Armiku
Appearance
Armiku është personi që urren dikë dhe përpiqet t'i bëjë keq, që është kundër tij dhe e lufton.
Thënie
[Redakto]- Predha që e ndjek armikun më shumë vret se ajo që mbyt.[1]
- Armiku mbetet armik edhe i vdekur qoftë.[2]
- Armiku i zbuluar është gjysmë i mundur.[3]
- Më rrezik është për armikun të jesh frikacak i gjallë se sa trim i vdekur.[4]
- Me armikun nuk rrëzohet armiku![5]
- Trimi e lufton armikun për së gjalli, i ligu për së vdekuri.[6]
- Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet ose nënvleftësohet.[7]
- Armikun e pabesë nuk e shpëton dot as errësira e natës e as largësia e pafund.[8]
- Armiku më i madh i njeriut është vetvetja... nga tjetri ka gjasë të shpëtosh, por nga vetvetja kurrë.[9]
- Armiku është si gjarpëri. Armikut s'i duhet besuar kurrë, sidomos kur ai të buzëqesh e të premton miqësi.[10]
- Armikut i ruhen të gjithë, edhe budallenjtë. Mikut i ruhen të mençurit.[11]
- Bëje armikun të të lakmojë.[12]
- Fito një armik në ditë dhe sytë e botës kanë me u sjellun kah ti![13]
Proverba
[Redakto]Referime
[Redakto]- ^ Shehu, Maksut (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kadare, Ismail (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kalamata, Miço (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Hoxha, Rexhep (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Jashari, Artim (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Dreshaj, Sylë (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Hoxha, Enver (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Jorgaçi, Nasho (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Kadare, Ismail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Zeqo, Moikom (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Demaku, Daut (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Berisha, Ali (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Shantoja, Lazër (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-404-0.