[go: up one dir, main page]

Jump to content

Mesxhidi Aksa

Coordinates: 31°46′34″N 35°14′09″E / 31.77617°N 35.23583°E / 31.77617; 35.23583
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamia el-Aksa)
Mesxhidi Aksa
جامع الأقصى‎ Jāmi' al-Aqṣā
المصلى القبلي‎ al-Muṣallā al-Qiblī
المسجد الاقصى‎ al-Masjid al-'Aqṣā, e diskutueshme
Pjesa veri-lindore e Xhamisë el-Aksa
Religion
AffiliationIslam
LeadershipMuhamed Ahmed Husein (Kryemyftiu i Jeruzalemit)
Location
VendndodhjaMali i Tempullit (Jeruzalemi Lindor)
Mesxhidi Aksa is located in Earth
Mesxhidi Aksa
Mesxhidi Aksa (Earth)
AdministrataVakfi Islamik i Jeruzalemit
Koordinatat gjeografike31°46′34″N 35°14′09″E / 31.77617°N 35.23583°E / 31.77617; 35.23583
Architecture
LlojiXhamia
StiliArkitektura islame
Data e themelimitshekujt 7-8
Specifications
Direction of façadeVeri-veriperëndim
Kapaciteti5,000+
MaterialeGuri gëlqeror (muret e jashtme, fasada), plumbi dhe betoni (kupola), mermeri i bardhë (kolonat e brendshme) dhe mozaiku[1]
Fotografi ajrore e Malit të Tempullit në Jeruzalem.

Xhamia el-Aksa ose Mesxhidi Aksa (arabisht: المسجد الاقصى About this soundal-Masjid al-Aqsa , "Xhamia më e Largët", hebraisht: מסגד אל-אקצא) është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit. Kjo xhami me kupolë prej argjendi së bashku me Kupolën e Shkëmbit, që njihen si el-Haram esh-Sherif ("Faltorja Fisnike") gjenden në Malin e Tempullit, vendin më të shenjtë në Jehudizëm. Myslimanët besojnë se Muhammedi ëshë transportuar nga Xhamia e ShenjtëMeka deri në el-Aksa gjatë Natës së Isrës. Tradita islame tregon se Muhammedi është falur drejt këtij vendi deri në muajin e shtatëmbdhjetë pas Hixhrës (emigrimit), kur Allahu e urdhëroi atë që të drejtohet kah Qabeja.

Xhamia në fillim ishte një shtëpi e vogël për falje, e ndërtuar nga halife Ymeri, pastaj është rindërtuar dhe zgjeruar nga kalifi Abdylmeliku dhe përfunduar nga djali i tij el-Velidi në vitin 705. Pas në termeti të vitit 746, xhami është shkatërruar plotësisht dhe u rindërtua nga kalifi el-Mansuri më 754, dhe prapë u rindërtua nga pasardhësi i tij el-Mehdiu më 780. Një tjetër termet i vitit 1033 e dëmtoi shumë rëndë, por dy vjet më vonë kalifi Ali ez-Zahiri ndërtoi në xhami tjetër që do të qëndroj deri në ditët e sotme. Gjatë renovimeve periodike të ndërmarrurra, dinasti të ndyshme që kanë udhëhequr Hilafetin Islame i kanë shtuar xhamisë shtesa dhe kanë bërë ndërrime. Kur Kryqëtarët kanë marrë Jeruzalemin më 1099, ata e kanë përdorur xhaminë si pallat dhe kishë, por funksioni si xhami është kthyer më 1187, pasi Seladini e rimorri Jeruzalemin. Renovime, riparime dhe shtime janë ndërmarrë në shkujt e vonë nga dinastia e Ajubëve, dinastia e Mamlukëve, dinastia e Osmanëve, Këshilli Suprem i Myslimanëve dhe Jordani. Sot, Qyteti i Vjetër i Jeruzalemit, ku gjendet xhamia, është nën kontrollin e Izraelit, por xhamia ka mbetur nën administrimin e vakëfit Islam palestino-jordanez.

Masjid al-Aqsa përkëthehet nga arabishtja në shqip si "xhamia më e largët". Emri i referohet një kapitulli të Kuranit që quhet Udhëtimi i Natës në të cilin thuhet se Muhamedi udhëtoi nga Meka në "xhaminë më të largët", dhe prej aty në Xhenet me një krijesë qiellore të quajtur el-Buraq ysh-Sherif.

Xhamia el-Aksa si e tërë është e ngatërruar me një ndërtesë të veçantë mbrenda saj, e njohur si al-Jami' al-Aqsa, al-Qibli, Masjid al-Jumah dhe al-Mughata, këto emra i referohen ndërtesës jugore me kupol prej argjendi.

Për shekuj, al-Masjid al-Aqsa i referohej jo vetëm xhamisë, por edhe të githë faltores së shenjtë, ndërsa al-Jami' al-Aqsa i referohe vendit të vençantë të xhamisë. Kjo ndryshoi gjatë periudhës së Perandorisë Osmane (rreth fillimit të shekullit 16 deri më 1918) kur kompleksi i faltores u bë i njohur si el-Haram esh-Sherif, që në shqip do të thotë "Faltorja Fisnike".

Xhamia el-Aksa dhe rrethina e saj marrin një sipërfaqe prej 144,000 metra katror, ndërtesa e xhamisë ka vetëm 35,000 metra katror dhe mund të mbaj deri në 5,000 besimtarë. Është 83 metra e gjatë dhe 56 metra e gjërë.

Kupola e ngjyrosur me ngjyrë argjendi është e ndërturar prej fletëve të plumbit.

Në krahasim me Kupolën e Shkëmbit, e cila është e ndërtuar sipas stilit klasik Bizantin, Xhamia el-Aksa është e ndërtuar sipas arkitekturës Islame të hershme. Asgjë nuk ka mbetura nga kupola origjinale e ndërtuar nga Abd yl-Meliku. Kupola e sotme është ndërtuar nga az-Zahiri dhe është ndërtuar nga duri dhe fleta plumbi. Në vitin 1969, kupola është rikonstruktuar me beton dhe është mbuluar me aluminum. Në vitin 1983, alumini u zëvendësua me plumb, sipas dizajnit origjinal të az-Zahirit.

Kupola e el-Aksës është një nga të paktat kupola e cila është e ndërtuar përpara mihrab gjatë periudhës së Omajjadëve dhe Abbasidëve, të ngjajshme me këtë është edhe Xhamia e OmajjadëveDamask dhe Xhamia e Madhe në Sousse.

Minareja el-Fakharija është e para nga katër minaretë e Xhamisë el-Aksa, e ndërtuar në vitin 1278.

Xhamia ka katër minare në pjesën jugore, veriore dhe perëndimore. Minareja e parë, e njohur si Minareja el-Faharije, është ndërtuar më 1278 në cepin jugperëndimor të xhamisë, nën urdhërin e sulltanit mamluk Lajinit. Është emëruar sipas Fahr ed-Din el-Halilit, babait të el-Din Abd ur-Rahmanit i cili ka mbikëqyrur ndërtimin e ndërtesës. Është ndërtuar në stilin tradicional sirian, me një bazë katror.

E dyta, e njohur si Minareja Ghawanima, është ndërtuar në cepin veriperëndimor të Faltores së Shenjtë në vitin 1297-98 nga arkitekti Kadi Sheraf ed-Din el-Halili, nën urdhërat e Sulltan Lajinit. Është minareja më e gjatë e Faltores së Shenjtë. Është pothuajse plotësisht e ndërtuar nga guri, përveç ballkonit të myezinit. Për shkak të strukturës së fortë kjo minare ka qenë pothuajse e paprekëshme nga termetët.

Në vitin 1329, Tankizi, guverneri mamluk i Sirisë, urdhëroi të ndërtohet në minare e tretë e quajtur Minareja Bab el-Silsile e cila gjendet në kufirin perëndimor të Xhamisë el-Aksa. Është e ndërtuar sipas sitilit sirian dhe me gurë. Që nga shekulli i 16-të, ka qenë traditë që myezini më i mirë ta thërras ezanin nga kjo minare.

Minareja e fundit është ndërtuar më 1367, dhe është e njohur si Minareja el-Asbat. Është rindërtuar pas termetit të vitit 1927.

Asnjë minare nuk gjendet në pjesën lindore të xhamisë. Gjithsesi, në vitin 2006, Mbreti Abdullahu i II i Jordanit tregoi sa ka synim të ndërtoj në minare që shikon Malin e Ullinjëve. Minareja e Mbretit Husein është planifikuar që të jetë struktura më e lartë e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit.

Fasada e xhamisë.

Fasada e xhamisë është ndërtuar më 1065 nën urdhërat e Kalifit fatimid el-Mystansirit. Ajo u kurorëzua me një parmak të përbërë nga arkada dhe kolona të vogla. Kryqtarët e dëmtuan fasadën gjatë peruidhës së sundimit të tyrë në Palestinë, por u restaurua dhe u rinovua nga Ajubidët.

Rëndësia fetare në Islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Islam, termi "Xhamia el-Aksa" i referohet Faltorës së Shenjtë. Xhamia el-Aksa është kibla e parë e muslimanëve vendi i tretë për nga vlera për namaz i ndërtuar pas Xhamisë së ShenjtëMekë. Dijetarët Islame tradicionalisht e indentifikojnë xhaminë si vendin që referohet në suren el-Isra.

Bazuar në Kuran dhe traditën Islame, Xhamia el-Aksa është vendi ku Muhammedi ka qenë gjatë Udhëtimin e Natës i hipur mbi Burkanë, i cili e ka marrë Muhammedin prej Mekës për në al-Aksa.

Jeruzalemi është i njohur në Islam si vend i shenjtë. Disa ajete të Kuranit i referohen Jeruzalemit. Jeruzalem është i përmendur shumë herë në hadithe.

Disa shkrime mesjetare, si dhe politika moderne, e klasifikon Al Aksën si vendin e tretë më të shenjtë në Islam. Si përshembull, Bukariu citon Ebu Dardën duke thënë: "Pejgamberi i Zotit Muhammedi ka thëne se një namaz në Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) vlen sa 100,000 namaze; një namaz në xhaminë time (në Medinë) vlen 10,000 namaze; dhe një namaz në Xhaminë el-Aksa vlen 1,000 namaze", më shumë se në çdo xhami tjetër. Organizata e Bashkëpunimit Islam i referohet Xhamisë el-Aksa si vendit të tretë më të shenjtë në Islam dhe bën thirrje për suvernitet Arab mbi të.

  1. ^ Al-Ratrout, H. A., The Architectural Development of Al-Aqsa Mosque in the Early Islamic Period, ALMI Press, London, 2004.