[go: up one dir, main page]

Jump to content

Santa Barbara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull është për Santa Barbara, qytet. Për kuptime të tjera shiko:

Santa Barbara
Santa Barbara
Qytet
Pamje nga Santa Barbara.
Pamje nga Santa Barbara.
Nofkat: 
Riviera Amerikane
Popullsia
 • Gjithsej(2.012) 90,893
Faqja zyrtarewww.santabarbaraca.gov

Santa Barbara është një qytet në shtetin amerikan të Kalifornisë. Ajo është qendra e Qarkut Santa Barbara, që ndodhet në jug të Kalifornisë. Qyteti shtrihet midis maleve Santa Ynez që ngrihen befas dhe Oqeanit Paqësor. Klima e Santa Barbaras krahasohet shpesh me atë mesdhetare, dhe qyteti reklamohet si " Riviera amerikane".

Ekonomia e qytetit përveç turizmit që zë peshën kryesore, përfshin një sektor të madh të shërbimit, arsimin, teknologjinë, kujdesin shëndetësor, financën, bujqësinë, prodhimin industrial, dhe punësimin në qeverisjen lokale. Në vitin 2004, sektori i shërbimeve përbënte 35% të punësimit lokal. Arsimi në veçanti është e përfaqësuar mirë, me pesë institucionet e arsimit të lartë në bregdetin jugor (Universiteti i Kalifornisë , Santa Barbara, Kollegji i Qytetit Santa Barbara, Westmont College, Universiteti Antioch, dhe Instituti Brooks i Fotografisë).Qytetit i shërben Aeroporti i Santa Barbaras si dhe linja hekurudhore Amtrak. Rruga automobilistike ndërshtetërore 101 lidh zonën e Santa Barbaras me Los Anxheles në juglindje dhe San Françiskon në veriperëndim. Pas qytetit , në malet Santa Ynez dhe përtej tyre, ndodhet Pylli Kombëtar Los Padres.