Zuk
Zuk ose FSC Żuk në gjuhën polake Zuk d.m.th buburrec, ishte një makinë e vogël tregatare e prodhimit polak por që bazohej mbi FSO VARSHAVA e cila e furnizonte me motorr, telajo dhe sistemin e frenimit. Prodhimi i kësaj makine filloi në vitin 1958 edhe deri në vitet 1998, janë prodhuar rreth 587.000.
Detaje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zuk ju shitej zakonisht enteve shtetërore por edhe private. Pas liberalizimit të tregëtisë ne Poloni shitja u shtri edhe në europë. Modeli më i përhapur dhe i shitur ka qënë ai furgon por janë prodhuar edhe mikrobuza apo kamionçina të vogla me kazan pas. Ishte mjeti i preferuar i fermerëve sepse mund të përdorej si për blegtori dhe për bujqësi e për çdo transport. Në Poloni përdorej dhe nga posta polake apo dhe nga zjarrëvikësit nëpër qendra të vogla banimi sepse ishte i përshtatshëm dhe komod.
Zuk në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zuk është përdorur përpara viteve '90 edhe në Shqipëri nga entet Shtetërore të asaj kohe, por mund të hasësh edhe sot ndonjë të tillë.