[go: up one dir, main page]

Jump to content

Ngasja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ngasja e një kabrio.

Ngarja është funksionimi dhe lëvizja e kontrolluar e një mjeti tokësor, duke përfshirë makinat, motoçikletat, kamionët dhe autobusët. Leja për të ngarë në autostradat publike jepet në bazë të një sërë kushtesh që plotësohen dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet të ndjekin ligjet e vendosura të rrugës dhe trafikut në vendin ku janë duke ngarë. Fjala ngarje, ka etimologji që daton në shekullin e 15-të dhe është zhvilluar pasi ajo që ka përfshirë ngarje ka ndryshuar nga kafshët e punës në shek. e 15-të në automobila në vitet 1800. Aftësitë e ngarjes janë zhvilluar gjithashtu që nga shekulli i 15-të me aftësi trupore, mendore dhe të sigurisë që kërkohen për të drejtuar makinën. Ky evolucion i aftësive të kërkuara për të drejtuar makinën është shoqëruar me futjen e ligjeve të drejtimit të automjeteve që kanë të bëjnë jo vetëm me drejtuesin e mjetit, por edhe me drejtimin e një makine.

Termi "shofer" e ka origjinën në shekullin e 15-të, duke iu referuar profesionit të ngarjes së kafshëve të punës si kuajt e ngarkuar ose barkut. Më vonë u zbatua për drejtuesit e hekurudhave elektrike në 1889 dhe shoferët e makinave në 1896. Udhëtimi i parë rrugor në distanca të gjata në botë me automobil ndodhi në 1888 kur Berta Benz ngau një Benz Patent-Motorvagen nga Manhajmi në Forchajm, Gjermani. Drejtimi i makinës kërkon aftësi trupore dhe mendore, si dhe të kuptuarit e rregullave të rrugës.

Në shumë vende, shoferët duhet të kalojnë teste praktike dhe teorike të drejtimit për të marrë një leje drejtimi. Aftësitë trupore të kërkuara për ngarje përfshijnë vendosjen e duhur të duarve, ndërrimin e marsheve, funksionimin e pedalit, drejtimin, frenimin dhe funksionimin e pajisjeve ndihmëse. Aftësitë mendore përfshijnë ndërgjegjësimin për rreziqet, vendimmarrjen, manovrimet shmnagëse dhe kuptimin e dinamikës së automjetit. Shpërqëndrimet, gjendjet e ndryshuara të ndërgjegjes dhe disa kushte mjekësore mund të dëmtojnë aftësitë mendore të shoferit.

Shqetësimet për sigurinë në drejtimin e automjetit përfshijnë kushtet e këqija të rrugës, shikueshmërinë e ulët, dërgimin e mesazheve gjatë ngarjes, shpejtësinë, drejtimin e dëmtuar, drejtimin ndësa je privuar nga gjumi dhe drejtimin e pakujdesshëm. Ligjet në lidhje me drejtimin e automjeteve, patentën e shoferit dhe regjistrimin e automjeteve ndryshojnë midis juridiksioneve. Shumica e vendeve kanë ligje kundër drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit ose drogave të tjera. Disa vende vendosin rinovime vjetore ose sisteme pikësh për patentë shoferi për të ruajtur sigurinë rrugore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 1.35 milionë njerëz vriten çdo vit në trafikun rrugor; është shkaku kryesor i vdekjes për njerëzit e moshës 5 deri në 29 vjeç.