[go: up one dir, main page]

Jump to content

tradhti

Nga Wiktionary

TRADHTI f.

  • 1. Veprimtari armiqësore, që kryhet kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; qëndrim prej tradhtari i dikujt, që kryen veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, nxjerr me dashje të fshehta të rëndësishme, arratiset në një vend tjetër etj.; largimi si tradhtar nga parimet e idetë nga një çështje e madhe; shkelje e betimit. Tradhti e lartë. Tradhti e hapur. Tradhti ndaj atdheut (ndaj popullit). Zbuluan (dënuan) tradhtinë.
  • 2. Shkelja e besës a e fjalës së dhënë; prerja në besë. Tradhtia ndaj mikut.
  • 3. Qëndrim jobesnik, shkelje e besës a e besnikërisë bashkëshortore (për bashkëshortët a të dashurit). Tradhtia ndaj burrit (ndaj gruas).