[go: up one dir, main page]

Jump to content

Tempulli i Xhoj Kalit

Coordinates: 23°43′18″N 90°25′00″E / 23.7216°N 90.4167°E / 23.7216; 90.4167
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tempulli i Xhoj Kalit
জয় কালী মন্দির
Kupola shikhara e Tempullit të Xhoj Kalit
Informacion i përgjithshëm
TipiTempull hindu
VendndodhjaRruga e Tempullit të Xhoj Kalit 24, mes Pazarit Thathari dhe Varit, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°43′18″N 90°25′00″E / 23.7216°N 90.4167°E / 23.7216; 90.4167
PërfundimiShekulli XVIII
Height
Tip21 m

Tempulli i Xhoj Kalit (bengalisht: জয় কালী মন্দির) në DhakaBangladeshit, është i vendosur mes Pazarit Thathari dhe Varit, në Rrugën e Tempullit të Xhoj Kalit 24, të emërtuar sipas këtij tempulli. Tempulli i Xhoj Kalit është një tempull hindu kushtuar hyjneshës Kali Ma. Banorët e besimit hindu të çdo moshe venë te ky tempull për të adhuruar hyjneshën Kali, statuja e së cilës është shumë e rëndësishme për hindutë. Vizitorët dhe anëtarët e komitetit të këtij tempulli mbledhin para në evente, ku shpërndahen ëmbëlsira mes tyre që quhen prasad.

Hyrja e Tempullit të Xhoj Kalit me mesazhin hindu Om në shkrimin devanagari
Hyrja e tempullit të Shivës brenda kompleksit të Xhoj Kalit

Ky tempull mund të jetë rreth 400-vjeçar, i ndërtuar në vitin 1001 të kalendarit bengalez. Gjatë sundimit të navabëve, divani i navabëve, Tulsi Narajan Ghosh dhe Nabh Narajan Ghosh e ndërtuan këtë tempull me mbikëqyrjen e shenjtit Bançaram në fundin e shekullit të XVIII. Faltorja e Shivës u themelua gjithashtu në të njëjtën kohë. Në atë kohë ata ndërtuan njëzet e një statuja të Shivës, Kalit, Lakshminarajanit, tre Shalgram Çakra, Bandurga etj. Në kompleksit e Xhoj Kalit janë ndërtuar disa monumente të bukura si Pançaratna, Navaratna, tempulli i Shivës dhe bujtina. Madje edhe një treg i vendosur në jug të kasolles Kaliganxh iu kushtua hyjneshës Xhoj Kali, duke u emërtuar Pazari Navabpur Xhoj Kali. Zamindarët vendas dhuruan prona që kishin të ardhura vjetore prej 1200 rupish për të përballuar shpenzimet e ritualeve të adhurimit, mirëmbajtjes së tempujve dhe idhujve, ushqimin dhe strehimin e bujtësve. Pas mandatit të priftit të tretë Pançananda, zamindarët i konfiskuan tempujt dhe i vunë ata nën kontrollin e drejtpërdrejtë të tyre si një pronë e dhuruar për të kompensuar koston e adhurimit. Me kalimin e kohës, disa veçori arkitekturore të faltoreve u shkatërruan.[1]

Prifti i parë i këtij tempulli ishte shenjti Bançaram, prifti i tretë ishte Panaçenandi, që vuajti një rënie. Përgjegjësia për ti shërbyer hyjneshës dhe tempullit përmbushej nëpërmjet trashëgimisë. Priftërinjtë brahminë ishin Ram Xhaganath Çakraborti, Krishna Çandra Çakraborti dhe Abonimohan Çakraborti. Prifti i fundit në këtë linjë trashëgimie ishte Khitish Çandra Çakraborti, që vdiq në vitin 1977 për shkak të kancerit. Duke filluar nga ajo kohë, tempulli filloi të degradonte për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe mungesës së financimit. Ai u dëmtua gjatë sulmeve të viteve 1990. Tempulli u rinovua më vonë nga ndjekësit e hyjneshës Kali. Tani tempulli është shumë më i vogël se sa ishte kur u ndërtua. Në vitin 2010 sendet me vlerë të tempullit u grabitën.[2]

Tempulli i Xhoj Kalit
Pamje e vjetër e shikharës së tempullit
Informacion i përgjithshëm

Tempulli tani është afërsisht 300.64 m2. Brenda rrethimit të këtij kompleksi ndodhen faktikisht dy tempuj. Njëri nga tempujt është i hyjneshës Kali, ndërsa tjetëri, që ka një kupolë, është i Shivës. Kupola është suvatuar dhe është e dukshme nga jashtë. Banorët e zonës i referohen kësaj kupole si Tempulli Xhoj Kali. Përballë kompleksit tempullor ndodhet një stacion autobuzi që shkon në Dhakën e Vjetër. Tempulli ka pllaka në gjithë muret dhe dyshemeja është bërë me mozaikë. Në pllakat e mureve të tempullit ka piktura të perëndive dhe perëndeshave hindu. Hyrja e tempullit paraqet një logo të bërë me çelik të pandryshkshëm që shkruan 'Om' në devanagari, që është një simbol hyjnor hindu. Përballë statujës së perëndeshës Kali ndodhet një kambanë e varur nga sipër, rënia e të cilës është një ritual pas hyrjes së tempullit dhe para largimit. Tempulli Xhoj Kali është një strukturë katrore me kolona që janë prej materiali të të rëndë e të trashë si dhe një bordurë e trashë në pjesën e poshtme të kolonave. Për këtë arësye ai mund të jetë i fortë dhe qëndron akoma pas 400 vjetëve bshkë me shikharën e tij. Një nga tempujt është i perëndeshës Kali, ndërsa tjetri, që ka një shikhara, është i Shivës. Tempujt janë ndërtuar në formë të përgjithshme, me dy garbhagriha për dy hyjnitë, të cilat ndodhen njëra në anën veriore dhe tjetra në atë lindore. Antarala mund të jetë e ngjashme me tempujt tipikë të Indisë Veriore, ndërsa mandapa dhe ardha mandapa ndodhen pas hyrjes. Muret e sipërme kanë formë harkore. Ana jugore, në të djathtë të hyrjes kryesore ka një vend për borzilok tulsi.

Seksionim i tempullit

Tempulli mund të ndahet në tre hapsira lineare me mure të trasha dhe kolona që janë bërë prej terrakote që pasqyrojnë historinë e zotave. Tempulli kushtuar Shivës është thelbësisht një matha (manastir) me një kullë tetëkëndore në formë konike rreth 21 m e lartë. Edhe shikhara ka punime artistike prej terrakote, që tregojnë rreth historisë së disa zotave. Çatia e kullës është e ndarë vertikalisht në shtatë pjesë që janë dekoruar me dizajne të ndryshme. Pjesa më e ulët u dizenjuar si një çati e shtëpive tradicionale me kashtë, ku janë vendosur idhujt.[1]

Pjesa tjetër përmban një dizajn të një çatie shtëpie me kashtë që paraqet motive të kambanës së përmbysur dhe kapuçit të zgjeruar të gjarprit. Dizajni i tre pjesëve të mëtejshme është i ngjashëm. Pjesa e kreut është dekoruar me dizajne gjethesh dhe lulesh. Në krye të kullës, është vendosur një brokë metalike me një trident në majë. Arkitekti i Tempullit të Shivës është ndikuar nga Arkitektura Kishtare Evropiane për të dizenjuar dhe ndërtuar kullën në formë konike dhe të hyjnisë Shiva që është vendosur brenda faltores.

Planimetria e strukturës së tanishme të tempullit

Forma e Tempullit të Xhoj Kalit është drejtkëndore dhe çatia është dizenjuar me pesë xhevahire përkatësisht rubini, diamanti, korali, safiri dhe perle. Ai ka një paradhomë (garbhagriha) dhe një tarracë çatie mandapa për grumbullimin e besimtarëve, me katër anët të hapura. Përgjithësisht idhujt janë vendosur te garbhagriha në të të gjitha këto faltore, përveç imazhit të hyjneshës Kali të këtij tempulli, që është vendosur te mandapa. Ka një mendim se struktura mund të jetë riinstaluar më vonë, nga paradhoma në pozicionin e tanishëm. Tashmë në paradhomë ndodhen tre shivalinga. Përkrahë paradhomës, është ndërtuar një kalim për tu futur në faltore. Dizajni arkitekturor i faltores së Kalit është kopje e Tempullit të Pesë Xhevahireve (Mandiri Pançaratna), një formë popullore e arkitekturës tempullore me pesë xhevahire e zhvilluar në Bengal, që rrjedh nga shtëpitë tradicionale me çati kashte. Kjo traditë ishte mbizotëruese në dizenjimin e tempujve të xhevahireve në Bengalin Lindor, ndërsa tempuj të tillë u bënë mbizotërues në Bengalin Perëndimor. Katër kullat këndore të tempullit janë dizenjuar dhe ndërtuar duke ndjekur këtë shkollë të traditës arkitekturore. Por kulla qëndrore është dizenjuar në formë konike. Çatia e tempullit u ndërtua mbi paradhomë, që nga brenda duket si një "gumbad". Aty ishte një hark për të hyrë në faltore nga mandapa për në paradhomë, por që më vonë është mbyllur.[1]

Në Tempullin e Kalit, janë vendosur idhujt e hyjeshës Kali, Banadurga dhe Lakshminarajan, shivalinga, shalgram çakra (rrota). Nga ana tjetër, bujtinat dhe shërbimet e tjera logjistike për besimtarët u vendosën në Tempullin e Shivës.

  1. ^ a b c Mokammal H. Buiyan (2012). "Jaykali Temple". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. ^ "Hindu temple burgled in Dhaka". Hindustan Times, Delhi (në anglisht). 3 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 3 shtator 2012.