[go: up one dir, main page]

Jump to content

Relativizmi moral

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 12 shtator 2014 23:11 nga Mr. Pseudo (diskuto | kontribute) (Faqe e re: '''Relativizmi moral''' është një teori që thotë se standardet morale ndryshojnë nga një shoqëri në tjetrën, dhe nga koha në kohë në rrjedhën e historisë. Sipas kësaj t...)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Relativizmi moral është një teori që thotë se standardet morale ndryshojnë nga një shoqëri në tjetrën, dhe nga koha në kohë në rrjedhën e historisë. Sipas kësaj teorie principet etike nuk janë universale por janë thjeshtë produkte shoqërore, të ndryshueshme me ndryshimin e shoqërisë, çka përbën edhe thelpin filozofik të socializmit që kërkon një inxhenjerizim të njeriut dhe në përgjithësi të shoqërisë, duke duke krijuar disa vlera dhe duke i imponuar ato mbi popullatën e gjerë, sikunër ndodhi në vendet e kampit socialist në shekullin e 20-të.

Teoria e relativizmit moral argumenton se nuk ekziston një moral objektiv dhe një e vërtetë absolute, por ekzistonë vetëm ndryshueshmëria morale. Relativistët moral, në mbështetje të tezës së tyre, japin si shembuj gjenocidin e realizuar nga Partia Nacional Socaliste Gjermane ndaj hebrenjve, skllavërimin e të zinjve të Afrikës nga popujt europianë, persekutimin, torturimin dhe vrasjen e të Krishterëve në fillesat e veta në Perandorinë Romake, sikundër edhe burgosjen dhe vrasjen e shkencëtarëve dhe mendimtarëve nga Kisha Katolike gjatë shekullit të 18-të, apo të nacionalistëve dhe të pasurve në Shqipëri gjatë mësymjes së komunizmit nga Jugosllavia.