[go: up one dir, main page]

Jump to content

Samuel Huntington

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Samuel Huntington (2004)

Samuel Phillips Huntington lindi më 18 prill 1927 - 2008.

Ai është një ndër shkencëtarët e studiuesit politikë më të njohur në Amerikë. U bë i njohur për analizat e tij që merreshin me karakterin e qeverive civile dhe atyre ushtarake, çështjet e sigurisë, grushtet e shtetit dhe për tezat e tij mbi autorët politikë kryesorë të shekullit XXI.

Aktualisht është profesor në Universitetin e Harvardit, edhe pse është 80 vjeç. Pas Luftës së Dytë Botërore luajti një rol të rëndësishëm në prezantimin e lëvizjes neo-konservatore, së bashku me Irving Kristol, Norman Podhoretz, Sejmor Marin Lipset, Daniel Bell, Zhan Kirkpatrik e Xheims Q. Uilson. Bëhet fjalë për nxënës të Leo Shtraus, filozof politik me origjinë hebraike, që admironte politikën e Musolinit, letërsinë e Niçes, Hajdegerit dhe Karl Shmit.

Huntington është i njohur tashmë në të gjithë botën edhe për librin e famshëm "Përplasja e civilizimeve". Teza e Huntingtonit, sipas së cilës Islami dhe krishtërimi janë gjithnjë e më shumë në armiqësi me njëri-tjetrin, çka është shkaktuar prej presionit të globalizimit, është e diskutueshme edhe në vetë ShBA. Kudo në botë përballen qarqe të ndryshme kulturore me vlera dhe tradita krejtësisht të ndryshme. Kundërthëniet e tyre kanë shkaktuar konflikte mes shteteve-komb në shekullin XIX dhe ideologjive të shekullit XX, duke u bërë kësisoj shkak për luftërat e reja në botë. Në libër Huntington e përshkruan kontradiktën me Islamin si një rrezik të madh për Perëndimin. "Përplasja e civilizimeve" deri më sot është përkthyer në 32 gjuhë. Në mesin e viteve shtatëdhjetë ai bënte pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në SHBA dhe ka qenë konsulent i Presidentit Xhim Karter. Gjithashtu ai mban edhe gradën PH. D, të marrë në Universitetin e Harvardit