[go: up one dir, main page]

Jump to content

organ

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

organ m.

  1. Pjesë e trupit të qenieve të gjalla ose pjesë e bimëve, që kryen një funksion të caktuar. Organ i brendshëm. Organet qendrore. Organet gjinore. Organet e shqisave. Organet e të dëgjuarit. Organet e tretjes. Organet e frymëmarrjes. Organet e trupit të njeriut (të kafshëve). Organet e bimëve. Hoqi një organ të dëmtuar.
  2. Institucion i veçantë a forum, që kryen një detyrë të caktuar në administratën shtetërore ose në një nga fushat e tjera të jetës politike shoqërore. Organ i lartë (i ulët). Organet vartëse (udhëheqëse, drejtuese). Organ ligjvënës (urdhërdhënës, përfaqësues). Organet qendrore (lokale). Organet ekonomike (gjyqësore, financiare). Organet udhëheqëse të partisë (të pushtetit). Organet e arsimit (e shëndetësisë). Organet e policisë (e ndjekjes).
  3. Gazetë ose revistë e përditshme a periodike, që e nxjerr një parti, një organizatë, një shoqëri, një institucion etj. dhe që shpreh pikëpamjet e tyre, pasqyron veprimtarinë e tyre ose popullarizon krijimtarinë e tyre. Organ politik (letrar, shkencor, teorik). Organ periodik (i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm). Organet e shtypit.