[go: up one dir, main page]

Jump to content

Shpellat Bedse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Chaitya në shpellat Bedse

Shpellat Bedse (të njohura gjithashtu si Shpellat Bedsa) janë të vendosura në Maval taluka, distrikti Pune në shtetin MaharashtraIndisë. Historia e shpellave mund të gjurmohet deri në shekullin e I p.e.s.. Gjenden dy shpella kryesore. Shpella e ruajtur më mirë është chaitya (holli i lutjeve) me stupa krahasimisht të madhe, ndërsa shpella tjetër është manastiri – vihara. Të dy shpellat përmbajnë disa skalitje megjithëse janë më pak të zbukuruara se shpellat e mëvonshme. Të dy shpellat janë të drejtuara nga lindja kështu që ato rekomandohet të vizitohen në mëngjes herët, pasi në dritën e diellit bukuria e skalitjeve përforcohet. Jashtë, në të djathtë të shpellave kryesore gjendet edhe një "stupa" e e vogël. Deri rreth vitit 1861 shpellat mirëmbaheshin rregullisht – madje edhe pikturoheshin. Këto punime bëheshin nga autoritetet vendore në mënyrë që të kënaqte oficerët britanikë që i vizitonin shpesh shpellat. Kjo ka shkaktuar humbjen e mbetjeve të suvave me muralet në të. Shpellat Bedse janë krahasimisht pak të njohura dhe pak të vizituara. Njerëzit njohin shpellat e afërta Karla dhe Bhaja por rrallë kanë dëgjuar për Shpellat Bedse. Trilogjia e shpellave (Karla - Bhaje - Bedse) në rajonin Mawal nuk mund të plotësohet pa Shpellat Bedse. Një ngjitje e lehtë nëpër shkallë të çon te shpellat. Gjithashtu pranë Shpellave Bedse gjendet katërshja e famshme e fortesave pranë digës Pawana, Lohagad, Visapur, Tung dhe Tikona. Koha më e mirë për të vizituar Shpellat Bedse është stina e shirave pasi në këtë kohë kodrat mbushen gjelbërim. Gjithashtu aty krijohen shumë ujëvara të vogla që mund të shijohen vetëm gjatë stinës së shirave. Duke qenë një nga vendet më pak të njohura, vendi nuk ka shumë turist. Shpellat Bedse mund të arrihen nga Pune nëpërmjet Kamshet-it. Kur arrihet në Kamshet Chowk, meret rruga në të majtë. Kjo rrugë shkon drejt e te fshati Bedse ku gjenden shpellat. Ato mund të arrihen gjithashtu edhe nëpërmjet rrugës Paud - Tikona Peth – Pawananagar. Një rrugë alternative është nga Somatne-Phata në autostradën Pune-Bombei NH4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]