[go: up one dir, main page]

Jump to content

Zija Shemsiu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Zija Shemsiu.jpg

Zija Shemsiu lindi në vitin 1950 në Përlepnicë të Gjilanit , vritet në 5 maj 1985 në burgun e Beogradit, ishte veprimtar politik.

Zija Shemsiu ishte anëtarë i organiztës ilegale Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare, e cila veç aktiviteteve propagandistike kishte filluar që nga Perëndimi të sillte armatim. Zija Shemsiu ishte organizator i blerjes dhe transportit të armëve nga Perëndimi në Kosovë.[1]

Më 9 tetor të vitit 1983, kur Zija Shemsiu dhe bashkëpunëtori i tij Sami Kurteshi nga Gjilani u arrestuan në afërsi të Beogradit, te këta dy veprimtarë u gjet armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara. Ky armatim përbëhej nga një automatik italian i kalibrit 9 mm, një pistoletë Browning e kalibrit 9 mm, një pistoletë Walther, një revolver Smith & Wesson i kalibrit 38 special, 1.000 fishekë, si dhe sasi të konsiderueshme të eksplozivit plastik. Gjithashtu edhe armatimi i gjetur nga policia serbe në shtëpinë e familjes Shemsiu, si dhe ai i cili ishte shpërndarë, kryesisht ishte armatim i të njëjtit lloj. Arrestimi edhe i tetë anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti (pesë nga familja Shemsiu) dhe dënimi i tyre me burg të rëndë, e gjymtoi në masë të madhe lëvizjen ilegale të asaj kohe, si dhe e ndërpreu nismën e organizimit ushtarak të popullatës shqiptare[2].


Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ [1]
  2. ^ Shemsiu