[go: up one dir, main page]

Bllokimi është një funksionalitet teknik i software-it për të mbrojtur Wikipedinë nga përdoruesit që e dëmtojnë atë. Përdorimi i bllokimit i është deleguar administratorëve sipas normave të vendosura nga komuniteti.

Administruesit e projektit mund të bllokojnë përdorues apo IP adresa nëse vazhdojnë të kryejnë aktet e mëposhtme. Duhet pasur parasysh se aktet e mëposhtme nuk duhen mbajtur si pretekste për përndjekjen e përdoruesve, por vetëm si arsye për të ruajtur projektin. Përdorues të rinj edhe mund te thyejnë rregullat ngaqe nuk i dijnë ato, por nëse ata vazhdojnë thyerjen edhe pas paralajmërimeve mund të bllokohen nga redaktimi me afat të përshtatshëm sipas akteve. Këto rregulla nuk janë shkruar nga avokatë dhe projekti nuk është një gjyq prandaj përdorues që kërkojnë të grinden apo të bëjnë provokime pa pasur si qëllim mbarëvajtjen e projektit nuk do të përfillen.

Bllokimi mund t'u aplikohet

  • përdoruesve të regjistruar
  • adresave IP (anonime)
  • Proxy (anonime)
  • grupeve të adresave IP

Kur mund të përdoren bllokimet?

Bllokimet janë një instrument që shërben për të mbrojtur enciklopedinë, principet e saj themelore dhe për të ruajtur ambientin bashkëpunues të punës. Kështu, bllokimi nuk përfaqëson një formë ndëshkimi për opinionet personale apo çështje që tejkalojnë fushën e aplikimit të politikave të Wikipedias.

Robotët

Robotët duhet të jenë të aprovuar në faqen/faqet përkatëse dhe duhet të plotësojnë disa standarde minimale. Në çdo rast administratorët mund të bllokojnë në mënyrë të menjëhershme çdo robot që duket "jashtë kontrolli."

Vandalizmat

Administratorët, sipas gjykimit të tyre, mund të bllokojnë adresa IP që vandalizojnë wikipedinë. Vandalizmat janë redaktime apo krijime faqesh që nuk kanë të bëjnë me synimin e projektit për krijuar një enciklopedi të lirë. Për adresat IP dinamike, bllokimet zakonisht mund të zgjasin deri në 24 orë. Për IP-të statike, nëse vandalizimet janë krinike, mund të zgjasin një kohë më të gjatë (deri edhe përgjithënjë), sipas rasteve të veçanta - duke gjykuar rast për rast.

Administratorët mund të bllokojnë përgjithënjë edhe përdorues të regjistruar që kanë kryer vandalizime të përsëritura. Në rastin e përdoruesve që përveç vandalizimeve kanë edhe redaktime të vlefshme, përpara se të ndërrmerret procedura e bllokimit është mirë që të lihet një paralajmërim dhe në rast të mos ndryshimit të sjelljes mund të vazhdohet duke dhënë një bllokim të përkohshëm ose të përhershëm.

Rimishërimet e vandalëve të bllokuar, që vazhdojnë me sjelljen e mëparshme, duhet të bllokohen.

Raste të veçanta dhe të vetme vandalizmi që kryhen me keqdashje të hapur (si për shembull: sharjet apo kërcënimet, mosrespektimi i periudhës së bllokimit, vandalizma në faqet e përdoruesve me të cilët është debatuar) zakonisht janë arsye për bllokim të drejtëpërdrejtë. Ndërsa ripërsëritja e veprimeve të dëmshme sjell me sezbën bllokim, që është një formë mbrojtje për projektin.

Mundësia për të bllokuar përdoruesit që bëjnë redaktime të dëmshme, i lihet gjykimit të administratorit që shqyrton rastin; është gjithnjë e mundur që të kërkohet mendimi i administratorëve apo përdoruesve të tjerë për të patur një mendim alternativ.

Emrat e përdoruesit

Mbi bazën e politikave për emrat e përdoruesve, llogaritë me emra provokatorë, që ngjallin ambiguitet, apo të papërshatshëm për të tjera arsye, nuk janë të lejuar, dhe në disa rrethana administatorët mund t'i bllokojnë.

Gjithashtu nuk lejohen llogaritë që paraqes "tituj zyrtarë" qofshin këto të çdo lloji - në rast se shafqen duhen bllokuar sa më parë. (Përjashtimet e vetme të parashikuara kanë të bëjnë me rastet kur ka bashkëpunime institucionale me ente të jashtme, vetëm për nevoja teknike.)

Në rast se kihet si synim bllokimi i llogarisë por jo i adresës IP që qëndron pas saj, duhet bërë kujdes që të çbllokohet adresa IP. Pas bllokimit, në faqen Speciale: Blocklist do të shfaqet një mesazh i tipit Autoblock #123456 - Bllokuar automatikisht sepse adresa juaj IP është përdorur së fundmi nga "Përdoruesi XXXXX. Në këtë rast, për të çbllokuar adresën IP duhet klikuar çblloko (unblock) afër numrit të Autoblock-ut. Kështu, përdoruesi që qëndronte pas nofkës së bllokuar mund të regjistrojë një nofkë të re.

Vini re: mund të ndodhi që një përdorues të bllokohet si për nofkën e papërshtatshme ashtu edhe për shkaqe vandalizmi. Në këtë rast lihet e bllokuar edhe adresa IP.

Dëbimet

Përdoruesit që janë dëbuar/dënuar, për arsye të ndryshme, nuk u lejohet që të shkruajnë në Wikipedia. Përdoruesit që nuk respektojnë termat e dënimit/dëbimit dhe shfaqen sërisht në wikipedia, duhen bllokuar automatikisht deri në përfundim të periudhës së dënimit/dëbimit.

Kërcënime apo fyerje

Përdoruesit duhet të sillen mirë me njeri tjetrin dhe nuk duhet të kërcënojnë apo të bëjnë fyerje personale.

Rikthime të shpeshta

Rikthimet e shpeshta të artikujve në një gjëndje të mëparshme (kthim i redaktimeve të përdoruesve të tjerë) pa dhënë arsye dhe pa diskutuar me redaktuesit e tjerë është një prishje e harmonisë së projektit. Në përgjithësi një përdorues koniderohet në keqbesim kur i rikthehet të paktën 3 herë të njëtit artikull brenda 24 orësh (rregulli i 3 redaktimeve). Kuptohet qe ndreqja e vandalizmave të thjeshta nuk bën pjesë këtu.

Paraqitje e të dhënave vetjake

Projekti mbron vullnetin e përdoruesve për të mbetur anonim. Nuk lejohet botimi i materialeve apo të dhënave vetjake të personave të tjerë. Gjithashtu ndalohet kategorikisht ribotimi apo ripropozimi i materialeve apo të dhënave perosnale të personave apo përdoruesve të tjerë, brenda apo jashtë wikipedias. Çdo përdorues që cënë

Paragjykim ndaj ekzistencës së Wikipedisë

Bllokohen, menjëherë dhe pafundësisht, të gjithë përdoruesit që me sjelljen e vet rrezikojnë të paragjykojnë vetë ekzistencën e Wikipedias. (Përdoruesit nuk duhet të provokojnë bashkësinë e përdoruesve. Ky projekt është për krijimin e një enciklopedie dhe nuk duhet shndërruar në një betejë për argumenta që nuk kanë të bëjnë me pikësynimin e projektit.)

  • Kush tregon se nuk respekton 5 shtyllat bazë. Në veçanti, bllokohet pafundësisht kush refuzon të pranojë dhe respektojë termat e liçencave me të cilat botohet përmbajtja e Wikipedias (CC-BY-SA dhe GFDL).
  • Kush e vendos Wikipedian në kushtet e thyerjes së ligjit; për shembull duke vendosur material të mbrojtur nga e drejta e autorit (copyright).
  • Kush kërcënon ndërmarrjen e veprimeve ligjore.

Kohëzgjatja e bllokimit

Vini re!: Kohëzgjatjet e tabelës së mëposhtme janë thjeshtë indikative.
Arsyeja Kohëzgjatja
Vandalizëm paralajmërim disa orë 1 javë
Spammues 1 ditë 1 javë
Nofka të tjera, me qëllime jo të lejuara nga wiki 1 ditë adresa IP + pafundësisht llogaritë
Cënime të copyright-it paralajmërim 1 muaj një vit
Sharje të përgjithshme, vandalizma të rënda 1 ditë pafundësisht
Sulme dhe këcënime personale, fyerje 1 muaj pafundësisht
Përdorues që ka ndryshuar emër infinito
Emër i paërshtatshëm përdoruesi infinit
Robotë të paregjistruar 15 min 1 ditë infinit
vandalbot infinit
Përdorues problematikë Rast më rast
Përdorim jo i duhur i faqeve të shërbimit Rast më rast
Kërcënime për veprime ligjore infinit

Procedura e zhbllokimit

Në listën e bllokimeve që janë në zbatim, ërkrah çdo përdoruesi apo IP-je të bllokuar, administratorëve u shfaqet një buton [zhblloko/unblock]. Pasi të jetë klikuar/seleksionuar duhet të futet arsyeja e zhbllokimit të përdoruesit/IP.

Raste kur një adminnistrator mund të zhbllokojë përdorues apo IP të bllokuara:

  • Bllokimi ka qenë në kundërshtim me normat apo politikat e bllokimit.
  • Nuk ekziston më arsyeja e bllokimit.
  • Bllokimi ka zgjatur shumë.
  • Bllokimi duhet të zgjerohet më ose të reduktohet paska.
  • Ka konsensus të gjerë nga komuniteti mbi zhbllokimin.

Vini re! : Nuk ekzistojnë linja-guidë për të zhbllokuar një përdorues apo adresë IP. Administratorët duhet të përdorin mirë-kuptimin. Megjithatë, është gjithnjë e këshillueshme që të diskutohet përpara se të veprohet - në mënyrë që të mos nxiten konflikte të kota mes administratorëve.


Shikoni dhe