Pedagogji sociale
Pedagogjia sociale, (anglisht: Social Pedagogy, gjermanisht: Sozialpädagogik) është një disiplinë akademike e lidhur me teorinë dhe praktikën e arsimimit dhe kujdesit social. Termi 'pedagogji' e ka origjinën nga greqishtja e vjetër pais (fëmijë) dhe agein (udhëheq), ndërkaq së bashku me prefiksin sociale nënkupton se edukimi nuk është vetëm përgjegjësi ekskluzive e prindërve ose e institucioneve të caktuara, por një përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë.
Funksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si rezultat, pedagogjia sociale është një 'funksion i shoqërisë'[1] – e cila pasqyron mënyrën se si një shoqëri e caktuar në një kohë të caktuar mendon për arsimimin dhe edukimin, për marrëdhënien në mes individit dhe shoqërisë, si dhe për mirëqenien sociale të pjesëtarëve të margjinalizuar të saj. Rrjedhimisht, pedagogët social veprojnë brenda një game të gjerë problemesh të ndryshme, e cila shtrihet nga vitet e hershme të fëmijërisë përmes një moshë të re për të vazhuar me grupet e të rriturve të disfavorizuar, si dhe të moshuarit. Për të arritur një perspektivë holistike në kuadër të secilit prej këtyre mjediseve, pedagogjia sociale, ngërthen teori dhe koncepte të lidhura me disiplina të tilla si sociologjia, psikologjia, edukimi, filozofia, mjekësia, dhe puna sociale.
Metodat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hämäläinen thekson se pedagogjia sociale nuk është një metodë ose një grup i metodave, por që secila metodë duhet zgjedhur duke u bazuar në konsideratat sociale dhe pedagogjike. Në të kaluarën janë përcaktuar dhe aplikuar tri metoda kryesore:
- Rastet individuale në punë me qëllim të përmirësimit/zhvillimit individual të rrethanave jetësore,
- Puna sociale në grup me qëllim të zhvillimit të kompetencave sociale,
- Puna intervenuese e komunitetit me qëllim të zhvillimit të strukturave social-demografike.
Pas vitit 1970 nga këto tri metoda rrjedhën metoda të ndryshme. Në praktikë një qasje mono-metodike vështirë se mund të gjendet përderisa preferohen qasjet dhe konceptet e veprimit në të cilat përfshihen më shumë se tri metoda klasike.
Parimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedagogjia sociale bazohet në vlera humane duke theksuar vlerat njerëzore siq janë: dinjiteti, respekti i ndërsjellë, besimi, vlerësimi i pakushtëzuar, barazia, etj. Ajo mbështetet në konceptet themelore të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve si qenie të barabarta njerëzore me një potencial të pasur dhe të jashtëzakonshëm dhe duke i konsideruar ata kompetent, të shkathët dhe anëtarë aktive të shoqërisë.
Synimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Synimet kryesore të pedagogjisë sociale janë:
- Arsimimin holistik –
- arsimimi i kokës (dituri njohëse),
- arsimimi i zemrës (të mësuarit emocional dhe shpirtëror), dhe
- arsimimi i dorës (aftësitë fizike dhe praktike);
- Mirëqenia holistike – forcimin e mbështetjës shëndetësore dhe të qëndrueshme gjatë jetës;
- Ofrimi i mundësive fëmijëve, të rinjve, si dhe të rriturve për fuqizimin e potencialeve të tyre me qëllim që të jenë individë vetëpërgjegjës, të cilët marrin përgjegjësi për shoqërinë e tyre;
- Nxitja e mirëqenies njerëzore dhe parandalimi ose lehtësimi i problemeve sociale.
Në përgjithësi, praktika e pedagogjisë sociale është një proces i tërësishëm i krijimit të një ekuilibri në mes të:[2]
- Aspektit profesional: (teoria dhe konceptet, praktikues reflektiv – 'koka')
- Aspekti personal: (duke e përdorur personalitetin, qëndrimin pozitiv, ndërtimin e marrëdhënieve interpersonale, por duke e mbajtur privatësin jashtë - 'zemra')
- Aspekti praktik: (duke përdorur metoda të caktuara dhe veprimtari krijuese – 'dora' apo 'duart')
Të tre elementet janë të barabartë dhe plotësojnë njëri-tjetrin, duke gjeneruar sinergji.
Zhvillimi historik[3]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse pedagogjia në vendet e Evropës ndryshon, rrënjët e saj evolutive mbi të cilat është zhvilluar mendimi bashkëkohor pedagogjik janë të ngjashme. Hämäläinen[4] shpjegon se "historikisht, pedagogjia sociale është bazuar në besimin se përmes arsimimit mund të ndikojmë me vendosmëri në rrethanat sociale" – dhe më e rëndësishmja, arsimi është parë si një proces i të mësuarit gjatë gjithë jetës i cili nuk i referohet vetëm fëmijëve, por përfshin edhe edukimin e të rriturve. Ndërsa filozofët e antikitetit klasik si Platoni dhe Aristoteli diskutonin se si mund të kontribuojë arsimimi në zhvillimin shoqëror, pedagogjia sociale në teori dhe praktikë shfaqet vetëm nën ndikimin e mendimit modern gjatë Rilindjes, Reformacionit dhe më vonë gjatë Iluminizmit, kur fëmijët filluan të shfaqen në figurën e filozofisë shoqërore.
Zhan-Zhak Ruso
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një shtysë kryesore për kuptimin aktual të pedagogjisë ishte filozofia edukative e mendimtarit të shquar Zhan-Zhak Ruso (1712-1778). Ai i ka zhvilluar teoritë e tij duke u bazuar në besimin se qeniet njerëzore ishin në thelb të mira dhe se ata janë më të afërt me natyrën kur lindin por shoqëria dhe institucionet e saj janë ato të cilat i korruptojnë dhe denatyralizojnë. Rrjedhimisht, rritja e fëmijëve në harmoni me natyrën dhe ligjet e saj paraqet thelbin e teorisë pedagogjike të Rusoit. Ruso "argumentonte se momenti për të mësuar është dhënë nga rritja e personit (natyrës) – dhe se ajo çfarë duhej të bënte edukatori ishte që të lehtësojë mundësitë për mësim," siq theksojnë Doyle dhe Smith[5].
Johann Heinrich Pestalozzi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filozofia edukative e Rusosë frymëzoi edhe pedagogë të tjerë, sidomos Johann Heinrich Pestalozzi (1746-1827), i cili rafinoi mendimet e Rusos, duke zhvilluar një metodë holistike të arsimit, të cilat adresohen në kokë, në zemër dhe duar. Këto tri elemente janë të pandashme nga njëra-tjetra në pikëpamjet e Pestalozzit dhe duhet të mbahen në harmoni të plotë. "Natyra formon fëmijën si një tërësi e pandarë, si një njësi vitale organike me kapacitete morale, mendore dhe fizike. Secili prej këtyre kapaciteteve është zhvilluar përmes të tjerëve," thekson Pestalozzi.
Lëvizja e Re Arsimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Idetë e Pestalozzit ngjallën interesim në të gjithë Evropën kontinentale, dhe veçanërisht Lëvizja e Re Arsimore transferoi konceptet e saj pedagogjike në mjedise të ndryshme, të tilla si kopshti i fëmijëve (Fröbel), shkollor (Montessori, Steiner, Hahn), rezidenciale (Korczak), dhe të punës joformale me fëmijët dhe të rinjtë (Montessori). Kështu Lëvizja e Re Arsimore kontribuar për një diskurs kontinental pedagogjik, i cili e shihte fëmijën të konceptualizohej si një qenie e barabartë njerëzore ("Fëmijët nuk do të bëhen njerëz, ata tashmë janë", Korczak), dhe si kompetent, agjentë aktivë ("Një fëmijë ka njëqind gjuhë", Malaguzzi). Për më tepër, ka pasur një rritje për njohjen e pjesëmarrjes dhe të drejtave të fëmijëve, për shembull në konceptet pedagogjike të Montessorit dhe Korczakut. Lëvizja e Re Arsimore çoi në përhapjen e koncepteve dhe ideve pedagogjike nëpër shumë vende të Evropës duke theksuar dy pika themelore me të cilat demonstronte ambiciet e saj në përdorimin e pedagogjisë për ndryshime sociale: "e para, në tërë sistemin edukativ, personaliteti i fëmijës është një shqetësim thelbësor; e dyta, arsimi duhet të bëhet për përmirësimin e njeriut, për një Epokë të Re".[6]
Zbutja e varfërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazuar në idetë arsimore të Ruso, Pestalozzi dhe Fröbel, kryemësuesi gjerman Fridrih Diesterweg (1790-1866) thekson rëndësin sociale të pedagogjisë, në luftën kundër pabarazisë sociale. Për atë pedagogjia sociale, ishte "veprimi edukativo-arsimor me të cilin synohet të ndihmohenë të varfrit në shoqëri".[7] Nëpërmjet kontributit të Diesterwegut dhe të mendimtarëve tjerë, të tillë si Friedrich Schleiermacher, pedagogjia mori më shumë rolin shoqëror, një komunitet i arsimit që gjithashtu paraqitet edhe më vonë te autorë të tillë si Paulo Freire dhe John Dewey.[8] Edhe pse pedagogjia dhe pedagogët kaherë janë përballur me ndryshimin e kushteve sociale nëpërmjet arsimit – Ruso është më i njohuri prej tyre me Kontratën Shoqërore (1762) – vëmendja kryesore e të cilit ishte në individualitetin e fëmijës dhe edukimin e tij, e të cilin Ruso kishte për qëllim ta mbronte nga ndikimet negative të shoqërisë. Mendimtarët pedagogjik si Pestalozzi dhe më vonë Montessori zhvilluan traditën e një pedagogjie me fëmijën në qendër, e cila ishte gjithnjë e më e kritikuar nga një shkollë e mendimit e cila promovonte një pedagogji të fokusuar në kolektiv, në komunitet dhe se si t'i përdorim idetë pedagogjike për përmirësimin social - ose një pedagogji sociale, siq kishte shkruar pedagogu gjerman Karl Mager në vitin 1844 për herë të parë.
Pedagogjia sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëri nga mendimtarët e parë, Paul Natorp, "pohoi se të gjitha pedagogjitë, duhet të jetë sociale (shoqërore), gjë që, në filozofinë e arsimit ndërveprimi i proceseve arsimore dhe shoqërisë, duhet të merren në konsideratë",. Pikëpamjet e tij social pedagogjike ishin nën ndikimin e doktrinës së ideve të Platonit, si dhe të imperativit kategorik të Emanuel Kantit i cili i trajton njerëzit si subjekte në të drejtat e tyre në vend të trajtimit të tyre si mjet për një qëllim, dhe të metodës së Pestalozzit. Në vitin 1920, nën ndikimet edukative të pedagogëve të tillë si Herman Nohl, pedagogjia sociale gjermane u interpretua nga një perspektivë hermeneutike, e cila theksonte që jeta dhe problemet e një individi mund të kuptohen vetëm nëpërmjet syve të tyre dhe në kontekstin social të tyre, duke kuptuar se si individët ndërveprojnë me mjedisin e tyre social. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe përvojat në kuadër të Nacional Socializmit i cili ekspozoi, rreziqet kolektive të arsimit në duart e një shteti totalitar, pedagogjia sociale (shoqërore), "u bë më kritike, duke shfaqur një qëndrim kritik ndaj shoqërisë, dhe duke marrë në konsideratë faktorët struktural të shoqërisë që prodhojnë vuajtje sociale". Si pasojë, pedagogjia sociale bashkëkohore, në Gjermani është si një disiplinë e lidhur ngushtë më shumë me punën sociale dhe sociologjin se sa me psikologji. Për shkak të zhvillimeve të ndryshme historike dhe kulturore edhe pedagogjia sociale ka tradita shumë të ndryshme në vendet e tjera, edhe pse këto janë të lidhura me parimet themelore të pedagogjisë sociale. Dhe madje edhe brenda një vendi, nuk është se ka qasje pedagogjike të njëjta – edhe në kuadër të përgjithshëm të disiplinave të pedagogjisë ne mund të dallojmë qasje të ndryshme. Disa nga këto janë emëruar sipas mendimtarëve kryesor si Fröbel ose Montessori, të cilët kanë krijuar koncepte shumë të veçanta pedagogjike në kontekstin e punës së tyre, ndërsa të tjerat janë quajtur sipas mediumeve të cilat ato i përdorin, të tilla si aventura, loja, cirku, muzika, apo të pedagogjisë së teatrit.
Kualifikimi pedagog social
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjashëm me disiplinat tjera akademike, pedagogjia sociale është një nivel i kualifikimit (arsim i lartë) zakonisht 3.5 vjet. Ekzistojnë rrugë të ndryshme për t'u kualifikuar si një pedagog social, e të cilat ndryshojnë nga vendi në vend.
Pedagogjia sociale është një fushë multidisiplinare studimi e që përfshin:
- Psikologji
- Sociologji
- Pedagogji / Teoria e arsimit
- Punë Sociale
- Menaxhimin social
- Ligji dhe Politika
- Koncepte profesionale të tilla si Ndërmjetësimi, Terapia, Mbikëqyrja, konceptet e komunikimit
- Media
- Ekonomia
- Drejtësia Sociale
- Shëndetësia
- Pedagogjia e Teatrit
Pedagogjia sociale është e zhvilluar më shumë në: Danimarkë, Republikën Çeke, Sllovaki, Amerika të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, etj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cameron, C. & Moss, P. (2011). Social Pedagogy and Working with Children. London: Jessica Kingsley.
- Hatton, K. (2013). Social Pedagogy in the UK: Theory and Practice. Lyme Regis: Russell House.
- Kornbeck, J. & Rosendal Jensen, N. (2009). The Diversity of Social Pedagogy in Europe. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
- Kornbeck, J. & Rosendal Jensen, N. (2011). Social Pedagogy for the Entire Lifespan: Volume I. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
- Kornbeck, J. & Rosendal Jensen, N. (2012). Social Pedagogy for the Entire Lifespan: Volume II. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
- Petrie, P. & Moss, P. (2002). From Children’s Services to Children’s Spaces. London: Routledge.
- Petrie, P. (2011). Communication Skills for Working with Children and Young People: Introducing Social Pedagogy. London: Jessica Kingsley.
- Stephens, P. (2013). Social Pedagogy: Heart and Head. Bremen: Europäischer Hochschulverlag.
- Storø, J. (2013). Practical Social Pedagogy: Theories, Values and Tools for Working with Children and Young People. Bristol: Policy Press.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.internationaljournalofsocialpedagogy.com – the articles in the International Journal of Social Pedagogy reflect the cross-cultural perspectives of a wide range of social pedagogical traditions and provide a greater understanding of social pedagogy in ways that are both relevant at a practice level and contribute to the body of theory and research
- https://web.archive.org/web/20181231221532/http://www.socialpedagogyuk.com/ – The official website for social pedagogy in the UK, run by TCRU, NCERCC, Jacaranda Recruitment and ThemPra Social Pedagogy
- https://web.archive.org/web/20160117125541/http://socialpedagogy.co.uk/ – ThemPra Social Pedagogy website for further information on social pedagogy and ThemPra’s training courses
- http://www.jacaranda-development.co.uk – Jacaranda Development website for further information on social pedagogy and Jacaranda's training courses, field trips and consultancy
- http://www.infed.org – The Online Encyclopaedia for Informal Education has various articles on social pedagogy, related themes and key thinkers
- http://www.communitycare.co.uk – Community Care have published both news articles and research reports on social pedagogy over the last few years
- http://www.cypnow.com Arkivuar 3 qershor 2002 tek Wayback Machine – Children and Young People Now report regularly on news and developments regarding social pedagogy
- http://www.socmag.net Arkivuar 25 prill 2009 tek Wayback Machine – The International Social Work and Society News Magazine brings together news from practice in the social sector across the globe, with the 7th edition including an article on the developments around social pedagogy in the UK
- http://www.childrenswebmag.com[lidhje e vdekur] – The internet’s child care magazine offers a collection of articles about good child care practice, including several on social pedagogy