[go: up one dir, main page]

Jump to content

fëmijë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 6 prill 2024 17:32 nga Zdenekk2 (diskuto | kontribute) (Në gjuhët tjera: +cs, sk)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

fëmijë m.

  1. Pjella e gruas; foshnjë; djalë ose vajzë në moshë të vogël. Fëmijë i shëndetshëm (i dobët). Fëmijë i zgjuar (i edukuar). Fëmijë i përkëdhelur. Zëra fëmijësh. Gjuha e fëmijëve. Ushqimi i fëmijëve. Edukimi i fëmijëve. Tekat e fëmijëve. Spitali i fëmijëve. Dita e fëmijëve. Këpucë (rroba, veshje) për fëmijë. Letërsia për fëmijë. Këngë për fëmijë. Emision për fëmijë. Shtëpia e fëmijës. Rrit (edukoj) fëmijët. Flet (sillet) si fëmijë. Punonte për rriskën e fëmijëve.
  2. Djali ose vajza kundrejt prindërve të vet, bir ose bijë; në pasardhësit e afërt, brezi i ri. Fëmija i parë. Fëmijë i vetëm. Nënë me shumë fëmijë. Dashuria e prindit për fëmijët. Nuk ka fëmijë. Fëmija pa nënë si nata pa hënë. E ardhshmja e fëmijëve tanë është e sigurt.
  3. fig. Njeri i papjekur e pa përvojë, njeri që mendon, sillet e vepron si fëmijë. Punë fëmijësh. Mos u bëj fëmijë!
  4. vjet. Familje.
  5. krahin. Grua, bashkëshorte. Si e ke fëmijën?
  • Me fëmijë e me rropulli shih te RROPULLI,~TË. Dridhej fëmija (foshnja, barra) në bark të nënës shih te DRIDHEM. Shumë babo e mbytin fëmijën fj. u. shih te BABO,~JA. Fëmijët (djemtë) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji, të pijë) fj. u. shih te QAJ. Lodra e fëmijës euf. shih te LODËRZ,~A. Vendi i fëmijës anat. shih te VEND,~I 9.