shekull të tërë dhe pothuajse gjysmën e lëvizjeve të artit dhe artistëve pavarsisht nga përqeshjet e vazhdueshme që morën nga elita e artistëve të asaj kohe. [6] Disa lëvizje avant-gardiste si kubizmi janë fokusuar kryesisht në studimin e formave, ndërsa të tjerat si futurizmi, De Stijl ose surrealizmi kanë pasur mënyra të forta të zhvillimit social. [7] Lëvizjet e tjera të cilat u përfshinë në artin Avant-garde ishin:

  • Abstrakti Lirik
  • Arti I Tokës
  • Arti Konceptual
  • Arti Minimal
  • Dadaizmi
  • De stijl
  • Ekspresionizmi
  • Ekspresionizmi Abstrakt
  • Fauvizmi
  • Fluxus
  • Futurizmi
  • Imaginism
  • Imagism
  • Impresionizmi
  • Incoherents
  • Kobra
  • Konstruktivizmi
  • Kubizmi
  • Les Nabis
  • Orfizmi
  • Pop Art
  • Precizionizmi
  • Primitivizmi
  • Rajonizmi
  • Simbolizmi
  • Situacionizmi
  • Suprematizmi
  • Surrealizmi
  • Tachisme
  • Universalismo Constructivo
  • Vienese Actionism
  • Vorticizmi


  1. ^ "Oxford Learner's Dictionaries, Avant-garde, [online] 2019" (në anglisht).
  2. ^ Kostelanetz, Richard (2013). A Dictionary of the Avant-Gardes. Routledge. fq. 736. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Lista e Artistëve prej Dadaizmit deri në ditët e sotme që iu bashkangjitën artit Avant-garde". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Matei, Canilescu. (qershor 1987). Five Faces of Modernity: Modernism, Avant-garde, Decadence, Kitsch, Postmodernism. fq. 422. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Avant-garde". Wikipedia (në anglisht). 2018-12-27.
  6. ^ "Understanding the Significance of Avant-garde" (në anglisht).
  7. ^ "AVANT-GARDE". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)