Nexhat Agolli
Nexhat Agolli (lindi më 09 qershor 1914 në Dibër të Madhe - i vrarë më 28 prill 1949) jurist, aktivist gjatë Luftës së II-të Botërore, politikan, nënkryetar i qeverisë së Republikës Socialiste të Maqedonisë.
I njohur në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për veprimtarinë e tij, kundër doktrinës së shenjtë serbe, për të cilën veprimtari edhe torturohet më 1949, përderisa ishte në funksion të nënkryetarit të qeverisë së Republikës së sapoformuar Socialiste të Maqedonisë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nexhati lindi në vitin 1914, në Dibër të Madhe. Mësimet e para i mori në Krumë të Kukësit në vitin 1928, më pas regjistrohet në gjimnazin e Tiranës, ndërsa studimet e larta të jurispondencës në Romë. Atje kryen studimet me notë të shkëlqyer dhe emërohet asistent në Fakultetin e Drejtësisë në Romë. Në vitin 1942 hyri në aradhat partizane në Shqipëri. Në vitin 1943 u kthye në Maqedoni dhe pa humbur kohë u inkuadrua në LANÇ-in. Ishte anëtar i Zonës së Parë Operative dhe në muajin tetor të vitit 1944 u kooptua në ASNOM-in. Mbas mbarimit të luftës kthehet në Shkup dhe zgjidhet ministër për Punë Sociale në Qeverinë e Parë të Maqedonisë. Për shkaqe të njohura nga historia bie në kundërshtim me sigurimin shtetëror të brendëshem jugosllav. Në muajin maj të vitit 1948, Nexhatin e shkarkojnë nga detyra e ministrit dhe prej sigurimit (UDB) veprimtaria e tij politke vëzhgohet nga afër. Pas shkarkimit caktohet udhëheqës i një ndërmarrjeje ekonomike në Shkup. Me daljen e Rezolutës së Birosë Informative më 15 qershor 1948, Nexhati fillon të veprojë në pajtushmëri me këtë rezolutë.
Në vitit 1948, Nexhati së bashku me disa udhëheqës të Maqedonisë tentojnë të bëjnë një organizatë, e cila do ta mbështeste Rezolutën e Biros Informative. Nuk kaloi shumë kohë, agjenti i UDB-së Pllaninski, zëvendësministër i Asistencës Sociale e dekonspiroi këtë grup. Kjo kishte si pasoj arrestimin e pjestarëve të grupit, dhe pas synimit për rezistencë fizike gjatë rrethimit të shtëpisë së tij më 15 rill 1949, Nexhati heq dorë dhe dorzohet. Nexhati kishte vepruar në bashkëpunim me aktivist të kohës në trojet shqiptare siq ishin p.sh. Xheladin Hana i Gjakovës, Rifat Berisha i Drenicës etj.
Masakrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth natës në mes 27 dhe 28 prillit ë vitit 1949, pas torturave shtazarake që zgjatën rreth 12 ditë, agjentët e federatës nga Beogradi vendosin ta vrasin në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit. Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit të natës në ora 2 në qendër të Sheshit të Shkupit, para shtëpisë së oficerëve, në fillim duke e nxjerrë nga makina me të cilën e transportuan atje, e largojnë 10-15 metra dhe nga kjo distancë kanë gjuajtur në kufomë. Më pas i kanë thirrur njerëzit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Lartë për të bërë procesverbalin e vrasjes, gjoja se ai ka dashur të arratiset nga burgu, por në ndërkohë, këta e kanë zënë dhe e kanë futur në makinë dhe se ai nga makina përsëri ka tentuar për t’u arratisur, me çka kinse ka shkatërruar edhe dorezën e makinës. Pas torturave shtazarake në burgun e Idrizovës dhe ekzekutimit të kufomës në Sheshin e Shkupit, trupi i pajetë i Nexhat Agollit në konspiracion të plotë nga personat e UDB-së varroset në atarin e fshatit Matkë të Shkupit.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |