gjuhë
Appearance
(Përcjellë nga gjuha)
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]gjuhë f. sh. gjuhë (gjuha)
- (organ) organ i njeriut që ndodhet në gojë
- (komunikim) formë komunikimi në mes njerëzve
- Organ i mishtë e i lëvizshëm në gojën e njeriut, të kafshëve kërbishtore e të shpendëve, që shërben për të shijuar dhe ndihmon për përtypjen e gëlltitjen e ushqimit, ndërsa te njeriu shërben edhe si organ i të folurit. Gjuhë e gjatë (e shkurtër). Maja (shpina) e gjuhës. Lëpin me gjuhë. Nxori gjuhën. Zuri (kafshoi) padashur gjuhën. Dogji gjuhën. Iu trash gjuha iu ënjt gjuha nga të pirët ose nga një sëmundje.
- Ky organ i disa kafshëve, që përdoret si ushqim. Gjuhë lope (viçi) e zier. Gjuhë e pjekur.
- fig. Ky organ i vështruar si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave të njeriut, sipërfaqësues i aftësisë së tij për të folur dhe vënia në jetë e kësaj aftësie; të folurit, goja; vet. sh. ata që thonë a përhapin diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike). Gjuhët (gojët) e këqija (e liga). keq. Mbaje (mblidhe, rrudhe, bëje zap) gjuhën! përmbahu në tëfolur!, mos fol mbarë e prapë!, mbaje gojën!
- gjeogr. Rrip i gjatë e i ngushtë toke që zgjatet nga bregu në ujë. Gjuhë dheu (toke).
- shih gjuhëz,~a 1. Gjuha e kambanës (e këmborës).
- Më ra gjuha (goja) u lodha së foluri a së përsërituri diçka. I doli gjuha (një pëllëmbë, një pash)
- a) u lodh shumë nga një punë e rëndë, nga një rrugë e gjatë etj.;
- b) u lodh së foluri, plasi së foluri. E dredh gjuhën shih te DREDH.
|
|
|
gjuhë
- Sistem i veçantë tingujsh, fjalësh, trajtash e rregullash për formimin e fjalëve e për lidhjen e tyre në fjali, i cili është mjeti themelor e më i rëndësishëm që u shërben njerëzve për të mbrujtur e për të shprehur mendimet dhe për t'u marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri. Gjuha si dukuri shoqërore. Lindja (prejardhja) e gjuhës. Zhvillimi i gjuhës. Sistemi i gjuhës. Struktura e gjuhës. Mjetet e gjuhës. Funksioni shoqëror i gjuhës.
- Një sistem i tillë, që është krijuar e zhvilluar historikisht nga një popull dhe që përbënnjë nga tiparet themelore të një kombësie a të një kombi. Gjuha shqipe. Gjuha frënge (greke, angleze). Gjuha amtare. Gjuha letrare kombëtare. Gjuhë e huaj. Gjuhë e gjallë (e vdekur). Gjuhët e lashta. Gjuha e sotme. Gjuhët indoevropiane. Gjuhë të afërta. Familje (grup) gjuhësh. Pastërtia e gjuhës. Fjalori i gjuhës shqipe. Gramatika e një gjuhe. Historia e një gjuhe. Di(flas, zotëroj) një (dy) gjuhë.
- Tërësia e fjalëve, e mjeteve gramatikore etj., që përdoren në të folur e në të shkruar sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim, stil. Gjuhë e shkruar (e folur, bisedore, popullore). Gjuhë poetike. Gjuha e fëmijëve. Gjuhë gazete. Gjuhë akademike.
- Mënyra karakteristike e shprehjes së dikujt në të folur ose në të shkruar; tërësia e veçorive të përdorimit të mjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër të caktuar, stil. Gjuhë e zhdërvjellët (e zgjedhur, e qartë). Gjuhë e rëndë (e trashë). Gjuhë e thatë (e errët). Gjuha e shkrimtarit. Gjuha e romanit (e dramës, e veprës).
- edhe fig. Tërësia e mjeteve për të kumtuar ide, mendime ose ndjenja duke përdorur shenja të caktuara, tinguj, lëvizje ose mjete të tjera shprehëse, që marrin një kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve (e gishtave). Gjuha e pikturës (e muzikës). Gjuha e shkencës (e aritmetikës). Gjuha e formulave. Me gjuhën e shifrave.
- Tërësia e tingujve ose e lëvizjeve që përdorin disa kafshë dhe shpendë për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre. Gjuha e kafshëve. Gjuha e shpendëve (e zogjve). Gjuha e bletëve.
- bised. E folme, dialekt; të folurit. E ka thyer gjuhën nuk flet më në të folmen e fshatit a të krahinës së vet.
- bised. Gjuha shqipe si lëndë mësimore në shkollën tetëvjeçare e të mesme; teksti i kësaj lënde. Mësuesi i gjuhës. Libri i gjuhës. Ushtrimet e gjuhës. Mori dhjetë në gjuhë.
- Në gjuhën e ... libr. nga pikëpamja e. . ., sipas ..., duke e shprehur sipas mënyrës së... Në (me) gjuhën e Ezopit duke i shprehur mendimet në mënyrë të tërthortë e të figurshme. Ia di gjuhën dikujt e njoh mirë, e di mirë çmendon, ç'qëllime ka etj. E ktheu gjuhën shih te KTHEJ. Flasin gjuhë të ndryshme shih te FLAS. Gjejnë gjuhë të përbashkët arrijnë të merren vesh njëri me tjetrin, pajtohen në mendime e në veprime.
Etimologjia
[redaktoni]