[go: up one dir, main page]

Jump to content

Numrat kuantik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Numrat kuantik

Çdo elektroni mund t’i përshkruhen 4 numra kuantik të cilët tregojnë shtresën,nënshtresën ,orbitalen dhe kahun e rrotullimit të elektronit.Numrat kuantik të elektronit janë :

  • -numri kuantik kryesor (n)
  • -numri kuantik sekondar apo orbital (l)
  • -numri kuantik magnetik orbital (m)
  • -numri kuantik spin (s)

1. Numri kuantik kryesor përcakton nivelet energjetike(shtresat) të elektronit në atomin përkates. Vlera e këtij numri është numër pozitiv n=1, 2, 3-7 (ku K=1, L=2, M=3, N=4, O=5, P=6, Q=7) ku sa më e madhe të jetë vlera e n-së, aq ma e madhe do të jetë distance e elektronit nga bërthama. Ai gjithashtu përcakton numrin maksimal të elektronëve që mund të gjenden në një nivel energjetik, e që shprehet me formulën : Xe=2n^2 si p.sh n=1 -> Xe= 2 *1^2 = 2 * 1 = 2 elektrone

                n=2 -> Xe= 2 * 2^2 = 2 * 4 = 8 elektron

2. Numri kuantik sekondar apo orbital (l) paraqet nënnivelin (nënshtresen) energjetike. Vlerat e numrit kuantik sekondar (l) janë të kushtëzuar nga vlera e numrit kuantik kryesor (n). Kështu për “n” të dhënë l merr vlerat l=0, 1, 2, 3-(n-1) : n=1 l=0 s n=2 l=0, 1 s, p n=3 l=0, 1, 2 s, p, d n=4 l=0, 1, 2, 3 s, p, d, f Numri kuantik sekondar gjithashtu përcakton edhe formën e orbitalës atomike. Për n=2 l ka dy vlera l=0 dhe l=1 kjo do të thotë që ky nivel i ka dy nënnivele.Numri kuantik sekondar percakton formen e orbitales atomike.

3. Numri kuantik magnetik (m), është madhësi vektoriale qe përcakton orientimin hapësinor të orbitales atomike, si pasojë e vetive magnetike të elektronëve. Vlerat e numrit kuantik magnetik (m) mund të jenë vlera të numrave që sillen prej +l në zero e deri ne-l. Kështu p.sh : l=0 m= 0 (1 orbitale s) l=1 m= +1, 0, -1 (3orbitale p) l=2 m= +2, +1, 0, -1, -2 (5 orbitale d) l=3 m=+3, +2, +1, 0, -1, -2, -3 (7orbitale f) Numri i orbitalëe të një nënniveli të dhëne jepet nga formula : m=2l+1 p.sh l=2 m=2(2)+1=4+1=5 (do të thotë nënniveli i 2 i ka 5 orbitale=orbitalja d).

4. Numri kuantik i spinit, përcakton kahun e rrotullimit të elektronit rreth bushtit të vet. Eksperimentalisht është vertetuar që elektroni në atom mund të formoj dy lloj fushash magnetike, njëra për shkak të rrotullimit rreth bërthames atomike, për ç’arsye paraqitet momenti magnetik orbital dhe e dyta për shkak të rrotullimit rreth boshtit të vet, për ç’arsye paraqitet momenti magnetik i spinit. Ai merr dy vlera : s=+½ dhe s=-½

Në çdo orbitale atomike vendosen vetëm elektronet që i kanë spinet e kundërta.