[go: up one dir, main page]

Jump to content

Sammy Ofer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sammy Ofer (i lindur Samuel Herskovich; 22 shkurt 1922 – 3 qershor 2011)[1] ishte një manjat detarie dhe filantrop izraelit. Ai ishte një nga njerëzit më të pasur në Izrael.

Lind në vitin 1922 në Galați, Rumani.[2] Në vitin 1924, familja e Oferit emigroi në Palestinë. Familja ka jetuar në Haifa. Me fillimin e Luftës së dytë Botërore, ai u rekrutua në Marinën Mbretërore.[2] Gjatë Luftës arabo-izraelite të vitit 1948, ai shërbeu në Trupat Detare Izraelite.

Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, ai u bë një agjent anijesh në Eastern Conglomerate, dhe në vitin 1950 kishte blerë anijet e tij të parë. Ai u zgjerua në biznesin e anijeve.[3]

Magazina vjetore Forbes vlerësoi në vitin 2011 pasurinë e tij, së bashku me vëllanë e tij Juli, të jetë 10.3 miliardë dollarë, që e renditën atë në vitin 2011 si njeriun e 79 më të pasur në botë, dhe më të pasurin në Izrael".[4]

Ai ishte i martuar me Aviva Ofer. Ata kishin dy djem: Idan Ofer dhe Eyal Ofer. Ata kanë banuar në Monte Karlo, Monako.

Më 3 qershor 2011, Ofer vdiq në shtëpinë e tij në Tel Aviv, në moshën 89.[5]

  1. ^ Isabel Kershner (4 qershor 2011). "Sammy Ofer, Magnate and Israeli Power Broker, Dies at 89". The New York Times. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b John Reed, Idan Ofer: fleeing Israel’s new populism, The Financial Times, 12 April 2013
  3. ^ "Memorial to Sammy Ofer". Memorial website. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "The World's Billionaires:#132 Sammy Ofer & family". Forbes. 11 mars 2000. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Maayana Miskin (3 qershor 2011). "Businessman Sammy Ofer Dies at 89". Arutz Sheva. Marrë më 3 qershor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)