[go: up one dir, main page]

Jump to content

Victorious

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Victorious
GjiniaSitcom
Krijuar ngaDan Schneider
LuajnëVictoria Justice
Leon Thomas III
Matt Bennett
Elizabeth Gillies
Ariana Grande
Avan Jogia
Daniella Monet
Muzika hapëse"Make It Shine" nga Victoria Justice
KompozitorëtLukasz Gottwald
Michael Corcoran
Dan Schneider
ShtetiShBA
Gjuha në prodhimin origjinalAnglisht
Nr. i sezoneve4
Nr. i episodeve58
Prodhimi
Kohëzgjatja24 minuta
Lidhje të jashtme
https://www.mbc.net/ar/programs/victorious.html, https://www.mbc.net/ar/programs/victorious-s2.html, https://www.mbc.net/ar/programs/victorious-s3.html, https://www.mbc.net/ar/programs/victorious-s4.html Faqja e rrjetit

Victorious (shqip: Fitimtar)[note 1] është një sitcom amerikan i krijuar nga Dan Schneider për rrjetin Nickelodeon, që filloi më 27 mars 2010 dhe mbaroi më 2 shkurt 2013 pas katër sezonash. Ai i takon zhanrit komedi, dramë dhe muzikal. Seriali bëri premierën e vet më 27 mars 2010 në SHBA dhe më 10 tetor 2011 në Shqipëri. Seriali është dhënë për herë të parë në Shqipëri në kanalin Tip TV (përmes Tring), e më pas edhe në Junior TV (përmes DigitAlb) më 2 shkurt 2012. Seriali u anullua nga Nickelodeon më datë 2 shkurt 2013.

Një verzion i dubluar në shqip u lancua në Maqedoninë e Veriut në Vavoom më 17 prill 2018.[1]

Tori Vega (Victoria Justice) është një nxënëse e thjeshtë, por motra e saj, Trina (Daniella Monet) shkon në Hollywood Arts, një shkollë talentesh. Pasi motra e saj sëmuret nga një barishte kineze, Tori e zëvendëson atë duke kënduar në shfaqjen e madhe. Pasi Tori zgjidhet që të shkojë në Hollywood Arts, jeta e saj ndryshon përgjithmonë. Ajo njihet me shokë të rinj si: Cat Valentine (Ariana Grande), Robbie Shapiro (Matt Bennet), Beck Oliver (Avan Jogia), Jade West (Liz Gillies) dhe Andre Harris (Leon Thomas III).

Sezoni Episodet Transmetimi origjinal
Transmetimi i parë Transmetimi i fundit
1 19 27 mars 2010 (2010-03-27) 26 mars 2011 (2011-03-26)
2 13 2 prill 2011 (2011-04-02) 26 dhjetor 2011 (2011-12-26)
3 12 28 janar 2012 (2012-01-28)[2] 30 qershor 2012 (2012-06-30)
4 13[3] 22 shtator 2012 (2012-09-22)[4] 2 shkurt 2013 (2013-02-02)[5]
Titulli Lloji Transmetimi
"Freak the Freak Out" Episod special një-orësh 26 nëntor 2010
"iParty with Victorious" Film televiziv që kryqëzohet me iCarly 11 qershor 2011
"Locked Up!" Episod special një-orësh 30 korrik 2011
"Tori Goes Platinum" Episod special një-orësh 19 maj 2012

Victorious është seria e pestë e krijuar nga Dan Schneider për Nickelodeon, pas The Amanda Show, Drake & Josh, Zoey 101, dhe iCarly. Schneider takoi për herë të parë Victoria Justice në vitin 2005, kur ajo ishte 12-vjeçe dhe erdhi në audicion për rolin e Lola Martinez në Zoey 101.[6] I lënë me përshtypje të mirë nga energjia dhe pamja e vet, Schneider e punësoi atë dhe, pasi punoi me të në tre episoda, thirri Nickelodeon-in për t'iu thënë që "e kam yllin tuaj të ardhshëm." Episodi i parë është xhiruar në mars të vitit 2010.

  1. ^ Njohur në transmetimin shqip edhe si Hollywood Arts (Tip TV), Fitimtare (Junior), dhe Fitimtarët (RTSH Shkollë).
  1. ^ "Victorious". Albanian Dubs (në anglisht). Marrë më 2023-07-29.
  2. ^ "New Season of Victorious: Saturday, January 28th at 8/7c". Nick.com. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stampa:Cite tweet
    Stampa:Cite tweet
  4. ^ "Victorious Season Premiere!". TheSlap. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012. ... check out the whole episode THIS SATURDAY at 8 PM! {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Stampa:Cite tweet
  6. ^ "Breaking News – Rising Teen Talent Victoria Justice Takes Star Turn in "Victorious"" (në anglisht). TheFutonCritic.com. 15 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2012. Marrë më 15 maj 2010.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]