[go: up one dir, main page]

Jump to content

Nashville

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nashville
Nashville
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 626,681
{{{postal_code_type}}}
37201-37250
Faqja zyrtarewww.nashville.gov

Nashville (shqiptohet Nëshvill) është kryeqyteti i shtetit TennesseeShBA-së dhe qendra e Qarkut Davidson. Nashville është qyteti i dytë më i madh në Tenesi, pas Memfis, dhe është qyteti i katërt më i madh në yonën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Ai ndodhet pranë lumit Cumberland në pjesën veri-qendrore të shtetit. Qyteti është një qendër për industrinë e muzikës, kujdesin shëndetësor, botimet, bankat dhe transportit.

Si qyteti i muzikës kauntri, Nashville është bërë një qendër e madhe e prodhimeve dhe inçizimeve muzikore. Katër sudiot më të mëdha të regjistrimeve muzikore ndodhen në Nashville,, kryesisht në zonën Music Row. Në Nashville ndodhet selia e kompanisë së kitarava Gibson që nga viti 1984. Që nga viti 1960, Nashville ka qenë qendra e dytë më e madhe e prodhimit të muzikës (pas Nju Jorkut) në SHBA. Që nga 2006, industria e muzikës e Nashvillit është vlerësuar të ketë një ndikim të përgjithshëm ekonomik prej 6.4 miliardë dollarë në vit dhe përfshin 19.000 vende pune në Nashville.

Edhe pse Nashville është i njohur si një qendër e regjistrimit muzikor dhe destinacion turistik, industria e tij më e madhe është ajo e kujdesit shëndetësor. Në Nashville ndodhen më shumë se 300 kompani të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Spitalin Korporata të Amerikës (HCA), operatori më i madh privat i spitaleve në botë.

Industria e automobilave është gjithashtu duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme për të gjithë rajonin e Tenesit të mesëm. Kompania Nissan-Amerika e Veriut zhvendosi selinë e saj të korporatës në vitin 2006 nga Gardena, California (Los Angeles County) në Franklin, në jugperëndim të Nashvillit. Nissan ka gjithashtu uzinën më të madhe të prodhimit në Amerikën e Veriut, në Smyrna. Kryesisht si rezultat i zgjerimit të Nissanit dhe të interesave të tjera ekonomike japoneze në rajon, Japonia zhvendosi Konsullatën e Përgjithshme nga New Orleans në Palmer Plaza Nashville.

Dell, HCA (Hospital Corporation of America) dhe Dollar General e kanë selinë në Nashville.

Në vitin 2013, qyteti renditet nr. 5 në listën e Forbes për vendet më të mira për biznes dhe karrierë.

Pamje nga Nashvilli

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Persona të njohur nga Nashvilli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]