[go: up one dir, main page]

Jump to content

problem

Nga Wiktionary

PROBLEM m.

1. mat. Problemë. Problem me dy (me shumë) të panjohura. Problem në gjeometri. Shtroj problemin.

2. Çështje e ndërlikuar që shtrohet për t'u zgjidhur dhe që kërkon studime e diskutime (në një fushë të caktuar të shkencës ose të veprimtarisë praktike); gjendje e koklavitur dhe e vështirë që kërkon përpjekje e masa të ndryshme për t'u kapërcyer. Problem filozofik. Problem politik (ekonomik, ideologjik, arsimor, kulturor). Problem ndërkombëtar. Problem kryesor (themelor). Problem i rëndësishëm (kyç, jetik, i dorës të parë). Problemë anësore. Problem i vështirë (i ndërlikuar). Problemet e edukimit të brezit të ri. Problemet që shtron koha. E zgjidhën atë problem.

  • U bë problem dikush krijoi shqetësime të mëdha për të tjerët me sjelljet e veprimet e tij sa duhet të merren me të; u përmend për të keq, folën keq për të. E bëri problem diçka i dha rëndësi, e theksoi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për diçka, e ngriti me të madhe, e bëri çështje.