[go: up one dir, main page]

Jump to content

Nikotina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikotina gjendet në duhan
Nikotina

Nikotina është stimulant i fuqishëm parasimpatomimetik dhe alkaloid që gjindet në bimët e familjes Solanaceae[1].

Nikotina është ndër alkaloidet kryesore e cila gjendet në gjethe dhe në rrënjët e duhanit. Në gjethe të duhanit edhe alkaloide të tjera. Në gjethe të thara të duhanit gjenden 4-5% nikotinë. Ajo nuk gjendet e lire por e komponuar me acidin citric dhe atë malik. Nikotina është lëng vajor, ka aromë duhani, në ujë tretet mirë.

Përdoret në mjekësi dhe në veterninari. Në sasi të vogla, nikotina shërben stimuluese e frymëmarrjes, ndërsa në sasi të mëdha rreth 40 mg shkakton paralizën e frymëmarrjes dhe vdekje. Shërben si insektmbytës në veterinari, për sëmundje parazitore të lëkurës. Në industri kimike shërben për përfitimin e acidit nikotinik dhe të amidit të tij, të cilat janë vitamina të rëndësishme të kompleksit të vitaminave B.

Mjerisht duhani, si bartës i nikotinës, më tepër e dëmton shëndetin e njeriut. Sot konsiderohet droga më e lirë që përdoret në masë të madhe. Përveç nikotinës, tymi i duhanit përmban edhe lëndë gazore helmuese të forta, siç është monoksidi i karbonit dhe dioksidi i karbonit i cili e vështirëson frymëmarrjen normale. Si pasojë e thihtjes së duhanit llogaritet se në vit vdesin rreth 3 milionë njerëz. Nikotina llogaritet edhe si drogë, sepse organizmi ambientohet me të, duke u bërë vartës i saj. Ky proces i vartësisië ndaj nikotinës më lehtë bëhet te popullata rinore, ku edhe pasojat zhvillimore, intelektuale dhe shoqërore janë të mëdha.[2]


Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Olmstead, R. G.; Sweere, J. A.; Spangler, R. E.; Bohs, L.; Palmer, J. D. (1999). "Phylogeny and provisional classification of the Solanaceae based on chloroplast DNA" (PDF). përmbledhur nga Nee, M.; Symon, D. E.; Lester, R. N.; Jessop, J. P. (red.). Solanaceae IV: advances in biology and utilization. The Royal Botanic Gardens. fq. 111–37. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 shtator 2019. Marrë më 20 shkurt 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LIGJI PËR DUHANIN Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine