[go: up one dir, main page]

Jump to content

Xhevdet Peci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhevdet Peci (17 prill 1955 - 9 maj 2022) ishte boksier dhe trajner shqiptar i boksit, ish pjesëtar i KBx Prishtina, disa herë ishte kampion i ish-Jugosllavisë në boks.[1]

Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë (asokohe pjesë e Komunës së Mitrovicës ndërsa tani pjesë e Komunës së Zveçanit). Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Mitrovicë, ndërsa Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë. Nisi të merret me boks në moshën 16-vjeçare në KB "Akumulatori" të Mitrovicës. Në gjysmësezonin 1973/74 kaloi në KBx Prishtina. Në periudhën 1975-1983 i fitoi pesë tituj të kampionit të ish-Jugosllavisë në boks. Është shpallur katër herë kampion i ish Jugosllavisë për kategorinë e rëndë, ndërsa i ka fituar edhe dy tituj të kampionit ballkanik. Xhevdet Peci ka boksuar deri në vitin 1986, kur pas një padrejtësie në referim e pati goditur një gjyqtar serb, arsye që bëri të përjashtohej përjetë nga boksi. Më vonë dënimi i është falur. Një kohë ka qenë përzgjedhës i përfaqësueses së boksit të Kosovës. [1]

  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1262. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.