[go: up one dir, main page]

Jump to content

Relativizmi moral

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Relativizmi moral është një teori që thotë se standardet morale ndryshojnë nga një shoqëri në tjetrën, dhe nga koha në kohë në rrjedhën e historisë. Sipas kësaj teorie principet etike nuk janë universale por janë thjeshtë produkte shoqërore, të ndryshueshme me ndryshimin e shoqërisë, çka përbën edhe thelpin filozofik të socializmit që kërkon një inxhenjerizim të njeriut dhe në përgjithësi të shoqërisë, duke duke krijuar disa vlera dhe duke i imponuar ato mbi popullatën e gjerë, sikunër ndodhi në vendet e kampit socialist në shekullin e 20-të.

Teoria e relativizmit moral argumenton se nuk ekziston një moral objektiv dhe një e vërtetë absolute, por ekzistonë vetëm ndryshueshmëria morale. Relativistët moral, në mbështetje të tezës së tyre, japin si shembuj gjenocidin e realizuar nga Partia Nacional Socaliste Gjermane ndaj hebrenjve, skllavërimin e të zinjve të Afrikës nga popujt europianë, persekutimin, torturimin dhe vrasjen e të Krishterëve në fillesat e veta në Perandorinë Romake, sikundër edhe burgosjen dhe vrasjen e shkencëtarëve dhe mendimtarëve nga Kisha Katolike gjatë shekullit të 18-të, apo të nacionalistëve dhe të pasurve në Shqipëri gjatë mësymjes së komunizmit nga Jugosllavia.

Shiko dhe