[go: up one dir, main page]

Jump to content

Shega

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shega
noform
noform
Punica granatum
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Rendi Myrtales
Familja Punicaceae
Gjinia Punica
Lloji Punica granatum



Shega e prerë

Shega (Punica granatum, L.) është një bimë gjetherënëse nga familja Punicaceae (ose Lythraceae sipas klasifikimit APG), me origjinë nga një rajon gjeografik që shtrihet nga Irani në rajonin Himalajan të Indisë veriore, dhe e pranishme që nga kohët e lashta në Kaukazi, dhe në të gjithë rajonin e Mesdheut.

Përhapja dhe rëndësia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shega (në të dy format e saj kryesore : e egër dhe e butë), është një bimë që ka zonë relativisht të gjerë të përhapjes në botë. Ajo gjendet në Afrikën Veriore, Gadishullin Ballkanik, Spanjë, Francë, Itali, Rusi, Azi, Amerikën Veriore, sidomos në disa nga shtetet e ShBA-së, etj. Në Shqipëri ka gjetur kushte të mira për mbijetesën e vet në kushte natyrale, por edhe të kultivuara, sidomos në zona me klimë transitore. Sipas statistikës së vitit 1970 rezulton se, në Shqipëri kanë qënë të mbjella rreth 220 mijë rrënjë shege. Kështu, shega gjendet e përhapur pothuajse në gjithë zonat e vendit deri në lartësinë 840m mbi nivelin e detit, në luginat e lumenjve, në faqet me drejtim nga Jug-Lindja. Shega e egër takohet në zonën mesdhetare në të gjitha krahinat e Shqipërisë që fillon nga Vukpalaj deri në Selcë, rrëzë maleve të Bogës, Vaun e Dejës, Hajmel, rreth Malit të Velës, në kodrat e Lezhës, në Milot, gjatë luginës së Matit deri në Lis. Me pakicë gjendet në rrethin e Tiranës, të Durrësit, Elbasanit dhe të Gramshit, në Sulovë, Velagosht, luginën e Osumit, Mallakastër, ndjek Vjosën deri në Përmet, nga Shushica deri në Kuç, në Dukat të Vlorës dhe në bregun e Detit Jon deri në Himarë. Në kohët e vjetra e në vazhdim shqiptarët e kanë kultivuar shegën së bashku me kumbullën, ftoin, fikun dhe pemët e tjera, e në disa raste, shega ka qënë me e vlerësuar nga kopshtarët. Shega ka përdorim të gjerë si për veçoritë e saj ushqyese të frutave ashtu edhe për drurin e saj. Si frut për ngrënie përdoret zakonisht në formën e saj të freskët. Kokrrat (frutat e vjelura) mund të konservohen duke i ruajtur në mjedise të përshtatshme ose duke i varur në vende të përshtatshme dhe ku plotësohen parametrat për një ruajtje normale të tyre. Në Shqipëri deri tani bima e shegës është kultivuar e shpërndarë në breza mbrojtës dhe rrallë në pemëtore të veçanta. Një rrënjë shegë në kushte të favorshme të kultivimit mund të japë një rendiment mesatar prej 50–80 kg fruta. Po të shtohet këtu edhe investimi relativisht mjaft i ulët për mbjellje dhe shërbime që kërkon kjo kulture, shtohet akoma më shumë interesi për kultivimin e kësaj bime. Vlerat e saj praktike shtohen edhe nga prania e rrjedhësve estrogjene që gjenden kryesisht në frutat e shegës dhe të indeve të saj, që janë veçuar që në vitin 1879, të tilla si peletjerina, izopeletjerina, metilpeletjerina dhe pseudopeletjerina. Në laboratorë të ndryshëm është provuar eksperimentalisht se ekstraktet që nxirren nga shega ulin presionin e gjakut. Nga ana tjetër polifenolet e lëvores se shegës, frenojnë rritjen e mikrobeve te dizenterisë, ndërsa vajrat yndyrore te farërave te shegës kane veprim hormonal estogjenik.Shega ka nje efekt dhe te floket ndihmon ne daljen e saj duke u perzier me nje alkool ka nje efekt akoma me te madh te rigjenerimi dhe krijimin e folikulit te ri pasi stimulon hormonin F.S.H.

Vendi i shegës në pemëtari

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shega është një pemë frutore e rëndësishme. Ajo paraqitet si shkurre që rritet deri në 5m lartësi. Ka degë të pajisura me gjemba. Gjethet janë të përkundrejta, me formë gjatore ose heshtore me përmasa 2-8 x 0,6–2 cm. Lulet janë të kuqe me një diametër rreth 3–4 cm. Frutat janë të përmasave të ndryshme që lëvizin nga 5–18 cm diametër, në shume raste edhe më të mëdha. Ka shumë fara të mbështjella me një tul të lëngshëm të athët në të ëmbël.

Fakti që në Shqipëri gjenden mjaft shegë te egra, duke filluar nga kodrat pranë detit e deri në lartësitë mesatare mbi nivelin e detit tregon se kjo bimë gjen kushte të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e saj në gjendje te egër natyrore në Shqipëri. Aktualisht ka mjaft masive të egra në shumë kodra të Shqipërisë, sidomos në pjesën e Ultësirës e deri në pjesën Qendrore.

Avantazhet e shegës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shega është një nga drufrutoret me rendësi që ka disa karakteristika dhe paraqet disa veçori që i japin asaj përparësinë për një përhapje më të gjerë. Ajo nuk është vetëm një bimë që zë tokën dhe jep një prodhim të caktuar por ajo mund të shërbejë edhe për bashkëshoqërime, për mbjellje anës rrugës, për zbukurim, etj. Kjo bimë, krahas karakteristikave të ngjashme me drufrutoret e tjerë, paraqet edhe disa specifika :

  • Jep prodhim shumë të kënaqshëm për njësi të sipërfaqes, duke shfrytëzuar mjaft mirë vetitë prodhuese të tokës, por dhe duke zënë vetëm pak sipërfaqe për bimë, krahasuar me një numër pemësh të tjera frutore.
  • Duke pranuar një numër relativisht të lartë të bimëve për njësi të sipërfaqes, krijon kushte për një efikasitet të shfrytëzimit të tokës, nëpërmjet dhënies së rendimenteve të kënaqshme.
  • Ka vlera mjaft të mira ushqyese.
  • Ndikon në mbrojtjen e tokës nga agjentët atmosferikë, në mënyrë të veçantë nga grryerja. Kjo bimë, duke shfrytëzuar më së miri tokat e pjerrëta, lehet, etj., përveç prodhimit që jep, kryen edhe këtë shërbim shumë të vlefshëm për tokën bujqësore duke i ardhur në ndihme ruajtjes së tokës nga gërryerjet.
  • Ka një dru shumë rezistent dhe të parapëlqyer nga përpunuesit dhe mjeshtërit e gdhendjes së drurit, duke shfaqur vështirësi tek gdhendësit e drurit, por duke dhënë objekte me vlera shumë të veçanta.
  • Për vetë karakteristikat e frutit, prodhimi është i mbrojtur nga pluhurat dhe papastërti të tjera, gjë që i krijon mundësinë të kultivohet pa problem edhe në mjedise me pluhur si p.sh. anës rrugëve, në mjediset e qendrave të ndryshme të prodhimit, në afërsi të objekteve industriale, etj.
  • Preket pak nga sëmundjet dhe në përgjithësi nuk është vatër për përhapjen e sëmundjeve apo dëmtuesve të bimëve të tjera bujqësore, kërkon pak shpenzime për mbjellje dhe shërbime të tjera.
  • Shpërblen mjaft mirë shërbimet që mund ti kryhen si prashitje, kultivime, mulçerime, etj. Në përgjithësi, bima e shegës kërkon pak shpenzime për të ardhur deri tek prodhimi.
  • Shtohet me lehtësi dhe i përshtatet shumë mirë kushteve klimatike dhe tokësore mjaft të shumëllojshme.

Karakteristikat biologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njohja e karakteristikave biologjike të shegës, ashtu si edhe e çdo bime tjetër të kultivuar është një moment me mjaft rendësi. Kjo për faktin se vetëm duke njohur mirë këto veti, mund të shpjegohen procese të ndryshme që ndodhin gjatë rritjes dhe zhvillimit të saj ashtu sikurse edhe mund të merren masat e nevojshme dhe të krijohen kushte për prodhime sa më të larta dhe cilësore. Në praktikën e përditshme, merr një rëndësi të veçantë ajo që quhet periudhë vegjetative që përkon me periudhën e fuqizimit (te gjallërimit) të aktiviteteve të bimës dhe që fillojnë në pranverë dhe që përfundon në vjeshtë. Periudha e vegjetacionit fillon me bymimin e sythave dhe përfundon me rënien e gjetheve. Rritja dhe zhvillimi i shegës gjatë kësaj periudhe, është proces i dukshëm dhe intensiv që karakterizon veprimtaritë komplekse jetësore të bimës. Shega mund të fillojë të japë lule qysh në vitin e dytë dhe të tretë pas mbjelljes, por në një kuptim më real, frutifikimi fillon në vitin e 4-5-të të jetës së saj. Kjo kohëzgjatje për futjen në prodhim shfaqet sidomos kur shega shtohet me rrugë vegjetative. E shtuar me fare ajo fillon frutifikimin me vonë dhe pikërisht rreth vitit të 7-të apo 8-të pas mbjelljes. Këtu merr rëndësi të posaçme cilësia e shartimit, mënyra dhe koha e kryerjes se shërbimeve, lloji i shegës, mikroklima, si dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në prodhimin e shegës.

Në përgjithësi, shega mund të shfrytëzohet për të marrë prodhim për një periudhë prej 30-40 vjetësh. Por në saje të aftësisë së madhe për të ripërtërirë veten me anë të kamzave, në toka të mira dhe në kushte të mira agroteknike mund të jetojë dhe të japë prodhim për një periudhë edhe më të gjatë. Tek shega në përgjithësi formohen dy lloje lulesh. Një pjesë e luleve janë më të gjata, më të mëdha, në formë gati cilindrike me shtyllëza të pistilit të gjatë, që barazohet ose kalon gjatësinë e thekëve. Këto lule formohen mbi degët 1 dhe 2 vjeçare, lulëzojnë në periudhën e parë të lulëzimit (përgjithësisht gjatë muajit maj) dhe zakonisht formojnë fruta. Në numrin total të luleve, ato përbëjnë rreth 25% të tyre. Në kushte të papërshtatshme të kultivimit, numri i këtyre luleve bie mjaft e si rrjedhojë ulet edhe prodhimi që jep bima. Pjesa tjetër e luleve janë më të vogla, në forme zileje, me shtyllëza me të shkurtra, që nuk arrijnë gjatësinë e thekëve. Këto lule formohen mbi lastarët e porsaformuar, janë të vendosura në majat e këtyre lastarëve dhe të grupuara nga 3-5 së bashku. Në kushte normale, në përgjithësi këto lule nuk japin fruta. Këto lule çelin në gjysmën e dytë të periudhës së lulëzimit të shegës (që korrespondon zakonisht tek me muajin qershor). Rrallë në këto degë të reja, formohen edhe fruta, por kjo gjë varet nga disa faktorë, ku më të rëndësishmit mund të veçohen :

  • a) prodhimi mjaft i ulët i lidhur me arsye të ndryshme;
  • b) kushte të kultivimit me luhatje të mëdha;
  • c) krasitje të tepërta dhe jo të studiuara mirë.

Shpesh herë tek bima e shegës vihen re lule të ndërmjetme (në mes te këtyre dy tipeve të përmendura), por nga këto lloj lulesh në përgjithësi nuk duhet të pritet që mund të merret ndonjë prodhim. Tek lulet e shegës vihet re shpesh herë edhe fenomeni i formimit të luleve jo pjellore apo të atyre që quhen lule shterpa. Kjo vjen si pasoje e pjalmit me vitalitet të dobët që rrjedh nga difekte gjatë ndarjes se qelizave. Këto lule mund të dallohen nga ngjyra e kuqe e çelur e tyre.

Fazat fenologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me krijimin e kushteve të favorshme si: rritja e temperaturave, lagështira e nevojshme, etj., në pemë fillon lëvizja intensive e limfës, nga vendet ku ka qenë grumbulluar në fund të periudhës së vegjetacionit të një viti më parë, në drejtim të sythave. Si pasojë e ndikimit të kushteve të ambientit (si ato natyrore ashtu edhe nga shërbimet që kryen njeriu), tek shega vërehen ndryshime të mëdha sasiore dhe cilësore që shprehen me kalimin e fenofazave të ndryshme: çelja e sytheve, formimi i gjetheve dhe luleve, rritja e rrënjëve dhe lastarëve, lidhja dhe rritja e frutave, grumbullimi i lëndës organike, rënie e gjetheve, etj. Fillimi i një fenofaze konsiderohet kur së paku 25% e bimëve kanë filluar të shfaqin tiparet e kësaj fenofaze, ndërkohe që si përfundim i saj konsiderohet kur së paku 75% e tyre e kanë kalur fenofazën. Kushtet klimatike (si kthimi i temperaturave të ulëta, etj), shërbimet agroteknike dhe kundrejtimi i bimëve, kanë një ndikim në përshpejtimin apo në vonesën e kalimit të fenofazave.

Rritja e rrënjëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nisur nga rëndësia që ka për bimën si dhe nga ndikimi i rritjes së rrënjëve në zhvillimin e saj dhe në prodhim, rritja e rrënjëve konsiderohet si një fenofazë më vete. Gjatë etapave të ndryshme që kalon bima e shegës, intensiteti i rritjes së rrënjëve ndryshon. Po ashtu, ky intensitet ndryshon edhe gjatë stinëve të ndryshme brenda vitit. Tek bimët e reja, në fillim rrënja pëson një zhvillim në thellësi, me pas rritja vazhdon në drejtim thuajse horizontal. Nëse toka është përgatitur mirë dhe në përputhje me kërkesat e bimës, atëherë ajo ka mundësi të zhvillojë një sistem te fuqishëm rrënjor, që do të jete një mundësi e madhe që e gjithë bima të marrë një zhvillim të bujshëm. Zhvillimi i rrënjëve horizontalisht kthehet në formën kryesore të zhvillimit të tyre, duke kaluar degëzim pas degëzimi dhe tek bima e shegës, kurora e rrënjëve është sa 1,45 herë më e shtrirë se projeksioni i kurorës së bimës. Për zhvillimin normal të rrënjëve është e nevojshme që në tokë të ketë një temperaturë të favorshme, shkrifërim të mjaftueshëm për të pasur mundësinë e qarkullimit të ajrit dhe lagështirën e nevojshme. Nëse në tokë ka një lagështirë relative prej 75-80 %, një ajrosje të kënaqshme dhe sasitë e nevojshme të elementeve ushqyes (që i merr nga toka dhe plehërimet) dhe temperaturë optimale, atëherë bima e shegës zhvillon sistem rrënjor të fuqishëm. Zhvillimi i mirë i sistemit rrënjor varet në një shkallë të lartë edhe nga gjendja shëndetësore dhe zhvillimi i sistemit mbitokësor të bimës. Çdo veprim në kurorën e bimës shoqërohet me ndikimin e vet mbi sistemin rrënjor, ashtu siç ndodh edhe e kundërta. Dendësia e mbjelljes së bimëve, bashkëshoqërimet si dhe dëmtimi mekanik i rrënjëve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin që jep bima.

Rritja e lastarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ardhjen e pranverës (që lidhet direkt me krijimin e kushteve te përshtatshme për zhvillimin e bimës), fillon lëvizja e limfës drejt pikave të rritjes (pikërisht drejt sytheve), gjë që i jep shtysën për fillimin e vegjetacionit. “Zgjimi” i sythit vegjetativ sjell çeljen e tij duke na dhënë një filiz të ri që me vonë merr formën e lastarit. Rritja e lastarit fillon me momentin e çeljes së sythit të majës (pranverë) dhe përfundon me formimin e sythit të majës dhe formimin e unazës vjetore në bazë (vjeshtë). Zakonisht rritja e lastarit nuk bëhet e njëllojtë gjatë gjithë kësaj periudhe por kalon në tre faza:

  • a) rritja fillestare,
  • b) rritja e bujshme,
  • c) rritja e ngadaltë.

Në fazën e parë të rritjes, filizat që dalin mbi lastarët janë të pafuqishëm, me ngjyrë të zbehtë dhe të dobët, gjë që kushtëzohet nga momenti kur ndodh (sapo kanë filluar të krijohen kushtet atmosferike të përshtatshme), dhe nga gjendja e angazhimit apo veprimtarisë jetësore të bimës. Ndërsa rritja e bujshme përkon me rritjen e shpejtë dhe të fuqishme të lastarit (që mund te zgjasë 1-1,5 muaj). Gjatë kësaj faze lastari zgjatet, forcohet, merr ngjyrën karakteristike dhe trashësinë e tij. Faza tjetër quhet rritje e qetë, që konsiston në forcimin e sytheve, konsolidimin e lastarit dhe në përgatitjen për rrëzimin e gjetheve. Dëmtimi i gjetheve apo i filizave të rinj nga agjentë të ndryshëm: kimikë, atmosferikë, mekanikë, etj. shkakton një frenim të rritjes së lastarëve dhe krijon probleme jo vetëm për atë vit që ndodh ky dëmtim, por edhe për vitin pasardhës ku pasojat e këtij dëmtimi shfaqen si në pjesët vegjetative ashtu edhe në prodhimin e pritshëm, pasi siç dihet sythat diferencohen një vit më parë.

Çelja e sytheve dhe lulëzimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo është fenofaza e parë që kalon çdo pemë frutore dhe përkon me ngrohjen e motit e shoqëruar edhe me kushte të tjera të mikroklimës dhe si fillim i saj konsiderohet fryrja e sytheve që në pak ditë shoqërohet me çeljen e tyre. Në fillim hapen luspat e sythit që vjen si pasojë e bymimit apo fryrjes së vetë sytheve. Kushtet e mjedisit kanë ndikim të rëndësishëm në kohën e fillimit të fenofazës dhe në kohëzgjatjen e saj.

Çelja e luleve

Kështu i njëjti kultivar i mbjellë në kushte të ndryshme të mikroklimës, paraqet kohë të ndryshme të fillimit të fenofazes dhe kohëzgjatje gjithashtu te ndryshme. Menjëherë pas bymimit të sytheve dalin gjethet e para dhe marrin jetë lastarët që në fillim janë shumë të ndjeshëm si ndaj kushteve të mjedisit ashtu edhe ndaj veprimeve mekanike. Gradualisht me rritjen e tyre shpërthejnë sythet frutorë të cilat japin gonxhet, prej të cilave çelin lulet që tek shega paraqiten tre llojesh.

Përgatitja e fillimit të fenofazës së lidhjes së frutit është një proces që kalon në tre momente kryesore :

  • i) hapja e kurorës së lules (nga ku dalin thekët dhe pistili),
  • ii) hapja e qeskave pjalmike dhe dalja e pjalmit,
  • iii) shfaqja e sekrecionit mbi stigmë që tregon gatishmërinë e pistilit për të pranuar pjalmin. Ndërsa vetë pjalmimi është momenti kur kokrriza pjalmike me fuqi mbirëse të mirë bie mbi krezën e pistilit (edhe ajo nga ana e saj e pjekur plotësisht). Për t’u realizuar pjalmimi është e domosdoshme që kokrriza pjalmike të transportohet nga trasta pjalmike e një luleje tek kreza e pistilit të lules tjetër. Pikërisht për të realizuar këtë “transport” është e nevojshme që të ketë koshere bletësh, e në mungese të tyre ky proces realizohet nga insekte te tjera dhe/ose nga era. Në rastet kur kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, kur bletët dhe insektet e tjera nuk kanë kushte për të fluturuar në kërkim të ushqimit të tyre, dhe kur temperatura dhe lagështia e ajrit nuk janë të favorshme dhe kur kjo mund të shoqërohet me erëra të fuqishme dhe/ose reshje në formë breshëri (në kohën e pjalmimit), procesi i pjalmimit dhe për pasoje edhe i lidhjes së frutave dëmtohet mjaft. Kjo është arsyeja që në vite të tilla, sasia e frutave të lidhur (rrjedhimisht edhe prodhimi i marrë) është në nivele mjaft të ulëta.
Krijimi i frutit të shegës

Kokrriza e pjalmit që ka rënë mbi stigmatin, në kushte optimale të ndërtimit të lules (pasi ka raste të defekteve në ndërtimin e lules që bën që procesi te dështoje) dhe të kushteve të favorshme të mjedisit (lagështirë, temperaturë, shpejtësi e erës, etj), mbin duke nxjerrë tubin pjalmik i cili mban në majë dy bërthama qelizore: vegjetative dhe gjenerative. Pas një dite bërthama gjenerative ndahet në dy pjesë duke dhënë dy qeliza spermatike, ndërsa ajo vegjetative mbetet ashtu siç është. Duke u rritur me shpejtësi, tubi pjalmik arrin kavitetin e vezores në bazën e trastës embrionale ku njëra nga qelizat spermatike lidhet me oosferen (qelizën seksuale femërore), për të dhëne embrionin. Ndërkohe që bërthama tjetër gjenerative lidhet me qelizën vegjetative duke dhëne një qelizë triploide (me 3n kromozome), e cila më vonë jep endospermën e farës. Pikërisht momenti i bashkimit të qelizës mashkullore me atë femërore për të dhëne embrionin (individin) e ri quhet fekondim (pllenim), moment pas së cilit fillon rritja e vezores së shtratit lulor që përben frutin. Në periudhën e pjekjes pjalmi ka rezistencë të lartë ndaj të ftohtit, por temperaturat e ulëta veprojnë në daljen e tubit pjalmik (temperatura optimale është 20-22 °C). Nga eksperienca është vërtetuar se frutifikimi nuk është i kënaqshëm kur temperaturat e larta gjatë periudhës se para-lulëzimit (shkurt-prill), ndiqen nga temperatura relativisht të ulëta gjatë lulëzimit. Procesi i pjalmimit zgjat nga disa orë deri në disa ditë, në vartësi kryesisht te kushteve te mjedisit.

Rrëzimi i luleve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek pemët frutore është i njohur fenomeni i rrëzimit të luleve dhe frutave, por tek shega në përgjithësi vërehet më shumë rrëzimi i luleve, ndërkohë që rrëzimi i frutave ndodh në sasi dhe raste më pak të shpeshta. Shega, ashtu si edhe pemët e tjera frutore, në kushte optimale diferencon një numër te konsiderueshëm sythash frutore, por siç dihet jo të gjitha lulet e çelura arrijnë të mbahen nga pema. Bima e shegës, në vartësi të moshës së pemës, kushteve të kultivimit si dhe të faktorëve të tjerë, arrin të mbaje 17-32% të luleve të çelura.

Rrëzimi i luleve, por edhe i frutave, vjen për arsye të ndryshme, nga të cilat më të rëndësishme mund të veçojmë: ndërtim jo normal i lules, difekte në procesin e pjalmimit apo pllenimit, parametra jo të mjaftueshëm të lagështirës, lëndëve ushqyese, temperaturave të papërshtatshme, shkaqe të ndryshme meteorologjike apo patologjike. Rënia e luleve bëhet në periudha të ndryshme duke filluar nga periudha menjëherë pas lulëzimit dhe duke vazhduar deri në periudhën kur ndodh konsolidimi (lidhja e fortë) i frutave me degën.

Menjëherë pasi kokrriza pjalmike vitale ka rënë mbi krezën e pistilit, në kushte të favorshme të temperaturës, ajo fillon të nxjerrë tubin pjalmik nëpërmjet të cilit behet i mundur realizimi i procesit të pllenimit. Pas kësaj fillon procesi i ndarjes aktive të qelizave dhe kalon në rritjen e ovariumit, në mënyrë të veçantë te qeskës embrionale e cila sjell formimin e indeve të endospermës. Funksioni bazë i endospermës mbetet furnizimi i embrionit me lëndë ushquese, ndërkohë që indet e nukleusit shkatërrohen, ndërsa embrioni në fillim ka një rritje të ngadalshme, duke filluar me disa ndarje të qelizës vezë nga ku formohen disa qeliza paraprake të embrionit. Ndërsa zigota fillon të zhvillohet më tej duke marrë formën e frutit. Procesi është në përgjithësi i ndërlikuar dhe kalon nga faza e rritjes intensive në atë të rritjes graduale nëpërmjet zhvillimit spiral (me ulje-ngritje të intensitetit).

Pasi ka marrë formën e tij karakteristike, fruti i shegës fillon të rritet duke grumbulluar aty lëndët e sintetizuara. Gjatë periudhës së rritjes së frutit e tërë fuqia e bimës është drejtuar për të ndihmuar këtë proces. Njëkohësisht me rritjen, fruti merr edhe ngjyrën e formën karakteristike duke tentuar të arrijë parametrat karakteristike të llojit. Në fazën e fundit, atë të pjekjes së plotë, në frut grumbullohen në vlera më të larta sheqerërat dhe substanca të tjera karakteristike të frutit të shegës. Gjatë kësaj kohe, fruti ka marrë formën, peshën dhe ëmbëlsinë e duhur duke u pjekur.

Karakteristika të përgjithshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bima e shegës gjendet në format më kryesore që janë : e egër, e butë, majoshe dhe dekorative. Secila prej këtyre formave ka karakteristikat e veta, gjë që i bën mjaft të veçanta dhe lehtësisht të dallueshme nga njëratjetra. Në mënyrë të veçantë, lartësia e bimës, trupi, gjethet, lulet, frutat, ngjyrat, areali i përhapjes si dhe cilësia e shija e frutit janë disa nga veçoritë kryesore që i bëjnë mjaft të dallueshme këto forma. Gjethet i ka te gjelbra, të lëmuara dhe pa push, me formë vezake. Lulet i ka me madhësi që varion në 4–5 cm, me ngjyrë të kuqe të çelur, të cilat janë karakteristike të kësaj bime dhe mjaft të bukura dhe të vlerësuara nga shumë specialistë që merren me bimët dekorative të zbukurimit të ambienteve. Familja e shegëve ka të përbashkët gjethet në forme gjuhe. Duke qenë se shega bën pjesë në grupin e bimëve gjetherënëse, gjethet e saj bien në periudhën e dimrit. Kur çelin në pranverë, gjethet e majës janë të kuqërremta dhe kanë vendosje të kundërta. Sythet frutore janë të rrumbullakosura dhe dallohen nga ato vegjetative, që janë më të gjata. Druri i shegës është i ngjeshur, me ngjyrë të verdhë të çelur, në brendësi me me ngjyrë të errët. Kurora arrin 4-5m lartësi, dhe në raste të rralla mund të shkoje edhe më shumë. Meqenëse sistemi rrënjor është shumë i zhvilluar, shega e duron shumë thatësirën.

(Emri shkencor : Punica granatum L. Syn. Punica granatum var. spontaneum K. Maily). (Në anglisht : Wild Pomegranate, në italisht: Melagrano Selvatico, në rusisht: Granatnoje Djerjevo; në frëngjisht: Grenade Sauvage, në gjermanisht: Vilder Granatapfelbaum) Shega e egër gjendet në formë shkurreje shumëtrupëshe (e përbëre nga disa trungje shkurrore). Lartësia e saj ndryshon sipas vendit nga 2,5-4m. Degët dhe degëzat kanë gjemba të shumta dhe të gjata; trupi ka ngjyrë të përhimtë. Gjethet me një mesdamar të dukshëm, arrijnë deri 8 cm të gjata dhe 6-12mm të gjera. Megjithëse rritet në kushte natyrale përgjithësisht mjaft të vështira, është shumë prodhuese, ka lule të kuqe të vogla dhe frutat i rrit në madhësinë e një molle të vogël, një pjesë e të cilave çahen në kohën e parapjekjes. Duhet cilësuar se lulet, frutat dhe lëkura e rrënjëve mund të gjejnë përdorim në mjekësi. Lëngu i shegës së egër përmban 6-9 % acid citrik, që është i vlefshëm për industrinë ushqimore, etj.

(Punica granatum var. sativa K. Maily). Rritet deri 4-5,5 m lartësi dhe mund të jetë me një trung ose e përbëre prej 4-5 trupash (në vartësi të mënyrës dhe të vendit të kultivimit). Kur vjetrohet trupi kryesor, është e mundur që të hiqet dhe zëvendësohet me një fundak të dytë ose të tretë. Formojnë kurorë të rregullt, me një mbushje të plotë me gjethe, lulet i ka të mëdha, po ashtu edhe frutat, që ndryshojnë sipas llojeve. Degët i ka me të lëmuara se sa shega e egër, pa ose me gjemba shumë të vegjël. Ka prodhimtari të lartë dhe shije të mirë në konsum, si të freskët ashtu edhe në lëngje, shurup, etj.

Karakteristikat botanike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shega (te gjitha llojet e saj), ashtu si pjesa tjetër e pemëve frutore, ka kaluar nëpërmjet një rrugë mjaft te gjate te transformimit te saj derisa ka ardhur në format që njohim sot. Kjo ka kaluar nëpërmjet adaptimit te bazës trashëguese ndaj kushteve te kultivimit e, për rrjedhoje te shfaqes se tipareve fenotipike te ndryshme. Shega (Punica granatum) bën pjesë në gjininë Punica te familjes Punicaceae. Në vartësi te varietetit dhe kushteve te kultivimit pema e saj mund te jete drunore, por në përgjithësi shega futet në grupin e shkurreve.

Shega ka sistem rrënjor te zhvilluar i cili depërton në toke deri në thellësinë 3,5–4 m. Një veçori shume e shfaqur tek shega është se ajo ka aftësi te formoje shume filiza me rrënje në bazën e saj, te cilët quhen kamza. Kjo është një nga karakteristikat e kësaj bime e shprehur dukshëm dhe që ndikon mjaft në përhapjen e saj duke lehtësuar shtimin vegjetativ. Shega bën pjesë në grupin e pemëve subtropikale, dhe në përgjithësi nuk i durojnë temperaturat e ulëta ekstreme që shfaqen kryesisht në zonën malore të vendit. Por bima e shegës ka shumë degëzime dhe një sistem rrënjor shumë të fuqishëm që i lejon kësaj kulture një përhapje kaq të gjerë dhe mbijetese edhe në kushte krahasimisht mjaft të vështira. Nëpër lastarët e shumicës se kultivarëve te shegës ka gjemba shpues.

Bima e shegës ka aftësi që te lëshoje fundake. Kjo e bën atë të shtohet me lehtësi, sepse fundaket zëvendësojnë bimën vazhdimisht kur plaket. Është kjo arsyeja që shega jeton gjate, 50-60 vjet. Madhësia e kurorës se shegës ndikohet mjaft nga kultivari, në përgjithësi ajo arrin në lartësitë skajore të shkurreve. Kurora e disa kultivarëve te shegës, në kushte te mira te kultivimit, mund te arrije në 4,5–5 m dhe më shumë. Degët e reja, një dhe dyvjeçare të shegës kanë ngjyrë të gjelbër në gri, kurse më të vjetrat marrin ngjyrë kafe në gri. Këto, bashkë me lulet, janë pjesët më të ndjeshme ndaj të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Në përgjithësi gjethet janë te vogla, me forme te zgjatur eliptike ; me ngjyre te gjelbër te erret nga pjesa e sipërme, ndërsa kanë ngjyrë më të çelur në pjesën e poshtme. Në stinën e pranverës, kur është edhe fillimi i vegjetacionit, gjethet kane ngjyrë të kuqërremte. Sythat vegjetative janë të hollë dhe të zgjatur, kurse sythet frutor janë krahasimisht me te shkurtër dhe te rrumbullakosur. Lulet janë dy seksore, me forme te rregullt, te vendosura një nga një në pjesët e sipërme te degëzave te grupuara nga 3-5 sebashku. Bishti i luleve te shegës (tek të dy llojet e luleve) në përgjithësi është i shkurtër. Kupa është e forte në forme tubore dhe mjaft e bukur. Bima e shegës është me pllenim të kryqëzuar e cila çel zakonisht në muajin maj dhe në disa kultivarë vazhdon çeljen e luleve edhe në muajin gusht. Lulet janë te kuqe me një diametër që shkon rreth 3–4 cm, por gjithmonë madhësia e luleve është e ndryshme në vartësi te llojit te shegës. Zakonisht frutat janë te përmasave që lëvizin nga 5 deri në 18 cm diametër, por në shume raste këto përmasa kalohen, dhe janë më të mëdha, sidomos në kultivarët majahoshe. Në brendësi ka shumë fara të cilat janë të mbështjella me një tul te lëngshëm te athet tek te egrat që vjen duke u ëmbëlsuar tek majahoshet dhe është i ëmbël tek te butat. Frutat e shegës piqen gjatë muajit shtator - tetor për shegën e butë dhe tetor - nëntor për shegën e egër. Fruti i shegës së butë peshon 500-800 g ndërsa ai i shegës se egër zakonisht lëviz nga 50 deri në 350 g. Në përgjithësi frutat e shegëve majahoshe janë më të mëdha se sa ato të buta dhe mund te peshojnë deri në 1 kg, madje edhe me shume. Shega ka lëkure te lëmuar, me trashësi te ndryshme dhe që në maje formon disa dhembeza te gjate. Kokrrat janë te vendosura me një forme mjaft te veçante dhe te ndara në dhomëza, te cilat ndahen nga njëra tjetra me cipa që janë pjesë e lëvores se shegës. Në tipe te ndryshme, cipa është e ndryshme persa i takon trashësisë, ndërkohe që ngjyra në përgjithësi është e bardhe në ngjyre qumështi deri në te verdhe. Lulja ka një pistil te trashe që përfundon me bark, ndërsa theket janë te shumte në numër, te kapura nga ana e brendshme e kupës se lules. Kurora ka ngjyre te kuqe, ose edhe te zbardhur në te verdhe, që është karakteristike e llojit, kushteve te mjedisit dhe agrofondit te përdorur në kultivimin e saj. Fruti në përgjithësi ka forme te rrubullakosur, shpesh here i shtypur në dy anët (nga kupa dhe bishti). Disa here fruti paraqitet me brinje jo shume te theksuar (tek disa varietete me shume) dhe te pajisur me kupën e lules e cila nuk bie. Fruti i shegës se egër peshon zakonisht 50 - 100 g, por mund te arrije deri në 370 g, fruti i shegës se bute 500 - 750 g, ndërsa ai i shegës majahoshe 600 - 1000 g e në disa raste edhe me shume në vartësi te varietetit dhe kushteve te kultivimit. Frutat e shegës në përgjithësi kane lëkure te trashe, te lëmuar dhe në maje formojnë disa dhëmbëza te gjate. Kokrrat i ka me ngjyre te kuqe te mbështjella me cipa te bardha te holla dhe janë te vendosura radhazi. Ngjyra e lëkurës se frutit në përgjithësi është tipar i llojit te shegës, dhe mund te jete e verdhe e hapur deri në te gjelbër te verdhe, e cila nga sipër (andej nga e shikojnë direkt rrezet e diellit) ngjyroset me te kuqe te zbehte deri në te theksuar. Nga brenda fruti është i ndare në 6 - 12 fole ose dhomëza (kjo për te gjitha llojet e shegëve). Në vartësi te zonës se kultivimit këto ndarje njihen me emrin gjel, ndarje, dhomëz, verige, etj. Ato mbulohen me një cipë të hollë si perde me ngjyre krem. Në një frut shege gjenden deri në 1200 fara. Raporti i lëngut me farat është veçori varietore dhe përben një tregues mjaft te rëndësishëm në vlerësimin e tyre. Bërthamëza e kokrrës se shegës është drunore dhe zë përqindje te ndryshme në tërësinë e kokrrës. Lëngu nga ana tjetër, ka përmbajtje te ndryshme që varet shume nga lloji (i egër, majahosh apo i bute), kultivari, kushtet e kultivimit, etj. Qe te dyja këto (si përqindja e bërthamës ashtu edhe përmbajtja e lëngut), janë parametra te rëndësishëm që përdoren në klasifikimin e tyre.

Përshkrimi i bimës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bima e shegës (ashtu si edhe te gjithë pemët e tjera) ndahet në dy pjesë kryesore : a) nëntokësore dhe b) mbitokësore. Këto janë pjesë përbërëse te bimës, që kryejnë funksione te ndryshme pa te cilat është e pamundur që ajo te realizoje veprimtarinë e saj jetësore. Duke qene një organizëm kompleks dhe shumefunksional (rritje, zhvillim, riprodhim), tek bima janë fiksuar marrëdhënie te tilla që ndihmojnë në realizimin sa me te mire te proceseve fiziologjike. Te dyja pjesët : si ajo nëntokësore ashtu edhe ajo mbitokësore janë te përbëre nga disa pjesë që i quajmë organe. Vete pjesa nëntokësore ndahet në dy organe përbërëse që janë : 1) rrënja dhe 2) qafa e rrënjës. Ndërkohe që pjesa mbitokësore ndahet edhe ajo në dy njësi : 1) vegjetative dhe 2) riprodhuese. Pjesa vegjetative përbehet nga i) trungu, ii) degët, iii) gjethet, ndërsa pjesa riprodhuese përbehet nga i) lulet dhe ii) frutat. Është e kuptueshme që bima funksionon si një e tere dhe ndarja e paraqitur është kryesisht dhe në mënyre te veçante për efektin e te kuptuarit sa me te mire te pjesëve dhe funksioneve te tyre për bimën.

Si për gjithë kulturat e tjera frutore. Nëpërmjet rrënjës shega arrin te realizoje disa funksione te saj jetësore apo kryesore. Këto procese mund te përmblidhen në :

  • a) furnizon bimën me ujë dhe lendet minerale që i merr në toke
  • b) mban bimën te lidhur në toke
  • c) kryen funksionin e “magazinës për lendet rezerve te bimës.

Ndërkohe që rrënja e shegës kryen edhe një sere funksionesh te tjera ndihmese por mjaft te rëndësishme për bimën si :

  • a) ndihmon në metabolizmin e azotit si një element kryesor jetësor
  • b) arrin te sintetizoje proteina (enzima) te nevojshme për bimën
  • c) nxjerr në mjedisin tokësor lende organike te cilat ndikojnë në zhvillimin e mikroorganizmave
  • d) ndikon në procesin oksidoreduktues që ndodh në gjethe
  • etj.

Pavarësisht nga lloji i shegës, ato zhvillojnë një sistem rrënjor xhufkor që ka për tendence shtrirjen e tij në një sipërfaqe te konsiderueshme. Megjithe shtrirjen e vet horizontale, rrënja e shegës mund te arrije thellësi te konsiderueshme që shkojnë deri në 3,5 m nga sipërfaqja e tokës. Sipas mënyrës se shtimit te shegës shfaqen edhe rrënjët e para, te cilat mund te jene me prejardhje nga fara (embrionale), ose me prejardhje nga pjesët vegjetative (primare). Nisur nga shfaqja e bipolaritetit te embrionit bimor, pas mbirjes se farës fillojnë te zhvillohen miniaturat e organeve te ardhshme te bimës në dy drejtime : lart lastari, kurse poshtë rrënja. Në muajt e pare pas mbirjes, rrënja parësore merr drejtimin e saj te rritjes vertikalisht poshtë, e cila vishet me degëzime te rrënjëve anësore. Fenomeni i drejtimit te rrënjëve vertikalisht poshtë shfaqet kryesisht në muajt e pare pas mbirjes se farës, sepse me pas në vartësi te cilësisë se përgatitjes se terrenit tokësor, ato fillojnë te marrin edhe drejtim horizontal. Kjo i ndihmon ato që te shpërndahen në gjithë hapësirën rreth filizit te ri duke formuar kurorën e vet rrënjore. Po te shikohen me me hollësi, rrënjët mund te ndahen në pjesë te tjera me te detajuara te cilat ndryshojnë. Me konkretisht, tek sistemi rrënjor i shegës (ashtu si edhe tek pemët e tjera frutore) dallohen tipet e rrënjëve :

  • 1. kryesore (skeletore) ose përcjellëse
  • 2. rrënjët ndërmjetëse
  • 3. rrënjët rritëse
  • 4. rrënjët thithëse.

Rrënjët me aktive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë ato që quhen ndryshe edhe rrënjët thithëse apo rrënjët ushqyese. Ato janë zakonisht shume te holla me ngjyre te bardhe dhe te shkurtra. Ato kane funksionin primar te thithjes nga toka te ujit, lendeve minerale, acidin karbonik dhe te sintetizojnë lende organo-minerale. Ky tip rrënjësh karakterizohet, në përgjithësi nga një aktivitet i larte fiziologjik dhe rritet gjate periudhës pranverevjeshte. Pikërisht gjate kësaj periudhe arrin te formohet me shume se 90 % e gjithë rrënjëve veshëse te bimës. Në vartësi te moshës se bimës dhe te kushteve te rritjes, gjatësia e këtyre rrënjëve mund te kape gjatësi te konsiderueshme. Zakonisht këto tipe rrënjësh nuk japin degëzime sekondare, janë te pajisura me qime thithëse dhe kane një jete te shkurtër qe shkon deri ne një muaj.

Rrënjët rritëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto tip rrënjësh kane një strukture primare me ngjyre te bardhe dhe kane veti te theksuara rritëse. Funksioni i tyre kryesor është që te eksplorojnë pjesë te reja toke, duke depërtuar në hapësirat mekanike te saj, duke prodhuar degëzime anësore te rrënjëve. Këto rrënjë kane funksione shume jetësore për rritjen e sistemit rrënjor në tërësi, për rrjedhoje edhe te bimës. Pas një periudhe te rritjes, këto rrënjë fillojnë gradualisht te ndryshojnë paraqitjen dhe funksionet e tyre, duke u shoqëruar me marrjen përsipër te kryerjes se funksioneve te tjera (te ngjashme me tipet e tjera te rrënjëve). Ndërkohe që një pjesë tjetër e këtyre rrënjëve, me kalimin e kohës, fillojnë te humbin funksionet jetësore normale duke u atrofizuar.

Rrënjët ndërmjetëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto rrënjë kane një strukture parësore me ngjyre kafe, portokalle. Ato zakonisht kryejnë funksionin e rritjes kur janë duke u shndërruar në strukturën e dyte, në atë te rrënjëve përçuese. Përgjithësisht prania e këtyre rrënjëve është tregues i vlerësimit te fazave te rritjes se rrënjës dhe tregon se sistemi rrënjor mbetet aktiv në periudhën e dhëne. Gjate ciklit jetësor te bimës, në çdo kohe ka rrënjë ndërmjetëse, por në sezonin pranverevjeshte, rrënjët ndërmjetëse shfaqen në një shkalle me te gjere, janë me aktive dhe realizojnë një volum me te madh te shkëmbimit te lendeve (përkatësisht te përcjelljes se tyre) dhe te kalimit te tyre në rrënjë përçuese.

Rrënjët përcjellëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrënjët përcjellëse janë rrënjë te strukturës dytësore te cilat zakonisht formohen prej rrënjëve rrënjëve rritëse, te cilave u atrofizohet lëvorja primare, ndërsa lëvorja tjetër i lejon që te trashen dhe te zgjatohen çdo vit. Funksioni i tyre kryesor është përcjellja e lëngjeve te nevojshme për në trupin e bimës. Tek kjo pjesë mund te futet edhe qafa e rrënjës e cila është pika lidhëse ndërmjet trungut dhe rrënjës se bimës. Nga praktika është pare që rrënjët nuk e ndërpresin aktivitetin e rritjes se tyre as në dimer, me përjashtim te rasteve kur ato janë te mbuluara për një kohe te gjate me ujë, kur temperaturat janë shume te ulëta. Apo në rastet ekstreme te temperaturave shume te ulëta. Rrënjët janë organi i pare që “teston” mbërritjen e periudhës me temperatura te stabilizuara dhe te mundësisë për te rifilluar aktivitetin jetësor intensiv te bimës. Tashme është i njohur përdorimi i treguesit 10 °C i temperaturës se tokës në thellësinë 10 cm, si tregues i fillimit te aktivitetit intensiv te vegjetacionit te bimës, ku padyshim rrënja është testuesi i këtij pragu. Në ketë kuptim, funksionet dhe rëndësia e rrënjës për bimën është shumëdimensional dhe i pazëvendësueshëm.

Diferencimi i sytheve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimi i shegës (që përben qëllimin e kultivimit), varet në një shkalle te larte nga raporti i sythave : frutore dhe vegjetative. Në fazën e pare te formimit te tyre sythat nuk dallohen, por shume shpejt tek ata fillon procesi i diferencimit që bën te mundur marrjen e formës dhe te strukturës se sythit. Vete sythi në fillimin e diferencimit te tij mund te konsiderohet si një miniature e një degëze : aty mund te dallohen ndernyjet, etj. Procesi i diferencimit te sythave ndodh një vit me pare, në një periudhe mjaft te ngarkuar për bimën (që përkon me periudhën qershor - shtator). Gjendja e lendeve ushqyese në peme luan një rol mjaft te madh në diferencimin e sythave dhe kjo ka ndikimin e saj direkt në prodhimin e vitit te ardhshëm. Kushtet klimatike, niveli i elementeve ushqyes në toke, gjendja e shkrifërimit te tokës, raportet lagështire e nevojshme - ajrim optimal, si dhe faktorë te tjerë Janë vendimtare në kryerjen e një procesi sa me te plate dhe normal te diferencimit te sythave. Sythat lulore kalojnë një proces pak me te gjate dhe te komplikuar krahasuar me ato te sythave vegjetative. Megjithatë, që te dyja kalojnë nëpërmjet transformimeve biokimike, fiziologjike dhe morfologjike që bëjnë te mundur përgatitjen e tyre për te çelur në pranverën e ardhshme. Pjekja e indeve Grumbullimi i lendes organike në bime, pjekja e indeve dhe rrëzimi i gjetheve përbejnë fenofazën e fundit që kalon bima gjate një cikli njëvjeçar te jetës se saj. Në peme fillojnë te grumbullohen rezervat e asimilateve, ndërkohe që depozitohen në formën e amidonit, hemicelulozes, yndyrnave dhe lendeve te tjera. Lastarët fillojnë te humbasin lagështirën e larte që përmbanin duke u drunjëzuar dhe forcuar akoma me tej, duke marre formën dhe paraqitjen karakteristike te gatshëm për te pritur sezonin e qetësisë relative. Janë një sere faktorësh që kane ndikimin e tyre në kohen dhe cilësinë e pjekjes se indeve : plehërimi i njëanshëm azotik, pranvera e vone, krasitjet e pastudiuara, si dhe faktorë te tjerë patologjike apo mekanike. Nëse këta faktorë do te jene dominues nuk krijojnë mundësinë për te pasur një pjekje në kohe dhe sipas parametrave normale, gjë që do te reflektohet në prodhimin e vitit pasardhës. Rritja vegjetative e gjithë organeve ngadalësohet duke shkuar gradualisht drejt ndalimit te këtij procesi. Rrënjët aktive vazhdojnë te thithin lendet ushqyese dhe te transformojnë azotin e asimiluar në lende organike. Në gjethet pakësohet sasia e klorofilit, dhe vete indet e pemës tërheqin prej tyre sasi te sheqererave dhe te lendeve te tjera. Lëvoret e degëve mbulohen me një shtrese te holle tapezimi e cila i mbron ato nga veprimet atmosferike në periudhën e dimrit. Në ketë periudhe frymëmarrja dhe transpirimi i ujit kapin parametrat me te ulet.

Kërkesat ekologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bima e shegës në përgjithësi preferon klime te ngrohte. Për ketë arsye ajo ka gjetur kushte te mira kultivimi në vendin tone, kryesisht në zonën e ullirit. Kërkesat për temperatura janë pothuajse te ngjashme me ato te bimës se fikut. Temperaturat me te ulëta se -15 °C dëmtojnë drurin shumëvjeçar dhe kur ajo arrin në -18 °C deri në -20 °C mund te dëmtohet totalisht. Shega i duron thatësisë dhe temperaturave te larta, në përgjithësi me shume se kulturat e tjera frutore që kultivohen në vendin tone. Shega rritet mire në zonën e ullirit në lartësinë 400–700 m mbi nivelin e detit. Klima subtropikale i përshtatet me se miri zhvillimit dhe prodhimit normal te saj. Kufiri i rritjes dhe përhapjes se saj në vendin tone fillon nga zona bregdetare, vazhdon në pjesën e brendshme në Gjirokastër, Tepelene, Përmet, ngjitet me lart në Berat, Mallakastër, Elbasan ; vazhdon në zonën e Tiranes, Fushe-Krujës, Matit, Milotit, Lezhës, e deri në Shkodër. Duron temperaturën -15 °C ; në -18 °C deri -20 °C perna dëmtohet. Shega, në kushte agroteknike te mira dhe me lagështi normale, jep prodhim te bollshëm, 50–60 kg fruta për rrënjë. Nëse marrim në konsiderate një dendësi normale prej 1 mije bimë/ha, prodhimi i mundshëm prej 50 ton/ha është i konsiderueshëm dhe nxitës për çdo fermer për te futur në praktiken e vet bujqësore edhe bimën e shegës, si një oportunitet bujqësor dhe një mundësi për te siguruar te ardhura te konsiderueshme.

Tokat me te mira për shegën janë ato ranore-argjilore ose argjilore-ranore me përbërje gurishtore, pjellore dhe te përshkueshme. Tokat me strukture mekanike mesatare janë mjaft te përshtatshme. Ato mund te kultivohen edhe në toka me te varfera ranore, në brigjet e lumenjve ose në toka argjilore te kodrinave. Tokat me përmbajtje gëlqerore janë shume te përshtatshme për kultivimin e shegës, pasi në këto lloj tokash bima gjen kushtet që preferon. Shega preferon toka ranore-argjilore, sepse në toka te tilla rritet, zhvillohet dhe prodhon mire kur kjo shoqërohet edhe me shërbimet e rregullta agroteknike. Megjithatë, bima e shegës rritet edhe në toka te lehta, apo te renda, midis gurëve e shkëmbinjve, në toka alkaline etj. ; natyrisht, në këto kushte cilësia e frutave nuk është aq e mire dhe prodhimi i marre nuk është i kënaqshëm. Në zonat kodrinore-malore mund te kultivohet edhe në vende te thata e pa ujë. Toka duhet te pastrohet vazhdimisht nga shkurret dhe te përgatitet mire, sipas kushteve agroteknike, për sigurimin e nevojshëm te lagështisë e te ushqimit. Shega e bute, përveçse në toka te tarracuara apo pemëtore te rregullta, mbillet në qoshet e mureve te oborreve e kopshteve familjare. Kurse bimësia e shegës se egër gjendet me shume në shtretërit e vjetër te lumenjve, në grykat e përrenjve dhe në kodrina. Shegët e egra shërbejnë me mire si mbrojtëse te tokës kundër gërryerjes ; në ketë rast mund te mbillen në sistemin kanal, duke përdorur 600-1200 fidanë për hektarë. Duke qene se në luginat e lumejve tokat janë aluvionale, del se ato janë shume te favorshme për kultivimin e shegës, pasi në përgjithësi këto kane edhe përmbajtje gëlqerore dhe ofrojnë shumicën e parametrave te kërkuar për një kultivim te suksesshëm te kësaj perne frutore.

Elementet ushqyese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek shega, ashtu si edhe tek bimët e tjera, elementet minerale kane një rendest vendimtare në proceset biokimike për formimin e lendes organike. Këto elemente mund te gjenden në sasitë e nevojshme në toke, par në përgjithësi vërehet fenomeni i mungesës se tyre (gjendje në sasi te pamjaftueshme në toke), gjë që shfaqet në anën e jashtme dhe në gjendjen e bimës. Kur këta elemente janë në toke në sasi me te paket se sa kërkon bima, atëherë vërehen çrregullime që lëne gjurme në gjithë pemën, por në mënyre te veçante në kurorën e bimës dhe në organet riprodhuese. Një koncept baze në te kuptuarit e rëndësisë se elementeve minerale në jetën e bimës është : pavarësisht se ato studiohen një nga një dhe jepen konsiderata për secilin prej tyre, në te vërtete veprimi dhe efekti i tyre real është në kompleks. P.sh. edhe po te ketë sasira te mjaftueshme (mbase edhe me te rritura se nevojat e bimës) në azot dhe potas, nëse mungon fosfori në sasinë e nevojshme, tek bima shfaqen çrregullime qofte në rritjen e saj ashtu edhe në treguesit e prodhimit. E njëjta gjë mund te thuhet edhe për mungesën e dy elementeve te tjerë dhe te disa mikroelementeve kryesore. Janë një sere elementesh ushqyes për te cilat bima e shegës ka shume nevoje dhe në mungesën e te cilave paraqet probleme nga me te ndryshmet. Meqenëse jemi te interesuar në një prodhim sa me cilësor dhe sa me te larte, duhet që te njihen kërkesat e shegës ndaj këtyre elementeve dhe te merren masat për plotësimin e tyre në toke.

Ky është i njohur si elementi kimik me i rëndësishëm që ndikon në rritjen e bimës por edhe në prodhimin e saj. Kur ka mungesa te këtij elementi në toke, por edhe në rastet kur ai gjendet (apo hidhet) në sasi te mëdha, sjell çrregullime me pasoja për bimën dhe prodhimin, ndaj dhe konsiderohet si elementi rregullator i rritjes dhe frutifikimit. Kjo është e lidhur me pjesëmarrjen e azotit në formimin e aminoacideve, albuminave, klorofiles, etj. Duke qene se azoti ndodhet si në indet meristematike ashtu edhe në ato riprodhuese, ndikon në krijimin e një kurore normale dhe te një sipërfaqe gjethore te nevojshme dhe për pasoje edhe në formimin (sintetizimin) e lendes organike. Prania e këtij elementi në sasinë e nevojshme, ndikon direkt në rritjen e prodhimit, shtimin e sasisë dhe te cilësisë se frutave, rritjes se madhësisë se tyre, pakëson rrëzimin e luleve dhe ndihmon në diferencimin e sythave. Mungesa e azotit jep menjëherë efektet e saj : gjethet në pranvere kane ngjyre te gjelbert te zbehte deri në te verdhe, lulet rrezohen në përqindje te rritur, frutat mbeten te vegjël, lastarët nuk zhvillohen sa duhet, gjethet bien para kohe në vjeshte, etj. Ndërkohe që edhe teprica shkakton rritje te bujshme (pa pasur rezistencën e nevojshme), frutifikim te vonshëm, mospjekje te frutave, etj. Kultivuesit e shegës duhet te bëjnë analizat e tokës (por mund te bëjnë edhe analizën gjethore), dhe nga kjo te nxjerrin nevojën për te plehëruar me pleh azotik. Plotësimi i nevojave te bimës me ketë element ka ndikim në jetëgjatësinë e pemëtores, prodhimin e marre si dhe në efektivitetin e kultivimit.

Edhe ky është njëri nga elementet me te rëndësishëm për bimën e shegës, pasi ndikon në përvetësimin e lendes organike, te frymëmarrjes, etj. Po ashtu, fosfori është element që merr pjesë në përbërjen e proteinave dhe te acidit nukleik në brendësi te bërthamës se qelizave. Fosfori ndikon në diferencimin e frutave, në rritjen harmonike (te balancuar) te himes, në frymëmarrje dhe në lëvizjen e karbohidrateve. Bima e shegës ka mundësi t’a thithe nga toka në formën e lire, por edhe në formën e lidhur (pasi rrënjët e shegës çlirojnë enzima që i tretin këto lidhje), për pasoje në përgjithësi nuk vërehen raste te shpeshta te mungesës se këtij elementi tek bimët. Nëse mungon ky element, tek pemët ndodhin çrregullime që shprehen tek kurora jo e rregullt, në uljen e ritmeve te rritjes, në sasinë dhe sidomos në cilësinë e frutave. Është vendimtare që kultivuesit e shegës te marrin masat e duhura që ky element te mos mungoje në tokë, në të kundërt efektiviteti dhe rendimenti i shegës janë të kompromentuara.

Megjithëse nuk merr pjesë direkt në ndërtimin e lëndës (si azoti dhe fosfati), ka një rol në shndërrimin e lëndëve, grumbullimin e karbohidrateve dhe transformimin e atyre të thjeshtë në të përbërë, në rritjen e lastarëve dhe të frutave, në cilësinë e prodhimit, etj. Ai merr pjesë në ndërtimin e indeve qelizore dhe në ruajtjen e regjimit ujor në bimë, ndikon në rritjen e rezistencës se bimës ndaj sëmundjeve dhe faktorëve të disfavorshëm klimatike. Ndikim me rendësi ka potasi në rregullimin e regjimit ujor dhe në mosrrëzimin e frutave në kushte relativisht të disfavorshme të kultivimit. Po ashtu, ky element ndikon në cilësinë e frutave dhe në rezistencën e tyre pas vjeljes, në periudhën e ruajtjes së tyre. Në mungese të potasit, tek periferia e gjetheve të bazës vërehen njolla të ndritshme klorotike, që më vonë bëhen të errëta dhe nekrotizohen duke sjellë edhe një përdredhje të anës së gjetheve dhe në raste të mungesës së theksuar mund të shfaqen edhe tharje të majës se lastarëve. Si shenjë e parë e pamjaftueshmërisë së elementit potas në tokë është shfaqja e vyshkjes së lehtë dhe një frenim relativ i rritjes së bimës. Mikroelementet, si për të gjithë pemët e tjera frutore, edhe për bimën e shegës mikroelementët kanë rëndësi shumë vendimtare dhe ndikim te madh në vegjetacionin dhe riprodhimin e saj. Janë një sërë elementësh që përfshihen në listën e elementëve për të cilët, megjithëse bima ka nevojë për sasira relativisht të vogla, kanë rëndësi të madhe për rritjen dhe zhvillimin. Shumica e tyre kanë ndikim në përvetësimin e mirë të elementëve të tjerë, në ecurinë normale të procesit të fotosintezës dhe të sasisë dhe cilësisë së prodhimit. Në vijim trajtohet vetëm pjesa më e rëndësishme e mikroelementëve të nevojshëm për shegën, pa mohuar faktin se ka edhe të tjerë elementë kimike që kanë rëndësi për prodhimin e shegës, por që në përgjithësi ato gjenden në sasinë e nevojshme në tokat ku kultivohet shega.

Është një element me rendësi për rritjen dhe zhvillimin e bimës se shegës. Ky element ndikon në rritjen në gjatësi, në ndarjen e qelizave dhe në arritjen e madhësisë normale të tyre, në qëndrueshmërinë e drurit dhe në rezistencën e rrënjëve, sidomos në rastet kur ato janë në terrene të papërshtatshme. Ashtu si edhe elementet e tjerë kimike të nevojshëm për bimën, edhe kalçiumi duhet të jetë në një përqendrim normal në tokë, përndryshe si mungesa ashtu edhe teprica e tij shkaktojnë dëme tek bima e shegës. Në rastet e mungesës vihet re ulje e rezistencës se sistemit rrënjor, shqyerje e degëve, çrregullime në qarkullimin e ujit, etj. Ndërsa tepricat e tij shkaktojnë dëmtime te ngjashme me ato të tepricës se azotit.

Magnezi, hekuri, zinku, bori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këta janë katër elementë të tjerë që kanë mjaft rendësi në rritjen, zhvillimin dhe në dhënien e prodhimit nga bima e shegës. Secili nga këta elementë, në veçanti dhe të gjithë së bashku, kanë ndikim në zhvillimin normal të proceseve të fotosintezës, lëvizjes së lëndëve në bimë dhe të përvetësimit normal të elementeve të përmendur me lart. Në kushtet që paraqesin tokat e vendit tonë, në ato sipërfaqe ku kultivohet apo mund të shtrihet kultivimi i shegës, në përgjithësi mund të thuhet se bima mund të gjejë sasitë e nevojshme të këtyre elementeve ushqyes. Në rastet kur këta mund të jenë në sasira të pamjaftueshme, tek bima shfaqen shenja të zverdhjes para kohe të gjetheve, njolla albinë në lastarë të rinj, ulje e rezistencës, etj. Për të stabilizuar gjendjen mund të ndërhyhet me spërkatje gjethore apo me injektim në trup të mikroelementit (apo mikroelementeve) që mungon, pasi është përcaktuar mungesa e tij nëpërmjet analizave të specializuara.

Ushqimi i bimëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjithë elementet e cituar më lart, ashtu si edhe të tjerë më pak të rëndësishëm, bima e shegës duhet ti gjejë në tokë dhe nëpërmjet sistemit të saj rrënjor t’i thithë në brendësi, për t’i përfshirë në proceset e metabolizmit që zhvillohen në trupin e saj. Me qëllim që të arrihet një përvetësim sa më i mirë i këtyre elementeve, është e nevojshme që ata jo vetëm të gjenden në tokë, por të jenë në formë të asimilueshme nga bima. Nga tërësia e reaksioneve (bashkimeve dhe shperbashkimeve) që ndodhin në toke (në veçanti ato që ndodhin në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimës), krijohen jone të cilat bima nëpërmjet rrënjëve thithëse i tërheq, duke i përfshirë më pas në proceset e saj jetësore. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se ambienti në zonën e rrënjëve të bimës duhet të ketë elementet e rëndësishëm në parametra sa me optimalë, përqendrimi i tyre të jetë në vlera sa më të pranueshme për bimën. Përveç se me plehërimin kimik dhe me sasitë që ka vetë toka, mundësi tjetër (bile mënyra me e mirë) për të shtuar elementët kimikë në tokë është plehërimi me pleh organik. Duke qënë pleh kompleks me parametra që rrisin sasinë e elementëve kimikë tek rrënja e bimës, plehu organik shërben në mënyre shumë të konsiderueshme në përmirësimin e cilësive të tokës, aftësisë ujëmbajtëse dhe të ajrimit. Kjo do të thotë që plehërimi organik është shumë i nevojshëm. Ai duhet të bëhet që në përgatitjen për mbjellje, por në mënyrë të veçantë në periudhën e vegjetacionit (duke përdorur lëngun e plehut). Kjo gjë do të ketë një ndikim shumë pozitiv jo vetëm në prodhimin e vitit, por edhe në rritjen vegjetative të bimës së shegës. Por, është e mundur që tek shega të praktikohet edhe plehërimi i gjelbër, siç është praktikë e njohur edhe për pemë të tjera frutore. Kjo konsiston në përmbysjen e bimëve të ndryshme (kryesisht bishtajore, si batha, etj), të cilat shërbejnë për shtimin e lëndës organike në toke, shkrifërimin e saj, si dhe ndikojnë në ruajtjen e lagështirës.

Shega është një nga pemët frutore, për shtimin e se cilës mund të aplikohen disa mënyra të shtimit. Kështu, shega mund të shtohet me fara, copa e shpatulla, kamza ose fundake (thithakë) dhe përpaja. Secila nga mënyrat e shtimit të shegës paraqet avantazhet dhe disavantazhet e veta. Duhet thënë që në fillim se ndonjëra nga mundësitë e shtimit të shegës mund të përdoret në kushte specifike, pra në secilin rast duhet të përdoret ajo që është më e përshtatshme.

Behet për te krijuar lloje te reja, me prodhueshmëri me te larte e me qëndrueshmëri me te madhe ndaj te ftohtit dhe me karakteristika te tjera te dëshirueshme, te cilat mund te fiksohen tek bima e shegës nëpërmjet mbjelljes me fare dhe shartimeve. Farat për mbjellje nxirren nga frutat me te shëndosha (pa sëmundje) e te pastra dhe me te shëndetshmet, te cilat lihen në peme që te piqen mire biologjikisht. Shtrydhen kokerrzat pa dëmtuar farën, se cilës i hiqet tuli i mbështjelle që i mbetet. Fara e pastruar, pasi lahet dhe thahet në hije, vendoset në qeska garze dhe ruhet në vende te freskëta derisa te mbillet. Mbjellja behet në pranvere, në ngastra te përgatitura mire (ashtu siç veprohet për farishtet e pemëve te tjera frutore), në arka te vogla, te cekëta ose në saksi te vogla. Fara mbillet në rreshta me largësi 20 cm njëri nga tjetri ; në një vije te thelle 3 – 4 cm hidhet rëre, pastaj fara e mbi te pleh i imët e pak dhe. Shërbimet në farishte bëhen njëlloj si për farërat e tjera te imta, duke filluar me kujdesin për mbajtjen e një lagështire te nevojshme në toke, pastrimin e barishteve te keqja, plehërimet plotësuese, etj (këto do te shpjegohen me në gjerësi në vijim). Në vjeshte fidanat shkulen : ato që janë te shëndosha, me sistem rrënjor te fuqishëm (mbi 20–30 cm gjatësi) dhe me trup te gjate (mbi 50 cm gjatësi te trupit), mund te mbillen në vendin e përhershëm. Kurse ato që janë me te dobëta duhet te mbeten përsëri në fidanishte ose te hidhen si te papërshtatshme. Pra, zgjidhen filiza te rritur në një stine, shkulen dhe mbillen në fidanishte 1 x 1,5 m, ku lihen derisa te bien në frutë. Është me rendësi te thuhet se duhet te plotësojnë standardet e fidanit, qofte si filiza te drejte, trashësi te caktuar, ashtu edhe te padëmtuar mekanikisht apo nga sëmundje a dëmtues te ndryshëm.

Me copa e shpatulla

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është rruga me e zakonshme e shtimit te shegës. Copat merren nga llojet e caktuara, te etiketuara për ketë qellim që me përpara për te mos i ngatërruar. Për te marre kalema, është mire që, në afërsi te fidanishtes te jene mbjelle shegishtet me copa te zgjedhura nga peme e zona te ndryshme. Zgjedhja dhe prerja e copave behet pas rrëzimit te gjetheve (15 nëntor - fundi i dhjetorit), nga fundaket një ose dyvjeçare (8 –15 mm trashësi), gjithmonë në dite pa shi e ngrica. Atje ku dimri është relativisht i ngrohte dhe majat e fundakeve nuk dëmtohen nga ngricat, përgatitja mund te behet edhe në muajt janar - shkurt. Coptorja duhet te ngrihet në vende te kulluara mire dhe në toka te përshtatshme që nuk janë te renda. Fundakeve u hiqen degëzat, filizat anësore, gjembat dhe u shkurtohet maja e holle. Copat priten 25 – 30 cm te gjata, lidhen në tufa (me 50 kalema) dhe etiketohen sipas llojeve. Duhet te behet kujdes i veçante për te mos i ngatërruar, për te mos i zëne dielli apo t’i rrahe era. Brenda ditës transportohen për t’u shtratëzuar. Në rast se vendi i shtratëzimit është afër, copat nuk ambalazhohen ; kur ai është larg, ato mbështillen me kashte, rrogoza ose polietilen me ngjyre te erret. Për t’i mbajtur te freskëta, në mes te tufave vendoset myshk ose tallash i lagur. Kur copat do te transportohen në distanca te mëdha apo kur ato janë te destinuara për eksport, ato duhet te priten në gjatësi 30–40 cm, zhyten në parafine në te dyja anët, lidhen në tufa, etiketohen dhe pastaj futen neper arka apo kuti te posaçme, ku hidhet rëre e përzier me myshk. Arkave u lihen hapur disa vrima për ajrim, te cilat mbulohen me site teli.

Shtimin me shpatulla

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për te bere shtimin me shpatulla, hiqen nga fundi ose gjate trupit te pemës mëme filiza e dege te trasha, te cilat pasi pastrohen nga pjesa e bujashkës, shtratëzohen për mbjellje ose dërgohen në fidanishte për rrënjëzim. Për ketë qellim, një vit me pare, bimët mëme nxiten me qellim që te nxjerrin sa me shume kamza dhe në vitin e dyte behet mbathja e kamzave te reja me dhe për te stimuluar rrënjëzimin e tyre. Kamzat e rrënjëzuara priten nga bimët mëme (pa lejuar shqyerje) dhe dërgohen për t’u mbjelle në pemëtore. Në rastet kur ato janë te dobëta, dërgohen në fidanishte për t’u fuqizuar dhe mbillen në pemëtore në vitin pasardhës.

Behet në ketë mënyre: shqyhen nga rrënja kryesore disa pjesë me bujashka e me pak rrënjë dhe pasi shkurtohen pak majat, mbillen në vendin e caktuar. Kjo mënyrë është me e zakonshmja. Kamzat (fundaket) që janë te trasha, shqyhen dhe mbillen në vendet e përhershme ; ato me te hollat (te rrënjëzuarat) mund te mbillen në fidanishte për rrënjëzim e rritje trupore te mëtejshme.

Shtimi me perpaja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një mënyre tjetër e shtimit te shegës është shtimi me perpaja, por kjo mënyre përdoret me rralle dhe nuk është shume e përhapur. Për te realizuar shtimin me ketë mënyre, pasi te jete hapur një kanal në drejtim te rreshtit, përkulet në te një nga fundaket e holle e te gjate, që mbahet me një furke. Pjesës se mbuluar te filizit në disa raste i behet një prerje gjysme e tërthore ; në ketë pike filizi fillon te lëshoje rrënjë. Po ashtu është e mundur që te ulet një nga degët fundore, e cila mbulohet me dhe, duke nxjerre mbi toke disa nga degëzat e saj te cilat drejtohen për lart me një shkop mbajtës. Në vitin e dyte behet një zhveshje e lëvores që lidh degën e futur në dhe me bimën mëme. Ndërsa në vitin e trete këputet fare duke marre prej saj disa fidanë te cilët janë te gatshëm për tu mbjellur në pemëtore. Në mënyre që te marrim fidanë te shëndetshëm dhe me parametra te mire persa i takon trashësisë se kërcellit dhe sasisë se rrënjëve te formuara, është mire që toka ku ata janë te mbuluar me dhe te jete e pasur me plehra (në mënyre te veçante me pleh organik), por edhe te aplikohet ujitje e herëpashershme. Kjo metode mund te përdoret edhe kur duam te zhvendosim vendin e mbjelljes, për te rregulluar i drejtimin në rresht te pemëve, etj.

Meqenëse përgatitja e fidanit përben një moment me rendësi për te ardhmen e bimës, duhet te vlerësohen te gjithë treguesit që ndikojnë në marrjen e fidanëve te shëndetshëm dhe me parametra te tjerë te kërkuar. Për t’ia arritur kësaj duhet që te ndiqen me rigorozitet udhezimet e nevojshme, duke kryer në kohe dhe me cilësi shërbimet e nevojshme. Për ketë, duhet te fillohet me zgjedhjen e vendit te fidanishtes i cili duhet te jete i sheshte, me toke me përbërje te mire nga ana e elementeve ushqyese, e pastruar nga gurët dhe barërat e këqija (sidomos nga grami e talla, te cilët shkaktojnë vështirësi te mëdha në rritjen e fidanit sepse thithin ujin, lendet ushqyese dhe krijojnë hijezim). Po ashtu, farishtja duhet te jete nen ujë dhe mundësisht pranë qendrave te banimit (mundësisht afër zonave ku banojnë punonjësit që kryejnë shërbimet ndaj fidanëve). Fillimisht duhet te behet kujdes në përgatitjen e tokës në mënyre që te krijohen kushtet e përshtatshme për rritjen e fidanëve. Për ketë, pasi punohet qilizme, toka plehërohet me 300 kv/ha pleh organik e 4 - 5 kv/ha superfosfat dhe përgatitet mire për mbjelljen e copave, fundakeve dhe shpatullave për një rrënjëzim te mëtejshëm. Rritja e fidanëve te shegës mund te përqendrohet në fidanishtet e zonës ku rritet në mënyre te natyrshme kjo bime si: në atë te Sarandës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Beratit, Vlorës, Fierit, Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Lushnjes, Durrësit, Tiranes, Krujës, Lezhës, Shkodrës dhe Burrelit (me pare kemi pasur fidanishte te tilla në Tirane, Elbasan, Fushe - Kruje, Shkodër etj). Koha me e përshtatshme për mbjelljen e copave dhe te fundakeve në vijën e fidanishtes është muaji Mars. Ajo mund te behet me kanale ose me kunja (si copat e fiqve e te ftonjve). Hapet një kanal 15 – 20 cm i gjere dhe 25 – 30 cm i thelle ; në fundin e tij hidhet një shtrese rëre e përzier me dherishte. Largësia e mbjelljes se copave varet nga trashësia e tyre, por zakonisht ajo duhet te jete 10 –12 cm. Largësia midis rreshtave lihet 70 – 80 cm. Mbjellja e copave behet vertikalisht, duke grumbulluar dhe formuar një kulm me dhe gjate gjithë kanalit, ku çdo cope i lihet jashtë një syth. Shpatullat ose fundaket për rrënjëzim, zakonisht mbillen në kanale. Largësia ndërmjet shpatullave lihet 20 cm. Shërbimet bëhen njëlloj si në rastin e copave. Çdo shpatulle i lihen 4 - 5 sytha jashtë. Nuk duhet harruar asnjëherë etiketimi i fushës me numrin e ngastrës dhe emrin e llojit.

Shërbimet agroteknike në fidanishte

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Realizohen një sere shërbimesh te cilat mund te përmblidhen në 2 - 3 prashitje në pranvere e vere dhe pastrim nga barërat e këqija, 5 - 6 ujitje kur moti është i thate ose me pak kur moti është me reshje dhe lagështi. Po ashtu behet edhe seleksionimi i ndonjë filizi te dëmtuar te cilët largohen nga fidanishtja për te krijuar mundësi me te mira për fidanët e tjerë. Plehërimi me lëngun e plehut organik dhe plehra kimike te kombinuara do te shtonin mundësinë e përgatitjes se fidanëve te fuqishëm dhe te gatshëm për te përballuar kushtet e fushës se shegishtes. Fidanët (te cilët vijnë nga shpatulla ose copa te trasha) që janë rritur e zhvilluar mire, mund te shkulen e shpërndahen për mbjellje si fidana njëvjeçare. Ndërkohe që për pjesën që mbetet duhet te vazhdoje përkujdesja edhe në vitin pasardhës. Pas shkuljes se fidanëve te shëndetshëm (madje kur toka është e rende dhe shume e ngjeshur edhe para shkuljes se tyre), behet ujitje e fidanishtes për te ristabilizuar kontaktin e rrënjëve me token për fidanët që mbesin aty dhe që do te përgatiten për vitin e ardhshëm.

Për te pasur një gjendje sa me te mire te fidanëve behet punimi i tokës me bel midis rreshtave (proces që realizohet në vjeshte). Kjo do te ndikoje për qarkullimin e ujit dhe frymëmarrjen normale te rrënjëve. Ndërsa në pranvere duhet te kryhen 3 - 4 ujitje (gjithmonë në varësi te motit dhe sipas nevojave te fidanëve), si dhe prashitje që shoqërohet me shkatërrim te barërave te keqia. Gjate periudhës se vegjetacionit shpërndahet në dy duar 3 kv/ha nitrat amoni si plehërim plotësues. Gjate kësaj kohe mund te behet edhe pastrimi i filizave te fundit për te bere te mundur që gjithë ushqimi te shkoje për rritjen vegjetative te bimës dhe për rritjen e frutave. Po në ketë periudhe mund te kryhet edhe spërkatja e morrave ose insekteve e sëmundjeve te tjera, në vartësi nga niveli i infektimit. Shkulja dhe klasifikimi i fidanëve behet në muajin nëntor, kohe kur fidanëve u kane rene gjethet. Veprohet njëlloj si për te gjithë fidanët e pemëve te tjera frutore. Kur në token e fidanishtes do te mbillen fidanë frutore te specieve te tjera, pas shkuljes toka punohet qilizme ose gjysmeqilizme. Në te gjitha rastet, në krye te fidanishtes hapet një kanal që formon kënd te drejte me drejtimin e rreshtave te fidanëve, në ketë mënyre punëtoret i kane fidanët përpara dhe fillojnë shkuljen duke punuar njëkohësisht edhe token. Fidanët nxirren me rrënjë te plota, pastaj klasifikohen duke i ndare në dy a me shume kategori. Te dobëtit ose rimbillen në vijën e fidanishtes për rritje e zhvillim te mëtejshëm, ose digjen me te dëmtuarit e te prekurit nga ndonjë sëmundje. Shtratëzimi dhe ambalazhimi i fidanëve duhet te behet menjëherë pas shkuljes se tyre. Fidanët e shkulur nuk duhet te lihen për një kohe te gjate në fushe, por ata duhet te transportohen në vendin e caktuar. Në kanalin e hapur, për çdo radhe fidanësh te shtratëzuar, hidhet dhe nga kanali i dyte, i cili mbulohet me dhe nga kanali i trete, e kështu me radhe. Edhe gjate shtratëzimit behet klasifikimi në dy kategori, numërimi përfundimtar dhe etiketimi sipas llojeve. Kur behet transportimi i fidanëve te shkulur ose te shtratëzuar është i domosdoshëm ambalazhimi i tyre. Ato lidhen me shelgjishte ose gjineshtër si mjete rrethanore dhe jo te kushtueshme ose me spango te veçante, në dy vende në gjatësinë e tyre, duke formuar tufa me 25 ose 50 rrënjë. Për udhëtime te gjata, brenda vendit, fundi i rrënjëve mbështillet me bar ose kashtra te ndryshme (keneteje, tepeje, thekre, tershere). Tufat që transportohen në distanca te largëta, duhet te ambalazhohen me myshk dhe te mbështillen me polietilen.

Ngritja e shegishtes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zgjedhja e vendit për mbjellje është hapi i pare dhe themelor për te pasur një bllok frutor sa me te mire. Po ashtu, kjo merr një rendësi te madhe te shikohet e lidhur ngushte me veçoritë klimatike te rajonit, relievin e tokës, kundrejtimin e tij, cilësinë e tokës, sigurimin (kur është e mundur) te burime për ujitje etj. Është e natyrshme që plantacionet e shegëve do te shtrihen në pjesën kodrinore malore te vendit, në faqet nga jugu, që janë te mbrojtura nga erërat e forta, ku temperatura nuk zbret nen -16 °C. Niveli i ujërave nëntokësore nuk duhet te jete me pak se dy metra. Tokat argjilore te renda që vijnë ngadalë, moçaloret, dhe tokat e kripura nuk janë te përshtatshme për ketë kulture.

Përgatitja e tokës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është procesi me i rëndësishëm, proces me te cilin fillon puna për ndërtimin e një pemëtoreje te re. Kështu, përgatitja e tokës për mbjellje (në veçanti kur do te shfrytëzohen toka jo shume pjellore) fillon me prerjen, pastrimin nga shkurret, kërcunjtë, gurët dhe sistemimin e terrenit, duke pasur gjithmonë parasysh që te mos dëmtohet sipërfaqja e tokës, që përben shtresën aktive te saj, ku aktiviteti mikrobik dhe procese te tjera zhvillohen në normalitetin e tyre. Për te pasur një përgatitje sa me te mire, tokës i bëhen këto punime : një punim i thelle (qilizem) në thellësi 71 – 80 cm pastaj një diskim, përsëri një punim në thellësi 45 – 50 cm, diskim dhe branim, apo frezim në vartësi te tipit te tokës dhe te kushteve në te cilat realizohen punimet.

Sistemimi i tokës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vartësi nga pjerrësia e terrenit merren masat për sistemimin e tokës. Duke shfrytëzuar mendimin e specialisteve përkatës behet piketimi sipas izoipseve : kur vendi ka pjerrësinë që kalon 25 %, toka tarracohet duke u kujdesur që çdo tarrace te ketë një pjerrësi nga ana e brendshme, për kullimin e ujërave në kanalin që do te hapet për ketë qellim. Në terren me pjerrësi te madhe krijohen tarraca individuale me sheshe 2,5 x 3 m. Kur nuk aplikohet sistemi i tarracimit, në token e caktuar për mbjellje behet sistemimi sipërfaqësor duke korrigjuar sopet apo gropat që shfaqen si dhe duke dhëne pjerrësinë e nevojshme. Pas kësaj duhet te hapen gropat për mbjellje sipas piketimit përkatës te cilat duhet te kenë përmasat 1 x 1 x 1 m. Hapja e gropave duhet te kryhet disa muaj para mbjelljes. Në rastet kur tokat shfaqin pjerrësi te theksuar dhe në tokat që rrezikohen nga gërryerjet, duhet që te punohen me rripa, domethënë, një rresht punohet, një lihet me bar ; me vone behet alternimi i tyre, për te mundësuar uljen e koeficientit te erozionit. Në sistemin e përgjithshëm te tokës bëjnë pjesë edhe përcaktimi i rrugëve ndërmjet ngastrave dhe i atyre që rrethojnë bllokun, dhe punimet e nevojshme te rrjetit ujitës, në rastet kur duhet dhe ekziston një mundësi e tille.

Përgatitjet për mbjellje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi zgjidhet toka dhe përgatitet ajo si me lart, behet mbjellja e fidanëve që vijnë nga fidanishtja. Për te pasur blloqe te rregullta, mbjellja behet në disa forma (në vartësi te relievit te tokës dhe kushteve te vendit), si p.sh. në forme konturi, trekëndëshi, katrori, katërkëndëshi kendrejte, në forme gardhi, me breza dhe si plotësuese. Mbjellja në forme konturi, në te cilën drejtimet e rreshtave ndjekin izoipset e përmirësuara, përdoret në tokat me pjerrësi te bute (kodra dhe fund kodra), ku edhe punimet e ndryshme do te bëhen te mekanizuara. Mbjelljet në forme trekëndëshi aplikohen në ato blloqe ku ka pasur sipërfaqe shume te aksidentuar dhe janë kryer levizje te konsiderueshme dheu. Në ketë rast, piketimi fillon nga lart poshtë derisa te arrije në bazën e kodrinës. Në tokat me pjerrësi, rreze kodrave ose në toka te rrafshëta (ku nuk mbillen kulturat e arave) mbjellja behet në forme katrori, duke mbjelle një fidan në çdo kënd. Kjo lehtëson shume punimet e mekanizuara në te dy drejtimet. Në te njëjtat kushte përdoret edhe forma katërkëndësh kendrejte, veçse largësia midis rreshta behet me e madhe. Por bima e shegës mund te mbillet edhe si plotësuese në drejtimin e rreshtave te pemëve te tjera që janë te kultivuara në bllok. Ky përben edhe rastin e bashkëshoqërimit te shegës me peme te tjera frutore, te cilat mund te bashkëshoqërohen pa krijuar probleme për asnjërën nga bimët. Për zbukurimin e parqeve shega mbillet ose në forme gardhi (neper kanale), ose e veçuar në mes te pemëve te tjera te parqeve, kurse për mbrojtjen e tokës nga gërryerja (sidomos në ato te hapura rishtazi), mbillet me breza. Në ketë rast kanali (në thellësi 50 – 60 cm) hapet në drejtim te izoipsit, duke e hedhur dheun nga ana e sipërme. Fidanët mbillen në një distance prej rreth 1 m larg njëri tjetrit. Në ketë mënyre behet edhe mbjellja kur shega do te përdoret për qëllime te dyfishta për “gardhe” dhe prodhim. Është mire që tokat e shpyllëzuara te mbillen për dy vjet rresht me kultura te tjera, derisa te dekompozohen te gjitha rrënjët e mbetura në toke dhe pastaj te kultivohen me shege. Kur toka ka qene nen kulture, përgatitja dhe mbjellja e shegishtes behet që në atë vit.

Distancat e mbjelljes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Largësitë e mbjelljes varen nga lloji i tokës, cilësitë e llojit që do te mbillet dhe kundrejtimi. Në toka fushore ose kodra me pjerrësi te buta, bimët mbillen me afër njëra tjetrës me rreshta te gjera, për lehtësimin e shërbimeve te mekanizuara. Në zonat e freskëta fidanët mund te mbillen 3 x 3 m ose 3 x 4 m (përkatësisht 1111 dhe 833 rrënjë për ha), kurse në zonat e ngrohta në toka te pasura, nen ujë, përdoret largësia 5 x 5 m (400 rrënjë për ha), 4 x 6 m (416 rrënjë për ha) ose 3 x 5 m (500 rrënjë për ha). Në sistemin katror, largësia me e mire është 4 x 4 m (625 rrënjë për ha). Në shegishten mëme që caktohet për te marre copa, kamza ose perpaja largësitë mund te Vendosja e me shume se një fidani në grope. Vendosja e fidanit në grope jene edhe me te vogla, 2 x 5 m ose 3 x 4 m, pasi qëllimi kryesor është prodhimi i kalemave dhe jo i frutave, gjë që lejon një mbjellje relativisht me te dendur se në rastet kur është destinuar për prodhim fruti. Piketimi behet me gjeometra ose punëtore te specializuar, te cilët duhet te tregojnë kujdes për kanalet, rrugët, vijat ujitëse dhe brezat mbrojtës kundër erërave te forta. Piketimi mund te quhet pjesë përbërëse e formave te mbjelljes, sepse ndryshon sipas tyre. Në formën kontur ose paralele, piketimi ndjek izoipset, vendoset instrumenti në piken me te pjerrët te relievit dhe caktohen largësitë e rreshtave duke zbritur kodrës, pastaj hidhen pikat njëra pas tjetrës dhe piketohen largësitë e mbjelljes se pemëve. Në çdo pike mbjellje ngulet një hu i gjate. Kur mbjellja behet në forme trekëndëshi, merret një tel me te cilin behet një trekëndësh barabrijes 5 x 5 x 5 m, 4 x 4 x 4 m, 3 x 3 x 3 m. Në çdo cep te trekëndëshit vendoset një rreth i vogël ose behet një gunge. Në rrethin baze vendosen dy hunjtë e prere në te dy cepat e trekëndëshit. Përmbyset maja e trekëndëshit dhe pika e takimit në toke është largësia e rreshtit te dyte. Në ketë mënyre vazhdohet pastaj me radhe edhe në reshtat e tjerë. Për mbjelljen në forme katrori dhe katërkëndëshi kënddrejtë, piketimi behet i njëllojte, por për ketë te fundit largësia në mes rreshtave del me e madhe. Shega mbillet në cepin e çdo këndi te formatit që kemi përgatitur me pare ; për rreshtin e pare caktohet si kufi rruga, gardhi, etj. Në tabelën e mëposhtme mund te gjeni një llogaritje për rastet kur në një grope do te vendoset një fidan. Mbi bazën e këtyre përmasave dhe sasive përllogaritet numri i fidanëve te nevojshëm kur në një grope do te mbillen 2-3 bime. Para mbjelljes duhet te behet sigurimi i fidanëve me numër me te madh se janë llogaritur për njësinë e sipërfaqes, shtratëzohen llojet e caktuara pranë shegishtes, kontrollohen fidanat që te jene brenda standardit (80 – 120 cm te gjate, me 4 - 5 degëza, me tri rrënjë kryesore 25 – 30 cm te gjata, te palënduara dhe me rrënjë te dyta e te treta, pa sëmundje e dëmtues), behet dokumentimi dhe ambalazhimi sipas standardit.

Emrin e saj mban qyteti i bukur në Andaluzi, Granada, ndërsa ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, bollëkut, mirësisë dhe jetëgjatësisë. Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës, ndërsa turket e hidhnin në tokë dhe në varësi të kokrrave që do të binin, supozohej se do të ishte edhe numri i fëmijëve që do të sillnin në jetë, traditë kjo që vazhdojnë ta ruajnë edhe sot. Në Dalmaci ishte zakon që dhëndri të merrte nga kopshti i vjehrrit një peme shege, për ta mbjellë në kopshtin e tij. Për grekët e lashtë shega konsiderohej si një frutë i shenjtë, por edhe në kohët e sotme moderne ajo vazhdon të ketë një domethënie të madhe për grekët. Në ditët e rëndësishme të kalendarit ortodoks grek, si për shembull për Krishtlindje apo Pashkë, në disa zona të Greqisë është traditë që në tavolinën e mbushur plot në darkë të ketë edhe shegë. Në kohët e hershme ato u dhuroheshin Zotave, që t‘u dhuronin më shumë pjellori tokave, për të qetësuar shpirtin e të vdekurve dhe për nder të Dionisit. Po ashtu, shegët përdoren gjerësisht dhe në dasmat dhe funeralet greke. Kur grekët përkujtojnë një të vdekur, ata shpërndajnë "kollyva", që përgatitet me grurë të zier, i përzier me sheqer dhe i zbukuruar me shegë. Po ashtu, në Greqi është traditë që ditën e dasmave apo për Vit të Ri, të çahet një shegë në tokë. Gjithashtu, kur dikush blen një shtëpi të re, është traditë që personi, i cili shkon për vizitë, të çojë si dhuratë një kokërr shegë, si simbol i begatisë, pjellorisë dhe fatit të mirë. Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë. Jo rastësisht piktorët e shekullit XV dhe XVI vinin shpesh një shegë në duart e Jezusit fëmijë, duke aluduar për jetën e re "të dhuruar" nga Krishti, ndërsa pemën e saj e përdornin si simbol të ringjalljes.

Zonja e Shegës (Sandro Botticelli, 1487)

Edhe pse vendi i lindjes së saj është Azia, shega është kultivuar në të gjithë rajonin e Mesdheut, Kaukaz dhe Lindjen e Largët prej shekujsh. E pasur me vitamina dhe prej mijëvjeçarësh burim shpëtimi për popujt e territoreve të thata të Azisë, është konsideruar si mbreti i frutave për shijen e veçantë dhe ngjyrën e bukur. Edhe pse frutat e saj mund t‘i shijojmë vetëm në vjeshtë, shega përdoret edhe me qëllim zbukurimi në kopshtet e zonave të ngrohta. Lulet e saj mund të përdoren edhe për të dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë. Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C. Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katërmijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj. Në Evropë, në fillim të shekullit XIX, lëkura e shegës përdorej shumë për të kuruar tenjën dhe në të vërtetë analizat e kohëve të fundit kanë treguar se për virtytet që të parët tanë i atribuonin asaj, kishin plotësisht të drejtë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjaku. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminën C. Po ashtu, një tjetër studim i bërë nga "Jonsson Cancer Center", në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ka zbuluar se të pish çdo ditë një gotë lëng shege ndihmon edhe në ngadalësimin dhe përhapjen me shpejtësi të kancerit të prostatës. "Është shumë shpejt për t‘i këshilluar pacientët të pinë lëng shege për t‘u shëruar, por në mund të themi me siguri se ndihmon që sëmundja të mos përparojë shpejt", thotë Allan Pantuck, autor i studimit. Statistikat e dala janë akoma provizore, megjithatë shega u zgjodh nga kërkuesit, falë përmbajtjes së lartë të antioksiduesve dhe polifenoleve, si frutë që ka substanca me veti mbrojtëse për organizmin. Sigurisht që asnjë nga kërkuesit nuk mendon se lëngu i shegës mund të përfaqësojë një kurë kundër kancerit të prostatës. Por ai ka një domethënie të madhe për të vonuar ose parandaluar nevojën për terapi të tjera shtesë, që japin efekte anësore si për shembull lodhje, depresion dhe impotencë", përfundon Pantuck. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Në Lindje përdoret edhe si mjet për të ngjyrosur lëkurat. Por përveç qëllimeve mjekësore, shegët përdoren për të bërë ëmbëlsira apo koktejle të ndryshme. Edhe "Granada" e famshme, bazë e shumë koktejeve, më përpara përgatitej duke zier për disa minuta lëngun e shegës me mjaltë, ndërsa sot i shtohen edhe agrume dhe esenca aromatike. Në vende të freskëta dhe të thata, shegët mund të ruhen edhe për një javë. Përdorimi i tyre është i ndryshëm në kuzhinë dhe varijon nga pjatat e kripura e deri tek ato të pastiçerisë. Në disa vende shoqërojnë shpesh një salcë të përbërë nga kërpudha,vaji, kripa dhe piperi. Fetat e bukës të prera hollë, të lyera me lëng shege, mbushen me këtë lloj salce mbështillen dhe pastaj futen në furrë për tu pjekur. Shega gjen përdorim të shumëllojshëm edhe tek tortat, reçelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu përdoret edhe për zbukurimin e pjatave.

Lista e bimëve