Philibert de l'Orme
Philibert de l'Orme (shqiptimi: [filibɛːʁ də lɔʁm]) (1514 – 8 janar 1570) ishte arkitekt dhe shkrimtar francez,[1] dh një nga mjeshtërit të mëdhenj të arkitekturës franceze.[2] Mbiemri i tij gjithashtu mund të shkruhet De l'Orme, de L'Orme, ose Delorme.
Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]De l'Orme lindi në vitin 1514 në Lyon. Babai i tij ishte Jean de l'Orme, një mjeshtër dhe sipërmarrës i cili punësoi treqind puntorë dhe ndërtuan ndërtesa prestigjioze për qytetin.[3] Kur Philibert ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, ai la Lyon për në Itali ku jetoi atje për tre vite, duke punuar projekte të ndërtesave për Papa Pali III.ref>Boudon (1999) pg. 204</ref> [4] Në Romë, ai u njoh me kardinalin Jean du Bellay, ambasador i mbretit francez Francis në Vatikan ku ai u bë mbrojtësi dhe klienti i tij. Ai u kthye në Paris rreth vitit 1540, ku shpejt filloi të merret me projektet mbretërore.
Arkitekt i mbretit francez (1548-1559)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 prill 1548, de L'Orme u emërua arkitekt i mbretit francez Henry II. Për një periudhë njëmbëdhjetë vjeçare, ai mbikëqyri të gjitha projektet arkitekturore të Mbretit, me përjashtim të ndryshimeve në Luvrit, të cilat ishin planifikuar nga një tjetër arkitekt mbretëror, Pierre Lescot. Projektet e tij kryesore përfshijnë Kalaja e St Maur-des-Fossés, Château de Anet, Kalaja e Chenonceau në Luginën e Loires; Kalaja e Madridit në Bois de Boulogne; Château de Vincennes, dhe modifikime të mëdha në Pallatin e Fontainebleau.[5]
Ai gjithashtu bëri një reputacion si shkrimtar dhe teoricist, dhe si një novator në teknikat e ndërtimit. Ai shpiku një sistem të ri për krijimin e kornizave thelbësore të drurit për ndërtimin e ndërtesave të gurëve, të quajtur "Charpente a petit bois, i cili ishte më i shpejtë dhe më pak i shtrenjtë se metodat e mëparshme dhe përdorte dru shumë më pak." Ai e tregoi para mbretit në vitin 1555, për të punuar në ndërtimin e shatave të reja mbretërore në Montceaux dhe La Muette.[6]
Arkitekt i mbretit francez (1563-1570)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vdekjes së Henry II, de L'Orme u shkarkua nga posti dhe u zëvendësua nga një arkitekt italian Francesco Primaticcio. Pas shkarkimit, ai u fokusua në shkrime dhe inspektoi punimet e Mikelangjelos. Në fillim të vitit 1565, ai shkroi vëllimin e parë për teorinë e arkitekturës, i cili ishte shkencore dhe filozofike.
De l'Orme u kthye në mbretëri pas emërimit të mbretit të ri Charles IX, ku u punësua në zgjerimin e Kalas së Saint Maur së bashku me Jean Bullant. Ai vdiq në Paris më 1570, ndërsa projektet e tij ishin duke u zhvilluar.[7]
Punimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kalaja e Saint-Maur (1541), u shemb më 1796
- Varri i François I në Bazilikën e Saint-Denis, Paris (1547)
- Kalaja e Anet (1547-1555), u ndërtua për Diane de Poitiers.
- Kalaja e Villers-Cotterêts, pjesa jugore ( 1547-1559)
- Kishëz e Kalas së Villers-Cotterêts (1552-1553)
- Kalaja Mbretërore e Saint-Léger-en-Yvelines (e shembur)
- Kalaja e Meudon (atribuohet)
- Kalaja e Montceaux
- Kalaja Thoiry (1560s) ;
- Ura në të cilën Kalaja e Chenonceau është ndërtuar
- Pjesët e Muzeut të Luvrit
- Pjesët e Kalasë së re së Saint-Germain-en-Laye
- Portali i Kalas së Écouen, tani Muzeu Kombëtar i Rilindjes Franceze (në mesin e shekullit të 16).
- Kulmet e kullave të Kalasë së Bonnemare.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hoffmann 1996; Pérouse de Montclos 2000, p. 19.
- ^ Blunt 1958, p. xiii.
- ^ Boudon (1999) pg. 204
- ^ Hoffmann 1996; Potié 1996, p. 23 ("Il semble probable que cette stratégie d'ascension sociale ait été préparée de longue date par Jean de L'Orme qui savait que seule la hiérarchie ecclésiastique permettrait à un fils de maître-maçon d'espérer conquérir un statut plus enviable."). Jean is the modern spelling of Jehan.
- ^ Boudon (1999) pgs. 204-205
- ^ Boudon (1999) pgs. 204-205
- ^ Boudon (1999) pg. 205