Muamer Zukorliq
Muamer Zukorliq | |
---|---|
Муамер Зукорлић | |
Zëvendës President i Asamblesë Kombëtare të Serbisë | |
Në detyrë 22 tetor 2020 – 6 nëntor 2021 | |
Presidenti | Ivica Daçiq |
Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë | |
Në detyrë 3 qershor 2016 – 22 tetor 2020 | |
Presidenti | Maja Gojkoviq |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 shkurt 1970 Tutini, RS Serbia, RSF Jugosllavia |
Vdiq më | 6 nëntor 2021 (51 vjet) Novi Pazar, Serbi |
Kombësia | Serbia |
Partia politike | Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (2013–2021) |
Bashkëshortja/et | Elma Elfiq |
Fëmijët | 8 |
Shkollimi | Universiteti Emir Abdelkader |
Profesioni | |
Muamer Zukorliq (Serbisht: Муамер Зукорлић; 15 shkurt 1970 – 6 nëntor 2021) ishte një politikan serb dhe teolog mysliman që shërbeu si president dhe kryemyfti i Bashkësisë Islame në Serbi. Një boshnjak etnik me origine shqiptare prej Gucia, ai shërbeu si deputet nga viti 2016 deri në vitin 2020 dhe si nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë nga tetori 2020 deri në vdekjen e tij.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e kreu në fshatin Ribariq, mandej medresën "Gazi Husrev-beut" në Sarajevë.[1] Ai studioi shkencat islame në Universitetin Emir Abdelkader në Konstandin, Algjeri, ku u diplomua në vitin 1993.[1][2] Studimet pasuniversitare i kreu në Liban.
Zukorliq është themelues e një numri të institucioneve në Sanxhak. Ai është themeluesi i medias së parë Islame në Sanxhak - "Zërat e Islamit", të cilit ishte redaktor i parë. Ai filloi aktivitetet në fushen e botimeve, krijoi "El Kelimeh" shtëpinë të suksesshme botuese në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë, si dhe maktebin për moshën parashkollore dhe shkollore, në të cilën bashkësia islame u njohu në rajon. Ai hodhi themelet e medreseve "Gazi Isa-beg "dhe është një nga arsyet kryesore për zhvillimin e saj të shpejtë. Dekani i parë i Fakultetit të Studimeve Islame, Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe themeluesit të tij.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zukorliq kishte dy gra dhe tetë fëmijë. Nëna e tij vinte nga familja Radonçiq. Ai fliste edhe arabisht. Ai ishte anëtar dhe një nga themeluesit e Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve, dhe ishte një teolog i arsimuar mysliman.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zukorliq vdiq nga një sulm në zemër në Novi Pazar më 6 nëntor 2021, në moshën 51 vjeçare.[3] Ai ishte planifikuar të mbante një ligjëratë në një universitet atë ditë, por ai u sëmur menjëherë para kësaj. Në Novi Pazar është shpallur ditë zie dhe varrimi i tij është bërë një ditë më vonë.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Muamer Zukorlić". balkans.aljazeera.net (në boshnjakisht). Marrë më 6 nëntor 2021.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ "Vdes Muamer Zukorliq, ish-kryemyfti dhe përfaqësues politik i boshnjakëve në Serbi". atvlive.tv. 6 nëntor 2021. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2021. Marrë më 8 nëntor 2021.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).